Labirintet e Medeas

by

 

fragment nga Brunilda Zllami

Ajo e urrente vjeshten. Jo se vjeshta i sillte ndonje ndjenje te vecante, perkundrazi. E urrente se nuk i sillte pothuajse asgje, pervec nje boshlleku te kobshem. Vjeshta vetem e perkedhelte me vetmine e saj, e puthte me buzet e ftohta prej vejushe. Ajo s’dinte pse i ishte krijuar ideja s…e vejushat kishin harruar te puthnin. E cuditshme qe ne nje mbremje te tille ajo te mendonte per puthjen e vjeshtes. Ne fund te fundit, ajo nuk e kishte pasur kurre nje problem te tille. E ema gjithmone i thoshte se, qe kur kishte ardhur ne bote, kishte marre pak nga dashuria e te tjereve.
Frynte nje ere e ftohte qe luante paksa me floket e strukur ne kapese, pastaj ngrinte cepat e pardesyse duke iu kapur pas mishit si nje oktapod qe nuk donte ta linte te shkonte gjekundi. I erdhi per te qeshur me ate krahasim qe i erdhi ne mendje. Fundja ideja se ishte prane detit dhe ndonje nga ato kafshe misterioze te pashfaqura te tij do ta ndiqte, do ta kapte dhe do ta perkedhelte me fshikullima dhjami si ndonje nga ata zyrtaret e kapur fort pas karrigeve burokratike. Ja, si ai thesi i fryre qe i kishte propozuar para ca ditesh. I kishte akoma ne mendje ata syte e tij si veze pate me rrathe te dhjamur poshte, me forma hene te thyer mbi uje qe e kishin bere per te vjelle. Megjithate…nuk kishte mundur ta refuzonte. Ai thes balene e dhjamur ishte pushteti dhe gjithcka ne kete bote i perulet atij, pavaresisht se kush e perfaqeson ate. Nje njeri i kulturuar apo nje kafshe me fytyre te shperfytyruar njeriu!
U afrua prane klubit te famshem te atij qyteti provincial dhe befas tymi qe ishte aty brenda i kujtoi se nuk kishte asnje cigare. Zhurma qe behej atje po e terhiqte si nje magnet i fuqishem. U fut ne klub me hapin e saj te sigurte qe i bente burrat te ndiheshin te pasigurte. Sapo hyri, ndju se zhurma u fashit ngadale si nje gjarper qe donte te fshihej poshte tavolinave te mbushura me gota, tavlla duhani, bishta cigaresh, madje edhe domino qe preheshin si te vdekura mbi to. E ndjeu se te gjithe syte e atyre burrave ishin ngulur mbi te. Dikush e pershendeti, dikush terhoqi nje karrige dhe e ftoi per t’u ulur, kurse nje tjeter qe mbante nje rreth floriri ne gisht e shikonte vjedhurazi duke lakmuar bukurine e saj.
– Medea, eja te pime nje gote! – i tha njeri rreze veshit. Ajo e shikoi duke buzeqeshur pa thene asnje fjale. Ai ishte nje djale rreth te njezetepesave me nje buzeqeshje feminore qe e beri Medean te ndiente nje dashuri prej nene. Ai djalosh i kujtoi Laerten e saj te embel qe ishte ne Tirane me studime. Nuk i pelqeu qe ai djalosh aq i njome t’i vardisej ne ate menyre. Shikoi veten ne nje nga pasqyrat e barit. I pelqeu! Per fat te keq, natyre e kishte pikturuar me durimin e mjeshterine me te madhe qe mund te kishte ne dispozicion. Ajo kishte marre petalet e trandafilit per t’ia bere buze, ujerat e Jonit per t’ia bere sy, krahet e shqiponjes per qerpike, rrezet e diellit per floke, shembellimin e hyjneshave te lara ne valet e detit per trup, aftesine e Aferdites per tundim! Si do te kishte qene jeta e saj po te kishte qene e shemtuar?! As qe donte ta mendonte. Baristi i ofroi nje gote martini duke i bere me shenje nga nje tavoline ku ishin ulur dy burra. Njerin e njihte, e kishte patur dikur shok klase. Kishte qene nje nga ato dashurite e saj fluturake kur ishte ndjere e rritur per te bere gjithcka qe i pelqente. AJo kapi goten pa medyshje dhe u nis drejt tyre. Ne goje iu formua si gjithmone ajo buzeqeshje qe i vriste te tjeret pak nga pak si nje ilac gjumendjelles.
– Eja Medea, te te prezantoj me nje mikun tim dhe banorin e ri te qytetit tone, – foli Landi duke tundur koken si me tallje. Medea ia nguli syte te porsaardhurit sikur donte ta lante ne syte e saj. Ai ishte nje djale rreth moshes se saj me nje fytyre te hequr sikur t’ia kishte kapur njeri nga poshte, Ai levizte gishtat ngadale mbi tavoline dhe asaj i shkoi ne mendje se ishte ndonje pianist i mbaruar.
– Kjo eshte nje mikja ime e femijerise, Medea. Ne keto momente te eshet afruar gjeja me e bukur e qytetit tone. Kurse ky eshte Arnest Begaj, shoku im i fakultetit, shkrimtar i degjuar tani, – foli perseri Landi kur vuri re se ajo kishte mbetur me goten ne dore si e ngrire. Fjala shkrimtar e habitit Medean. Ajo i mendonte ata si njerez qe kane nje bote te tyren dhe jo nje bote te perbashket me njerez si ajo. Deshi ta dinte ne i dukej e bukur. Donte te ishte e kendshme para nje shkrimtari. Po ai nuk i dukej si shkrimtar. Po si ishte? As si te tjeret nuk ishte. As si ata burra ne ate klub qe po e veshtronin me epsh. Ai kishte njeveshtrim te qete, te mbytur dikue ne trishtim te bute, por paksa te ftohte. Kete ftohtesi indiferente ia jepte ajo ngjyre gri e erret qe kishin syte e tij. Ajo zgjati doren dhe preku lekuren e tij te bute si te nje femije.
– Jam i lumtur te njoh nje grua kaq te bukur si ju Medea! Kjo do te thote se ne shkrimtaret nuk fantazojme kot kur pershkruajme bukurine femerore, – foli Arnesti duke shkoqitur fjalet, sikur te ishin rruaza te vendosura mbi qafen e saj. Ajo u skuq. Kishte vite pa u skuqur, madje ne kujtesen e saj sikur nuk ishte rendur asnje gje ne lidhje me kete fjale. Nuk dinte si te sillej, si te fliste. Ishte hera e pare qe ndodhej para nje klase te tille intelektualesh. Kishte njohur zyrtare nga te gjitha llojet: skuther, ulkonja e ujqer, por kurre nuk kishte takuar nje shkrimtar.
– Kenaqsia eshte imja, – foli ajo me ze te ulet, pastaj u ul ne karrige. Nuk ndihej rehat. I dukej vetja se ishte aq e rende se ai vend ku ishte ulur do te thyhej me dysh. Ngjyra e martinit iu duk si gjaku i saj i perzier me aventurat e vrullshme qe kishte kaluar gjate viteve te mbetura ne rrjetat e te kaluares.
– Perse keni ardhur ne qytetin tone tani qe sezoni i plazhit ka mbaruar? – i tha ajo pa ia hequr syte. Ai buzeqeshi. Ne mendje i vinin si ushtare te gjithe personazhet qe kishte krijuar, por asnje me bukurine e kesaj femre. Medea! Ku e kishte degjuar kete emer?! Vinte nga lashtesia apo nga modernizimi, nga pallate mbreterish apo nga gradaciela qe synojne qiejt, ishte yll hollivudi apo princeshe qe synon lumturine, ishte djall apo engjell, ishte cope deti apo qielli?!
– Mendoj qe ngjarjet e librit tim do te zhvillohen ketu ne Sarande, por nuk e njihja si qytet. Keshtu une gjate ketyre diteve do mundohem te njoh cdo cope toke e cdo pike uji te qytetit tuaj!
– Eshte e veshtire te njohesh nje qytet. Edhe per ne qe jetojme prej kaq kohesh ketu, ka dicka qe na duket e re, megjithese jemi munduar t’i veshim cdo vendi nje histori te vecante, nje cope jete nga ana jone. Ja, per shembull, detin qe kemi atje tutje me nje vizite do ta njohesh, por ai mban kaq shume mistere sa ti nuk mund t’i imagjinosh.

 

Tags: , , , , ,

17 Responses to “Labirintet e Medeas”

  1. ehe... Says:

    OK. Me ne fund lexova diçka nga Zllami. Do te jem krejt i sinqerte, pa e pasur fare idene se a lexon ketu Zllami apo jo. Shpresoj qe po, do te ishte mire kjo.

    Si hyrje, po them nja dy fjale mbi figuren e emrit “Brunilda Zllami”. Kam lexuar lart e poshte fjale te ndryshme, nga me te skajshmet, dhe te them te drejten, e kam mbrojtur gjithmone thjesht ngaqe sulmet qe i beheshin niseshin nga kendveshtrime krejt te gabuara. Linçimi eshte nje forme barbarie e ushtruar nga nje lukuni. Si barbaria, si lukunia, besoj se s’do te ishin nderuese per askend. Fakti qe Zllami ka ne aktivin e vet mjaft tituj, nuk do te thoshte asgje. Edhe fakti qe ajo botohet nga “Dudaj” qe, me sa i shoh katalogun, i meshon letersise “popullore”, edhe kjo nuk eshte nje arsye per ta ulur si autore. Aq me pak kur disa internetiste lart e poshte permendnin origjinat familjare apo dhe bukurine e autores. Keto jane krejt pa lidhje ne vleresimin e nje autori.

    Tani ne lidhje me pjesen. Ne pergjithesi, eshte mire. Mbase nuk eshte ajo lloj letersie qe pelqej une me shume, por kjo s’do te thote se ne llojin e vet, Zllami shkruan mire. Ka nje histori, ka nje ritem te vetin. Shijet e mia letrare mbase nuk me lejojne te kaloj ne superlativa, por per auditorin kujt i drejtohet Zllami, mendoj se ajo e kenaq me se miri kete auditor. Te pakten, me ç’kam vene re nder autore shqiptare (femra), Zllami s’eshte aspak inferiorer ndaj askujt. Me ka ndodhur te lexoj dikur, ka vite tashme, disa faqe te nje autoreje te re, faqe te nje romani te ardhshem. Me kishin pelqyer shume, pavaresisht se me kete pelqim timin zhgenjeva ca miq qe me prisnin tjeterkund. Mirepo ajo çka pelqeva ne ato faqe, ishte nje kuptim i sakte i letersise, dmth qe ajo s’eshte nje rremuje “bjeri t’i biem”, por eshte nje art qe ka rregullat e veta. Rregulla qe ajo shkrimtarja e re, me sa duket, i njihte mire. S’po ia them emrin, mbase ia gjejme neper vitrina : A.J. Kam lexuar dhe ca faqe te tjera te dikujt tjeter, por kesaj here ne nje regjister tjeter, e qe me ka pelqyer shume. Edhe kete, shpresoj ta shohim neper librari : I.S. Eshte dhe nje autore tjeter (A.G) qe te pakten ne fillimet e veta, premtonte goxha. Pastaj i takon gjithseciles te beje ç’te deshiroje me pasionin e vet. Nje diçka qe e kam vene re tek keto shkrimtare (por mbase kete e kane te gjitha) eshte njefare ndrojtje apo mosbesimi ne veten e tyre. Ne fakt, kjo eshte mese e kuptueshme perderisa peizazhi letrar shqiptar nuk funksionon mire ne çeshtje kritike letrare dhe shkrimtaret e rinj nuk e dine asnjehere mire se ku jane. Ata ecin pak a shume kuturu, si ne nje toke te panjohur – toka e lexuesit shqiptar. Po te kishte nje kritike letrare te zhvilluar, revista letrare, emisione letrare ne radio dhe TV, besoj se shkrimtaret e rinj do ta merrnin vesh menjehere ku jane dhe aty do te shihnim shume sqarime e kthjellime dhe besoj talentet do te fillonin te nxirrnin krye pa kurrfare veshtiresie.

    Nuk di a mund te flas mbi disa probleme te vockla teknike ne tekstin e mesiperme. Mbase autorja nuk e ka kete ne listen e perparesive. Gjithsesi, ka ne tekst nja dy-tre vende, dy-tre fjali, apo dy-tre zgjatime te nje ideje qe mund te ishin hequr. Gjithmone, flas per shijet e mia. Nese auditori i Zllamit e pelqen keshtu, aq me mire, une vazhdoj perseri ne skutat e mia.

    Gjithsesi, i uroj shume sukses Zllamit, ne nje vend ku u çane duke botuar budalliqe te tipit konspiracionist apo si do te shembet bota nga Oull Astriti, nje roman eshte gjithmone i mirepritur.

    Pershendetje.

  2. flo Says:

    Ncncnc, po pse o ehe e thua me kaq gjysem zeri kete “te pakten”, duket sikur ke frike se mos te kundershtojne nese e thua me plote gojen…

    p.s.
    AG-ja, vazhdon te shkruaje packa se ka zgjedhur te mos i publikoje…

  3. ehe... Says:

    Aspak, flo. S’kam frike askend per shijet e mia letrare – dhe s’i jap llogari askujt. Kam thene “te pakten” per arsyen e vetme se une kam lexuar vetem shkrimet e tua te fillimit, dhe me tej nuk kam pasur me mundesi. Keshtu qe ajo “te pakten”, duhet kuptuar si nje folje ne menyren kushtore, ku ne nuk dime me shume per zhvillimet qe kane pasuar. Madje, “te pakten” eshte nje forme miresjelljeje (si te gjitha foljet ne menyren kushtore) sepse le gjithmone diçka te hapur, nuk eshte kategorike.

    Per te shkruarit ende, shume mire qe vazhdon te shkruash, gezohem vertet. E thashe diku tjeter, mbase sot nuk eshte koha e botimit, gjerat jane siç jane dhe s’mund te ndryshohen. Por nje dite, kur te bjere boria e alarmit dhe gjithkujt t’i kerkohet se ç’ke bere ti gjithe keto vite, aty duhet nxjerre diçka se edhe duarkryq s’rrihet. Suksese.

  4. darienlevani Says:

    Mirembrema.

    Ehe, admiroj seriozisht, shume shume…perpjekjen tende per te gjetur diçka pozitive edhe aty ku mezi mund te gjendet.

    Ja po kap nje paragraf te rastesishem

    ” Frynte nje ere e ftohte qe luante paksa me floket e strukur ne kapese, pastaj ngrinte cepat e pardesyse duke iu kapur pas mishit si nje oktapod qe nuk donte ta linte te shkonte gjekundi. I erdhi per te qeshur me ate krahasim qe i erdhi ne mendje. Fundja ideja se ishte prane detit dhe ndonje nga ato kafshe misterioze te pashfaqura te tij do ta ndiqte, do ta kapte dhe do ta perkedhelte me fshikullima dhjami si ndonje nga ata zyrtaret e kapur fort pas karrigeve burokratike. Ja, si ai thesi i fryre qe i kishte propozuar para ca ditesh. ”

    e di ça ndjej une kur e lexoj kete : nje bezdi te madhe! Me kujton ata nxenesit ne klase te tete qe ishin te detyruar ta benin hartimin dy faqesh, e mundoheshin te shkruanin ça tu vinte nder mend!

    Ndonje vlere tjeter s’me vjen nder mend!

    Ah, A.G duhet, perveçse te shkruaje, edhe te botoje!🙂 Por pse me pseudonime? Arlinda Gumen shpresoj ta lexoj. Po ashtu edhe I.S qe i bje te jete Indrit Sinanaj, kjo me pelqen vertet, ne rastin e pare bleva edhe librin e saj me poezi e me pelqeu goxha. A.J se di kush eshte, po eshte nje L.K L.K qe u be kohe pa e lexuar!

    Jam shume dakord me mungesen e kritikes, qe eshte problemi me i madh qe ka letersia shqiptare per momentin, por jo vetem. Hiq Tirana Calling une nuk di ndonje vend tjeter ku te flitet seriozisht per letersi & muzike. Ky eshte PROBLEMI!

  5. dana Says:

    per mendimin tim Brunilda Zllami eshte nje shkrimtare e re me talent; dhe jo detyrimisht duhet bere kritike per cdo pjese qe lexohet a cdo gje qe na kap syri, ndryshe i hiqet shija edhe leximit.

  6. ehe... Says:

    Le te nderrojme dy fjale :

    Pjesa qe ke shkeputur, Darien, nuk eshte e keqe. Dhe ketu flas sinqerisht, pa pasur frike se dikush ma heq vizen per shije te rendomta. Eshte e qarte se rreshtat e mesiperm nuk jane nje tronditje e letersise, por ama rrefimi i Zllamit ecen. Une e kam fjalen ketu : per temat qe zgjedh, per auditorin qe synon, Zllami te ben punen. Eshte ndryshe pastaj kur dikush zgjedh tema qe s’mund t’i mbaje, dhe aty pastaj derdhet nga te gjitha anet. Por Zllami s’besoj se ka pretenduar diçka te tille. Nuk besoj se synon Nobelin, as Penden e Arte dhe as ndonje laptop dhurate. Ajo shkruan, me sa po shoh, per diçka qe i ngjet mire pas vetes. Te pakten ka sinqeritet.

    Madje ketu me pelqen Dana kur thote se, te ishte per ashtu, i bie te mos lexojme asgje. Sepse, pa me thuaj, Darien, a lexohet me ndonje gje pas Marcel Proustit ? Per veten time, s’besoj. Por halli se njerezit duan te lexojne edhe Proust, edhe Gavalda, edhe Nothomb. Shijet edukohen, gjithkush fillon te pozicionohet. Njoh une plot Franceze qe as mendja s’iu shkon te kapin Proustin, tmerrohen si prej djallit. Ashtu ndihen ata, dhe s’besoj se duhet t’iu vihet ndonje faj. Aq me teper po te flasim ne nje vend si Shqiperia ku ne nuk e kemi luksin e zgjedhjes mes nje Prousti dhe nje Levy. Ne kemi probleme qofte dhe me analfabetizmin. Sikur Zllami te sillte ne librari qofte dhe 50 vete, per ta blere ate, une prape do t’ia dija per nder. Sepse jo te gjithe kemi rene menjehere ne kryevepra. Njerezit futen te shohin Gavaldan e fundit, dhe bien ne nje tip tjeter qe i trondit. Kot per histori, e di ti si kam rene ne nje roman te vockel “Engjelli im” ? Pa lidhje fare. As qe e dija se ekzistonte ky kubanezi. Por ja qe dikush e kishte cekur me krah dhe libri kishte rene pertoke. Kalova aty dhe e mora, lexova kapakun e pasme, lexova faqen e pare, dhe pastaj s’dita te ndalem. Ja keshtu e ka letersia, e rendesishme eshte qe njerezit te hyjne ne librari, te hyjne ne biblioteke, te flasin me njeri-tjetrin per nje ide, nje veper, nje autor, sidomos studentet qe jane en kulmin e kerkimit te mjeteve shprehese, e ne kulmin e etjes per te ditur diçka.

  7. DorinaB Says:

    Mendoj si Dario ne kete rast, ndoshta per faktin ne shijet e mia nuk shkojne ne shkrimet e kesaj natyre , preferoj t’i quaj ‘te ngarkuara’. Personalisht terhiqem nga shkrimet qe transmetojne ndjesi e luajne me gjendjen e brendshme te personazhit ose personazheve, qe kujdesen per detajet ku veprimi eshte ne qender dhe funksion te pjeses e dhenies se mesazhit. Ne nje fare menyre kjo ka ndodhur edhe ne kete shkrim ( per pjesen e trajtimit te gjendjes se brendshme te personazhit), por ka ardhur e ngarkuar me zgjatime metaforike e krahasimore disa here te panevojshme mendoj, dhe kjo mua me lodhi disi . Pse? Sepse mendoj une,kur merresh me ‘te brendshmen’ e nje personazhi situata eshte tashme e ngarkuar mjaftueshem , mjafton te luash me te thjesht e bukur. Nuk po zgjatem me.
    Gjithsesi i uroj suksese Brunildes ! Perceptimet mbi letersine jane subjektive, keshtu qe asnje ‘kritike’ s’duhet ta ndaloje te shkruaje. Jo vetem per letersine , por kjo vlen ne cdo fushe te jetes, te marresh me te miren edhe nga kritika me e pakonsiderueshme.

  8. postmoderni Says:

    Brunilda qeka gjithe kjo llape, ç’rendesi ka sesi shku.

  9. flo Says:

    Ky komenti me siper eshte mbase edhe nje nder arsyet e pyetjes se ehe – se :

    “Nje diçka qe e kam vene re tek keto shkrimtare (por mbase kete e kane te gjitha) eshte njefare ndrojtje apo mosbesimi ne veten e tyre”

  10. Panama foundation Says:

    Nga fundi i shekullit te peste para Krishtit poetet e kishte caktuar te pakten nje eromenos nje djale adoleshent i cili ishte shok i tyre seksual qe cdo zot pervec Ares rendesishem dhe shume figura legjendare. 18 .Ndersa ne moshen e perendive shpesh ka qene e me shume interes per studentet e bashkekohore te legjende autoret greke e periudha arkaike dhe klasike kishte nje preference te qarte per moshen e heronjve duke krijuar nje kronologji dhe rekord te arritjeve njerezore pas pyetjeve se si erdhi ne bote duke u shpjeguar.

  11. ah..cfar Says:

    Realisht qe te besh “Kritikun” ne konceptin e tij te vertet ,mendoj se do duhej lexuar gjithe Romani apo Novela .
    Fragmenti , mbetet thjesht nji fragment ,asgje me teper,mbi te cilin mundet te jepet nji opinion ,te themi ashtu i kursyer ,mbi Stilin apo talentin .
    Lexojme kritika te cilat vijne nga kendveshtrime te ndryshme me pritshmeri pa aq te ndryshme ,ne te cilat konsiston dhe vet kualiteti kritikes mbi autoren apo shkrimin.
    Kritikat mbi autoret shqiptare sidomos per Te Rinjt vecanarisht ,vijne ketu si nji Art BllokadeShkrimi ,aspak ne ate toleranc te nevojshme ,ate spunto per te cilen do kishte nevoj cdo autor i/E RE,pra sekur mos te mjaftonte ai konflikt i brendshem me te cilin vet Autorja konfrontohet ,ate vetdyshim .
    Nuk e di sesa sens do perbente nji kritik e tille prej “Lexusi Ambicioz” perball nji te autoreje te Re ( aq me teper shqiptare ne ato rrethana aty) .
    Personalisht do thoja se nji autor qe merr guximin te shkruaj nji Roman etj, eshte i deshtuar kur ,i mungon Stili ,Fantazia,arti te shkruarit ,emocionaliteti qe bie ke lexusi etj.
    Un mendoj se ne kte fragment Autorja tregon se asgje nga kto element nuk i mungon ,mendimet i pershkruan bukur ne fjale e un mendoj se kemi te bejme me nji autor premtues e pse jo te talentuar .Natyrisht qe mundet te ket dhe “shprehje jorealiste” por perfexioni vjen me experiencen .
    Do ti keshilloja (nqs nuk do bezdisja autoren) se ne raste te tilla mos te humbase guximin ,asnji note demoralizimi por te vazhdoj te shkruaj .
    “Asnji nuk eshte ber shkrimtar ,si i thone aty >sot per neser ”
    rruga e afirmimit mendoj se eshte relativisht e gjate ,vecanarisht ne kushtet e letersise e situtaes se gjithaneshme ne shqiperi .

    “Serroziteti i vertet ne lidhje me nji shkrim eshte nji nga dy domosdoshmerite absolute (ka thene Heminguej ne mos gaboj) .Tjetra mjerisht quhet talent ”
    Pershendetje.

  12. postmoderni Says:

    Nuk e ke idene flo sa me gezon kur thua se vuan edhe ti nga te njejtat probleme si te Brunildes. Ku ta gjesh ti, por edhe une, qe Tirana te kete sa me shume vajza te bukura. Prandaj mos ji e ndrojtur, e as mosbesuese, se bukuria eshte gje e mire ashtu si dhe deshirat qe ngjallin te te tjeret bukuria jote. Bukuria do shpetoje boten, thone, e jo aqif kopertoni.

  13. flo Says:

    Jo, jo, e kuptove gabim, mua do me vije te hidhem nga ballkoni nese ndonje lexues i shkrimeve te mia do shprehej keshtu sic je shprehur ti per Brunilden…

    Po nejse… bote e larmishme, cfar mund te me duket muae pa-vend, mund t’i duekt e hijshme dikutj tjeter… etj, etj, etj…

  14. loer Kume Says:

    evokoj panama foundation te keshillohet me veten drejt nje qartesie hyjnore shprehjeje per hir te erosit qe kemi per logjiken🙂

  15. squarepusher Says:

    personalisht nuk me pelqen. a ben mire qe shkruan? ehe (jam dakord me).

  16. Nje kalimtar jo i rastesishem Says:

    Kur nuk munda ti shkoj kesaj cope te shkeputur deri ne fund,romanit as qe behet fjale!!!
    Nuk me kujtohet se kur lexova per here te fundit proze ne shqip,do te ndonje shkrimtari te mbarenjohur tashme,ndonje te riu premtues,do te ndonje “e vendosa,do behem dhe une shkrimtar”.Sigurisht qe kjo pjese eshte dhe do mbetet nje perpjekje,kaq e asgje me shume.Nuk e di c’hyn kritika ketu?Nese dikush do ndalej te gjemte fundja edhe ku valle calon kjo cope e shkeputur nga nje roman,thjeshte me ben te mendoj se edhe ai person do te binde veten se lexon.
    Une nuk i shkova dot deri ne fund.Fillestare!!!E pa pervoje!!!Me nje shqipe te prpambetur ose qe eshte e zhvilluar ne drejtim te kundert…

    Si psh:-“””Frynte nje ere e ftohte qe luante paksa me floket e strukur ne kapese””””

    “Ai djalosh i kujtoi Laerten e saj te embel qe ishte ne Tirane me studime. Nuk i pelqeu qe ai djalosh aq i njome t’i vardisej ne ate menyre.”

    Pershkrimi i fytyres,qe njeheresh te ben te mendosh se krejt papritur shkrimtarja vendosi te thure nje legjende,me median,Aferditen,kompleksin e edipit e me the e te thashe qe shpesh,te ashtuquajturit shkrimtare ne formim,si e si te binden se po hedhin ne leter kryevepren e radhes nuk i shpetojne dot gabimit fatal-mungeses se fantazise per te krijuar nji personazh te ri.Dhe nuk eshte perdorimi i emrave te perbashket qe me ben te mendoj keshtu.tek lexoja mu kri jua kjo ndjesi.

    Me pak fjale,se u zgjata me teper se kam kohe,bashkohem me Darienin kur thote”Jam shume dakord me mungesen e kritikes, qe eshte problemi me i madh qe ka letersia shqiptare per momentin, por jo vetem. Hiq Tirana Calling une nuk di ndonje vend tjeter ku te flitet seriozisht per letersi & muzike. Ky eshte PROBLEMI!”,por uroj qe ketu ne TiR te mos kete shkrime sa per te mbushur rradhen.C’dua te them,krejt haptas,une u tutem kendveshtrimeve te Admineve ketu.Jane ku e ku me te larte se kjo copez romani,e ca poezive te njerezve rrughumbur si puna ime qe ne nji cak te dites apo nates nuk dine c’te bejne,ulen dhe zhgarravisin dy fjale e kjo quhet poezi.

    Gjithesesi Njisha JU E DINI ME MIRE!!!

  17. dio Says:

    Ti, Jio kalimtari rastit ,per cfar je ktu ,se nuk po arrij te kuptoj ,je bper ,kritik, per te kaluar kohen se nuk ke se cben ,apo per te Zhgarravit ,se asgje konkrete ne lidhje me temen nuk shkruan .
    Nqs se shkruan ndonji dicka me te bukur se kto te rinjt ,ndonji poezi ,me apo pa fantazi hidhe bre ktu ,ta quajm pastaj si do ti.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: