Korresp. vulln.

by

nga Ilia Toli

Mund ta gjeni këtu

Advertisements

28 Responses to “Korresp. vulln.”

  1. ehe... Says:

    OK. Nuk di ku e kam lexuar kete tekst, diku tjeter, por te dyja heret, s’kam kuptuar asgje. Madje do te thosha se cilesia e tekstit nuk eshte e denje per faqen Tirana Calling, ku pergjithesisht ka shkrime te mira.

    E para e punes, gjuha qe perdor z. Toli, eshte nje gjuhe qe ska kurrfare shije letersie apo debati apo polemike. Jo çdo gje e shkruar quhet polemike. Kjo e fundit eshte lufte dy te kundertash (polemos) dhe jo te kundertish. Emrat e perveçem, kush je ti e kush jam une, nuk duhet te perfshihen kurre ne nje polemike, sepse perndryshe biem ne llafe pazari, i thashe e me tha.

    Nuk e njoh as Tolin, as Stanin dhe as Lleshanakun, qe s’e kuptova fare ç’hyn ne kete histoir. Le qe nuk eshte fare histori, sepse s’pashe asnje intrige. Pa intrige, veshtire eshte.

    E dyta, kjo menyra keshtu dacibaoiste, me duket si gjeja e fundit per te cilen kemi nevoje. Nese disa-komuniste te djeshem ishin daciboiste te zellshem, kjo s’do te thote se tjetri sot, pas 20 vjeteve, duhet te pergjigjet po serish me nje dacibao. Sepse ndryshe i bie qe fryma ka mbetur po ajo, dhe eshte jo fort morale qe thjesht te ndryshojme kahun e peshores se kundershtareve. Ne, njerezit e sotem, s’kemi me nevoje te rizhytemi edhe njehere ne po te njejtat fjali e ne po te njejten fryme.

    Ajo qe mund te flitet eshte luftimi mes dy vizioneve, dukshem te qarte dhe kundershtar ndaj njeri-tjetrit. Nese dy vizionet jane thjesht dy anet e se njejtes medalje, atehere mos i kerkoni tjetrit qe te mbeshtese njerin apo tjetrin.

    Siç e shihni dhe vete, me shume fola per gjera jashte “çeshtjes” ne fjale, sepse sinqerisht, me respektin me te madh qe i detyrohem ndonje vuajtjeje te dikujt, ketu s’pashe asnje çeshtje. Dhe po qe se dikush i hyn punes ta shqyrtoje kete tekst, do te shohe se ketu me lart ka plot gjera qe jane katerciperisht te mykura dhe pa kurrfare mendimi apo filozofie.

    Gjithe te mirat.

  2. loer Kume Says:

    ok, mire, ne rregull, bukur, kendshem, lezecem, ku di une c fare tjeter, ka te drejte ky tipi, po a mos eshte pak si te gjesh gjilperen ne kashte kjo qe sapo ka rrefyer? mos eshte pak si mizantropi? mua keshtu me vjen ere.
    lazri ne kete rast, ishte ashtu e keshtu, punonte aty te zeri i rinise, kishte dicka ne dore, u tregua skuth dhe i ndyre, dhe e beri kete gje. OK. mos ndoshta them une, mbase e, kjo eshte nje ceshtje 15 16 vjecaresh? qe haeshin per notat? nese ka informacion me te thelle qe ne lexuesit e ketushem e injorojme, mire, po nese kjo, kjo qe sapo lexova ishte ASGJE. te tjeret kane vdekur nga nje spiunim, do merremi tani me spiunime notash e olimpiadash?
    shendet e respekte.

  3. tiranacalling Says:

    Duhet te them qe, deri diku, jam dakord me te dy. Sidoqofte ne vendosem qe ta botonim, dhe e dime qe te pakten ju te dy Loer e ehe… na kuptoni, edhe pa qene dakord me ne!

  4. xhibi Says:

    Jam dakort me dy verejtjet me lart, pergjithesisht teorikisht dhe “jashte ceshtjes” sic thote ehe.

    Por, ta shtrojme nga kahu tjeter, kur ehe thote pse akoma dhe sot me keto marifete. Cfare rruge/alernative tjeter i ngelet autorit (Ilia Tosit) nese historia eshte e vertete?

    Nuk them se patjeter dhe automatikisht ceshtja ne fjale legjitimohet te shtrohet ketu a gjetke ne nje faqe publike, por nese eshte e vertete dhe nese ai ndihet akoma keq per faktin se keta qe dikur per kete e ate arsye ngulnin gozhde ne jetet e njerzve sot hiqen si disidente, dhe kurrsesi s’kane kerkuar falje, ku ta drejtojme autorin qe te shprehet a ku di une?

    Nuk jam per kryqezimin automatikisht te cdo fajtori te asaj kohe qe ka ngjyer duart dhe ka neperkembur jete njerzish, por ja qe keto gjera (si kjo letra) ndodhin ne nje vend ku pas gjysem dekade te nje sistemi cnjerezor ku jetet e njerzve vriteshin me lehtesine e nje ushtari shahu, akoma sot s’kemi as dosje te hapura e as dialog te mirfillte, e me perjashtime te ralla, asnje kerkim falje.

    Ka shume njerez qe per nje arsye a nje tjeter i kane falur persekutoret e demonet e atij sistemi, apo te pakten s’i kane denoncuar dhe s’bejne gje kundra tyre (ndryshe do ishte bere nami po te kemi parasysh numrin e madh te viktimave te komunizmit, e shume prej xhelateve jane akoma gjalle) po kjo nuk i heq te drejten atyre qe duan te mos ti falin dhe te flasin kundra tyre.

    Nese kjo eshte menyra me e mire apo jo, kjo eshte ceshtje tjeter, dhe sic thashe duhet pare ne kuader te mundesive qe jane.

    Por ceshtja s’duhet gjykuar e shkeputur nga kontekstet dhe sidomos pa e pare ceshtjen nga kendveshtrimi i viktimave; ndryshe eshte kollaj te predikosh Jezu Krishtin per te kthyer faqen tjeter kur shuplakat s’kane rene mbi ty. Po dhe nese kane rene, secili ben zgjedhjet e veta.

  5. ehe... Says:

    Shiko, xhibi, se ka diçka : ky kompjuteri im, nganjehere, se nga shkon dhe mbeshtjell çdo update qe i del perpara, nuk e di. Sapo ia beri dy, e rindeza, me thote prape eshte duke mbledhur. E kam fjalen qe kjo ma ngadaleson pak motorin dhe me ben me te permbajtur ne diskutimet e mia. Sidoqofte, mik i lashte, çeshtja eshte ketu :

    – Une ende s’kam marre vesh gje çfare ka ndodhur. Nuk e di ende historine. Po ta dija mire, do llomotisja ca me mire.

    – E dyta : une nuk thashe asgjekundi se s’duhen hapur dosjet, ato duhen hapur dhe mundesisht lajmeruar me emra si pedofilet ne Angli. Edhe me foto, po deshe. Kam hall vetem t’ia shoh surratin nje qelbaniku oficer qe s’me hiqet nga mendja, qe i pati masakruar nja dy te rinj para shkalleve te shkolles. Thjesht dhe vetem per kete qelbanik, ia vlejne ato dreq dosje.

    Por une nuk e marr vesh ç’hyjne dosjet ne kete rastin e Stanit me Tolin. Dosjet nuk jane aty per te thene : ahaaaa ma paska futur mesuesi i fizikes qe s’shkova ne shkolle larte, apo dhe ne rastin tim konkret, nje profesor nga Korça (qe per Korçaret kam shume respekt)… etj etj. Dosjet, or lum miku, jane per kriminelet, per ata qe kane bere, nxitur, ndihmuar krimet. Fakti qe maskarai i profesorit qe permenda te jete sot nje deputet i partise te leshit te currit, nuk do te thote asgje mbi te drejten time per te therritur lart e poshte : o po hiqeni ate se eshte maskara. Kjo ska lidhje me kriminelin qe do burgun e perjetshem apo tjetrin qe te shporret njehere e mire nga administrata.

    Kjo historia e notave apo e perjashtimeve nga shkolla, ngjan pak si “tallje” me ato viktimat e verteta ku kane shkuar si qeni ne rrush apo qe ende s’iu gjendet varri e as kockat. Une per veten time, historira te tilla qe nje sekretar rinie deshi te me perjashtonte nga shkolla apo kryetari i seksionit te arsimit s’me jepte per qamet te drejten e studimit qe desha, njoh sa te duash. Por eshte njeçike “too much” qe te filloj e te flas para atij qe i ka fluturuar koka. Njelloj si te shkosh tek shtepia e babait te shokut me te cilin ke pesuar nje aksident, dhe ai shoku ka vdekur e ti ke thyer nje vazo te bukur lulesh qe po ia çoje te dashures. Edhe i thua ketij babait : çfare tersi, e dashura me la, se nuk i shkova ne takim. Gallate, me nje fjale.

    Plus asaj, edhe sikur te kete diçka ne kete histori, menyra si e trajton shkruesi, eshte vertet shume larg asaj per te cilen kemi nevoje. Nje njeriu me karakter te dobet, s’mund t’ia qendisesh ne fleterrufe duke e trajtuar si te te vije per mbare : e shoqja e ketij apo shoku i asaj. Nje njeri i dobet eshte i dobet, dhe kalo matane. Por nje kriminel eshte nje kriminel dhe ketu mos kalo matane, ndalu.

    Fakti qe shume njerez te asaj kohe kane bere diçka meskine ne jeten e tyre, eshte i njohur dhe pothuaj te gjithe eterit tane do te kene bere diçka per te cilen mund te ndihemi kokulur. Ama kjo eshte larg krimit, spiunimit, torturimit apo tjeter. Intriga pune, ka sa te duash ne kapitalizem, ne çdo lloj sistemi. Jane krejt normale qe une shkoj e i them shefit se xhibi ka thene fjale te pista per ty. Dhe xhibi fluturon i transferuar ne Kentucky, e jo ne Bostonin e bukur. Por ama, ketu futet sensi i mases : nqs meskiniteti im prane shefit tone rrezikon heqjen e kokes tende, atehere ketu une jam kriminel dhe jo me nje njeri ngjyre gri si 99% e njerezim palles.A me kupton, xhibi ? Sensi i mases eshte i domosdoshem ne kete rast, sepse perndryshe do te ndeshemi me rastin kur nje viktime e pushkatuar do te barazohet me dike qe ia kane ngrene noten ne shkolle dhe s’shkonte ne mbremje qendrore per vit te ri. E gjithashtu, Ramiz Alia do te barazohet me zyshen time te historise qe ma pati nxjerre historine 7, vetem e vetem ngaqe nje sterxhaxhesha ime ishte ndare nga nje sterdaja e saj.

    Shendet.

  6. xhibi Says:

    ehe, as une, as ti, e askush tjeter nuk e ka te drejten ti thote autorit apo mijrave si ai “mos u anko ti per gjera te tilla se njerzit kane vdekur ne komunizem e ti ankohesh per brockulla te tilla”

    kupton?

    nuk e kemi ne te drejten ti bejme skontet vuajtjeve te tij apo te tjereve si ai. aq me teper kur atij sot ata qe i hidhnin njolla ne jete i dalin disidente, gjithe sipas tij, se une s’di gje.

    pasi te biem dakort ne kete pike, pastaj flasim sa te duash nese fjalet e toni i shkrimit jane te pershtatshme apo jo, nese duhej ta shkruante ai apo jo, apo nese duhet ta botonte TC apo jo.

    personalisht nuk do ta kisha shkruar fare, aq me pak me ca fjale qe perdor autori, bile as kam komentuar ndonjehere ketu per histori qe kam degjuar nga njerez te persekutuar, te cilat histori te ngjethin mishin kur i degjon dhe per ate moment te hipin damarin ne tru qe te marresh pushken dhe tia numerosh ne lule te ballit atyre qe i kane shkaktuar vuajtje te tilla.

    por ama s’kam te drejte ti them atij mos shkruaj ti per kete se une di histori me te llahtarshme se kjo e jotja, edhe sikur une te isha viktima e atyre historive te llahtarshme.

    per me teper botimn nga ana e TC une e shikoj dhe si hapje te debateve per keto ceshtje (qofsha i gabuar, po duke lexuar darienin e autoret e tc kete mendim kam per ta).

    nga kjo pike, e diskutimit ne pergjithesi, une e shtjellova ceshtjen pertej rastit ne fjale, dmth pa e denuar denoncimin e Ilias, as pa e lene menjane, po pertej tij, se raste te tilla ka pasur me mijera, mbase qindra mijera, mjafton te bisedosh me kedo pjestar te nje famile te perndjekur.

    por puna eshte se sot me shume degjojme per rastet e “disidenteve” qe kane qene atehere gazetare e drejtore e me the te thashe.

    pra, xhelatet u bene dhe disidente.

    keshtu e kuptova une thelbin, packa se vuajtjet e autorit mund te mos e kualifikojne ate viktime apo veprimet e Lazrit mund te mos e kualifikojne ate xhelat, ne kendveshtrimet e vjautjeve dhe denimeve te tjera makabre.

    per ne si audience ky s’eshte vecse nje statistike (si Lazri si Ilia) po per jeten e tij jam i sigurt qe ka me shume rendesi ngjarja, persa akoma i ngacmon trurin, apo ndac inatin, quaje si te duash.

  7. alfred Says:

    Njo cfare eshte shkruajtur ketu mund ti ngjaje te gjitha atyre gjerave qe keni thene me siper. Eshte e qarte qe autori ka dashur te thote shume gjera, ose disa gjera specifike me rendesi, te cilat nuk ka arritur ti shprehi sic duhet, me theksin e duhur tek gjeja e duhur, fjalet e duhura, formen e tekstit qe duhet. Smund i thuash as tregim dhe as kritike, dhe as flete-rrufe.

    Nje gje me beri pershtypje. Ketu Ilia ka thene dicka qe shume pak eshte prekur: shume njerez qe kane pasur nje fare rendesie, posti, ne periudhen komuniste jane munduar ne nje moment te dyte( pas 90-es) qe ta hedhin poshte ate gjendje duke perfituar nje fare keqardhjeje per te tjereve. Ka plot raste ku x-i ka thene: kam qene nje i persekutuar nderkohe qe ka qene spiun apo sekretar partie. Te tjeret shkruajne dhe hiqen sikure kan qene ne Spac ose ne Burrel nderkohe qe kane bere nje jete krejt te rehatshme. Pra ajo qe ka rendesi eshte, qe te rikthehemi tek nje diskutim Bukowskian, fakti qe nuk ka sinqeritet, nuk ka ndershmeri. Ata per te cilet flet Ilia jane nje burracak si Lazri dhe nje poete e persekutuar si Lleshanaku. Keta kan perdorur sistemin komunist ku kane jetuar per te marre keqardhjen e te tjereve, per te perfituar dicka, qe ata te mund t’u thone: te shkretet sa kane vuajtur, le ti ndihmojme. Nderkohe qe kane kaluar nje jete krejte te qete.
    Ketu kemi dhe Kadarene e dashur qe ka krijuar nje letersi te tere mbi qeshtjet e shumta qe lidhen me “diktaturen komuniste” duke u hequr si njeriu i cunguar i letrave, ipersekutuari i artit, nderkohe qe ka pasur liri me te madhe se askush tjeter ne ate periudhe. Nderkohe dhe qe homologet e tij rus, dhe jo vetem sepse aty kishte inxhiniera, mjek, regjizor, muzikante, punonin neper gulaget e siberise ne minus 40 grade. Mjaft te permendim Solzhenicinin. Kur lexon ate dhe Kadarene te duket sikur ka vujt me teper ky i yni.

    Pra kjo ka rendesi per kete shkrimin e mesiperm. Pa folur per ata qe kane vertet faj, sic thote ehe-ja; ata qe kane vrare qe kane internuar, qe kane lene familje te tera jetime.
    Rendesi ka ndershmerie e nje nejriu, sinqeriteti i te treguarit. Eshte turp dhe paftyresi e mbi te gjitha mosrrespekt ndaj atyre qe kane vuajtur vertet, te hiqemi si me te pernjedekurit e sistemit; te ndertojme jeten tone, pronesine leterare apo muzikore apo intelektuale ne kurriz te nje sistemi qe ste ka bere asgje por qe ti do ta perdoresh sepse je finok je i pacipe, je cdo gje negative qe mund te thuhet.

  8. ILIA TOLI Says:

    Une mund dhe te kem nje stil artistik jogjenial, por ata qe ankohen per mua s’shkruajne as shqip. Jam shkencetar me fame boterore, por kur te dhemb, te dhemb. Te dhemb dhe me shume kur Lazri del disident. Me kontaktoi dhe Afrim Krasniqi ne mbrojtje te Lazrit. Dmth, prape dhe prape, ne Shqiperi s’kisha asnje shans te degjohej zeri im. Afrimi po merret me mua vetem se po i bej zarar ne USA Lazrit, se po te ishte per Shqiperi ma gjenin vegjen.

  9. alidemsi Says:

    Ilo, qe ja ke fut kot, kot fare ja kme fut…ky artikull eshte pa kembe dhe pa koke…..dmth…siç themi ne (populli) as te q…. e as te leshon…..
    po nxirri koken muhabetit mer daj…se te jesh me fame botnore, nuk do te thote qe te jesh i lezueshem ne mendjen tende…..shkoqe pak misrin shkoqe, se ndryshwe nuk del mielli i mire….tung

  10. ehe... Says:

    Cher Monsieur,
    Je vais vous écrire en français, sachant que vous connaissez très bien – en tout cas, c’est ce que votre CV indique – cette langue. D’abord, une des raisons pour lesquelles j’ai choisi de vous écrire en français, c’est qu’il y a très peu d’Albanais, effectivement, qui le connaissent et que je ne voudrais pas que ce que je vais vous écrire ici se sache par le plus grand nombre.
    Je pense que vous n’avez besoin de tout cela. J’ai pris un peu de temps pour lire quelques pages sur votre blog. A vrai dire, j’étais perplexe. Que penser ? C’est vrai que vous me laissez penser à quelqu’un qui souffre réellement, mais la cause de cette souffrance se trouve bel et bien en vous. Ne vous étonnez pas si je sonne un peu sec, sévère ou autre. Je pense que vous avez dû passer des années bien difficiles à la faculté : vos copains de fortune vous méprisaient et vous avez été un peu comme le souffre-douleur de vos copains. Que je m’explique bien : je ne suis pas tendre avec quelqu’un qui se moque des autres, surtout quand je vois bien que la victime en question est bien trop fragile. Mais de là à vous suivre dans vos élucubrations, je ne pourrais pas.
    A mon avis, vous avez besoin de fermer pour de bon ces histoires somme toute assez minables et mesquines, et regarder de l’avant. Vous êtes quelqu’un d’intelligent, tant mieux, utilisez bien votre intelligence, ne vous éparpillez pas dans des… (excusez-moi le terme) conneries pas possibles. Ou alors, si vous ne le pouvez pas, commencez à lire : des romans, surtout. A commencer par “La Cicatrice” de Bruce Lowery.
    Portez-vous bien et bonne continuation pour la suite.

  11. postmodernisti Says:

    Shko mer k… bjeri se s’durohet, ça m’rri kot ne kanada. Bjeri dhe hiq fiksimin te pakten.

    Ndersa ju te tjeret qe filozofoni rreth komunizmit, duhet te kini parasysh nje gje… demin e shkaktuar. Historia vertete mund te duket banale ne pamje te pare – madje mua me kujtoi ato hilet e rendomta qe beheshin gjate nje pllakatoni ne shkallet e pallatit – por ne rastin konkret, robi e ka perjetuar shume keq nje gje te tille dhe ky eshte fakt; ju e shikoni shume mire qe ka ngelur gjysem budalla i shkreti e me fiksime per tere jeten, dhe prandaj ky rast mund te barazohet me ate te nje lobotomie per te cilen sot merret demshperblim.

    Me pak fjale ky Lazri, a Stanri – si dreqin quhet – eshte fajtor; dhe une per vete s’do ia kisha falur kurre; perveçse nje rasti… nese do kishte kerkuar falje per krimet e kryera ne komisionin TUFA. Ne nje rast te tille hipotetik, nuk do kisha ç’te thosha – se perderisa ka kaluar ate komision dhe perderisa ka marre indulxhencen nga vete i tmerrshmi Tufa, atehere do te thote qe vertete eshte penduar maskarai.

    Per Tufen, vallaj, ve doren ne zjarr – nuk merr leke ai fare burri. Deli burre eshte vertete, i perkore sa me s’ka. Ka ardhur ne tirane te themi nga… nuk e di nga po ta zeme prej andej, dhe eshte ngulur ne rrugen e elbasanit ne nje vend aq modest more ti, saqe me shume ngjan me nje kolibe qensh sesa me nje librari ai vend, dhe prej andej, tere diten, hem ben kulture e hem lufton komunizmin. Respekte. Te tille njerez i duhen ketij vendi.

  12. ILIA TOLI Says:

    Monsieur le québécois, vous êtes un des autant des albanais qui se sentent d’être Freud, Nietzsche et Einstein au même temps. De toute façon, merci des vos conseils, même s’il est trop facile les donner, trop difficile les suivre et impossible avoir l’effet qu’on prétend au départ.

  13. ehe... Says:

    Cher Toli, je vois que vos problèmes sont beaucoup plus graves que cela. Sinon, je ne comprends pas comment vous avez deviné que je suis un Québécois. Oui, c’est vrai, je le suis. J’habite à Montreal, Rue Malhébérgoir, à côté de la PTT. J’ai toujours voulu me faire passer pour un français, mais voilà, cause perdue. Mes tics québécois me suivent partout. J’ai beau voyager aux Etats-Unis ou en Europe, tout le monde me dit que je suis un Québécois. Et pourtant, je fais beaucoup d’attention sur mon accent, je parle à peu près comme un Sarthois, mais rien à faire. Je vois que vous connaissez tous les accents du pays. C’est bien, cela montre que vous êtes un type assez observateur.
    Lors de mon précédent message, je voulais tout simplement vous aider. Je me prends pas pour Freud, Nietzsche et Einstein en même temps, mais seulement pour chacun séparément. Par exemple, quand je parle comme Freud, je fais attention à ne pas mêler Einstein, ça ne va pas, je pense. Bon, bref.

    Le roman que je vous ai conseillé, ça parle d’un petit gamin qui est né avec une malformation sur sa lèvre superieure : un bec-de-lièvre, ça s’appelle. Et puis il en souffre trop. Ses copains se moquent de lui, ou carrément se foutent de sa gueule. Et qu’est-ce-qu’il fait le pauvre ? Eh ben, fastoche : il fait souffrir ceux qui l’aiment. C’est drôle, hein ? Lisez-le, ça va beaucoup vous aider. Parce que, vous savez, dans le monde, il n’y a pas une seule personne qui ne soit né sans quelques chose qui cloche. Tiens, par exemple, moi je suis né avec onze doigts. Sur la main droite, j’ai un doigt de plus. Et c’est comme ça que j’ai gagné le concours du meilleur dactylo de Québéc. Comme quoi, il faut savoir profiter de nos défauts. C’est joli, non ? Qu’est-ce que vous en pensez ?

  14. ILIA TOLI Says:

    Je connais le problème des doigts. Je crois qu’on peut l’ajuster. As-tu essayé? Je crois que la personne doit toute faire pour ajuster ce qu’on peut, dans la dégrée qu’on peut, et s’adapter à ce qui est trop à changer. Je dois aller étudier pour mon examen de chimie, sinon on ne réussira jamais coloniser Mars. Pour le reste, ma stratégie est de parler une saison des cons qui m’ont fait du mal, les discréditer et non pardonner, et puis me donner aux mes affaires, qui sont beaucoup trop nombreux, lourds et rémunérants. @+

  15. ehe... Says:

    Bon, en même temps, votre français n’est pas si excellent que ça, je trouve. Mais ça, ça peut s’arranger aussi. A propos, cher ami, il faut sortir de cette histoire, je le crois vraiment. Votre stratégie, j’ai bien peur que ça va se retourner contre vous, comme un boomerang. Et franchement, cela me fait de la peine parce que je vois que vous avez de grandes capacités dans votre domaine. C’est dommage que vous les utilisiez de cette manière. Vraiment dommage. Retournez-vous à vos laboratoires, vous serez beaucoup plus productif, j’en suis sûr.
    Et on ne dit pas “une affaire lourde”, mais “importante”. Et aussi : rémunératrice. Soit dit en passant, voyagez-vous souvent au Québéc ? Ca me ferait très plaisir de vous rencontrer, vous savez, moi aussi j’ai beaucoup souffert dans mon enfance, à cause de mes six doigts. Je crois que tous les deux avons besoin d’un peu de réconfort. Sur ce, bon vent, mon ami.

  16. ILIA TOLI Says:

    Donc, mon français va quand même se empirer parce que je ne l’utilise pas et parce que je l’ai étudié pour moins de 2 ans dans la vie.

    Jamais été à Quebec. J’ai pu deviner slm grâce à ma intelligence supérieure.

  17. The Kindly Ones Says:

    Un soir, j’ai assis la Beauté sur mes genoux. – Et je l’ai trouvée amère. – Et je l’ai injuriée.

  18. ehe... Says:

    Per “les Bienveillantes” ketu me siper :

    Do te perpiqem mos e gjej te kujt jane keto rreshta, pa i rene gogolit. E di shume mire qe i kam lexuar diku. Po jap tre emra :

    – Michaud.
    – Baudelaire.
    – I treti s’me kujtohet.

    Te kujt jane, chères amies ? Sidoqofte, jane fjale te bukura. Me pelqejne.

  19. The Kindly Ones Says:

    I treti:

    A.R.

  20. ehe... Says:

    Mais oui !

    Arthur Rimbaud. E dija se i kisha lexuar dhe se ishte dikush i madh. Nga poezite e Rimbaud, me pelqen ajo me ate kamarieren e restorantit ku ky vajtur ta haje. Dhe ka ca shprehje te bukura aty, si “nje puthje qe kacavirret si merimange”. Shume e bukur, kjo. Per çudi, “anija e dehur”, sikur s’me ben dhe aq efekt, ose strofa-strofa.

    OK, falemnderit. E kam mendjen tek Bukowski. Kam lexuar nje tregim mbreme, qe ishte pak a shume keshtu :

    Eshte nje tip, si i keputur duket. Edhe pi me Bukun. Duke bere muhabet. Ne nje çast, i thote Bukut : shiko plako, kam rene ne dashuri. Ik ore tutje, thote Buku. Po ore, me ate gruan qe banon poshte fare, ne bodrumin e pallatit. Nuk di si t’ia bej, s’do te pi me, do te kursej, e terrci e verrci. Mire, thote Buku. Dhe nje nate, ngrihet Buku dhe tak-tak deres poshte : hap ajo gruaja deren, Bukut te fiket nga bukuria. Hajde femer hajde ! mendon me vet. Dhe i ve kemben deres. Futet brenda, ajo i bertet njehere, dil jashte, qelbesire, e terrci e verrci. Ky i thote : leri ato po ku i ke gotat ta pime nje pike. Hop gotat shoqja, pijne pak pastaj bejne çfare bejne. Del Buku, te nesermen i thote ky shoku : jam duke dale mendsh, s’di ç’te bej, e dua shume ate gruan. I thote ky : ec plako pijme per shendetin tend, te tjerat rregullohen. Po eshte shume e bukur mer plak, i thote ky shoku. Buku ia pret : po e di mer plak, e di, s’ke nevoje te ma thuash dy here.

    E keshtu puna, histori e çuditshme, apo jo ?

  21. The Kindly Ones Says:

    Wow, sa ngjasojne historite…

  22. xhibi Says:

    Fundja, pse nuk diskutoni frengjisht juve?

  23. Lahutari Says:

    Te kapa mat Ilia! Thuaj ca te duash, por Luljeta Lleshanaku mezi ka botuar nje cikel poezi ne vitin 1990, duket ne saje te Lazrit. Po per nje gje te jesh i sigurte: Luljeta kyrre nuk ka qene shefe redaksie e Zerit te Rinise! As qe mund te mendohet te ishte gazetare e thjeshte. Fa-re! Madje as pas vitit 1990. Ne zerin e rinise ajo ka punuar ne vitin 1995. Te dhenat jane super te sakta. Mos ia fut kot per Lulin. Ajo eshte prej familjesh te persekutuara. EPoete shume e mire. E kam pase shoqe klase ne fakultet 1991-1995.

  24. ILIA TOLI Says:

    Lexo kolonen ne te djathte. http://2.bp.blogspot.com/-K2J9XvvJJZA/ThNCB7ZB_ZI/AAAAAAAABQs/JZ2idyaVIA4/s1600/DSC_1892.JPG

  25. ILIA TOLI Says:

    Faqja ime http://hebes-chasma.blogspot.com/

  26. ILIA TOLI Says:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Luljeta_Lleshanaku

  27. ILIA TOLI Says:

    http://www.facebook.com/pages/Lazër-Stani-is-a-communist-turncoat/215506701819658

  28. ILIA TOLI Says:

    Dmth, une kete historine e Lazrit s’e kisha harruar se qeni qe te kafshon s’harrohet, por e kisha lene. Kur lexova online “poezia me shpetoi shpirtin,” m’i beri nervat kacurrel dhe iu betova “ta shpetoj une shpirtin ty.”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: