Varri normal i J.D.Morrison (në 40 vjetorin e vdekjes)

by

nga dARIEN lEVANI

dedikuar Arisit

Unë e Geldi vizituam Pere Lachaise para pak ditësh.

Pere Lachaise është një varreze me përmasa çnjerëzore diku në Paris, e famshme sepse mban kockat e shumë prej atyre që në jetë ishin artistë, këngëtare, poetë a piktorë të famshëm. Është aq e madhe saqë edhe vetë varreza ka emra rrugësh. Ndërsa lexoja emrat e rrugëve me kuriozitet bëja këtë arsyetim ; nëse në qytet rrugët kanë emrat e njerëzve të vdekur, i bje që këtu në varreza emrat e rrugëve tu përkojnë ndokujt që është akoma gjalle? Apo jo?

Kërkonim varrin e James Douglas Morrison, një poet i famshëm amerikan. Në një moment të vështirë të jetës së tij – sipas Jerry Hopkins – Morrison vendosi të transferohej në Evrope, pikërisht në Paris ku do gjente vdekjen mbas pak muajsh. Thonë që Morrison dashuronte Rembo-në dhe që zgjodhi Parisin tamam për këtë arsye. Mua më duket si një nga ato legjenda që krijohen me kalimin e kohës. Si ata që thonë që Morrison dashuronte Rembo-në e Rembo la penën për të marre pushkën diku në Afrike kështu që edhe Morrison e ka imituar e është gjalle diku e qesh me të gjithë ne. Ndoshta në ndonjë ferme në ndonjë qytet të vogël të Belgjikës p.sh. Belgjika duket vendi perfekte për ata që duan të fshihen. Të gjithë e kanë të vështire të të thonë dy a tre qytete në Belgjike. Është një nga ata vendet për të cilët nuk interesohet shumë askush. Pse jo? Doorsianët e vërtetë nuk e thonë me zë të larte por e mendojnë e shpresojnë. S’do ishte edhe shumë e çuditshme. Mos i merrni fjalët e mia për ar të kulluar sepse po përtoj të konsultoj libra në ketë moment e po shkruaj duke gërmuar në kujtese, por Morrison vdes e varroset në Paris në rrethanë misterioze. Pinte më shumë alkool se sa gjithë Ushtri e Kuqe dhe gdhinte çdo nate në bistrot* me ke të gjente rrugës. Vdes për një overdozë në një vend të huaj dhe Pamela, e dashura e tij, nuk di se çfarë të beje – nuk flet mirë as gjuhen dhe kur nuk është e droguar është në gjendje shoku – kështu që pranon ta varrosin një ore e më pare. Në varrimin e tij marrin pjese tip katër a pese veta : Pamela, dy varrmihësit dhe në mos gaboj një mjek sepse ligji francez parashikonte që mjeku duhet të firmoste mbi aktin e varrosjes. Atë dite të trishtë dhjetori ishin shumë pak. Ray Manzarek e dikush tjetër nga grupi lajmërohet në telefon nga Pamela dhe, jo aq i bindur se miku kishte vdekur por duke menduar se ishte një shaka e shëmtuar vjen në France mbas një jave. Është i pari që viziton varrin e Morrison, një ushtri e tërë i vjen mbrapa. Disa prej tyre besojnë që arkivoli është bosh.

Por s’mund të jetë e vërtete, pame varrin. Ishte tepër i shëmtuar, një varr më së normal, për më shumë mbushur me shumë balte e me pak lule, rrethuar me disa hekura të urryeshëm që na ndalonin ti afroheshim çunit të egër. Edhe pse kishim harte na u desh të paktën një ore për ta gjetur. Ndërkohe shikonim varret e tjerë e datat e vdekjes. Disa varre ishin gati të hapur e mund të shikoje në thellesi, disa të tjerë komplet të mbyllur në stil Rozafa. Zen Circus kanë të drejte. Duke lexuar mbishkrimet të lind vetëm një pyetje ; ku i varrosin njerëzit e këqij? Sipas mbishkrimeve e epitafeve mbi mermer ata aty në jetë kishin qenë të gjithë engjëj, kishin bërë vetëm gjëra të mirë dhe nuk i kishin rrahur kurrë fëmijët e tyre. Ka varreza të veçanta për njerëzit e këqij, dini gjë?Apo ndoshta është vdekja ajo që zbut të kaluarën?

Varrin e këngëtarit e gjetëm duke ndjekur disa italian e ca njerëz të tjera pa identitet. Ishim rreth 8 apo 9 veta njëkohësisht aty. Gjithçka mes nesh ishte e ndryshme : gjuha, ngjyra, aparatet fotografike. Na bashkonte koka e ulur drejt epitafit të këngëtarit të famshëm. Diku në thellësi pyesja veten se sa e ndjenin momentin ata të tjerët, ata që ishin aty jo “ për të pare varrin e M.” por “për të fotografuar varrin e M.” Po mendoja mbi të drejtën e tyre për të qenë aty, për të parë varrin në heshtje duke menduar gjërat e zakonshme që mendon në kësi rastesh. Nga do e marrim metronë, ky qeka varri domethënë, sa i vogël është? Mendoja e doja ti pyesja të tjerët me inat. A i dini këngët e Doors përmendsh ashtu si i di unë? A e njihni historinë e kopertinës së albumit Morrison Hotel? A e dini që Light my fire është e Krieger, që Albama Song është shkruar nga Brech-Weill e Spanish Caravan është bërë e famshme nga Andrés Segovia? S’do ishte e habitshme sikur përgjigjet të ishin të gjitha “Jo”.

Varri i poetit tërheq po aq shumë sa kulla Eifel apo muzeu Luvër. Për shumë është thjesht një objekt interesant mbi të cilin mund të drejtosh objektivin e aparatit tënd ( po prit të të tregoj fotot, i kam në kompjuter, këtu jemi në aeroport, këtu pastaj jemi në varrezën e Xhimit, po po ja kaluam shumë mirë, këtu jam me gruan para parlamentit francez, do kthehemi përsëri vitin tjetër…Parisi është gjithmonë Paris, Only in Paris peoples buy flowers, in Korça the flowers are eaten by the donkeys...)

Stil Rozafa

Dhe kushedi nëse edhe ata me shikonin me të njëjtët mendime, nëse pyesnin veten kushedi ky ( unë ) a e di orën e sakte të lindjes së poetit, a e di se sa vëllezër e motra ka pasur, a e di se kush e ka bërë foton e famshme që mbajnë adoleshentet në dhome ( respektivisht jo, jo dhe jo ). Kushedi nëse edhe ata masnin të drejtën e të tjerëve për të pare varrin me informacione që të tjerët kanë mbi trupin e ruajtur aty, një arsyetim komplet i gabuar sepse askush s’mund, apo të paktën s’duhet të ndërhyje në perceptimin e një shfaqje artistike siç është në ketë rast muzika**. Por është po aq e vërtete që shumë njerëz vizitojnë vetëm për të thënë që kanë vizituar. Duket sikur edhe turizmi, edhe ai më makabër si turizmi masiv nëpër varreza është kthyer në një prodhim të shitshëm si çdo gjë tjetër në këtë dreq shekulli që na kanë dhuruar.

Para pak vitesh varr ka qenë normal por tani e kishin rrethuar me ca hekura gri. Një i punësuar në varreze na tha me zë të ulet se në datë 10 dhjetor aty do vinin pjesëtaret e tjerë të grupit me rastin e përvjetorit të vdekjes së Morrison. Ndoshta shkojmë.

P.S
Duke kërkuar varrin e një poeti tjetër, Oscar Wilde, pame një varr shumë të bukur, mbushur plot me lule. U afruam kurioz. Me sa kuptuam ishte shtëpia e fundit e nji turku , mbushur plot e plot me letra ku – me sa kuptova – vizituesit shkruanin përshtypjet apo mendimet e tyre mbi aktivitetin e pronarit të varrit, kur ky kishte qenëjallë, kuptohet. Nuk bëmë foto.

* sipas disa udhërrëfyesesh turistesh, nga ata që mund të gjesh falas nëpër lokale fjala franceze, bistrot rrjedh nga fakt që në 1800 Parisi ishte plot me kazake të cilët kur porosisnin në bare zakonisht thoshin “bistro” që në rusisht do të thotë “ shpejt”. Nuk e di se sa e vërtete është.

** është e vërtete nga ana tjetër që antipatia ime për doorsianët është antike sepse kam venë re që në përgjithësi për ta Doors janë grupi më i mirë në bote e me Doors lind & vdes muzika e shpesh nuk e konceptojnë fare që edhe grupe të tjerë kanë bërë albume që po ti vesh në magnetofon ky fillon riprodhon muzike e cila mund të jetë e këndshme. Janë terrorist muzikor dhe më të ashpër se ta janë vetëm fansat e Joy Division.

Baltë jemi dhe baltë kthehemi ?

The Former Lizzard King

Harta e Pere Lachaise

Kuriozitet

Kuriozitet 1


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , ,

13 Responses to “Varri normal i J.D.Morrison (në 40 vjetorin e vdekjes)”

  1. 4r3er Says:

    Ok, mes nesh, mos shkruaj kurre dicka kur je ne vale emocioni. lexohemi. A///

  2. Aris Says:

    hmmm te falenderoj per dedikimin..mpelqen fakti qe thua “shkojne per te thene qe kemi e kemi visituar”…ne kete bote mjafton te leshe shenje sepse njerezit jane aq injorant sa edhe ne varr do te perndjekin per te kerkuar arratisje nga ky realitet…

  3. J.Joyce. Says:

    Ky eshte nje nder shkrimet me te mire te TC e nder me te miret qe kam lexuar se fundmi verdalle per hir te se vertetes.
    Do kishim panorame edhe me estetike (sic do thoshet Wilde) sikur te mos zaptohej nga te gjitha anet prej nevojes se dynjase per protagonizem ne kurriz te shkruesit.

  4. Bari Floyd Says:

    nje nder artikujt me objektiv,real dhe me te mire qe kam lexuar!

    me ktheve teresisht kujtesen e asaj dite te kendshme qe vetem rrija para varrit te Jim-it me ore te tera dhe gjith po me shikonin me nje shikim te cuditshem!

  5. uninvit3d Says:

    Nderhyra per te kundershtuar,ate *valen e emocionit*
    Ky eshte shkrimi me i bukur qe ke bere Darien,
    Edhe po,ne vale emocioni arrijne te te prekin gjerat!
    E ndjeva veten te pranishem dhe une me ju! Flm

  6. AltiNa HT Says:

    mbreselenese, jane kujtime qe mbeten, veçantine e te cilave pak veta e kuptojne. Une pres diten per nje vizite ne Graceland, Memphis… nese mendoj per nje enderr te ardhshme, kjo eshte nje nder te parat qe me vjen ne mendje. kushedi… jam aq me fat sa ti! sa per tani, te kam zili!

  7. Miss Germs Says:

    *****

  8. alidea Says:

    Kam jetuar ne Paris per shume kohe .. biles per nje kohe te gjate tek lagja e Montparnasse por nuk kam vajtur kurre ne varreza.. nuk e di ..personalisht ka nje ane perverte ne te parit te nje varri te nje artisti psh apo nje shkrimtari sipas meje… por kjo eshte vetem ndjesia ime dhe nuk gjykoj te tjeret qe ndihen ndryshe.. Por ja qe me pelqeu ky shkrim.. gezohem qe jo te gjithe ndihen si une ne kete “prospekt” 🙂

  9. Anja Says:

    mpelqen ky shkrimi vertet……sh real…

  10. yummania Says:

    PERSHKRIM SHUME I BUKUR
    FALIMDERIT

  11. anku Says:

    Shkrimi eshte sh simpatik padyshim:)
    Kam nje gje per te thene ama, nuk e shoh sh te lidhur me titullin. Dua te them, vizita te varreza duket se te ka kujtuar disa gjera te ngelura ne mendje me kohe e qe ke dashur t’i shkruaje-asgje kunder tyre, perkundrazi-vetem se nuk dalloj mbresa, perjetime te drejtperdrejta nga vizita e varrezave. (nuk e di pse po i drejtohem autorit dpd:S)
    Tung!

  12. srpntn Says:

    Mos doje te thoje rektifikim?🙂
    dhe meqe jemi ne teme, ps2: people jo peoples

    Pervec kesaj menyra jote xheloze e te menduarit te M. eshte pothuaj totalisht e kuptueshme! Mbledh pak nga te gjithe ne..
    Mbetet per tu diskutuar menyra jote ftuese e te imponuarit te kendveshtrimeve te ndryshme, qe per cdo here qe ja del me sukses, te ben, nje shkrimtar te mire.

    aa.

  13. eni Says:

    e vertete eshte nje varreze shume e madhe dhe duhet te kesh ore te tera ne dispozicion per ta pare..une varrin e Jimit e gjeta rasterisht pasi nuk kisha harte me vete…por po mundohesha ta mbaja mend pavionin qe lexova ne fillim.por edhe une u zhgenjeva nga varri i Jimit, nuk shkon fare me natyren e tij..
    mendoj se Perre Lachaise eshte nje vend qe duhet vizituar dhe per nje cope te mire kohe , per te mundesuar vizitimin e shume artistave si dhe per ta ndjere me mire qe po e viziton kete vend super te madh.pergezime per kete shkrim te sinqerte.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: