Autoportret

by

nga Ndoc Gjetja

 

Vendbanimi:
Në Lezhë me trup dhe mendjen emigrante në yje.

Profesioni:
Thurës ëndërrash dhe mbrojtës besnik i tyre.

Gjendja civile:
Mbetje teknologjike e administratës shtetërore
se nuk diti t’u japë përkuljet e duhura eprorëve.

Gjatesia:
E majftueshme për të arritur një ditë mollën e ndaluar.

Pesha:
Sa vetja, sa ndjenja, sa fjala e thënë dhe e shkruar.

Shenja të veçanta:
Një pentagram rrudhash me nota trishtimimi në ballë
dhe një mjekër e thinjur nga moslejimi kaq vite i saj.

Sytë:
Kafe me nuanca të turbullta pasionesh të djegura.

Ngjyra:
E errët për fshehjen e skuqjes nga faje të lehta.

Titujt:
I dekoruar Njeri qysh në ditën e lindjes nga Nëna.

Bindjet:
Njeriun në jetë e bën të lumtur vetëm njeriu.

Antipatitë:
Burrat me grada, gratë me shumë tule dhe miu.

Simpatitë:
Jezusi nga Nazareti, Don Kishoti i Mançes dhe Buda.

Frikërat:
Shëndoshja e trurit, uji, zjarri dhe turma.

Besimi:
Në kryqin e tij që e mban përdite ne shpinë.

Pasuria:
Drita e mendjes me të cilën fitoj varfërine

Tags: , ,

2 Responses to “Autoportret”

  1. neritan Says:

    Kjo eshte gjetje e shkëlqyer nga Ndoc Gjetja.

  2. Alket Bushi Says:

    “Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
    I cili pat ardhur gabimisht ne kete bote
    Nga e vetja e tepruar shkruante vjersha
    Dhe te gjithe njerezit i quante shoke.”

    Nje strofe nga poezia e “Epitaf per veten” e Gjetjes, e cila eshte shkruar edhe mbi varrin e tij. Nderimet e mia per kete poet te mirefillte!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: