Reja

by

nga Arti Lushi

 

Prolog.

Perfaqesuese par excellence e nje miresie te pandreqshme, qenesi komplekse e bashkejeteses se artit te virtytit, virtytit te artit dhe etjes per jeten, se fundi, pjelle e nje pershkrimi gjysmak, zonjushen Reja e gjejme te ulur ne nje bar-restorant te shtreses se mesme duke pire nje whiskey Kroll, dhe nder gishta i varet nje puro e holle vanilje. Ne tymin e cigars pervijohen frikshem skicat e nje preludi profetik.

Nuk bie shi.

Kamarierit, duke i kthyer me ngadalesine me te mundshme reston klientes, i rreshqet nje monedhe nga dora. Perkulet ta marre.

As mot i mire me diell nuk eshte, ama nje baraspeshe e paqendrueshme lumturie qiellore dhe deliri tokesor plazmohet ne syte e njerezve.

Kamarieri e meriton bakshish monedhen e rene. Ai e ka hak te perkulet, sepse, ndryshe nga ky stereotip i brezit te vet, me thinja dhe pucrra ne te njejten koke, perulja u perket njerezve te medhenj.

Personeli nderron turnin. Zoti kthen faqe.

I.

Kaluj dhe Kajul, binjaket per te cilet eshte pajtuar si dado zonjusha Reja, ende nuk i ka zene gjumi. Idioteve u ka hije ekskluziviteti i habise se si nuk mund te te zere gjumi ne Paris. Jo idioteve, gjithashtu. Ne fund te fundit eshte magji; ose e ndjen, ose je.

Binjaket, te pashem dhe te edukuar nder shekuj, secili ne shtratin e vet, ne fillim duke belbezuar ne nje gjuhe te panjohur, pastaj duke qeshur me nje nervozizem te bardhe, nje varg njeri, nje varg tjetri, ata profetizojne.

Kaluj: U bene vite qe te njejten enderr shoh; sikur jam gjalle

Kajul: Jam, sepse kam qene dhe do te jem,

Kaluj: Gjerkur Dielli nga perendimi te linde

Kaju: Dhe xhuxh-maxhuxhet Lumin ta shterrojne

Kaluj: Nje tjeter trumbete sapo degjova

Kajul: Nuk e di e sata ishte

Kaluj: Dhe pernjehere era fryu

Kajul: Dhe gjethet e plepit si krahe fluturash u drodhen

Kaluj: Dhe une, i padenje per ta perligjur gjallimin

Kajul: As me fjale, besim e dashuri

Kaluj: U shkeputa nga trupi im

Kajul: Dhe ja tani, perpara me shfaqen

Kaluj: Te tjere qiej, te tjera burime ujerash

Kajul: Nje toke e re ku te mbjell endrra te vjetra

Kaluj: Dhe une, krejt shperfilles

Kajul: Deri ne krupendjellje

Kaluj: Deshmoj…

Kajul: Deshmoj ringjalljen time

II.

Reja, e shtrenguar financiarisht per te perballuar deri diku studimet ne Sorbonne dhe nepermjet nje rastesie po aq okulte, u punesua si dado e Kaluj dhe Kajul, pinjolleve te nje gjaku aristokrat qe nuk i eshte ditur kurre origjina.

III.

Ne Paris ben ftohte. Eshte fillim dhjetori. Bie bore. Jashte baneses, theret nje arab, per motive droge ose prostitucioni, dhe Toka shtrihet, e rrumbullt, e pakuptueshme, me nje rrumbullakesi te pakuptueshme.

Reja vendos goten e veres ne tryeze. Hyn ne dhomen e binjakeve. Ndez driten. Buzeqesh. Avitet shtratit te tyre, ne hapesiren ndermjet. E qete dhe vendosur, i mbledh binjaket koke me koke dhe u peshperit dicka…

Perqaf shallin. S’dihet si qysh tek por palltos i mungon kopsa e poshtme, ashtu sikurse nje kamarieri mund t’i bjere nga dora nje monedhe. Ndodh. Thjesht ndodh.

Teksa mbyll deren e jashtme, per disa caste te vagullta, degjohet e qara e binjakeve.

Epilog.

? -Eshte mahnites fakti qe askush nuk ka pse te ndjehet mirenjohes ndaj nje vajze, teka e te ciles, nga nxitimi per te mos humbur nje opera te Mathis der Maler, shtyu Apokalipsin.

! -Dhe per sa?

?- Kjo eshte akoma dhe me mahnitese.

Tags: , , ,

3 Responses to “Reja”

  1. loer Kume Says:

    KU Donaldi? the Barthelme one?🙂
    najs Art !

  2. ehe... Says:

    OK. E lexova.
    – Vetem tani e mora vesh se Arti Lushi eshte autori i shkrimeve dhe jo ai i pikturave qe shoqerojne shkrimet e tij. Gjithmone me eshte dukur se Lushi ishte piktor, dhe shkrimet te dikujt tjeter. Me mire vone se kurre.

    – Pjesa eshte e mire, e kendshme, ndjellese. Por kujdes ! kjo ndjellese eshte thike me dy presa. Nje letersi ndjellese eshte edhe e keqe edhe e mire, varet çka bere autori me te. E mire sepse ajo te terheq, te josh, te ben te kalosh çaste te lehta, te kendshme. Por e keqe sepse nese autori s’i jep nje zgjidhje ndjelljes qe ai ben, atehere lexuesi ka rrezik te zhgenjehet, madje te zemerohet. Nje dikush qe ju çon tek burimi dhe s’ju jep uje, kjo s’eshte mire ne letersi.

    – Ceshtja e referencave te fshehura, aluzioneve, ndertekstualiteteve. Edhe kjo, eshte nje çeshtje shume e rafinuar qe kerkon nje peshore farmacisti nga ana e shkrimtarit. Mjaft shkrimtare digjen ketu. Me shkoqur :

    Nje shkrimtar qe le shume gjurme ne referencat dhe aluzionet e tij, pergjithesisht mbahet per shkrimtar i dobet, sepse ai kerkon ta trajtoje lexuesin me keq si nje femije. Kerkon t’i vertetoje lexuesit se llokumi eshte i embel. Nese shkrimtari nuk ndalet thjesht tek fjala “llokum”, per t’ia lene lexuesit pastaj idene ” embelsise”, atehere ai ka deshtuar.

    Por nga ana tjeter, nje shkrimtar qe le fare gjurme ne keto referenca, atehere ai quhet shkrimtar i pakuptueshem, dhe lexuesi del huq, s’merr vesh asgje. Qe nje shkrimtar te shkruaje diçka te kuptueshme por pa e merzitur shume lexuesin me shpjegimet e tij, duhet dhe mjafton qe ai te perdore disa referenca RELATIVISHT te kuptueshme, dmth qe lene nje bisht prapa ku lexuesi te kete mundesi te kapet. Nese bishti eshte i padukshem, vepra del huq, lexuesi i zhgenjyer. Nese bishti tregohet me gjithe bishen perpara tij, atehere vepra s’fsheh asgje dhe eshte thjesht nje grumbull klishesh.

    Nje shembull vertet flagrant : Samuel Beckett ka shkruar ca romane , sidomos trilogjine e tij qe mund ta gjeni dhe ne shqip, ne nje menyre teper shkaterruese per lexuesin. Sidomos romani i trete, eshte thjesht i pakuptueshem. referencat e tij jane absolutisht te pakapshme per nje lexues te thjeshte, madje dhe te “perbere”. Disa alegori, disa emra shfaqen ne nje menyre te befasishme qe lexuesi, po s’pati ne magjen e vet modelet e shume lloj bukeve, eshte e kote sepse rreshtat do t’i kalojne majtas-djathtas. Thuhet se vete Becketti ka dashur te shkruaje diçka te palexueshme, qe lexuesit t’i dhimbnin edhe pulpat e kembeve duke lexuar, e jo me kaptina me nofullat e me syte. Por Becketti ishte Beckett, arsyet pse e bente kete jane te gjata per t’u trajtuar ketu, njehere tjeter, ne nje vend tjeter.

    Per ta bere edhe me te shkoqur me shembuj vertet vulgare, ja diçka :

    Supozojme se Poli i Veriut s’njihet nga askush ne bote. Askush, askush. Nuk dime asgje, as i bardhe, as i zi. As ftohte, as ngrohte, as diell as shi. Mirepo, ja qe Tumurlluk Tarabishtaku mberrin i pari atje. Edhe sheh gjithçka. Kthehet ne Paris dhe fillon te shkruaje nje liber per ç’ka pare. Mirepo, ky Teteja fillon te shkruaje me fjale nga me te mbuluarat, asgje e thene drejtperdrejt. Psh, ky tipi, meqe ka shetitur gjithe majat me te larta te botes, fillon e shkruan me krahasime mes Polit te Veriut dhe majes se Everestit. Mirepo majen e Everestit e kane shkelur vetem 5 vete psh, pra vetem keta te peste do e kuptojne ç’ndodh ne Polin e Veriut. Dmth referencat ngelen brenda llojit, askush s’merr vesh gje, vetem 5 lexues e marrin vesh. Ky liber, shkurt, del jashte perdorimit.

    Kjo eshte arsyeja qe edhe shkencetaret e medhenj, psh Hawking, kur shkruan nje liber per publik te gjere, i le menjane formulat dhe fillon te na tregoje nje histori me referenca te jetes se perditshme, qe t’i marrim vesh mire.

    Ku na çon kjo histori ? Ketu : Gjuha, imazhet, shprehjet duhen zgjedhur as te nderlikuara qe s’i shpon as plumbi, dhe as te lehte fare qe t’i marre vesh edhe gjyshi partizan. Ky lloj xhonglimi eshte i veshtire dhe kjo e ben shkrimtarin nje shkrimtar. Eshte tjeter pune pastaj kur vete autori synon nje lexues te percaktuar, qe mund te numerohet me gishta, psh, Beckett, Proust, e ndonje tjeter. T’i lexosh keta te dy, te duket se i ke hyre pieixhdise pa ta kerkuar kurrkush. Sepse keta aftesine qe ta perdorin lexuesinsi top pingpongu sa tek njeri, tek tjetri. me nje fjale. Zinxhiri i tyre i referencave, ndertekstualitetit eshte i pafundem. Prandaj dhe studimet mbi keta dy autore s’kane rreshtuar qe prej dekadash e s’do te mbarojne ndonjehere.

  3. Bujar Plloshtani Says:

    Te lumte Arti per artikullin e mrekullueshem qe na ke dhene per kenaqesine tone! Paske shije dhe mjeshteri per te shkruar gjera te bukura dhe me vlere. Nje ese e jashtezakonshme, qe sa here do me bjere malli do ta rilexoj me endje…Te pergezoj pafundesisht!
    B.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: