Festivale ballkanikë, sehiri shqiptar

by

nga Darien Levani

Nuk para e kritikoj vendin tim. Pak sepse besoj se kritika shpesh herë është e kotë dhe, sado që mund të ketë që më të mira, zakonisht arrin vetëm efektin e kundërt. Përçan partizanë, rrit dozën e helmit në qarkullim, bën që njerëzit të ngrenë zërin e të humbasin arsyen deri kur përfundojnë në atë pikë në të cilën nuk kuptohet më asgje. S’më pëlqen të bëj këto gjëra, ndaj mundohem gjithmonë që ta kuptoj, e nëse arrij ta kuptoj pastaj e përshkruaj, duku u mundur për të gjetur gjera pozitive edhe kur – siç ndodh shpesh – këto janë të fshehura e lëngojnë në pritje të agonisë. Por jo sot, për arsyen e thjeshtë se sot kane dalë emrat e artistëve që do marrin pjesë në Exit. Por, le të ecim me radhë.

Një shtet si shteti shqiptar ka nevojë për një identitet, ka nevojë të gjejë pozicionin e tij në botën e re që po formohet. Ka nevoje për një shtysë dhe këtë shtysë nuk ta japin  as pallatet e larta as rrugët e gjata : ta jep vetëm një rilindje kombëtare e shumë anshme, që shkon nga arsimi të infrastruktura, nga kultura te ushtria. Natyrisht, mund të krenohemi me rrugën e Kombit, me vizat e lira e me pak rezultate të tjera pozitive që kemi arritur këto vitet e fundit. Janë rezultate të mira që ndryshojnë jetën e çdo shqiptari, por janë rezultate që rrinë pezull. Çfarë do kaloje në rrugën e Kombit? Mister! Si do shkojnë shqiptarët nëpër botë me një rroge qesharake që mezi u lejon të mbijetojnë në Shqipëri? Mister! Çfarë përmirësimi real sjell anëtarësimi në NATO? Mister.

Por, thotë shumëkush, mos të bëhemi të babëzitur. Sot kjo, nesër ajo e kështu me radhë. Ngadalë ngadalë. Jam më se dakord me këtë arsyetim, por përsëri  kam një pyetje që më rri këtu ngërç e s’mund ta lë pa dalë. A po bëjmë një sforcim për të ecur të gjithë në një drejtim të caktuar apo jo? E te të gjithë duhet përfshirë kombi, me të mirat e të këqijat e veta, me të gjitha ato fraksione e nënfraksione e dreq e shejtan. Një komb është si një barkë : ose i japin të gjithë në të njëjtin drejtim, ose rrimë në vend, dikush i jep para e tjetri mbrapa e nuk lëvizim më ( midis të tjerash, duke harxhuar shumë energji ).

Nëse pyetja shtrohet kështu përgjigja ime është Jo. Duhet kuptuar, dhe e përsëris, që nuk mjafton një rruge a e një mundësi për të formuar, identifikuar e për të përfaqësuar një komb. Një komb, i shtrire në shumë shtete si është ai shqiptari, ka nevoje për elemente, simbole, ngjarje, kulture për tu bashkuar, në mos gjeografikisht të paktën shpirtërisht. Ka nevoje për një dokument identiteti që ta njohë në botë, ka nevoje, shkurt fare, për një rilindje. Dhe vetëm një gjë ta jep rilindjen : kultura. Ta jep një sistem i shëndosh ( sa fjalë e çuditshme ) arsimor që përgatit dhe krijon bazat për një të ardhme. Ta jep sporti, simbolet. Kanë krijuar më shumë identitet shqiptar Tifozët Kuq e Zi se të gjitha ministritë e Shqipërisë e Kosovës. Nuk ta jep ekonomia, jo medoemos. Nuk ta jep rritja e prodhimit të brendshëm e as numri i Mercedezave qe qarkullojnë nëpër rrugë.

Dhe të jep, muzika. Ajo që, për fat të keq,  udhëheqësit tanë nuk kanë kuptuar kurrë është që muzika futet te kultura e jo te zbavitja. Deri këtu ama edhe mund t’i kuptoj. Një sistem kapitalist si ai shqiptari është i paaftë të shikoje përtej hundës se vet, dhe mendon se muzika është ajo gjëja që duhet para se të hipin në skenë për të bërë premtime. S’ka si të jetë ndryshe sepse në atdhe Kultura e Pushteti janë si dy magnete të kundërt që shtyjnë njëri tjetrin sa më larg. Muzika është një pushim në debatimime televizive, një luks. Një gjë që tërheq njerëz, që jep një farë elegance të ftohtë e të largët. Kjo është e falshme, deri diku. Por ka një problem tjetër sepse ajo që nuk kanë kuptuar është që muzika – ashtu si sinemaja, letërsia, piktura– është një industri, një investim. Muzika e festivalet lëvizin autobusë, shesin birra e cigare, ndërtojnë skena, ripopullojnë qytete, ri-shpikin prestigjin e një shteti.  Këtë e kam të vështirë t’ja fal shtetit e kapitalisteve tanë : që nuk kanë nuhatur as mundësitë ekonomike të këtij fenomeni. Që nuk kanë arritur kurrë ta “perdorin”, qoftë edhe për qëllimet e tyre. Këtu nuk jemi akoma në nivelet e Arturo Ui që ulërinte “ Kur dëgjoj fjalën kulture vë dorën te pistoleta!”, por jemi shumë afër. Sikur dikush të vinte dorën te koburja kur dëgjon fjalën kulture do më vinte edhe mirë se në fund të fundit do të thotë që është kuptuar fuqia komunikuese e këtij fenomeni.

Por as kjo nuk ndodh.

E nuk ndodh edhe te shumë lexues të këtij shkrimi që në një farë mënyre ndjejnë që ky artikull kërkon qiqra në hell. Kërkon koncerte në një vend ku nuk ka rregulla, kulturë aty ku nuk ka Abetare. Mendon që ne nuk mund të krahasohemi me vendet e zhvilluar evropian. Problemi është që nuk mund të krahasohemi as me vendet e vegjël ballkanik. Ndoshta u duket çudi, por dy prej festivaleve më të mëdhenj bëhen ne Ballkan apo afër Ballkanit. Festivali më i madh evropian nuk bëhet as në Paris, Berlin apo Romë,  quhet Sziget e bëhet në një ishull në Hungari, 2 kilometra larg Budapestit. Në vitet e fundit, kur të gjithë festivalet evropian po humbasin ( -25% vizitues vjet, deri në – 50% sivjet ) Sziget shkon gjithmonë e më mirë. Lind ne 1993 si një aventurë underground, sot është festivali i tretë ne botë dhe i pari në Evrope. Çdo vere në Sziget mbërrijnë me qindra mijëra të rinj, jo çikërrima. Po flasim për një vend qe është ne BE, kuptohet. Por është edhe një vend në të cilin Viktor Orbán po bën një politike gati diktatoriale. Po eliminon gazetat kundërshtare, flet hapur për shtrirjen e Hungarisë duke marrë toka në Sllovaki e Rumani  dhe, në rastet më të mira, mediat evropiane e krahasojnë me Adolf Hitler dhe Hungarinë moderne me reich-in historik. E teprojnë, natyrisht, por  dua të them që nuk është një shtet fushë me lule, është një shtet me probleme serioze. E megjithatë…

I dyti bëhet pak më afër, vetëm 400 kilometra larg Prishtinës. Quhet Exit dhe zhvillohet në Novi Sad, Serbi. Këtë verë bëhet në fillim korriku e sjell njerëz si Arcade Fire, Editors, Portishead, Nick Cave. Domethënë, shkoqur fare: sjell artistët më të rëndësishëm të momentin në nivel botëror.

Si lind Exit? Nga tre student universitare të Novi Sad që kishin dëshire të dëgjonin muzikë, por edhe të jepnin një imazh tjetër të Serbisë, lind si protestë ndaj regjimit të Slobodan Milošević. Lind në 2000, kur bombardimet sapo kanë mbaruar. Lind nga pluhuri i një vendi të shkatërruar nga bombardimet e NATO, nga embargo ekonomike dhe nga një luftë absurde. E, mbi të gjitha, për shumë të rinj evropian, sot Serbia nuk është ai shtet që ka tentuar gjenocide për 10 vjet me radhë, por ai shtet ku bëhet një festival i madh,  ku mund t’ja kalosh shumë mirë e mendon të kthehesh edhe vitin tjetër.

Ne të gjitha këto gjëra negative si kemi pasur, por për të mbajtur një farë ekuilibri, kemi shumë të tjera. Asgjë që na pengon për të bërë diçka të afërt më këto dy mrekullitë që ju shpjegova më lart. Ajo që i ka bërë të mëdhenj këta festivale është pasioni i pak të rinjve dhe mbështetja e shtetit apo e administratës lokale.

Epo, dreqi ta hajë, dikush duhet të investoje. Më se e drejtë, sepse nga Hiçi lind vetëm një Hiç tjetër, rregull shumë i thjeshtë që neve nuk na hyn që nuk na hyn në kokë. Por diçka që kam kuptuar duke punuar e duke parë festivale të ndryshëm është kjo : që nëse shteti vendos të investojë 10 lek në një aktivitet të tillë, më siguri ato 10 lek do kthehen mbrapsht. Jo shtetit ne vetvete, por do kthehen si pagesa taksish, hotelesh, pijesh, karburanti, autobusësh.

Vjet Exit ka pasur gati 200 mijë vizitues, pjesa më e madhe të huaj, dhe secili prej tyre  ka harxhuar mesatarisht 425 euro. Llogaritë bëjini vetë.

Tags: , , , , , , ,

22 Responses to “Festivale ballkanikë, sehiri shqiptar”

  1. ehe... Says:

    Shqetesim i drejte, Darien. Kam ndenjur ca kohe diku ne nje cep te vockel te Shqiperise dhe kam vezhguar shume. E ajo qe me ka dale, eshte kjo : ne Shqiperi ka shume energji qe shkojne kot, qe humbasin, qe nuk shpalosen. Ka nxenes dhe studente qe dine te bejne diçka, qe duan ta bejne, por qe nuk arrijne.

    Le te rikthehemi pak ne vite : regjimi komunist, si regjim jo keshtu kot me kot por me nje strategji goxha te qarte nga ana e propagandes, pati arritur deri aty sa te ngreje trupa estradash edhe ne qytete te vockla si Peshkopia apo Saranda. Trupa folklorike si ne Tropoje apo Kukes. Shkurt, Hoxha e kisha marre vesh se nepermjet ketyre gjerave te kultures, percillte shume gjera per synimin qe kishte. Se pari, krijonte nje lloj normaliteti ne jeten shoqerore, duke krijuar keshtu nje kunderpeshe ndaj skamjes se llahtarshme. Se dyti, percillte mesazhet e veta mbi kapitalizmin e revizionizmin e po pertoje tani t’i numeroj.

    Sot, asgje nga e tere kjo. Problemi, me ç’vura re une ne Shqiperi, nuk eshte dhe aq tek deshira sa ç’eshte tek padituria. Kam pershtypjen se njerezit qe drejtojne diçka (bashki, ministri, etj) NUK DINE ç’mund te behet dhe si te behet. Kur une iu thosha disave se mund te behet kjo dhe ajo, qe s’kerkon dhe shume investime, atyre iu dukej habi, perse s’iu kishte vajtur mendja ose me ate veshtrimin : “te jete kaq e lehte, valle ?” Kur iu thosha se pervoja franceze ne keto gjera nuk eshte per t’u shperfillur dhe se funksionime te tilla jane krejt normale ne France, atehere ishte e qarte se fillonin te lekundeshin : mendonin se duhet te jete diçka perderisa e bejne edhe Francezet.

    Njerezit drejtues, ose me gjere, biznesmenet (pushteti ekonomik), ne 99% te rasteve, nuk e kane idene e nje diçkaje organizimi ne fushen e kultures : nuk dine as ç’eshte nje konkurs, as ç’eshte nje shfaqje, asgje. Nuk dine as ç’mund te percillet nga kjo, as ç’mund te fitojne nga kjo.

    Nje gje qe kam vene re gjithashtu, eshte se njerezit tane ne Shqiperi jane tmerresisht SERIOZE. Te flasesh me ta per nje film komik te tipit futja-kot-e-kalo-mbremjen, te behet se po flet ne ndonje kuvend popullor japonez per ngjarjet e fukushimes. Njerezit ne Shqiperi kane frike te jene QESHARAKE. Kane frike t’i ndajne gjerat, seriozja ne kohen e seriozes, e komedia ne kohen e komedise. Iu propozoja organizime te ndryshme, reagimi ishte : oh po kjo eshte qesharake. I pyesja : e pastaj ? ç’ju prish ju pune se diçka eshte qesharake ? Kush ju ka thene se tradita krijohet qe ne diten e pare me seriozitetin me te madh ? Kush ju ka thene se gjithçka e ndermarre duhet patjeter te perfundoje me sukses ?

    Ka organizime, ka orvatje, ka perpjekje, qe mund te deshtojne. Por te gjitha keto jane pervoje, heren tjeter e rregullon. Shkurt, madhoret do te benin mire qe t’i linin rehat femijet qe te provojne gjithçka, edhe diçka qe s’ecen, edhe diçka qesharake ne dukje. Psh, ajo francezja ime qe me pret floket ne floktore, eshte pjesetare e nje trupe teatrale amatore. Ndersa me priste floket, bisedoja me te per pjeset qe vinin ne skene, per lojen aktoriale. Me bente pershtypja qetesia dhe lirshmeria me te cilen fliste : me thoshte se loja ishte amatore, se nuk arrinin gjithmone t’i benin gjerat mire, se zbaviteshin me teper nder shoke, se shfaqjet i jepnin ne fshatrat perreth, pa shperblim, asgje. E megjithate, merreshin me vepra te medha, por ama perpiqeshin, perpiqeshin. Dhe kete te fundit, Shqiptaret duhet ta ngulin mire ne koke : perpjekje, perpjekje, secili ne masen e vet, secili ne cepin e vet, per diçka me mire, per diçka qe sjell nje gje te re.

    Kurse nga ana e financimeve, ketu mos me fol se ne mund te jemi me debilet e Europes. Njefare Taçi ka shpenzuar 2.500 000 euro per te sjelle ne Tirane per vetem 3 ore nja pese-gjashte kastravece spanje… 2 meleone euro, sot jane nje pasuri e tere ne Europe. Dhe kastravecet nuk ishin aq kastravece sepse erdhen, mbushen xhepat dhe iken. Ciao, ciao ! madje duke na lene edhe ndonje bakterie tek-tuk nga kane prekur.

    Pastaj te mos flasim per ca miss shqiperia, miss albania, miss iliria, miss arberia, miss shqiperia etnike, miss… miss… gjithandej, sa nje dite qe dola ne Tirane, isha i bindur se ngado qe do te shkoja, me siguri do te flisja me nje miss. Por edhe kjo te miren e vet, te shkojme nga te shkojme, te gjithe ne do te martohemi me nga nje miss, dhe fundja keta francezet kendej, as ne enderr nuk e shohin kete pune. Kurse ne, thjesht te ecesh bulevardeve, dhe misset te vershojne lart e poshte, si me e bukura ne qejf te vet.

    Pastaj per ministrite, OK, ketu s’po e zgjas, keta kane shqetesime te tjera, ndonje vile diku ne Tirane, ndonje plazh andej-kendej, e nja dy-tre dashnore (detyrimisht misse) qe iu duhet t’i mbajne. Kurse vete misset qe punojne neper ministrira, keta jane ne fazen e e zbulimit te de Beauvoir… me te gjitha pasojat e embla dhe te hidhura qe kjo permban.

    Mire.

  2. uhu.. Says:

    cilesia e muzikes qe propozohet ne keto festivale eshte shume e dobet

  3. Epilepsy is dancing Says:

    Uhu, po ben shaka apo s’merr vesh fare nga muzika? David Bowie, Lou Reed, Iggy Pop, Patty Smith, Jethro Tull, The Cure, Run D.M.C., Radiohead, Oasis, Placebo, Franz Ferdinand, The Prodigy, Massive Attack, The Faithless, Asian Dub Fondation, Morcheeba, The Chemical Brothers, Nine Inch Nails, The Killers, Muse, Tool, Madness, The Hives, Manu Chao, The Good The Bad And The Queen, Natacha Atlas, Mory Kante, Khaled, Goran Bregovic, Robert Plant, Gogol Bordello, Skatalites, Buena Vista S. Club, Skinny Puppy, The Gathering, Sonic Youth, Exploited, Juliette And The Licks, Cradle Of Filth, Green Day, Motörhead, Slayer, Rammstein, Fear Factory, Soulfly, Morbid Angel, Sick Of It All, Satyricon, Napalm Death, Killing Joke, Hanoi Rocks, Nevermore, Iron Maiden, R.E.M., Jamiroquay, Sex Pistols…te duken me cilesi te dobet ty?

  4. loer Kume Says:

    Sziget Fest eshte e vertete qe ka autoritet, por kur ka glastonbury, haineken jammin, rock am ring, pinkpop, dhe ndonjehere dhe rock in rio, te flasesh per exit ne terma superlative eshte pak e tepert.
    sidoqofte, nuk ka tru te riu verdalle qe ka njohurite me minimale te muzikes dhe nuk fantazon ethshem nje festival albanez, nje megafestival ne ndonje cep te humbur shqipetar qe te fuse shqiperine ne harten e europes. nje festval muzike dhe shthurje, alkooli droge dhe rocku.
    ok deri ketu. tani, kush do e populloje kete festival? delet e perditshme qe sorrollaten rrugeve pa qellim e pa nuhatje? mire, ok, do i pranoj qeniet indiferente sepse supozojme qe nepermjet festivalit te tille do ridimensionojne trute. po vetem me keto qenie do e mbushim festivalin? po 3 milione jemi ne e pleq e kalamaj… apo do vijne komshinjte? ok, do vijne komshinjte, po tjetra, shih sa interesante te exit, ka shume shume grupe vendase, po ne me c grupe do ta mbushim? grupet me te mira tonat, pervec qelbanix, kane vetem 3 kenge, 2 ne top fest, e 1 kenga magjike. se ne prodhojme vetem me raste.
    pra, ajo ku dua te dal une, eshte qe niveli jone i pergjithshem nuk i pershtatet me ballkanin, jo me euopen, e jo me boten. nuk jane 1000 njerezit qe shetisin ne tirana centrale shqiperia.
    jemi jashte! takohemi ne brezin tjeter.

  5. aha !.... Says:

    Loer miku, nja dy fjale per kete pesimizmin tend. Une e kuptoj fort mire qe ti t’i shohesh gjerat me syze dielli, por puna eshte se ne, meqe jemi kaq te vegjel sa ç’thua, nuk duhet t’i shohim gjerat ne germa kapitale te afishuara neper kryeqytetet e botes. Le ta ulim pak gryken e topit, e te shohim rrafsh. E para e punes, ajo qe habitem ne Shqiperi, eshte se te gjitheve iu eshte bere mendja Tirane, Tirane, Tirane, Tirane… e prape Tirane. Kjo, per mua, eshte nje element frenues sepse e mbyt njefare fryme qe mund te linde ne ndonje province katundaresh, apo katunaresh siç e quajne ata qe e kane shtepine tek Kali i Skenderbeut, vithja e majte. Problemi eshte se njerezit e zakonshem, jane te paralizuar nga pasqyra magjike e quajtur Tirane. Dhe te gjithe e kane mendjen tek : oh, po vetem ne Tirane behet kjo, oh po vetem ne Tirane, kendohet, shkruhet, vallezohet, dashurohet apo pallohet. Tjeterkund, as mos e ço ndermend, ne jemi te humbur, e bla bla bla ! Jam i sigurte se edhe ky festivali i Zigzagut apo si e pati emrin ky katundi i Serbise, po te ishte puna per t’u bere ne Shqiperi, me siguri ne Tirane. Of course, yes. Ndryshe, s’quhet.
    Gjerat e shtirura, dihet mire se nuk ecin. Duan sinqeritet, lirshmeri, ndershmeri, madje dhe ate sensin e “légèreté” qe thashe me lart : le te jemi disi te ngathte ne berjen e diçkaje, le te jemi disi naive, who cares ! mjafton qe pas ca kohesh njerezit do te dine te bejne. E te mos ia fillojme me superlativat qe i degjon ende sot : top chanel ka aparaturat me te mira ne bote. WTF ! do te thoshte ai kinezi, me ke tallen keta. Po nga djallin e kane kete manine qe te krahasohemi me studiot e amerikes apo europes. A nuk na del mjaft qe te bejme diçka pozitive ne thelb, paçka se gjerat anesore mund te çalojne ?

    Shkurt, mendoj se s’duhet prere rruga duke thene o po ne s’kemi kete apo ate, por duhet provuar, vertet, me ato kushte qe jane, me keta njerez qe kemi, e megjithçka. Te mos kemi frike se hame domatet ne skene. Madje edhe kjo me duket goxha e kendshme, krijon nje situate qesharake, e fundja po qene njerezit e qeshur, aq me te shendetshem do te jene, you know, ska me semundje stomaku apo pankreasi apo laringu e ku di une.

    ps : dhe meqe ra fjala, nga muzika s’marr vesh gje por ca kenge kineze me pelqyen shume sot. Jane tek filmi “perhaps love”. Shikojeni, s’do zhgenjeheni.

  6. Linda Says:

    sa per info grupi Qelbanix nuk kane vetem 2 ose 3 kenge por kane nje album te tere me double cd me 20 kenge qe quhet Infinit Relativ e ke edhe ketu ne FB tek faqja e grupit! Pervec kengeve qe kane qarkulluar verdalle festivaleve te qelbura te AL ata pra kane edhe nje album. Gjithashtu ky grup nuk eshte i vetmi qe ka krijimtari ke edhe shume grupe te tjera qe kane nxjerre albume dhe klipe etj etj…prandaj ju lutem shume informohuni mire para se te beni si te diturit e dheut duke komentuar …

    gjithashtu duhet te dini se jo me larg se 2 jave me pare u organizua nje open air fest, qe quhej Bunker Fest ku moren pjese shume grupe rock nga AL dhe KS si dhe shume DJ. Pavaresisht deshires se mire per te bere dicka, ky fest doli pak si shume grope, nga organizimi skandaloz dhe kushtet e mjerueshme….por gjithsesi po e them meqe po flasim per faktin qe pse ne AL nuk behen gjera te tilla…ja pra qe behen por ju mungon informacioni…

    dhe gjeja me e rendesishme qe ju zoterinj te dashur duhet te dini eshte se pas 1 muaji ne do te organizohet nje tjeter open air fest qe quhet Traktor Fest ku do te kete grupe te ndryshme rock si dhe DJ! dhe ku pritet te jete shume me cilesor se sa Bunker Fest si ne kushte e foni ashtu dhe ne organizim!

    e megjithate mos prisni te behen gjera te tilla ne AL ne keto momente…kush jeton ne AL e kupton arsyen apo arsyet PSE!!! une po pertoj ti shkruaj keto arsye se i bie te bej roman ketu!

    gjithe te mirat!

  7. o_Monstro Says:

    E ke kuptuar gabim Linda. Pervec Qelbanix, (presje), grupet e tjera kane 2-3 kenge. Gjithsesi, faleminderit per info qe percolle, edhe pse pak meqe pjesen tjeter perton ta shkruash. Po neqoftese njerezit nuk komunikojne dhe shkembejne informacionin me njeri tjetrin si do te merren vesh keto gjera? Ja psh, un nuk kam fb, Qelbanix i kam degjuar ne web-in “soundcloud” ashtu si edhe Projektin e Mardit Lekit. Informacioni mesa duket 98% qarkullon vetem aty. Sa per bunkere, traktore, infermieri concert, do te kemi me shumice nga eagle, amc, vodafone po nuk duam pallavrat me “dj me te mire”, “eventi me i madh”, “organizimi me madheshtor” etj etj. Duhet lexuar me vemendje ajo qe shkruan Darieni si dhe ajo qe te gjithe e dime, pervec Tiranes qytetet e tjera nuk bezajne. Dic degjova qe do organizohej nje koncert i madh po nuk kishin vend, thane qe do ta mbanin ne Currila, Durres. Mirepo, edhe ato qe degjon te duken si legjenda urbane, si t’ju besosh apo jo (ne jemi cik natyre mosbesuese), ke te pyesesh qe te jete burim i sigurte etj.
    Une jam per ndryshim dhe ky te nisi nga vetvetja. Por, duhet te vij nje moment testimi per te matur ndryshimin e pesuar, dhe ky duhet te behet ne mes te shoqerise, njerezve qe na rrethojne. Gjithashtu jam i idese se ndryshimi nuk do te behet njehere e mire, ne do te jemi vazhdimisht ne valen e ndryshimit.

  8. loer Kume Says:

    duhet te mesosh te perqendrohesh ne lexim e pas nje germezimi te mire e te sakte te kuptosh domethenien e fjales “pervec” e dashur linda.😉
    sa per albumet e grupet e tjera, pak me prekin, pervec qelbanix nuk shoh drite askund around. kuptohet me gjithe respektin per ty, pak me thua me mzike, faji i promovimit a ku di une, ate gjeje ti. dhe nuk eshte qe jam indiferent ndaj teje, sepse me ke lene pa fjale ne nje shfaqe teatrale “antigona” ku ti kishe pjese vokale fantastike. madje t ekam pergezuar personalisht kur ka mbaruar shfaqja. muzika jote e dashur, me rri larg, se di pse, mbase faji im qe se kam kerkuar gjithesi.
    dhe, madmoiselle, poblemi i bunkerfst apo traktorfst, e pas ca kohesh oxhakfest, e autokombajnefest, nuk jam une qe se marr infon, po ata qe e organizojne qe se shperndajne infon. dhe jezusi i shkrete kishte nevoje per dishepuj qe perhapen fjalen e mire, jo bunker festi mjeran ne kete rast. deri tani, pervec mjaft fest te dikurshem, qe ishte dicka, cdo iniciative tjeter eshte e leshte.
    dhe dicka, bunkeri eshte koncept i konsumuar nga ed rama, dhe tani eshte kthyer ne klishe te shpifur e s ja vlen ti vesh emrin nje festivali, vec nese koncerti behet mbi nje bunker gje qe prape eshte klishe.

    aha, ajo cka ti ngre si problem eshte fantazmagori.
    sigurisht tirane e mos e diskuto. s po them qe s pallohet ne vend tjeter, sigurisht qe po, por eshte e drejta e vendalinjve te pallojne, e po shkove ti i huaj te pallosh gocat e fshatit tjeter, e hengre🙂
    tirana eshte fshati i te gjitheve, ja pse ka me shance dhe lirshmeri atje.
    mos mendon se meqe woodstock u be ne nje ferme ne woodstock ata 300 mije njerez ishin woodstockas? jo ore mik jo, ishin newyorkeze me se shumti, e te ardhur me se pakti. keshtu, dhe po u be nje festival ne lac, sigurisht qe po tiranasit e durrsaket, qytetet me perberje popullsie te perbere e ku eshte denduria me e madhe e njerezve, ata do shkojne.
    e tere kjo ligjerate per te te shpjeguar pse ajo c ka ke ngritur si ceshtje gjigande lart eshte fllucke ne ajer.
    kupto, tirana fshati yne i perbashket, mensa jone e madhe, e i ke kuptuar tere pikepyetjet e tua.
    uroj me gjithe shpirt te behet nje eagle fest ketej verdalle neper ndonej skute te shqiperise e ti jape drite zones e shtetit tone ne europe, por me duket shume larg kjo dite ku ne llogaritjen e vitit do i referohemi distances nga nje eagle fest te tjetri.

  9. o_Monstro Says:

    Harrova te shkruaj se do te me pelqente qe mbeshtetja jone per grupe si Qelbanix (i beme goxha reklame meqe ra fjala) duhe te behet duke i blere albumet e tyre, nuk e di si mund te “perfitojne” keto grupe nese j’ua degjon kenget ne internet. Gjithsesi, fakti qe i kane postuar do te thote qe nuk duhet te kete shume rendesi, apo jo??

    PS: Urimi i ka zene te gjitha ehe..-te, aha..-te, uhu..-te e blogut🙂
    Ato qe ke shkruajtur jane vertet interesante (ne 96% te rasteve skruan gjera shume te vlefshme) dhe te ben te mendosh me ciltersisht se disa aspekte te jetes nuk duhet marre shume seriozisht, ne fund te fundit.
    Mu kujtua nje pjese nga monologu i nje filmi, kinemanjaket ndoshta sdo ta kene te veshtire ta gjejne. Eshte ne italisht.
    “Non preoccuparti del futuro, oppure preoccupati, ma sapendo che questo ti aiuta quanto masticare un chewing-gum per risolvere un’equazione algebrica”.

  10. yhyyyy... Says:

    O miqër,

    Nuk di pse Loeri ngeci tek “vetem” nje fjale e imja aty, e qe eshte jashte kontekstit, e qe madje nuk eshte thene per pornografi por thjesht per enumeracion, pa asnje synim te veçante. E kam fjalen qe ma ke shtremberuar fare thelbin e diskutimit, dhe kjo s’eshte “fair play”, francezet i thone “mauvaise foi”. Nejse.

    Ajo qe desha te them, eshte kjo : une nuk di gje nga muzika, degjoj vertet ca gjera te thjeshta fare, dhe me siguri qe çunat e rinj qeshin me shijet e mia. Por kjo eshte e bukura tek une, me pelqen te jem qesharak, ose me mire te them, s’me shkakton asnje kompleks. Keshtu, diskutimi im nuk u ndal shume tek muzika, por e pata ne pergjithesi. Shoh se eshte bere si semundje : edhe kur te diskutohet per vaçe zelen e lushnjes apo çerçiz topullin e gjirokastres, prape ne Tirane do te diskutojne. Edhe kur te flasin per standartin e gjuhes gege, apo per sezonin e karkaleceve te misrit ne domosdove, prape ne Tirane do t’i pijne kokakolat. Kjo me habit. Nuk i jepet kurrfare rendesie vendeve te tjera, shqiptaret, per bese, eshte e vertete, mund te jene njerezit qe s’e njohin fare fare fare vendin e tyre, dhe megjithate njohin dhe strofken e ariut atje ne alaske. Ky eshte turp. Pata lexuar njehere nje reportazh te nje gazetari qe ben reportazhe, qe kishte vajtur ne Mirdite dhe shkruante si nje antropolog apo etnolog i viteve 1890 ! Kulmi ! Te trajtosh vendin tend si nje muze tajlande apo indie. Kam qene fyer tmerresisht nga ky reportazh, pavaresisht deshires se mire te gazetarit. Te shkosh e te zbulosh fise zulu ne vendin tend, t’i shohesh e t’i fotografosh si kafshe ne kopsht zoologjik, turp, turp, turp !

    Une them se veprimtarite shqiptare duhet te shtrihen gjithandej. Nje kongres gjuhe, kam qejf ta shoh duke u bere ne Fier. Nje koncert pranvere, ne Puke. Nje konference mjekesore, ne Librazhd. Duhet qe rrethinat e shqiperise te ngjallen sepse po vdesin “à petit feu”, siç thote frengu, me zjarr te ngadalte. Kjo s’eshte fare mire, kjo i ndrydh edhe ato pak talente apo shpresa te njerezve.

    Shikoni ne France, behen nganjehere konferenca avokatesh, dhe rralle here ne Paris. madje as neper qytete te medha. I bejne vertet ne qytete te rangut te Peqinit, Peshkopise apo Memaliaj. Perse ? Sepse, ne dallim nga spurdhjaket dhe bythepambuket shqiptare, Francezet qe e kane kulturen ku e ku me te rafinuar se keta qe permenda, nuk e shohin vendin e tyre si nje rezervat fisesh te egra, por mundohen te dinamizojne çdo cep. Dhe ketu nuk ka as fshatare, as qytetare, por ka thjesht individe franceze qe duan te bejne diçka.

    Imagjinoni traumat familjare qe jane shkaktuar dikur nga caktimet e mesuesve ne vendin e vet. Nje mesues gjirokastrit ishte si i denuar me pushkatim po ta çonin ne Has. E megjithate, ishte vendi i vet. Por ne jemi njerez me komplekse, njerez te semure, njerez te qelbur, shkurt. Ne te ngjitim bishta sa pa kthyer shpinen ti, ne s’dime te jemi njerez te hapur, njerez kureshtare, njerez me bote, por thjesht qaramane qe rrine pas fustanit te mamit. Kjo periudha e traumave eshte trasheguar deri ne ditet e sotme. Levizshmeria demografike eshte perqendruar vetem ne Tirane, nuk ke pothuaj asnj kuksian apo tropojan qe ta kete gjetur veten e vet ne Korçe apo Sarande. Asnje vlonjat qe leviz per ne Rreshen, asgje prej gjeje. Njerezit rrine ne skamjen e vet. Nderkohe qe ketu ne France, shumica e popullsise nuk jetojne ne vendin ku jane lindur, por levizin, kerkojne, punojne, s’e kane per turp te lene parisin, te shkojne ta gjejne jeten e vet diku gjetke, pa perbuzje, pa perçmime te kota.

    Kjo eshte histori e gjate por desha te them qe njerezit duhet te levizin te bejne diçka ne qytetin e tyre, aty ku jane, pa i ngritur syte drejt Tiranes, ta zbukurojne jeten e vet te qytetit, te fillojne me nje koncert te vogel apo estrade, apo teater apo konkurs poezie apo konkurs letersie, apo ç’te duan ata. Ideja eshte te kene jete shoqerore, te lidhen e te njihen me njeri-tjetrin, pa e shikuar as nga veshja e as nga theksi i hundes neper fjale. Kjo eshte te kesh kulture, te jesh njeri para se gjithash, sepse kur vjen fundit i fundit, kush ma thote mua, per çfare duhet kultura, ne mos per te pergatitur njerez qe ta kene emrin njeri ? C’me kercet mua per kenget idiote apo shkrimet debile te nje kryeqytetasi kur ato s’sherbejne per asgje, kur s’reflektojne asgje, perveç ndonje morali te dyshimte siç mund te jete etja per para, pushtet, fame apo dashnore ?

    Ika tani, kaq ishin historite e mia me muziken.
    _____

    Perbindsho, uhuja s’jam une, do te jete ndonje mik qe me shkel miqesisht syrin. C’do te thone ato fjalet italisht ? (ne italisht di vetem fuorrixhokon, edhe trapokon, jo me).

  11. loer Kume Says:

    o robi i zotit, pornografine e krijova une, mos u anko per shtremberime se ishte shpjegim metaforik pornografik i imi, qe ne fund te fundit e shprehu thelbin e vet, su kapa te fjala, mora fjalen dhe e perdora per te arritur diku, c ke qe ankohesh.

  12. o_monstro Says:

    uhu-në e thashë për rimë, mund të them yhyy-në tani.Nejse, rëndësi ka që kuptohet që je ti. S’është se ka shumë lidhje me komentet apo temën megjithatë ta përkthej me kënaqësi; “Mos u merakos për të ardhmen ose merakosu por, duke e ditur që kjo do të ndihmojë aq sa mbllaçitja e një çumçakizi për zgjidhjen e një ekuacioni të algjebrës”. Kam vërejtur se përmend shumë Francën dhe francezët. Nuk po them se bën keq. Un mund të përmend Deutschlandin, dikush Italinë, një tjetër Britaninë, po nuk më duket se do të nxjerrim gjësend dhe të marrim modele të rregjura për shumë kohë në ujëra kulturorë, socialë etj. Gjithsesi diçka duhet bërë, bile’, gjithmonë themi që jemi vonë, ka kaluar shumë kohë por në të vërtetë (mendimi im), tingëllojnë si justifikime. Jam dakort që jemi njerëz të shpifur, të ndyrë, bastardë, të qelbur, JEMI! I kemi të gjitha të zezat dhe duket sikur janë prerë për ne. Kur vin puna për prapësi, ligësi, rrëmojmë në skutat më të thella për ti nxjerrë. Nga se vjen kjo? Është e lindur apo e formuar? Nuk e di. Këtë dua të zbuloj, “njeriun e ri” do ta ngremë “nga hiçi” apo duke i “imponuar” modele të rregjur etj etj… apo të marrim identitetin tonë (zanafillën e tij), ta analizojmë (nëse mund të bëhet). Ndoshta është si afresket e Mikelanxhelos që janë kërcur nga koha por, një dorë e re me bojra të mira e bën të bukur prapë. (një këndvështrim optimist, modest). Dikush mund të thotë gjë që s’bëhet…jemi me humnera në histori dhe identitet kombëtar! Jemi pellazg (??),Ilirët, Skënderbeu, Rilindasit, Pavarësia, Diktatura…(mesa duket dhe kto 20 vjetët e mbushura tashmë po shkojnë drejt një rrumbullakosjeje më të thellë dhe…disa fytyra janë po prap aty…në librat e historisë). Të më ndjejë njeri që mund ti kem hequr ndonjë nga pjesa e historisë po mua kshu më duket.

  13. dana Says:

    s’eshte pune censure por komentet e kota dhe banale lerini per vende te tjera, jashte TC mundesisht.

  14. BunkerFest Says:

    Me vjen mire qe beni sikur keni shume merak per muziken dhe koncertet. Shoh qe e kthyet ne muhabet kafesh edhe kete ceshtje. Si Linda me te gjithe mundesit e saja per te gjykuar e mbi te gjitha per te bere nje festival. Une jam nje nga organizatoret e BunkerFest qe ju te panjohurit e mi mund ta quani si te doni. Mund te beheni akoma dhe me te vegjel nga cjeni por te pakten midis nesh dhe ju ka nje ndryshim shumeeee te madh. NE GUXOJM, ju me pas merrni nje kafe 50 leke rrini 5 ore ulur dhe analizoni cdo te thot te behet nje festival. Me vjen keq qe nuk e dini se cdo fillim i te gjitha atyre festivaleve te me siperme (qe me siguri pjesa me e madhe i ka pare ne interent vetem) kan pasur veshtirsit e tyre ne organizim. Por fal fuqive me te medha ne kemi DESHIREN dhe GUXIMIN pa asnje para ta ribejme prap vitin tjeter. Ju vazhdoni vegjetoni e zgjidhini hallet duke gjetur fajtorin (qe eshte gjithmone tjetri).

  15. Me mire gomist! Says:

    Censure Fest!!!kontrroll psikologjik i rrept per cdo pseudo artist/e shqiptar/e.
    Une se marr vesh…nuk kuptoj manine e njerezve Francez te fusin hundet ne punet tona…ik o vlla….ne na mjafton te marrim ate dymij-lekshin per koke dele…e ti argetojme me ca qe kane mare kitaren ne dore e u duket vetja Eric Clapton…ore ky eshte problemi jone!Ne shesim P…me Pseudo-imitator QELBESIRIX qe kane dhjet vjet qe kane monopolizuar klubet e shemtuara me muziken e tyre te shemtuar…e verteta eshte e hidhur…..nuk jemi gati aspak…Bejme si progresiv ne ca rrethe muzike per te justifikuar mungesen e kualitetit…..Edhe ta mendoni qe une po i bie samarit!!!!upupupupu….ctu bej atyre gomereve me emra te cuditshem e pa sens qe kane cuar per lesh adoloshentet nga Konispoli ne Vermosh?!?!?

  16. darienlevani Says:

    Pershendetje BunkerFest.

    Nuk e di ne e ke lexuar artikullin apo e ke kaluar shpejt. Nese po besoj se nuk ke ndonje gje kunder tij duke qene se personalisht nuk bej sikur kam shume merak per koncerte e muzike, e kam vertet. I njoh veshtiresite per te organizuar nje koncert, ma merr mendja qe ne atdhe kjo eshte – te pakten – dyfish a trefish i veshtire, e te respektoj per kete.

    Mirepo, ka nje problem, nje problem shume te madh qe besoj e di mire edhe ti. Qe njerezit nuk vijne ne keto koncerte apo vijne shume pak. Besoj se çdo organizues duhet te pyesi veten se si te beje nje festival qe te kete publik e, eventualisht, fitim ekonomik, e jo te terhiqet ne nje cep e te akuzoje publikun qe nuk vjen sepse nuk merr vesh. Keshtu secili ngelet ne pozicionin e tij e ngelemi gjithmone ne vend.

    Por ja e zeme se te gjithe ne qe jemi ketu jemi te poshter apo, ne rastin me te mire, njerez te eger qe, siç thua ti ” ju me pas merrni nje kafe 50 leke rrini 5 ore ulur dhe analizoni cdo te thot te behet nje festival. ” Edhe ne qofte keshtu, nuk mendon se duhet te lexosh me kujdes ajo qe thone keta njerez sepse, ne fund te fundit, jane publiku jot potencial.

    Ketu nuk behet fjale per te gjetur fajtor, eshte nje logjike qe s’me pelqen e s’me perket. Behet fjale per te kuptuar se si eshte situate, per çfare po flasim.

    Kaq per momentin.

    Darien

  17. darienlevani Says:

    Per Loer Kume : jam dakord me Ehe, je shume pesimist kete periudhe.

    Ja, Edi Rama ka organizuar a financuar Bunker Fest. Por dikush duhet ta financoje, apo jo? Nje aktivitet i tille qe nuk ka mbeshtetjen e adiministrates lokale eshte i destinuar te deshtoje. Kjo eshte me se e sigurt, ta them une.

    Keshtu qe, edhe sikur Bunker Fest ta organizoje Luçiferi vete, ku eshte problemi? Shko, degjo muzike, pi nje birre e iken ne shtepi.

  18. darienlevani Says:

    Me mire gomist : ne do te vazhdosh te diskutosh si person i edukuar, shume mire, nese jo ke plot site ku mund te zihesh ne internet.

    Tani, Qelbanix jane ndoshta grupi me i mire – a ish grupi me i mire, se di ne egzistojne akoma – ne Shqiperi. Eshte grupi i vetem qe nderthur aftesi teknike me kenge e tekste te verteta. Mund te thuash ça te duash por pak njerez ne Shqiperi kane aftesi te shkruajne kenget qe shkruan Mesiti/Qelbanix.

    Sidoqofte besoj se ti flet pasi nuk e ke degjuar Infinit Relativ, albumin e tyre. Degjoje, a ri-degjoje!

  19. o_monstro Says:

    Mendoj se ne njerëzit që rinë me kafè 50 lek nga 5 orë jemi publiku potencial i një bunkerfesti. Darieni e tha fare mirë. Ndoshta duam muzikë topfesti (çili, era, inis, rozi, zhurma, stresi, ankthi, dafina, vjollca, minerva apo ku di un, kto striptistet që ju duket vetja këngëtare). Duhet menduar më qetësisht mos pjesmarrja e të rinjve. Mungesë info? Boshllëqe artistikë? Edukim i cunguar? A dimë të bëjmë vërtet muzikë (art në përgjithësi) dhe më e rëndësishmja, a dimë të vlerësojmë? Besoj i keni parë ç’bombardim promocional bëjnë filan klub për filan dj apo edhe për dy balerina të qelbura? Jemi të prirur të kapim më sensacionalen, atë që na “godet”! Duhet të ndryshojmë ne (publiku) apo festivalet me atë çka ofrojnë? Unë mendoj të dyja palët.

  20. Linda Says:

    Organizatoreve te bunker festit nuk ka pse i vjen aspak keq per nje te vertete te tille qe bunker fest ishte shume i keqorganizuar dhe kete nuk e them vetem une por e kane thene te gjithe artistet pjesemarres dhe ne vend qe te vleresohet kjo e vertett qe une kam guximin ta them…organizatoret e bunker festit e marrin per keq…
    me vjen keq per ata sepse ne kete menyre asnjehere nuk do permiresohet asgje..nuk mjafton vetem guximi per te bere gjera duhet edhe inteligjence dhe per me teper urtesi dhe mirekuptim!!
    po nejse…uroj qe ne te ardhmen te jete me mire…dhe une ketu bunker festin e permenda si nje event i me permbajtje te mire ne thelb…por varet si e keni kuptuar…

    dhe nuk e di se kush e ka fshire nje koment timin duke bere jo censure ketu por komunizerm patetik dhe injorant…por une prap do e them komentin qe u fshi dhe qe ishte:


    dhe ja ku u fshi përsëri. Linda, komenti juaj ishte dhe është fyes për përdoruesit e tjerë. Kësaj here vetëm e cungova. Nuk është komunizëm, është respekt dhe edukatë. Më pëlqen muzika juaj, e më vjen keq, por nëse fyen nuk i duhesh askujt. TC

    faleminderit

  21. xhibi Says:

    Darien for president

    ose te pakten keshilltar i presidentit😛

    Ajo puna e kultures dhe emancipimit si ngjitsi i kombit, sidomos per kombin tone te shper-ndare ne kaq shete, eshte mese e vertete. Duhej qe keto ceshtje te lokomotivoheshin me shume nga Tirana se nga cdo kryeqender tjeter shqipare po keta mafiozet tane jane te zene me do gjera “fondamentale”.

  22. loer Kume Says:

    Darien djali, bunkrfestin se financon Edi Rama, edi rama ka artistikuar nje bunker diku ne vitin e larget 1995, dhe ne ate menyre bunkeri hyri ne histori arti, dhe aq eshte ok, madje dhe teper. cdo riciklim i bunkerit mua me duket i kote. i thate. patetik. evokim ironik i cuar dem. ndjenje lindore me jep. une dua mbase dhe nje lacfest, ose gurikuq fest, ose ups! fest, ose PSEfest, ose KUDOfest, por boll me traktorfesta. flas per konceptin, sidoqofte, jo per iniciativen. iniciativa bravo i qofte.
    dhe, c pesimist zeza o burre, une jam me ne qejf se kurre, ka shume gjera fantastike qe ndodhin. universi me thote fjale te bukura…
    dhe per qejte te perbashketa kolektive, e konsideroj veten si gjuetar rastesh, ku ka qejf, shkoj une, ku ka daulle, e nuk rri te lodhem te gjej ndonje party subversive me qellim “fuck of ata qe s na kuptojne”
    ehu, kam nge une te germoj e kuptoj siklete une, kam punnn o ‘llaa!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: