Chat x 2

by

Nga Dorian Isai
Ariu pushverdhë:-Paske nick interesant.Ka ndonjë domethënie?
Macja laramane:-Sipas teje të gjitha fjalët ,veprimet ose nicket duhet të kenë një domethënie?!
-Jo,pyeta kot se e di që pjesa më e madhe e nickeve janë bosh por mbase ti ke qëlluar vajzë e zgjuar dhe mund të kesh një përgjigje më të kënaqshme
-Sipas teje nuk egziston mundësia që të jem vajzë e zgjuar dhe të të jap një përgjigje të pakënaqshme,ose edhe një përgjigje budallaqe?
-Sipas meje po.E shoh që je vërtetë vajzë e zgjuar dhe se i ke të gjitha mundësitë të më japësh një përgjigje budallaqe,nga ato që të bindin që me herën e parë që i dëgjon për budallallëkun e tyre.


-Keshtu më pëlqen,më duket se më kuptove.
Ariu pushverdhë-Më bëhet qejfi.
Macja laramane-Tu bë qejfi për faktin se më kuptove?
-Jo,mu bë qejfi kështu, në përgjtihësi,ka një atmosferë të këndshme biseda me ty.
-Sapo e kemi filluar,nuk të duket pak shpejt të arrish në konkluzione?
-Nuk ishte nje konkluzion,ishte një vëzhgim,jam tip që më pëlqejnë vëzhgimet në përgjithësi.
-Qënke tip interesant,të paktën teorikisht.
-Mund të thoje se jam tip interesant, të paktën virtualisht.
-Hmmmm,mund ta thoja por nuk e thashë,të vjen keq?
-Pak po,ndonjëherë, të jesh e sjellshme me një të panjohur të shkretë nuk është keq.Sipas teorive të mia mbi jetën, është e barazvlefshme me një të shkuar në kishë.
-Nuk jam frekuentuese  e objekteve të kultit,për arsye personale.Eshtë e mundur që mos ti flasim?
-Patjetër,me thënë të drejtën, do të vihesha në pozitë të vështirë sikur të doje ti flisnim.Do më dukej vetja si prift dhe ti si rrëfimtare plot mëkate.Vetem ideja më bën të lëpij buzet.
-Macja laramane:Si më mendon në një situatë të tillë,mëkatare?
-Me këmbë përpjetë
-Të lutem,mos fillo të bëhesh banal.Ju djemtë aty e keni mendjen.Ka mundësi të më mendosh një herë pa….pa..pa këmbë…..
-Thuajse e pamundur,unë jam shumë i dhënë pas pulpave të këmbëve.I kam klasifikuar në grupe.Janë objekti im i kuriozitetit
-Ka mundësi që këtë objekt ta marrësh në shqyrtim në një bisedë tjetër,me një chatuese tjetër?
-Përseri e pamundur.Unë kam një panoramë të qartë te pulpave të tua.Tanimë fantazia ka marrë udhë,s’mund ta ndalësh
-Interesante.Sipas teje si i kam unë pupat e këmbëve?
-Joshëse,pjellore,(kjo edhe kundër dëshirës tënde)ndjellëse dhe mbi të gjitha,të bardha
-Hmmm
-Kam gjetur gjë?
-S’mund të them se je në rrugë të gabuar por…pse të bardha?
-Sepse është ngjyra e çarçafit   të kervatit tim.Ti duhet të jesh në harmoni të plotë me krevatin tim.
-D.m.th që ndërkohë që po flasim,më ke menduar në krevatin tënd, nën çafçafë dhe mesa marr me mënd..lakuriq?!
-Patjetër lakuriq dhe meqë unë kam një kokë krevati prej druri arre,flokët e tua duhet të jenë gështenjë e hapur
-Po,ashtu i kam dhe më vika keq që është kështu.
Ariu pushverdhë:-Të lutem mos ndrysho ngjyrën e flokëve.Do të ishte e pandershme nga ana jote.
-Interesant, papritur po flasim për ndershmëri….diçka më thotë që është një temë diskutimi jashtë kompetencave të tua.
-Eshtë një përshtypje e jotja,përshtypjet e para shpeshherë janë të gabuara.Ti je aq vajzë e pjekur sa mos të nxitohesh në të tilla raste.
Macja laramane:Po, jam aq e pjekur dhe nuk po nxitohem,por jam edhe kurioze si të gjitha femrat.Më fol pak për nickun tend,ka ndonje domethënie?
-Sipas teje të gjitha fjalët,veprimet,nicket duhet të kenë një domethënie?!:))
-Ah,po, më kishte dalë nga mendja.Praktikisht po më sulmon me argumentat e mia.Mund të të akuzoj për plagjiaturë.
Ariu pushverdhë:-Më vjen mirë.
-Macja laramane:Të vjen mirë që mund të akuzoj për plagjiaturë?
-Jo, më vjen mirë që ngjalla kuriozitetin tënd.Tu desh pak kohë.Qënke tip i rezervuar dhe mbase i vështirë.
-Dhe ti do të jesh më interesant kur të pushosh së luajturi rrolin e psikologut e të zbresësh nga Olimpi  yt imagjinar.
-Më duket se u mërzite?.Thashë ndonjë gjë që s’të pëlqeu?
-S’më pëlqen kur më thonë se jam tip i vështirë.Nuk është faji yt,është problemi im,kam patur vështirësi me këtë term në lidhjet në çift.
-Dua të them meqë mu dha rasti se mua nuk më pëlqejnë tipat e thjeshtë:))
-Ta marr si kompliment?
-Nqs e merr si kompliment, duhet të më thuash flm.
-Macja laramane:Ok.flm.
-Më në fund…kisha përshtypjen se nuk pranoje komplimenta nga të panjohurit.
-Le të themi se nqs më shpjegon diçka rreth nickut tënd nuk do të të konsideroj një të panjohur.
-Ok..edhe pse kisha vendosur mos të jepja shpjegime të tilla.Mè duket sikur po rrefej mëkatet…
-Kujto:”kush nuk ka mekatuar ,të hedhë gurin e parë..”mbase vjen edhe rradha ime:))
-Ok,pra: “ari” sepse jam i bëshëm në trup”. “Pushverdhë”,sepse më pëlqejnë zogjtë e pulës që nga fëmijëria.I kam parë vetëm një herë nga afër.Më kanë pëlqyer shumë dhe që atëherë nuk i kam harruar.
-Qënke djalë i ndjeshëm.Më pëlqen.
-Ta marr si kompliment?
-Merre,por në një rast të tillë të duhet të më thuash flm.
-Ok.flm.Sesi më duket tani që ti e di sekretin e nickut tim.Më duket vetja si një rraketë që i kanë hequr mbushjen bërthamore.
-Mos u bëj merak,mua më dukesh “i rrezikshëm” si më parë.
-Ti do të më tregosh diçka rreth nickut tënd?
-Ka ndonjë mundësi reale që mos ta bej këtë që po më kërkon?
-Do më vinte shumë keq sikur mos ta bëje.Do ishe vërtetë e pandershme,për mos të thënë që mua nuk më pëlqen të flas nga pozita të pabarabarta.
-Ok,”mace” sepse më pëlqejnë macet dhe “laramane” sepse më pëlqejnë lopët.
-Hahaha,kaq thjesht?
-Po,kaq thjesht.Të  dukem më pak interesante tani?
-Jo, më dukesh më shumë familjare,dmth që nuk jemi fare të panjohur.Po njihemi pak.Më pëlqen.
-Macja laramane:-Edhe mua më pëlqen.
-Ariu pushverdhë:Tani që po njihemi, arrij të imagjinoj edhe belin tënd
-Heeej, përsëri ti?!.E di ku do të dalësh.
-Pse i trëmbesh kaq shumë bisedave me sfond seksual?
-Nuk i trëmbem,vetëm se më duken bajate, pa kuptim,nuk arrij të jem e qetë.
-Sipas meje kjo është një mënyrë e mirë për të thyer ca barriera,një lloj eksperience e re,unë e kam bërë pak herë por asnjeherë ashtu si duhet,mbase nuk kam patur në anën tjetër të pc. personin e duhur.
-çfarë të bën të mendosh se unë jam personi i duhur?
-Gjithçka…më lër të të flas për belin tënd,të lutem…
-Meqë po këmbëngul.. dhe meqë më pëlqen vetja:))…Sipas teje si e kam belin?
-Ke një bel të rrumbullakët,rrumbullakësia është tipari i tij kryesor,si një ekuator në miniminiaturë ku bën përherë nxehtë.Veç kësaj është detyrimisht i bardhë.
-Ah,këtë ngjyrën e bardhë duhet ta kisha marrë me mënd.
-Ke bel të bukur,ndjellës,që harkohet në mënyrë simetrike në të dyja anët.Nqs. do ti kaloja duart nëpër ‘të do të më dukej vetja si poçar prej 100 vjetësh dhe me mendim do rigdhëndja atë që natyra ka derdhur tek ty bujarisht…
-Cfarë ka derdhur natyra tek unë?
-Epshin
-Hmm
-Për mua është e rëndësishme që një femër të ketë një bel të harkuar bukur,sidomos kur bej seks….Në rast të kundërt më duket si burrë qesharak me minifund,më heq dëshirën,arrij të shoh edhe ato qimet e verdha,të imëta, të pafajshme që mbijnë rreth belit dhe kjo e përmbys situatën.
-Varet se në çfarë pozicioni të pëlqen të bësh dashuri?Zgjidh një pozicion nga ku nuk mund të shohësh belin.
-E pamundur,edhe nëse nuk e shoh, e ndjej,duart shkojnë e vijnë në këto raste.
-E vërtetë.Pas kësaj që po më thua do më vinte keq sikur beli im të të zhgënjente.
-Beli yt nuk mund të më zhgënjejë.Ti je patjetër vajzë e bukur.
-Pse ke këtë bindje?
-Sepe duket që je mësuar të të trajtojnë me kujdes dhe meqë ky kujdes nuk të mjafton kurrë(mesa shoh)je shumë e bukur,me bel që imiton valët e detit sa herë që do të ketë vëmëndjen e duhur rreth tij.
-Këtë rradhë më pëlqen psikollogjia jote.Më mirë të themi se nuk më bezdis.
-S’më the se ty,si të pëlqen të bësh dashuri?
-Nuk më pëlqejnë këto lloj detajesh.
-Unë nuk të kërkova detaje,vetëm të më tregosh pozicionin,meqë edhe unë të shpjegova për vehten.
-Ok,mua më pëlqen të kem më shumë liri.Dua të jem sipër dhe të lëviz sikurse e ndjej…më pëlqen ta udhëheq “lojën”
-Si lëviz?
-Të thashë që nuk dua të hyj në detaje.
-Ndonjë gjë të përgjithshme…
-Më pëlqen që kur lèviz, të dëgjoj zhurmën e krevatit që më shoqëron,rënkimin e dërrasave ose të hekurit.Në këtë rast koka prej druri e krevatit tënd do të lëshonte një tingull që do të më pëlqente.
-Mos merresh me muzikë?
-Edhe ty të pëlqente ngjyra e bardhë në krevat por nuk te pyeta nëse je pikor.
-E drejtë,ndërhyrje pa vënd..e lamë tek tingujt …
-Ndonjëherë ndërpres lëvizjet dhe dëgjoj heshtjen,sendet përrreth janë aq të qeta,duket sikur më binden..
-Sikur ndonjë”ohh”,e atij poshtë teje,të prishë qetësinë,çfarë ndodh?
-Asgjë,nuk i marr parasysh keto zhurma.
-Po të ishe sipër meje unë do fusja në gojë një copë ngja gjiri yt,kështuqë nuk do rrezikoja të të prishja atmosferèn.Në momentin kur do të ndaloje për një sekondë,do të të kafshoja lehtë kokrrën e gjoksit si për të thënë se jam përherë këtu e mos të përhumbeshe gjatë.
-Eshtë shumë e rëndësishme të dije se ku do ti mbaje duart.
-Do isha në rrolin e poçarit,do ndjeja epshin tënd të harkuar në bel,në qafë, fshehur nën sqetulla.Do të gërricja me molleza derisa të eksploroja gjithë thellësinë tënde.
-Hmmmm,më pëlqen.Do ti kërkoje sytë e mi?
-Nuk e di..mbase…nuk e besoj.Për të qënë i sinqertë, sytë e tu më trëmbin pak.
-Pse, të dukem kaq e egër,apo ngaqë mendove se mund “tè kalëroj” si një luftëtare e vërtetë?
-Jo për këtë.Kam frikë se po të të shoh në sy mund të më dukesh e panjohur dhe kjo gjë më fut frikën.Të ka ndodhur të takosh sytë e atij që bën dashuri e të pyesësh vehten:”po ky ç’bën këtu?!”
-Nuk më kujtohet,nuk jam e sigurtë,mbase diçka të ngjashme…
-Eshtë e rëndësishme,ndërsa ke tjetrin më pak se një pëllëmbë larg hundës dhe nuk takon  vështrimin e tij ndërsa është brënda teje..ndodh shpesh
-Ty të ka ndodhur shpesh?.
-Po,shumë shpesh.Vështrimet takohen rastësisht dhe menjëherë largohen sikur të kuptojne se nuk eshte ai veprimi i duhur.
-Dhe çfarë ndodh në këto momente kur vështrimet ngjiten mes tyre?
-Nuk ndodh asgjë e veçantë në dukje.Varet nga këndvështrimi ose nga ajo që pretendon nga “bota”.Janë momente sinqeriteti “bruto”.Janë momente tërësisht të vërteta.
-çfarë ke komunikuar në këto momente vërtetësie,të sinqerta?
-Njëra mbaj mënd se më thoshte:”ah sa mirë që di ta bësh,më shpartallon”
-Po ti çfarë i thoje?
-Unë e pyesja se a kishte treguar vëmëndjen e duhur kur më kishte hekurosur këmishën sepse kisha një takim me një bjonde atë mbrëmje.E rëndësishme ishte se të dy udhëtonim në të njëjtën frekuencë.Kishte kënaqësi por nuk kishte paqe dhe kështu dashuria është vetëm e përgjysmuar.
-Nuk e dija se mund të ishte  edhe kështu.Më ka ndodhur vetëm një herë të përhumbesha me vështrim ndërsa kisha dikë përsipër.
-E paske dashur?!
-hmmmmm..po.
-Paqja dhe kënaqësia janë dy faqe të së njëjtës medajle;të lumturisë.Dashuria qe nuk ka keto baza zgjat pak,disa takime ose disa muaj,varet nga epshi.Për këtë arsye luftëtarët ndër kohëra,sapo ktheheshin nga betejat kërkonin një femër.Kërkonin  ato momentet e sinqeritetit në shtrat,ato momente sinqeriteti që janë të afta të të vënë në paqe me botën dhe ata kishin kaq shumè nevojë për paqe pas betejash të gjata e të ashpra.Janë ato momente ku marrdheniet mes dy njerzish çojnë “dëm” dymijë vjet civilizim, që nga lindja e Krishtit e këtej,flasin instiktet,fjalët mbeten pezull si peshq në rrjetë.Kjo është dashuria me personin e duhur.Pak rendesi ka nëse nuk është ai që të ka bërë të ëndërrosh më shumë se çdokush tjetër,që nuk është ai që të çon nga ferri në parajsë në fraksion sekondash,”i duhuri” nuk duhet të jetë patjetër  dashuria e madhe e jetës tënde,është thjesht “i duhuri”.
-Më mirë kështu,ku ka dashuri nuk është e nevojshme të ketë fe’.Për të tjerat nuk di çtë them,duhet ti mendoj.Sa keq më vjen që nuk di të them se a i kam dhuruar paqe ndokujt nga ata që kanë qënë në krevat me mua?!
-Sipas meje,jo.Pasi ke kaluar mbi një njeri të tillë,merr diçka nga vuajtja e tij.Ti më dukesh tepër e shpenguar,shumë çapkëne.Pasi e ke bërë këtë udhëtim drejt paqes(ose ke bërë që dikush tjetër ta ketë bërë me “biletën” që ti ke mundësuar të presë),merr diçka nga pjekuria,pak gjëra të duken të rëndësishme krahasuar me më parë. Edhe krevatin e sheh si subjet dhe jo si objekt.Kur të mendoj ty dhe krevatin më vjen në mënd se ti pëlqen macet dhe lopët:)),të vjen keq?
-Meqë ra fjala,nicku im nuk ka të bëjë me këto pëlqime.Po të tregoj të vërtetën.Kur isha e vogël,në fshat tek gjyshja…,ata kishin një mace me pulla të zeza e të bardha që një ditë unë, pa asnjë shkak e hodha në pus.Macja ngordhi aty dhe  gjyshja ngeli ca kohë pa ujë.
-Meqë ra fjala, kur isha i vogël,flija me një ari pellushi,me ngjyrë të verdhë,deri kur vëllai im i tregoi gjithë fëmijëve të lagjes dhe ata qeshnin me mua.Me zemër të thyer e hoqa nga krevati.Pas ca kohësh nuk e gjeta më as në dollap.Më erdhi keq por edhe mirë njëkohësisht.Të paktën nuk do të isha më i tunduar të ngrihesha natën e ta merrja.
-Je djalë i ndjeshëm,mbase edhe romantik.
-Edhe ti je vajzë e këndshme,mbase jo romantike.Ka ca minuta që po mendoj se do ishte mirë të takoheshim bashkë për nje kafe.Si thua?
-Pyetje e vështirë.Sesi më duket.Të kam treguar dy sekrete të mëdha.Kanë të bëjnë me thelbin tim.Sikur të jemi përballë në kafe e ti të mendosh për mënyrën time të “kalërimit”,ngjyrën e mbathjeve ndërsa të flas për punën, shtëpinë,fëmijët,të ardhmen?!Sa më shumë i beson dikujt,aq më e madhe është mundësia që ai të të zhgënjejë.Pa dashur të kam besuar shumë në këtë bisedë.
-Bëj sikur s’po ndodh asgjë.
-Asnjë nga ish-të dashurit e mi nuk i di këto hollësi seksuale.Njërit doja ti tregoja diçka por nuk mendoja akoma se kishte ardhur momenti i  duhur të më vështronte nga “pas kuintave”
-Ishte ai që mendon se e ke dashur?
-Po.
-Por asnjeherë vështrimet tuaja nuk u përhumbën tek nj-tj kur bënit dashuri edhe pse ti e kërkoje shpesh?!
-Po
-Por mua më tregove…ta marr si kompliment?
-Jo,jo,je djalë i këndshëm, i sjellshëm por mbase ka të bëjë edhe mënyra sesi të shoh këtu.Ka shumë nga imagjinata ime tek ty këtë çast dhe fjalët që kam thënë nuk e di nëse i kam thënë duke patur parasysh faktin që një ditë mund të takohemi.
-Nuk e dija se duhej patur parasysh  një sfond kaq real?!
-Përderisa ti po më kërkon një takim,do të thotë se duhej marrë parasysh.Megjithatë, do hyj përsëri në linjë nesër rreth kësaj ore,vetëm një herë,do të kemi edhe një mundësi tjetër.
-Sipas teje e filluam me këmbën e gabuar?
-Kam frikë se po.
-Ti,çfarë do të këshilloje,çfarë mendon se do të ishte një mënyrë e mirë?
-Nuk di ta them me siguri ..ndonjeherë këto bisedat për motin nuk janë kaq të rëndomta sa duken.
-Unë do të  pyes menjëherë për kohën.
-Më mirë kështu,do gjejmë një mënyrë për tu njohur dhe me pas ndoshta edhe për tu takuar
-Ku i dihet, mbase.
-klm
-klm edhe ti

Genova 2/07/2011

Tags: ,

One Response to “Chat x 2”

  1. xhibi Says:

    the unbearable lightness of eye collision during intercourse😛

    lezecem🙂

    P.S. Darien, grazzie per inglishtezimin e formatit te TC🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: