Java e Buk – gati lexim kolektiv –

by

Disa herë jemi përpjekur të bëjmë një lexim kolektiv të disa librave. Nuk e di se pse, por s’ja kemi dalë dot kurrë mbarë. Ndoshta sepse ata që komentojnë nuk lexojnë, ndoshta nga vështirësitë e gjuhës, punë, halle, probleme,  nejse, shëndetin të kesh pa hë. Kështu që kemi menduar një ide tjetër : t’i dedikojmë një javë autorëve të caktuar. Një javë shkrime, analiza, video e çdo gjë tjetër që mendojmë të arsyeshme.

Ideja ime ishte të fillonim me Petro Marko-n sepse Marko është një nga ata autorë që zbulohen sa herë ri-lexohen. Por po e lëmë për të dytin, meqë për momentin po nisim me këtë fashistin e ndyrë, Charles Bukowski.

Kështu që këtë javë vetëm Buk. Kush ka dëshirë të nisi shkrime, përkthime, ide, kritika, sugjerime – qoftë për Buk qoftë për P.Marko – mund të na shkruajë te tiranacalling@gmail.com

Lexim të mbarë! Uluni poshtë!

Tags: , ,

5 Responses to “Java e Buk – gati lexim kolektiv –”

  1. xhibi Says:

    nejse, shëndetin të kesh pa hë

    indeed😀

    Thx for Buk …per pak desh thashe buk & djath, po shyqyr qe s’e thashe se rrezik do akuzohesha se thashe buke & i djathte.😀

    P.S. Dhe nderkombetarizohuni dhe juve mer, bejeni platformen e wordpressit tuaj ne inglisht, cne ne pepinisht.😛

  2. darienlevani Says:

    Ore mire e ke edhe ti Xhibo, po e di qe s’e di se ku dreqin gjendet e si ndryshohet. Por po e kerkoj njehere!

  3. ehe... Says:

    Kush e ka radhen kete jave ? Po jap ca emra, keshtu kot :

    – Michel Houellebecq
    – Raymond Carver
    – Juan Rulfo.

    Te tre jane emblematike : i pari, si nje shkrimtar “squfur” (siç thone frengjit – sulfureux), i dyti, si nje nder tregimtaret me te mire amerikane, dhe i treti, si mjeshtri i letersise latinoamerikane.

    ps : vetem per pune denoncimesh alla “ky me rrasi ne burg” e “gruaja e ketij poliagjente”, jo, per hir te qiellit, se jo per gje por me budalliqet qe enden lart e poshte neper Shqiperi, e Verteta i ka lare duart me ne, te pakten per ca kohe te mira. Me inflacionin e llomotitjes qe na ka kapluar neper gazeta e televizione, FJALEVE SHQIPE IU KA IKUR KUPTIMI DHE JANE KTHYER NE GUACKA BOSHE KU JEHON NJE AUIU, AUIU; E PADURUESHME.

  4. tiranacalling Says:

    Carver mund te jete ide e mire. Edhe pse, patem premtuar, qe do i dedikoheshim nje autori shqiptar, Petro Markos-s, i harruar shume shpejt. Por varet edhe nga sa material mund te gjejme.

  5. ehe... Says:

    Ju shefa e keni ne dore. Per materiale, mund t’ju ndihmoj une. Nuk di sa e njohin te tjeret kete Carverin, por mendoj se ai eshte nje pikete e PAZEVENDESUESHME per te gjithe ata qe mendojne te bejne nje emer ne llojin e tregimit dhe noveles.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: