Do vajtoj perjete,per ty,vetem,ne parajse III

by

nga Dritan Mesuli

 

E gdhena edhe ma kryqin,
zgjodha shpatin edhe ma te eger,
i shtova nisjes edhe te enjten,
qe ta kuptosh ma qarte perkushtueshmenine n’ty.
I Shtova mot mbas moti perplasjes tone
dimna te ftohte mohimi,
pranvera limfeshterruna shprese,
e mbareshtova kalle mbas kalle
e gur mbas guri
me te fitue bindshem,
por nji diell pervlues rreh ftyren teme
dishepull i parruem qe nuk e njeh ma profecia.
Nji ere e kerbulun kufomash si prej luftnash te trashigueme,
te nejtuna ne bregun e meshires
qe veshtire i gjehet rruga me iu afrue,
lodron ndjellakeqe tue i ba lamsh gjurmet dhe shtigjet,
udhkryqet ku  gjarpni barkshpuem i besimit
thith vote e shpirtit te mire.
Ashtu te lodhun,
ashtu te unjtun,
bujtina te braktisuna qe nevoja i ka lshue pingulthi
ne shembjen e flijimit,
tue shpresue ne mrekulline e trumbetume
ne cdo ungjill,
edhe ne ate bashkekohor,se dikur,diku,
do takohena.
N’krahnuer si plage mirenjohjeje
do nanuriten tue buzeqeshe
si lule qe i perkdhel bula e mengjeste e ujit,
tungatjet tona.
Zoti em
ti ftyra eme binoke
qe ke miset e mia ne bazretin tand,
amen toksore te trupit tem,
amen dehese te gjakut tem.
Qe ku kotet kryqi,
prona jone e perbashket,
n’prite te agimit kerbule ne kange gjonash
e bjeyllash ne majen e malit
ku perfolet gojdhana!!!

(18 gusht 2011)

Tags: , , ,

Leave a comment