E dashura ime

by

nga Lulzim Gërveshi
E dashura ime

i ngjan pranverës në maj

me lule qershie e me karafilë mbuluar,

jaseminët kanë zili aromën e saj.

Bukuria e saj është si hëna

në netët e kthjellta të dhjetorit

ëmbëlsi e argjendtë me yje zbukuruar.

Buzëqeshja e saj i ngjan diellit në agim

kur e dëshirojnë pemët, lulet, jeta,

kështu dhe unë buzeqëshjen a saj e dua,

se ështe i jetës time burim.

Flokët e saj i ngjajnë netëve

të errëta që shkëlqejnë pa pushim.

Sytë e saj, ah, sytë e saj

Kur më shikojne zemrën ma thërrmojnë,

dridhem kur më prek shikimi i saj,

mijëra rrufe më përcjellin

që më përvëlojnë, më djegin.

E dashura ime,

i kam zili gurët ku shkel këmba jote,

stolat, muret, dheun që përqafon hijen tënde.

E dashura ime,

me fat është dielli që çdo ditë

puth buzët e tua,

fatlume është era që të përkëdhel,

oh, e Dashura ime, më dridhen gjunjët

kur të shoh, më ndalet zemra

kur dëgjoj zërin tënd,

e sekondat më duken pafundësi

kur pres ardhjen tënde.

E dashura ime,

do doja të të prezantoja para njerëzve, krenar do thosha:

“Ja ëndrra ime, kush ka një ëndërr më të bukur?”

Do doja të vrapoja nëpër rrugë

e të bërtas me sa kam fuqi:

Të dua, të dua, të duaaaaa….

5 Responses to “E dashura ime”

  1. flo Says:

    Une them se eshte me mire te mos shkruash kur je i rene koke e kembe ne dashuri, pasi vete te shkruarit eshte nje akt i paster dashurie dhe dy dashuri njekohesisht bejne mase, me mire te presesh sa te kaloje “dallga”🙂 sdqofte poezia eshte e bukurit eshte nje akt i paster dashurie dhe dy dashuri njekohesisht bejne mase, me mire te presesh sa te kaloje “dallga”🙂 sdqofte poezia eshte e bukur

  2. xhibi Says:

    Mbaj nje zjarrfikse portative me vete se do e pervelosh te dashuren me gjithe kete zjarr dashurie.😛

    Romance is alive, long leave romance.🙂

  3. xhibi Says:

    live, I mean, jo leave. per zotin qe s’qe Freudian slip.😀

  4. Irma ttbmlj Says:

    haaaaaa dua te me kushtojne nje poezi te tille😀

  5. o_monstro Says:

    ej, me vërte, kto të bërtiturat në rrugë vetëm në “teori” i dëgjojmë. Po bëje pra në praktikë, kushedi sa me fat do të ndihet e lumtura në fjalë! Urra, urra, urra për romancën!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: