Libri i bardhë nga Enkelejd LAMAJ

by

Them se Enkelejdi nuk ka nevojë për asnjë prezantim. Kush e ka lexuar Tirana Calling këto vitet e fundit ( ah, faleminderit ) me siguri ka lexuar edhe artikujt e tij. Më së shumti tregime thriller apo horror. Shumë prej tyre janë pritur mirë nga lexuesit e këtij siti e për këtë më bëhet vërtet qejfi. Letërsia që shkruan Enkelejdi njihet pak në atdhe, dhe kam pasur gjithmonë frikën se, si çdo gjë e re, do refuzohej a do anashkalohej nga lexuesit tanë. Për fat të mirë nuk ka qënë kështu, e besoj se meritën më të madh e ka vetë Enkelejdi. Di të shkruajë, di të tregojë një histori ashtu si duhet trguar. Nëse lexuesi lexon paragrafin e parë, me siguri do shkojë deri te rreshti i fundit. Kush e ka lexuar këtu mund ta konfermojë. Kështu që doja vetëm t’ju lajmëroja që prej disa javësh është hedhur në treg libri i tij titulluar “Libri i bardhë”. Përmban 13 tregime, disa prej të cileve mund ti keni lexuar a mund ti lexoni këtu  në Tirana Calling. Janë

1. LIBRI I BARDHË
2. TAXI 5
3. MËNGJES
4. “MADE IN INDIA”
5. DORA E DJATHTË
6. PAKTI
7. ASFALT
8. MË E BUKURA VAJZË E SHKOLLËS
9. TY
10. GRUAJA E FOTOGRAFIT
11. TË NESËRMEN
12. PROVIMI I FUNDIT
13. HONI I NATËS

Për çfarë flet!

Dikush zbulon një jetë tjetër, ose diçka të ngjashme me të… dikujt, ëndrra refuzon t’i përfundojë… dhe cila është dhurata më e mirë për dikë që nuk dëshiron ta shohësh me sy?… po sikur ajo që shkruan të jetë e tmerrshme, por jo aq sa ajo që nuk shkruan?… keni rezervuar një takim me princin e natës, një leksion me nxënësen e djallit dhe do pushtoheni nga dëshira të errëta, do udhëtoni në një planet të largët dhe, pa dyshim, kur t’ju zërë nata, vendi ku do ndaloni për ta kaluar, do jetë më i fundit që do donit të kishit zgjedhur. Por asgjë nuk mbaron me kaq. Në qoftë se jeta do të ishte një libër i bardhë, më thuaj, çfarë do dëshiroje të shkruaje në të? Këto, edhe më shumë, në trembëdhjetë tregime të zeza, që rrëmbejnë, turbullojnë dhe lënë pa gjumë. Mos i lexoni!

Teorikisht mund ta gjeni në të gjitha libraritë shqiptare, por për të qënë të sigurt mund të shkoni te ato që gjeni në këtë listë.

Për miqtë jashtë kufirit mund ta gjeni këtu te Shtëpiaelibrit.com. Ndërkohë, prej datës 28 Qershor 2011, mund ta gjeni edhe në formatin Kindle eBook këtu:

Titulli: Libri i bardhë
Autor: Enkelejd Lamaj
Tregime
Botues: Bota Shqiptare
Viti: 2011
Fq. 244
Pesha: 0.26 kg
ISBN: 978-9928-00-029-3

Advertisements

Tags: , , , , , ,

3 Responses to “Libri i bardhë nga Enkelejd LAMAJ”

  1. loer Kume Says:

    eshte e vertete qe enkelejdi di te shkruaje.
    une ne disa raste nuk jam dakord me subjektet dhe tematiken, por qe te lidh ne lexim s mund ta shmangesh. suksese librit, gjyshja ime e ka ne dore, e treta ne familje 🙂

  2. DorinaB Says:

    Suksese librit 🙂

  3. Albana Says:

    Tregime vertet shume te bukura dhe te vecanta. nje kenaqesi ti lexosh. Menyra e te treguarit eshte shume e vecante dhe e tille qe te ben aq shume per vete sa me ta mbaruar nje here nje tregim, deshiron ta lexosh perseri. “Gruaja e fotografit” psh eshte treguar kaq bukur dhe me nje stil kaq te vecante saqe te mbetet ne mendje per nje kohe te gjate.
    Suksese librit, suksese autorit dhe sa me shpejt me nje liber te ri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: