Mësime mbi shqipen e re

by

nga Faik KONICA

I
Zoti Hekur,

Ju njoftoj se rekllamasioni juaj nuk u muar në konsiderasion.

Zgjebua, prefekt, d.v.

II
Zoti Prefekt,

E këndova kartën tuaj, ku më bëni të njohur se ankimi im nuk u muar në sy. Po më vjen keq që nuk shtuat edhe arsyet për të cilat nuk u dëgjua kërkimi im.

Hekuri, d.v.

III
Zoti Hekur,

Nukë jam oblizhé të ju reveloj motifet enterne që e desiduan administrasionin të refyzojë rekllamasionin tuaj.
Ballafaqimi rrjedh vetvetiu nga elementet.

Zgjebua, prefekt, d.v.

IV
Zoti Prefekt,

Nuk ju jam lutur të më zbuloni të fshehtat e shtetit. Po më duket se, kur hidhet poshtë një qarje, kam të drejtën të pyes përse.
Elementat rrjedhin vetvetiu nga ballafaqimi.

Hekuri, d.v.

V
Zoti Hekur,

Në paçi lodas të më shkruani përsëri një letre ensollave si atë të fundit, nosolman nuk do t’ju përgjigjem, po do të marr demëzyr regretabl.

Zgjebua, prefekt, d.v.

VI
Monsieur le préfet,

Il y a évidemment un malentendu. J’ai le plus profond respect pour les autorités, et je crois n’avoir fait preuve envers elles ni d’audace ni d’insolence. Je voudrais simplement demander les motifs pour lesquels ma réclamation n’a pas été prise en considération.

Hekuri, m.p.

VII
Zoti Hekur,

Do t’ju bëj rëmarke se lalangofisiel e Shqipërisë është shqipja. Parkonsekan letra juaj e fundit nuk është amisibl se është redizhé në një gjuhë të huaj.

Zgjebua, prefekt, d.v.

VIII
Zoti Prefekt,

Nuk kuptoj si mund të quhet e huaj frëngjishtja, kur është pranuar si ortake gjysmë për gjysmë me shqipen. Ortakësia është gjë shumë e mirë në tregti: po në shesh të gjuhësisë pema e ortakërisë është një doç. Më të shumtët nëpunës të Shqipërise sot s’dinë as shqip as frëngjisht; po meqë duket sheshit se frëngjishtja u pëlqen më tepër se shqipja, do ta nxënë kohë frëngjishten, në qoftë se kjo bëhet gjuha zyrtare e vendit. Në të dy mijë vjetët e fundit, më parë latinishtja, pastaj greqishtja më në fund turqishtja, kanë qenë gjuhët zyrtare të Shqipërisë. Pse të mos kenë përsëri si gjuhë zyrtare një gjuhë të huaj, po këtë herë të zgjedhur lirisht nga ne vetë? Sikur të kasnecohej frëngjishtja si gjuha zyrtare e vendit, do të kishim dy fitime: do të përdornim në punë të Guvernës një gjuhë të bukur, dhe pak a shumë të përbotshme; edhe do t’i lejim popullit lirinë të flasë gjuhën e tij të pavërlasur.

Hekuri, d.v.

IX
I paditur A.B.C. Hekuri urdhërohet formelman të dalë përpara tribynalit, të hënën që vjen, purrepondr disa aqyzasioneve kundrë lasyrëte të shtetit, të bëra nga zoti prefekt Zgjebo.

Inajetullahu, komisar i policisë, d.v.

X
Desizion i Tribynalit:

Unë, zhyzhi i Ubjedullahut, u silloisa këtej, u silloisa andej, edhe desidova se i pandehuri A.B.C. Hekuri, i cili, si nga letrat odasioze, ensollane, dhe in admisible, që i dërgoi Zotit prefekt Zgjebo, ashtu edhe nga reponset që i bëri tribynalit, u revelua trathtor, bolshevik, ankelan alasedision, sanmoral dhe sanpatri të bëhet kondanë në dhjetë vjet burg otravo forsé.

(këtu vula)

I «pandehuri», i «padituri», i dënuari Hekur tani thyen gurë në udhë të re të Tomorit.

Botuar nga TROKASHKA që falenderojmë për gërmimin dhe sugjerimin e kësaj pjese. Ngjan me një shkrim që para botuar para disa vitesh, titulluar ” Si kolapsoi gjuha shqipe“. Tregon në mënyrë përfundimtare që çdo gjë që mund të bëjmë, Konica e ka bërë edhe më para, edhe më mirë.

Tags: ,

3 Responses to “Mësime mbi shqipen e re”

  1. ehe... Says:

    “ankelan alasedision” – kete s’e mora vesh fare, e suall mështas, e suall gjëthtas, nuk kapa gje. Qerat i murra vesh.

    Darien, a ben t’ua postosh kete shkrim ca gazetareve tip M.N. dhe ca shkrimtareve tip… tip… e di vete, keshtu sa per kujtese.

    Na mori ne qafe New York Times, jane ca e ca gazetare dhe shqiptare te nderuar qe kruasanin e brekfëstit e hane te ngjyer me kafeolé duke lexuar Nev Jork Tajmsin.

  2. Trokashka Says:

    Nëse e kuptoj drejt, «ankelan alasedision» është «inclinant à la sédition», d.m.th. «me prirje kryengritëse».

    -Trokashka

  3. ehe... Says:

    Falemnderit, Trokashka. Ne fakt, eshte “incliné à la sédition” (inclinant – ça ne colle pas). Por kjo duhet te jete, ke te drejte.

    Pyetje tjeter : ka ndonje kuptim ne shqip, fjala “trokashka” ?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: