Dasein

by

Nga Arti Lushi

Mendova se i kisha lare te gjitha borxhet, edhe me te ardhmen. Cudi. I ngujuar ne ate situate irreale, nuk me interesonte me kurrgje, as fati im. Une, qenia e mjerueshme, pikerisht ato caste, po ndjeja. Njoha, per te paren here, nje mik per koke. Piva nga paketa dhe nga flora e tij e botekuptimit. Ishte babaxhan. Te tjeret qene kujdesur qe ne ate dhome te erret, aroma e bukes se thekur dhe disa kenge me tinguj te drunjte te me rizgjonin impulset pozitive te jetes duke e bere ate me te vyer se kurre me pare. Teknike e poshter per ta detyruar dike te rrefehet. Por une qendrova i forte, nuk hapa goje. Fundja, do merrja ne qafe te tjere bij nenash qe as i njihja, as me njihnin. Me dhimbseshin teksa i perfytyroja edhe ata te zhytur ne kujtimet e tyre te femijerise nga ndonje element specifik, tjetersoj nga buka ime e thekur. Komploti, sa me i paqene te jete, aq me shume ka nevoje per viktima konkrete.

Brockulla. Nuk u tregova as i forte, as i mencur, as i dhembshur, thjesht thellova dobesine time. Preka tryezen, mjekren e parruar, anen me groteske te absurdit: mohimin e tij. I pagjume, i piste, nuk po gjeja nje perligjje te qendrueshme e te denje perse gjendesha aty ku gjendesha. Isha lodhur gjate gjithe jetes me kete ndermarrje te kote. As ky rast nuk beri perjashtim. Isha lodhur. Isha lodhur nga te vertetat, nga qellimet e mira, nga idealet, nga dija, nga merzia, nga pritja, nga kepucet jo te rehatshme. Isha lodhur. Nga gjithcka. Me teper ndjehesha ne faj per cigaret qe i kisha pire bashkebiseduesit sesa per strategjine time per te permbysur nje regjim gjoja kushtetues e demokratik, apo per te qeruar nje kryetar shteti. Akuza keto, te pranevendosura, te cilat perbenin akuzen kundrejt meje. Per nje cast e mendova veten te lire, domethene, jashte asaj rrethane, jashte asaj dhome. Prinderit me kishin lene prej kohesh. Zoti gjithashtu. Miq realisht nuk kisha. Te vetmin e njoha ne ato nete pambarimisht te gjata, te erreta e me shqisa hetuese. Grate e jetes time, te cilave u jam mirenjohes per cdo pjekuri, tani secila kishte te pakten nga nje femije per te rritur. I vetmi vend qe deshiroja te shkoja ishte rrugica e nje blloku apartamentesh qe dikur kam banuar me qira. E bera kete udhetim me mendje. Shkoj e ulem ne kafenene. Porosis dhalle, kundroj kalimtaret e rastit. Moti eshte i perkryer: diell me shi -( me lejohet luksi qe moti te jete keshtu , meqenese situata eshte e imagjinuar, nje deshirim i kulluar) Shiu pushon dhe nga embeltorja perbri me vjen aroma e shendetlieve te saponxjerra nga furra. Ashtu qendroj per nja dy minuta, me syte mbyllur dhe i lumtur. Ngrihem qete-qete e vij ketu ku jam. Por edhe ketu e gjej veten fillikat. Shoh te luhatet tensioni i llambes. Po ajo lageshti e ndyre qe me ngjitet ne flegra e mandej ma jep si shkarkese elektrike deri ne kerbishte. Intuitivisht, ndreq jaken e kemishes dhe te shpirtit. Pak caste me vone, hapet dera. Ne ate gjysmeerresire shquaj syte e rrembushura me lot te mikut. Por ai nuk e jep veten, buzeqesh. Buzeqesh sepse ai eshte me i forte se une, me i mire se une. Ai eshte miku im, i vetmi.

Ma ngjesh tyten e pistoletes ne lule te ballit. Terheq kembezen.

Tags: , , ,

One Response to “Dasein”

  1. Nje kalimtar jo i rastesishem Says:

    Tregimi duhej te vazhdonte ….:(:(:(:(:(:(

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: