Një propozim

by


nga  BEHEMOT
Duhet te kete nje zgjidhje per cdo gje. Ose te pakten duhet te perpiqemi ta gjejme nje zgjidhje. Mbase zgjidhja na del perpara syve, vetvetiu,ku i dihet.

Problemi i te kuptuarit te fenomeneve, i dijes qe jep nje impuls procesit te zgjidhjes, e ka munduar njeriun qe perpara shume kohesh. Platoni tek “Teteu (?)”, per ti rene shkurt e shkurt,flet per te kuptuarin si nje proces qe rrit zgjuarsine e te diturit, nje shnderrim i vazhdueshem, nje rrjedhje e paster drejte dickaje qe duhet te vije. Me pas diskuton per te verteten e cila ndodhet mes qartesise se padyshueshme te te ndjerit dhe percaktueshmerise se realiteti te te percaktuarit. Eshte mbetja mes ketyre dy formave, qe qenja ve ne praktike, e cila i jep nje trajte te Vertetes, asaj qe i ngjan se vertetes, cfare te doni ju. Eshte ne keto caste, ne kete fragment dyshimi, qe merr forme ngacmimi ndaj te kerkuarit te dickaje, casti kur nis zbulimi, heqja e mantelit te asaj qe ka qene e mbuluar perpara nesh. Nese qartesia e te ndejrit sjell kryerjen e disa veprimeve dhe eshte e vetmja menyre per te kerkuar zgjidhjen atehere e verteta do na duket gjithnje larg, nje pike qe duhet arritur me cdo kusht, behet obsesion. Te kerkuarit behet kerkim i se ngjashmes. Ndjesite genjejne dhe me te virtytshmin e me te diturin e njerezve, per kete duhet te jeni sadopak te sigurte ( kjo sa per te qene koherent me diskutimin) .

E njejta gje ndodh nese konstantia e te dhenit nje zgjidhje gjehet tek realiteti i percaktuar. Ajo cfare kufizon hapsiren e te menduarit ne menyre analitike eshte pikerisht te percaktuarit qe ushtrohet tek ne prej realiteti perreth. Ne kete cast te kuptuarit qe con drejt se vertetes, drejte nej zgjidhjeje, nuk eshte me nje proces qe afrohet tek ne me rrejdhshmerine e saj natyrore por eshte thjeshte nje zgjidhje paraprake per te ushqyer shpirtrat e me te dobeteve, eshte nje zgjidhje instiktive per te shpetuar veten. Realiteti i determinuar nga rrethanat e ndryshme eshte thjeshte nje nga shkaqet e nje te vertet te vogel, nje zgjidhje e personalizuar e cila nuk ndihmon ne te kuptuarin e fenomeneve por thjeshte ne te percaktuarin arbitrar te tyre.

Gjithsesi, se nuk dua t’iu mundoj shume me budalliqe te tilla, do doja ti jepnim nje drejtim zgjidhjes se asaj qe na mundon me teper ne kto caste: te gjeturit, te kerkuarit te nje rendi me te mire shoqeror dhe politik. “Pune e lehte” do thoni ju krejt ironi. E them dhe une.

Fatkeqsisht, per te qene te drejtperdrejte, klasa jone politike eshte e zhytyr ne mut deri ne fyt. Nuk di me nga te dale, ska ditur ndonje here. Shoqeria jone, nga ana tjeter, eshte teper e dobet per ti bere balle gjithe asaj injorance institucionale, gjithe atij egoizmi postmodern.

Kam menduar gjithnje se ndryshimi, ndryshe nga bindjet e mia thelbesisht propopullore, duhet te vij nga lart. Nje revolucion qe nis nga shtresat e larta dhe zbret poshte ngadale. Ne fillim duhet ndjekur nje ritem soul qe ndryshon ngadale ne blues e me pas ne hard rock tip Led Zeppelin.

Tashme nuk jam me i bindur per kete gje. Une per vete e imagjinoj Sali Berishen tek degjon Fatime Sokolin apo Lleshi brothers nderkohe qe merret me zgjidhjen e problemeve qe mundojne vendin tone. A ju duket rock e gjithe kjo? S’ma merr mendja.

Nje zgjidhje tjeter qe mund te binde shumicen eshte ajo e shkundjes se ndergjegjeve nga poshte, nje levizje ne mase qe mund te hedhe poshte Leviatanin. Populli yne eshte teper i dobet. Nuk mundet te mundojme nje popull kaq te dobet per nje ide e cila ne fund te fundit mund te dale utopiste per nga prapaskenat qe mund te dhuroje apo dhe per nga efektet e mevonshme.

Kujtesa ime historike me thote se levizjet e tilla kane sjell vetem gjakderdhje dhe mundim. Levizjet e tanishme, politikisht te inkuadruara si levizjet drejte demokratizimit ( qe kane nisur me Potugaline) jane thjeshte nje ide “politaclly correct” per te qetesuar opinionin publik. Portugalia tashme eshte drejte fundosjes ashtu si shume popuj qe kane nje histori demokratike te pasur. Nese mendojme per pak caste per ate qe vjen “me vone “ sigurisht qe panorama eshte e zeze. Lufta behet e ashper per te marre pushtetin postrevolucionar. Perpjekjet per te dale nga tranzicioni do jene shkaterruese per cdo popull qe do futet drejte kesaj rruge. Mjafton te mendojme popullin tone, 20-vjet tranzicion.

Nje rruge e trete, qe nuk eshte absolutisht ajo qe thote Gidens, mund te marre shkas, per ironi e fatit, nga nje ide gjeniale e nje Irlandezi, J.Swift. Nje gjeni i letrave qe tallej me bashkohesit e tij te gjitheditur. E rralle kjo. Periudha historike ne te cilen jetonte i ka bere te mundur zhvillimin e nje prospektive ironike dhe pak te infektuar nga mekaniciteti i relitetit te te parit te fenomenve, gjeniale per nga permasat dhe mesazhi. Aspak imagjinare, pervecse ne permasat qe mund te jete absurdja, e tmerrshmja, e pashpirtshmja e sjelljeve njerezore. Ide te tilla, qe skane lidhje aspak me sigurine te ndjerit me ane te aparatit ndjesor, behen zgjidhje te detyrueshme ne kohe krize, e bejne nje situata komike ose tragjike. Ketu futet ne loje dyshimi. Mund te qeshim me ate cka ka me mekanike ne sjelljet njerezore – thoshte Bergson. Mund te qeshim, posi jo. Komikja ndihmon ne ngurtesimin e disa rregullave, disa simboleve, disa vlerave ne shoqeri. Ajo mund ti jape forme nje menyre te te jetuarit, nje kulture te tere popullore. Frika ndaj atyre qe te perqeshin, qe te tallin, ben te mundur ndrydhjen e disa sjelljeve te ndaluara, te demshme per komunitetin, qe mund te vene ne rrezik themelin e rendit shoqerore. Por mund edhe te qajme per ate cka ka me natyrore ne sjelljet njerezore; injorancen e pafundme qe karakterizon nje klase te tere politike, nje klase industrialistesh, nje kolektiv mesuesish, njerezish, grupi muzikor, etj etj. Kjo e te qarit nuk me duket shume bindese. Sikur ta kthejme ne te qeshur do ishte me pak tragjike, do kenaqeshim me teper.

Per t’iu rikthyer irlandezit dhe idese se tij alternative duhet qe ne fillim te hedhim poshte cdo bindje se realiteti ne te cilin jetojme eshte i tille dhe kaq, qe duhet ne nje menyre ose tjeter ti pershtatemi.

Ti japesh nje zgjidhje problemit te papunesise nuk eshte e lehte. Te gjeshe shkaqet qe sjellin ne vdekjen nga uria apo nga etja s’eshte aspak e lehte. Te kuptosh se nese banka rrit numrin e valutes rriten cmimet, nuk eshte aspak e lehte. Te kuptosh se po te duam nje zgjidhje duhet thjeshte te ulemi dhe te biem dakort nuk eshte aspak e lehte. Te zbulosh qe Shkodra mbytet ne uje sa here bie shi eshte vertet e imagjinare. Pse duhet te mbytet ne uje Shkodra? Djepi i kultures te mbytet ne uje? E pamundur. Atehere smbetet tjeter vecse te mendojme se gjerat jane te komplikuara.

Idese se papunesise dhe urise Swift i pergjigjet ne nje menyre krejte te vecante, shokuese per ata qe indinjohen. Per te shpetuar nga kjo mizerje duhet qe te varferit te shesin femijet si ushqim per te pasurit mendon ai. Ne kete menyre ushqehemi te gjithe, te pasur dhe te varfer. E nis dhe ben llogarite se sa mund te kushtoje nje femije 5 muajsh, nje vjeç, 2, 3 , 4 etj. Perfundimi ishte se ne kete menyre rritej investimi, mireqenja e nje numri te konsiderueshem njerezish, zhvillohej tregetia, zvogelohej papunesia, ata qe ishin mire do beheshin me mire e ata qe ishin keq do beheshin me mire dhe qeveritareve do u zvogeloheshin problemet me administrimn e popullsise e cila do e gjente vete menyren per te ecur perpara. Do zvogelohej numri i krimeve mbi te gjitha.

Kjo ishte me dy fjale zgjidhja ndaj papunesie dhe urise. Kjo ishte ai dimensioni tragjik qe e kthyem ne komik sepse nuk bente me qesh. Kjo zgjidhje eshte shume afer se vertetes absolute dhe nese po na degjon ne keto caste e pershendesim me shume dashamiresi. Ajo cka eshte me komike ne sjelljet nejrezore eshte makaniciteti i sjelljes, i veprimit. Nese kete sjellje e mbeshtiellim me pak imagjinate mund te kemi nje perfundimi te arsyeshem, te mesem, pak nga te gjitha.

Ideja, zgjidhja, ajo cfare na ben per te qeshur, ironia, dyshimi qe lind mes asaj cfare eshte e percaktuar dhe qartesise se ndjenjave, eshte dicka shokuese e papritur per mendjen tone fatkeqsisht te kufizuar. Por nje ide duhet dhene.Duhet qe dicka e re te linde, nje zgjidhje qe te permbyse cdo siguri mbi ate qe bejme , mbi sistemin qe kemi ndihmuar te krijohet, mbi rendin shoqeror, mbi formatin e klases politike.

Meqense jetojme ne nje periudhe historike ku komikja eshte e vetmja qartesi dhe meqenese realiteti determinues i veprimeve tona na jep vetem zgjidhje afatshkurtra atehere po mendoja qe ta vleresonim cdo ankt politik dhe kulturor ne nje skene te madhe sketch-esh. Kjo detyrimisht sjell nje pergjegjsi te madhe per ata qe e praktikojne kete forme arti. Jam gjithsesi i sigurte se klasa jone e komikeve eshte ne gjendje ta perballoje gjithe kete peshe. Flitet, ne librat e letersise, se Servantesi tregonte cdo mbasdite nje pjese te Don Kishotit miqve te tij. Ulej ne mes te tyre dhe i bente per te qeshur me bemat e nje prej subjekteve letrare me komik dhe kritik qe ka njohur njerezimi. Mendoni dicka te tille per situaten ne te cilen ndodhemi. Mbase ne rastin tone do ishte me e bukur qe te flisnin aktoret vete sesa nje tregim allaServantes.

Hap kllapat: Shpesh flitet per kulturen dhe artin qe po shkelet me kembe prej disa pseudoartistesh. Eshte per te ardhur keq vertet. Po c’ertista? C’kulture po shkelet? Te them te drejten me fol per kulture dhe art eshte pak si teper. Duhet shume per te quajtur punen artistike, ashtu sic ka marre formen sot, si kulture apo art apo politke apo ushtrim profesioni a quajeni si te doni. Jemi teper larg idese per te kritikuar te tjeret si shkaterrimtare te artit. Jami shume larg fatkeqsisht. Ketu mbyll kllapat.

Pra sic thame me siper mund ta vleresojme Presidentin i republikes prezantuesi, kryeministrin nje kryekomik, e kshu me rradhe sipas deshires apo preferencave te spektatoreve.Mes komikeve askush nuk fyhet, askujt nuk i mbete hatri se perse me fyve me ate frazen qe the ndaj meje apo bla bla bla. Ne jeten reale do ishte bere nami po te fyheshin njerezit ne ate far feje. Dhe mbi te gjitha ajo cfare ben per te qeshur, komikja, nuk ka asnje efekt mbi ate qe e shkakton. Eshte e habitshme sesi ai qe ben me qesh me ane te sjelljeve te tij nuk do t’ia dij per komiken qe e perkufizon si qenje.

Turpi eshte e vetmja karakteristike qe duhet ti ket mbetur njeriut bashkohor fatkeqsisht( kjo sa per tu bere pak me serioz ne kete diskutim). Cdo qenje njerezore duhet te ket turp per statusin e tij, per gjendjen ne te cilen ndodhet, situaten, periudhen historike, veprimet e tij. Per sa i perket virtyteve te tjera cdo gje eshte kaq komike. Por edhe kete po e humbasim dale nga dale.E nese duam te qajme nuk mund ta bejme sepse duhet te kenaqemi me ate qe shikon, ndryshe do jemi disa antikonformista qe urrejne sistemin.

Skenografia sebashku me gjithe ate numer te madh komikesh, te cilet nuk FYHEN, qe skane TURP, eshte ajo qe na karakterizon ne arenen e madhe te festivalit shqipetare te komicitetit. Festivalet jane te perjavshme, ne te gjitha qytet e vendit. Ne shume festivale komiket fyhen sepse nuk marrin duartrokitje. Tek no jo, nei duartrokasim sepse e meritojne, ne bejme urra perpara se batuta te dale. Ne kemi komike te lindur qe kane ne gjak, ne te dhjesim idete e lindura, ne kemi gjera te tjera te lindura.

Sapo dalin ne skene plasin te qeshurat edhe madje aq shume qeshet sa shpesh here kthehet ne te qare. Kur komiket tane dalin jasht shtetit, neper turnet verore qe zhvillohen prej oragnizatave te ndryshme komike nderkombetare, niveli eshte vertet i dobet. Nuk bejne aspak per te qeshur. Madje keta te tanet, per te treguar se sa shume kane bere per te qeshur, sapo kthehen ne atdhe fillojne dhe tregojne se sa shume kane qeshur te huajt me numrat e tyre, ne menyre qe te terheqin sa me shume spektator dhe admirues. Disa prej te taneve kane filluar dhe t’u vjedhin batutat dhe veprimet skenike te huajve. Gje vertet e e turpshme. Skane aspak fantazi. Sikur te ishin pak me lart nga ana artistike do i adhuronin te gjithe pa perjashtim.

Me kaq mbyll kete diskutim duke shpresuar se ka mberritur ideja dhe qe do keni nisur te mendoni sadopak mbi kete problem thelbesor per situaten ne te cilen ndodhemi.

 

Advertisements

Tags: , , , , ,

5 Responses to “Një propozim”

  1. xhibi Says:

    Shume i gjate shkrimi, shume i haperdire si vaji ne lakra me citatet dhe mendimet e te tjereve (te lashteve, te mencurve, te huaj) dhe per rrjedhoje ncuq ka shanse te lexohet nga shume veta, aq me pak te perftohet. Une e lexova me mundim duke mos kaperxyer shume rreshta, dhe ne fund s’kuptova gje.

    Merre kete thjesht si keshille, nothing more, se sic thashe s’e di ca ke dashur te thuash. 🙂

  2. Behemoth Says:

    Problemi i te kuptuarit te nje shkrimi, te nje ideje, ka te beje me vdekjen e diskutimit dialektik Xhibi, i cili i ka lene vendin retorikes banale, aporive moderne te cilat me nje te hedhur te shikimit mund te kuptohen por te cilat ne te vertet nuk kan nje kuptim te brendshem, jane thjeshte modifikimi i se vertetes, mbulimi i saj kontradikta. Nese nuk ke nje pergaditje te mirefillte eshte e kote te merresh me artikuj te tille te cilet duan nje perqendrim te madh dhe nje ndjekje hap pas hapi te arsyetmit.

    Qe ta kuptosh me qarte, ti dhe te tjeret.

    1) Ne fillim shpjegohet c’eshte te diturit, c’eshteperpjekja e te kuptuarit te realitetit dhe trajtave te ndryshme qe merr mendimi apo koncepti pergjate procesit te njohjes. Cfare ehste e verteta apo ajo qe i ngjan se vertetes, (verosimiglianza). Si gjendet e verteta, ajo toksorja. Kerkimi i saj mes ndjesive dhe mendimit determinant.
    KJo nuk eshte e verteta absolute por ajo qe ndryshon ne kohe, qe transformohet ne baze te rrethanave, qe merr forme ne mes te proceseve te se ndjeshmes dhe te se percaktueshmes, nje rruge e mesme.

    2) Ne baze te kesaj te vertete te vogel qe kemi krijuar, qe s’eshte absolute, qe s’arrihet por qe i afrohet, e cila ka dal ne drite, nis dikutimi mes mundesive qe na jep e perditshmja, kujtesa historike, pra ketu krijohet diksutimi dialektik mes te pohuarit apo te mohuarit te shkaqeve dhe efekteve te mundshme.

    3) Pasi eshte gjetur mundesia, nje nga opsionet qe na jepet, nis analiza e saj. KJo eshte e lidhur ngusht me te mundesite e tjera, pra eshte ne marrdhenie jokonfliktuale.

    Duhet pasur nje pergaditje per te kuptuar nje mendim. NUk mund te pretendojme qe nena natyre na ka dhene instiktin e te kuptuarit te cdo gjeje ne menyre apriori , te lindur.
    Nese dicka s’e kupton eshte sepse nuk je i vemendshem, ose sepse nuk njeh asnje koncept prej atyre qe flitet. S’eshte e lehte.
    Dialektika po vdes. KJo eshte e keqja e kohes ne te cilen jetojme. Diskutimet, shkrimet e subjektit i cili ndalon vetem ne prurjen poetike te asaj cfare ndodh, pa asnje kritike, thjeshte nje analize estetikisht e paster, po shkaterron dialogun mes ideve.
    Eshte lufta e vjeter mes filozofise dhe poezise.

    Kalofshi mire.

  3. xhibi Says:

    Behemoth, flm per sqarimin. E kisha nje frike qe do te reagoje sikur te dhashe nje shpulle dhe jo nje sugjerim konstruktiv nga kendveshtrimi i nje (prej shume) lexuesve te ketij blogu, dhe pra shkrimit, po kjo (perceptimi) nuk besoj se ishte per fajin tim.

    Shiko, nuk dua te hapem ne diskutime te tjera, por 1)kur shkruan ne shkrim nje hyrje me disa paragrafe, dhe pas aq shume thua “nuk dua tju besdis me me budallalleqe te tilla”, kjo gje eshte tregues problematik per shkrimin, ne mos dhe autorin ne lidhje me shkrimin, plus dhe oksimoronike, dmth pa kuptim.

    Une mund te shkruaja gjate per teknikat e shkrimit, gje qe ketej (USA) p.sh. mesohen ne ca klasa universiteti te cilat jane te detyrieshme pavaresisht deges per te cilen studjon, dhe duke mos ditur bagraundin tend, po sidomos duke pare kendveshtrimin tend*, do ishte e kote, kshu qe s’po e zgjas.

    *E kam fjalen per gjera si:

    Nese dicka s’e kupton eshte sepse nuk je i vemendshem, ose sepse nuk njeh asnje koncept prej atyre qe flitet.

    Nuk eshte se une ofendohem ngaqe ti me quan mua si te tille, dmth te padenje per te kuptuar shkrimin tend, se s’njihemi. Por e kam me idene tende qe nese dikush (ti ne kete rast) shkruan dicka dhe kjo nuk kuptohet, apo nuk pelqehet, kjo vjen se lexuesi eshte i manget. Me kete “argument” s’argumenton dot. 🙂

    Suksese gjithsesi.

  4. Behemot Says:

    E imja nuk ishte pergjigje arrogante e cila kerkonte me cdo kushte te drejten e cila sme takon. Ajo fraza ime e parafrazuar nga ana jote nuk ishte e drjetuar ty, ishte nje fraze neutrale drejtuar dikujt apo disave ne pergjithesi, e papercaktuar se kujt.

    Me duket paksa i padobishem ky diskutim, por gjithsesi komenti im nuk eshte i drejtuar ndaj teje. Le te themi qe eshte nje apologji ndaj deshires per t’u kuptuar. Aq me teper qe nuk te njoh dhe sdo doja te beje gjykime vlerash ndaj personit tend apo mendimeve te tua.

  5. ehe... Says:

    xhibo,
    Behemothi ka te drejte aty kur thote se NGANJEHERE (kete e ka harruar ta shkruaje), lexuesit nuk jane nivelin e shkruesit dhe ketu ska ç’ben shkruesi sepse fundja nuk synonte kete lexues. Varet nga synimi i shkruesit : nese synon edukatoret e kopshteve dhe keto s’e marrin vesh, atehere shkruesi ka shkruar keq. Por nese synon profesoret e universiteteve, te cilet e kuptojne shkrimin por prape edukatoret s’kane marre gje vesh, atehere shkrimi eshte i mire.

    C’eshte e verteta, s’e kam lexuar shkrimin e Behemothit. Kam tre dite me temperature mbi 43°C, madje gati sa s’mu be se ate poezine e dashurise e kisha shkruar vete. Kam rene ne dashuri, domethene. Ka tre dite. Ndihem prush, vale, nje vullkan i vertete islandez. Problemi eshte se ajo goca nuk e di. Nuk di a t’ja them apo jo. Dua te shoh mos eshte ndonje temperature kalimtare dhe me ulet pas dy ditesh. Por nese deri nga java jam keshtu, atehere i bie qe po s’u mjekova, do te vdes. Po, do te vdes. Ja keshtu, nga dashuria per nje vajze qe s’e mori vesh kurre.

    Mire… prit ta lexoj pak Behemothin…. OK, e lexova. Pershtypja ? Hmmm… e veshtire.

    Po ja, Behemothit mos t’i ngelet hatri nese flas pak si çapraz, se ne fakt s’di ndryshe. Ne kete shkrim shoh dike qe e shqeteson diçka. Kjo eshte gje e mire : po nuk pate shqetesime, nuk ke perse flet. Por shoh gjithashtu se ky shqetesim eshte ende shume i turbullt, e shoh si thjesht deshire per t’u lajmeruar. Nuk e ndoqa mire lidhjen me idete e lashta te filozofeve. Mbase s’e kam une pergatitjen e duhur, ose mbase kam pasur profesore shume te mire qe me shpjegonin gjithçka, hap pas hapi.

    Me sa pashe une, problemi qe shtron Behemothi eshte se ska kulture, ska art, ka thjesht ca imitime te mjera. Jam dakort si pershkrim simptome, por behemothi nuk ndalet te na beje nje diagnostike dhe te shkruaje nje recete : nga ka ardhur kjo gjendje, dhe si duhet sheruar. Keto mungojne.

    Ja psh, une kam mendimin se nje nga arsyet kryesore perse nuk ecen kultura apo arti, eshte bombardimi deri ne gjeneze i 50 vjeteve te fundit. Ne kemi shume pak qe kemi dale nga narkoza. Per mua, s’behet kaq shpejt. Duhet te zhduken nja dy breza psh, qe njerezit te jene me nje mendesi tjeter nga ajo komunisto-shto-ç’te-duash. Dmth, vend per revolucion, ska. Evolucion po. Por ky i fundit s’behet me urdher te peshkut, por do kohe dhe ky. Megjithate, ai mund te pesoje ca ndikime. Dhe ndikimet, per mua, s’vijne asnjehere nga poshte, nga populli ne feste, por duhet qe dikush te jete si pune lokomotive, intelektualet, shkrimtaret, njerezit e letrave ne pergjithesi.

    Mirepo edhe keta, me perjashtime shume te vogla, jane te detyruar te ndjekin ligjet e ashpra te realitetit : duhet jetuar disi. Dhe kjo na çon tek ekonomia : pa nje rritje te mireqenies, pa nje funksionim te mire ekonomik : konkurence, gare, konkurse, aplikime, etj, eshte e veshtire te shkohet tek kultura, madje kjo e fundit ndjek ekonomine, dhe jo ekonomia kulturen. Mirepo rritja e mireqenies kerkon nga ana e vet nje rritje te kultures, te vetedijes, etj. Dhe kjo vjen edhe nga librat. Pra jemi si ne nje qerthull; Si dilet ? E thashe, duhet nje force madhore : nje kercenim i forte nga jashte ; perballe nje armiku, shoqeria vihet ne levizje. Ose nje termet shkaterrues fare : njerezit do te punojne, do te krijojne lidhje shoqerore. Ose nje zbulim i nje pusi nafte qe t’iu lere kartat ne dore arabeve : paraja lume, ka per te gjithe. Ose ca politika qeveritare te guximshme : vemendje ndaj arsimit, leximit, dhe pas dore ca budalliqe te tjera.

    Shkurt, fola shume gjate.

    ps : dhe me pelqen shume formati i Tirana calling tani se fundi, t’i ruan mesazhet qe i ke lene pergjysme, psh gjysma e ketij mesazhi eshte shkruar nga mengjesi, pastaj e pata lene varur, mbyllur faqen fare, s’doja te shkruaja, por pastaj kur hapa faqen, mesazhi me priste aty ne kornize. Fantastike.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: