Plloshtani: Njeriu është qenie e përsosur dhe e bukur!

by

Intervistoi:  Drita Klosi për Klosi NEWS

Klosi News: Ju duket se besoni në asgjë, pse ndodh kjo tek Plloshtani, poet dhe publicist?

PLLOSHTANI: Përkundër kësaj, unë besoj tek fjala dhe qiejt. Qiejt më japin bujarinë e fjalës, fjala më jep motiv për të besuar në diçka të shenjtë, hyjnore apo misterioze racionale. Të besosh mund të jetë dhe një mënyrë për të guxuar më tepër mbi veten. Meqë guxoj të jem lundërtar qiellor, atëherë është e ndershme të them se besoj në krijime të bukura që sjellin hare dhe paqe shpirtërore. Mendoj se këtu kemi një humnerë të vrazhdë ne lundërtarët poetë, që fshehim misteriozisht pikëpamjen vetjake.  Klosi News: Në poezinë tuaj, Ju i këndoni aq shumë Natyrës, diçka më tepër për dashamirësit tuaj?

PLLOSHTANI: A nuk është natyra arti universal? Sigurisht që prej natyrës vijnë këngët e pavdekshme, që prodhohen drejtpërdrejt nga shpirti i arrirë dhe i bukur. Të këndosh në natyrë është meritë, dashuri mistike, që vë në dukjen spikamën e gjithë tonimeve që e përbëjnë këtë natyrë si art. Është denjësisht reciproke, sepse dhe natyra i këndon poetit. Kush ka veshë  mund ta dëgjojë e përjetojë një gjendje mahnitëse. Ndërsa, edhe unë përpiqem t’ia kthej me të njëjtën monedhë…

Klosi News: Atëherë, mendimi juaj për njeriun, Politikën, dhe Filozofinë?

PLLOSHTANI: Njeriu është qenie e përsosur dhe e bukur. Por, ndonjëherë është kafshë iluministe që ndrit pa efekt.
Politika është mbi individin, mbi kolektivin, mbi shoqërinë, andaj duhet të shërbejë për të mirën e tij. Por, këtu shpesh ndodh të bëjë katrahurë etike që torturon individin dhe shoqërinë.
Filozofia?! (qesh) Besoj se do ju mjaftonte një përkufizim i këtillë: Se filozofia jep mënyrën se si të flasësh drejt për çdo gjë dhe të fitosh admirimin e njerëzve më pak të mësuar. Rene Descartes

Klosi News: Ç’do të thotë për Ju të meditosh?

PLLOSHTANI: Të meditosh do të thotë dashuri, fjalë, shprehësi emocionale. Në meditim mund të hulumtosh në mënyrë krahasuese mbi udhëpërshkrimin e njeriut në këtë glob. Të meditosh do të thotë krijim, një mendje që prodhon pikëpamje intelektuale dhe shpirtërore.

Klosi News: Në rrethet letrare ju krahasojnë me Pushkin dhe Holderlin…?

PLLOSHTANI: Ndoshta (qesh). Absolutisht nuk mund të krahasohem, por mund t’i pëlqej jashtëzakonisht. Unë për Pushkinin dhe Holderlinin jam vetëm një pikë e largët ku vetëm do t’i lexoj përmendësh. Rrallë ndodh t’i prek, sepse janë kaq larg, larg meje, sa unë humbem. Më duhet shumë kohë që të flas si Pushkini ose Holderlini, sepse ata janë bijtë poetë, që i dhanë këtij planeti fjalën e bukur dhe mendimin mbi lirinë njerëzore.

Klosi News: Së fundi, Z.Plloshtani, Çfarë  ju motivon dhe ç’është jeta për Ju?

PLLOSHTANI: Mua më motivon bukuria. Aty ku mungon bukuria unë thahem. Ndërsa, jeta është një pluhur, që përditë na mbulon me njolla. Duhet pasur kujdes të vëmendshëm.

Klosi News: Ju falemnderit!

Ohër, Qershor  2011

Advertisements

Tags: , , , ,

31 Responses to “Plloshtani: Njeriu është qenie e përsosur dhe e bukur!”

  1. ah..cfar Says:

    Tirana Calling eshte nji bolg interesant e personalisht shpesh here e vizitoj me qejf ,per vet larmine e temave te paraqitura .
    Natyrisht qe un mendoj te bej pjes ne ata qe lexon atje ku vertet ka dicka per te lexuar ,
    Nqs ktu na lejohet te ushtruarit e kritikes (e nuk shifet si personale ,si ne cdo shoqeri te qyteteruar) un do tentoja te beja nji te tille si me poshte vijon ,duke shpresuar te kuptohem drejt .

    Nqs dikush kerkon te njifet ne nivelin e kultures ,artit te te shkruarit ne nji shoqeri te caktuar (flas per nji te huaj) sidhe llogjiken ne komunikacion tmentalitetin e saj ne pergjithsi , ai do studionte shkrimet te nji shkrimtari sidhe poezi te nji poeti .Duke menjanuar shprehjet krahasuse superlative te gazetarve tane , drejtuar dikujt ,ajo qe te le nji shije jo te kendshme eshte formulimi i pavend i fjaleve te perdorur ne interviste nga poeti i intervistuar .
    Nuk po hyj ne detaje sepse gjithkush nga ne kupton kte art narracioni te perdorur ne formulimin e fjalive te tij .Ajo qe me ben pershtypje si ne shume krijime te hedhura ne web-et shqiptare si poezi ,eshte mendimi i shprehur ne vargjet e tyre ,qe konsiston ne nji llogjike coroditese ,aq pran nji lajthitje mendore se sa nji perpjekje per te shprehur dicka qe ka te beje me letersi ,si te kemi te bejme me nji art kastrimi te trurit ,ne ate shoqeri . Pershnedetje.

  2. ah..cfar Says:

    Tirana Calling eshte nji bolg interesant e personalisht shpesh here e vizitoj me qejf ,per vet larmine e temave te paraqitura .
    Natyrisht qe un mendoj te bej pjes ne ata persona qe lexon atje ku vertet ka dicka per te lexuar ,
    Nqs ktu na lejohet te ushtruarit e kritikes (e nuk shifet si personale ,si ne cdo shoqeri te qyteteruar) un do tentoja te beja nji te tille si me poshte vijon ,duke shpresuar te kuptohem drejt .

    Nqs dikush kerkon te njifet ne nivelin e kultures ,artit te te shkruarit ne nji shoqeri te caktuar (flas per nji te huaj) sidhe llogjiken ne komunikacion tmentalitetin e saj ne pergjithsi , ai do studionte shkrimet te nji shkrimtari sidhe poezi te nji poeti .Duke menjanuar shprehjet krahasuse superlative te gazetarve tane , drejtuar dikujt ,ajo qe te le nji shije jo te kendshme eshte formulimi i pavend i fjaleve te perdorur ne interviste nga poeti i intervistuar .
    Nuk po hyj ne detaje sepse gjithkush nga ne kupton kte art narracioni te perdorur ne formulimin e fjalive te tij .Ajo qe me ben pershtypje si ne shume krijime te hedhura ne web-et shqiptare si poezi ,eshte mendimi i shprehur ne vargjet e tyre ,qe konsiston ne nji llogjike coroditese ,aq pran nji lajthitje mendore se sa nji perpjekje per te shprehur dicka qe ka te beje me letersi ,si te kemi te bejme me nji art kastrimi te trurit ,ne ate shoqeri . Pershnedetje.

  3. Tepelena Says:

    Trishtim

    Nga Bujar Plloshtani

    Paqe shpirtërore,
    nuk ndihet askund.

    Bota si provë mistike,
    t’i hedh idetë në absurd.

    Turmë,
    drejt shndërrimit të vlerës.

    Trishtimi në mua,
    stil i vjetër antik!

  4. ah..cfar Says:

    “Sot rastesisht kam deshire te shprehem ”
    Si kritik :
    Ok,ne pamje te pare ,duket dicka qe ka te bej me Poezine filozofike ,pooorrrrr…exziston gjithmon nji por ,mjerisht ,i nderuar autor .
    “Bota si prove mistike t’i hedh IDETE ne absurd ”
    Bota (nuk eshte nji prove) i dashur autor,e nuk mund te merret si e tille ne nji kontekkst apo aplikohet si e tile shprehje ,per t’ja afruar poezise si prove !Bie kuptimi llogjik.
    Idete nuk kan te bejne aspak ,me termin mistike, ktu eshte ndertuar absurdi ne kte varg.
    I vjeter e Antik !!!!!!!!!!!!!!!

  5. ah..cfar Says:

    Per qartesi ,lidhur me kritiken time te me siperme ,dua te sqaroj ,se nuk kam aspak intensionin te paragjykoj ,ate qe ka te bej me talentin e poetit ,pra talentin e tij .Pra thjesht dhe nji her kemi te bejme thjesht me nji kritik ,larg cdo paragjykimi ,qe pse jo ne te ardhmen mundet ti sherbej poetit vet.

  6. doriani Says:

    titulli me beri aq shume kurioz saqe lexova edhe intervisten me qellimin qe aty brenda te gjeja edhe “justifikimin” per kete mbidoze te ngjyrave roze.Mbase “qenie e persosur” e ka thene ne kuptimin anatomik te fjales…

  7. ana Says:

    Njeriu eshte i hedhur ne kete ekzistence si sprove ndaj veprimeve te tij qe bartin me vete edhe pergjegjesine, adan prova eshte jo si eksperiment, por si sprove, prove per te te provuar idete, pikepamjet, bindjet vetjake…

  8. desaparacidos Says:

    Ah çfare, sinqerisht nuk e kuptova komentin tend, edhe pse u ktheva per ta lexuar nja dy here. E ke fjalen per gjuhen e perdorur nga autori apo per fjalorin poetik shqiptar ne pergjithsi?

  9. 3ras3rhead Says:

    mos i ktheni pergjigje “ah..cfar” shkruan vetem bullshit, testi di merda etj etj, eshte vecse nje “peshk” qe ka ndotur ujin andej nga vjen dhe do te ndose edhe ujerat e paster te ketushem…!!!!

  10. ah..cfar Says:

    desaparacidos ….pershendetje .
    Ne fillim te komentit tim kam shprehur ,fjalet e perdorur ne interviste te Poetit ,qe me duket ,nji formulim boshe i pavend ,ne termat qe perdor .
    Me poshte mendoj te jem shprehur qarte per shume poezi ,qe kan nji llogjike jo te qarte ne gjithe strukturen e tyre ,sidhe perdorimi i termave behet i pavende ,si ne shembullin e dhene me lart .
    Si per temrin e perdorur …Bote(qe nuk merr asnji kuptim ne ate varg) ashtu dhe Trishtimi ,nuk mundet me qen kur nji “Stil” por nji ndjenj dhe vjetra = antike .(Un nuk kerkoj te Stop-oj asnji ,desha vetem ti kthjelloj mendimet poetit ) por ja(…..)
    Shpresoj te kem qen i kuptushem i nderuar mik.

    Sa te takon ty 3ras3rhead :

    Nqs un komentoj ketu ,kjo do te thote se e bej kete ne rrespekt te ktij blogu shqiptar ,e aspak per te debatuar me injorante indipendete .
    Un nuk mendoj se interneti duhet te jet nji Trapoline idiotesh ,por nji mjet komunikimi njerezor ,shkembimi idesh dijesh etj,te cilat na sherbejne te gjithve .
    Sigurisht qe qe un kam nji kultur r tjeter status civil vs nji cope si ty ,e cfar un komentoj e bej ne sensin popzitiv ,pa ofenduar njeri .
    Menyra jote e komunikimit tregon ate se kush je ti ,asgje me shume .
    Sa i takon asaj qe thua “mos i ktheni pergjigje ” (!) Un nuk jam nga ata qe pres pergjigje nga tipa me tru te amputuar ok ,bile nuk jam i interesuar aspak ,sepse nuk jam peshkatar .
    Un mundet te jape ty pergjigje nga me injoruset ,poor ,s’do ja vlente te merresha me tipa si ty.

    (Nuk kerkoj qe gjith ata qe lexojne ktu te kuptojne ate qe un komentoj e bejne analogji termash te aplikushme bla bal bla ,mbi poezine ,,nqs ata nuk kan njohuri ce c’do te thote poezi .)

    desperacidos salve.

  11. Elona Says:

    Jam përpjekur të shkruaj qartë dhe kjo është e gjitha.

    Jean-Paul Sartre

    :)))

  12. 3raserh3ad Says:

    Një duartrokitje… Ti virtual-qenie ke rrëshqitur faare praanë vijës së ndyrjes së gojës, sharjeve masive (ato që përdor përditë, sikundër unë, të gjithë), etj etj. Vetëm se ty të duket sikur triblove plot finesë e qytetari. Bravo! Duhet të marrësh ndonjë çmim, medalje a ku di unë, për vetëpërmbajtjen. Nejse, sapo e more një silur meqë ra fjala. Të jesh i bindur se ofendimet nuk të bëjnë mirë ti përdorësh, jo për gjë po nuk tregon asgjë. Ashtu siç nuk tregojnë shpjegimet e tua.. Dhe ti eraserhead, kokbosh, un jam ky, ai, kshu, andej… Nuk tregon asgjë, sikundër pseudo “kritikat” analizimet që ti bën nëpër postime. Shprehjen “testo di m…” e ke përdorur ti në një koment timin edhe mos na u hiq si i pafjshëm, fragilé, je veçse një “finto perbenista”! Ke peshkupaujë në adresë, prandaj ta thashë atë punën e peshkut. Që interneti të mos bëhet -“trampolinë idiotësh me tru të amputuar..” etj etj shko komento nga peshku apo ka filluar të qelbet fare andej saqë s’durohet më!! PS: KUJDES shkrimin, ishin nga inatosja gabimet apo kështu e ke në përgjithësi. Në fakt, shkrimi skishte asnjë farë lidhjeje, mu duk i sforcuar. Jo për gjë po, nuk e nxjerr shumë në pah personalitetin tënd virtual me status! Mos kisha të bëja me një shprehje modestie??

  13. tiranacalling Says:

    “ah..cfar” dhe “3raserh3ad”, ju lutem te mos shkruani me gjera qe nuk kane te bejne me temen.

    Nese keni probleme me njeri tjetrin shkembeni mailit e flisni aty. Ketu per momentin flitet per letersi, e mundohemi qe debati – qofte i varfer, i gabuar – te jete ndertues, pozitiv edhe pse kritik apo i ashper.

    Shpresoj te me kuptoni.

  14. ehe... Says:

    Ndersa mua, ne pergjithesi, me pelqeu Plloshtani ne kete interviste. Sigurisht qe ka gjera te erreta qe kerkojne te sqarohen me ne thellesi, por intervista keshtu eshte, s’mund te sqarosh gjithçka ne tre fjale. Nuk kam lexuar poezi te tij, por besoj se do te jete nje poet i mire, ca shenja nuk te genjejne asnjehere.

    E kam harruar kush ka thene, “me sillni tre rreshta te cilitdo shkrimtar, edhe nobelist te jete, po mos e shkaterrova fare”. Besoj se ka te drejte. Nese nxirren ca fjale nga konteksti, ne mund t’i bejme njerezit te thone ç’te duam ne, t’i perçudnojme e shperfytyrojme sa te mos i njohim me. Por kjo s’eshte e ndershme. E rendesishme ne nje kritike, besoj une, eshte fryma, kahu, teresia. Nese kjo çalon, atehere mund te thuhet se shkrimtari s’ben. Por nese kjo eshte OK, atehere gjerat e vogla anesore qe çalojne jane krejt njerezore dhe ska shkrimtar qe mund t’i shpetoje kesaj.

  15. helena Says:

    Plloshtani qenka racional, i pastruar nga iluzionet e teperta qe metojne shumica e poeteve apo publicisteve qe vuajne nga fjalomania. Me pelqen tejmase.

  16. 3raserh3ad Says:

    Kërkoj ndjesë tiranacalling! Ke shumë të drejtë, nuk do të ketë një herë tjetër nga ana ime me komente ofensivë jashtë temës! Faleminderit për mirësjelljen.

  17. eni Says:

    Po dhe ka mund te flase me teper per jeten, njeriun, boten, politiken. Ky i ka rene shkurt e direkt ne thelb. Mundej dhe me teper te diskutonte per pyetjet nga Drita Klosi

  18. Bujar Plloshtani Says:

    Ju shpreh kenaqesine time te pazakonte qe ka mendime ndryshe nga realiteti im. Kjo e ben me te spikatur dhe me energjik intervisten, kur idete e te gjitha racave hyn disido neper logjiken e secilit dhe seciles fjale e mendim.
    Ju pergezoj te gjitheve!

  19. Last man on earth Says:

    Nuk e njihja Plloshtanin, e falenderoj per intervisten se me beri te njoh nje poet te ri.

    Do ishte interesant sikur te botohet ndonje krijim i tij ketu, per ta lexuar. Edhe intervista nuk me duket aq e keqe sa thua ah…çfare. Intervista varet shume edhe bga pyetjet qe behen, kjo dihet. Por me duket se Plloshtani pergjgjet mire.

    Por duhet vleresuar per vepren, e jo per nje interviste kaq te shkurter.

  20. xhimi Says:

    ah cfare, me ke je duke u marre .Leri kto njerez atje ku jane lart peme .

  21. endri Says:

    Pse nuk ndodh ndonje krijim i ri i Plloshtanit te vinte ne mesin tone per te lexuar e njohur me mire ate?
    Nese dikush ka ndonje krijim te tij mund ta postoje si teme apo rjedhe e kesaj interviste.

    Faleminderit dhe pergezime per intervisten kaq te shkurt!

  22. saranda Says:

    Klosi News: Së fundi, Z.Plloshtani, Çfarë ju motivon dhe ç’është jeta për Ju?

    PLLOSHTANI: Mua më motivon bukuria. Aty ku mungon bukuria unë thahem. Ndërsa, jeta është një pluhur, që përditë na mbulon me njolla. Duhet pasur kujdes të vëmendshëm.

    Shume fin kjo pergjigje.
    Fantastike o Plloshtan qe ke thene se jeta eshte nje pluhur, qe perdite na mbulon me njolla.
    Bravo!

  23. tiranacalling Says:

    Eni, Endri, Helena,Saranda + i pesti: s’eshte e nevojshme, e ndershme dhe as elegante te perdoresh pese emra te ndryshe per te lene pese komente te njejte, vetem nje mjafton .

    Xhimi, te lutem mos dil jashte tema tani qe mezi u futem ne binar.

  24. Tepelena Says:

    Imazh shpirtëror…

    Nga Bujar Plloshtani

    Seç më ngjajnë brenda meje shpirtra hyjnorë,
    Me fund dëlirësie shoh tek më maskojnë.
    Më duken se fjolla imazhesh bien në mua,
    e, fundin e shpirtit ma japin si një lirikë hënore.

    Gjysmerrësira më mbulon, jashtë
    shiu më lag, bën ftohtë vjeshte,
    ndjenjën time e shoh të vizatuar brenda fytyrës së Hënës.

    A mund të jem shndërruar mbi vullnetin e shpirtit hyjnor?
    Jam përtej qiejve, atje ku s’duket asgjë!

    Jam përtej…

  25. eda Says:

    Në Ohër

    Në liqenin e qetë era e veriut tërbohet,
    sipër nesh një zë i frikshëm ndihet mefshtë.

    Dallga të vogla,
    përplasen brigjeve të murit të ftohtë.

    Në k’të janar pa borë,
    një shtresë e ftohtë mbi liqen ka zënë.

    Hëna lakuriqe sikur fshihet,
    ndërmjet reve plumb të zeza.

    Erë e veriut fryn,
    mbi fytyrat e çjerrur,
    mbi shpirtrat e dëshpëruar,
    mbi trupin e zhveshur të hënës.

    Hëna mërdhihet,
    trishtimi i saj buzagaz tek ne hidhet.

    Trishtim i ri, i njomë,
    krejt i gjorë tek ne ka mbirë.

    Liqeni,
    tek buçet fillim brigjeve në mur.

    Mërzinë e vjetër, edhe më na ndez,
    e shpirti ynë gjithë vrer.

    Natë melankolike,
    kundrejt këtij fati të mpirë.

    Të revoltuar,
    hidhëruar,
    dëshpëruar.

    Veç një varkë pa vela,
    përkundet e vetmuar në këtë liqen.

    Kjo varkë e shkretuar,
    atje në skaj duke u përkundur vështron
    qytetin ëndërronjës të Ohrit.

    Prej larg, nga teatri antik,
    liqeni me pamje antike Ohrin shfaq.

    Bukuria e tij tek shpon të ftohtin e zi,
    nata brenda natës trishtimin e nxit përmbi ne.

    Ajër i rëndë, dallgë e orëve të vona,
    tek buçet fillim brigjeve në mur.

    Një dallgë godet fuqishëm bregun,
    është trishtim i ri që poetët thërret.

    Ohri në këtë janar,
    me shpirtin e trishtë po na ngushëllon!

  26. eda Says:

    Në Ohër

    Nga Bujar Plloshtani

    Në liqenin e qetë era e veriut tërbohet,
    sipër nesh një zë i frikshëm ndihet mefshtë.

    Dallga të vogla,
    përplasen brigjeve të murit të ftohtë.

    Në k’të janar pa borë,
    një shtresë e ftohtë mbi liqen ka zënë.

    Hëna lakuriqe sikur fshihet,
    ndërmjet reve plumb të zeza.

    Erë e veriut fryn,
    mbi fytyrat e çjerrur,
    mbi shpirtrat e dëshpëruar,
    mbi trupin e zhveshur të hënës.

    Hëna mërdhihet,
    trishtimi i saj buzagaz tek ne hidhet.

    Trishtim i ri, i njomë,
    krejt i gjorë tek ne ka mbirë.

    Liqeni,
    tek buçet fillim brigjeve në mur.

    Mërzinë e vjetër, edhe më na ndez,
    e shpirti ynë gjithë vrer.

    Natë melankolike,
    kundrejt këtij fati të mpirë.

    Të revoltuar,
    hidhëruar,
    dëshpëruar.

    Veç një varkë pa vela,
    përkundet e vetmuar në këtë liqen.

    Kjo varkë e shkretuar,
    atje në skaj duke u përkundur vështron
    qytetin ëndërronjës të Ohrit.

    Prej larg, nga teatri antik,
    liqeni me pamje antike Ohrin shfaq.

    Bukuria e tij tek shpon të ftohtin e zi,
    nata brenda natës trishtimin e nxit përmbi ne.

    Ajër i rëndë, dallgë e orëve të vona,
    tek buçet fillim brigjeve në mur.

    Një dallgë godet fuqishëm bregun,
    është trishtim i ri që poetët thërret.

    Ohri në këtë janar,
    me shpirtin e trishtë po na ngushëllon!

  27. xhimi Says:

    Korrekt Tirana Calling, por eshte mjaft shqetesuse ketu mungesa e nji debati te munguar ,ku kritika nga tipa te vecante merret si nji goditje me pushke ! Vertet skandaloze ,qe dikujt ti behet nji kritike ,ne ate epoke narracioni ,kjo te merret personale.Ne cbote jetohet aty ?!
    Natyrisht qe duke njohur mire “Ah..cfare” ,me shqeteson fakti sesi pas nji kritike te tij mjaft normale ,si ne cdo shoqeri te civilizuar ,shperthehet ne keqkuptime ,kore narrative madje do thoja dhe tanz barku nga disa .

    3raserh3ad do ti thoja se nuk eshte fair te hysh ne nji debat ,mos ti drejtohesh temes ,por te ofendoshe !
    Nuk e di nese “Ah..cfare” ne nji teme te shkuar ty te eshte drejtuar apo jo ,citoj te ket komentuar (- testo di..m)- nderkoh qe ju kishit nikname o_Monster ) pra nuk jam i sigurt nese “Ah..cfare” eshte shprehur si ai i Portokallise e ti >> ke vazhduar te plotesosh ate qe ai donte te thoshte ..m= merda, nderkoh qe ai mundet te ket menduar Monster – emrin tend. Pra nqs ju keni zgjedhjen tuaj ,nuk keni perse te hyni e drejtoheni nji personi pa te drejte .Kjo do te thote qe Mizen ne Ksul ju e keni pas qysh nga Tema e kaluar e vini “hakmerrenigjasme” ktu .Miza padyshim qendron atje ku i pelqen ,aspak ne hapsira boshe .
    Pasi keni sprucuar buzet me Botox ( e mesiguri prisni ti ngjyejn me buzekuq te tjeret ) leshoni ketu fajle pa kuptim .sidoqoft un ju siguroj se Buzekuqi mikut tim eshte mjaft i trashe per te tilla buze .
    Ne nji teme hyet e debatohet sipas temes .

  28. xhimi Says:

    Shtoj se eshte nji precedent mjaft i rrezikshem qe narracioni te interpretohet si letersi (ktu nuk kam parasysh Bujarin te cilin e pershendes) por ne pergjithsi shkrimet aty te cilat perjashtohen ne te shumten e rasteve nga llogjika e perdorur.
    Narracioni ,nuk mundet te sherbeje si nji Trampoline ne injorance per krijusit e sotem .
    Te kuptuarit mbetet nji nga sfidat e njerezimit qysh ne Antike .
    Shume suxsese Bujarit ,qe shpresoj te mos jet hidheruar nga komentet .

  29. loer Kume Says:

    c jane keto budalleqe e insinuata ordinere.
    ajo qe mua ne kete debat, ate debat e cfaredo debati ma shpif, pervec shpifesirelleqeve, eshte menyra tipike kokederre katundare per te treguar saktesisht c ben, c mendon, si vepron dikush te cilin nuk e njeh fare.

    nese ti komentues i fundit e njeh ate qe i drejtohesh dhe e di qe ajo perdor botox dhe buzekuq, atehere me fal mua, terhiqem te cepi im kokeulur.
    po ama nese nuk e njeh, do e pranosh kritiken time, e do perpiqesh te behesh me i mire me veten tende, e me konstruktiv ne komentet e tua te ardhshme.
    krijmtarine artistike shpreheni ne tregime e jo ne replika qe s te cojne askund. e sa here te bie une ne te njejtin batak, i ftoj te tere te me mbysin e mbyllin gojen e te me ftohin trute.
    shendet!

  30. Bujar Plloshtani Says:

    Xhimi, une te respektoj dhe secilin qe goditen fuqishem qofte ndaj meje, qofte ndaj miqve debatues, une per detyre e kam t’iu lexoj dhe t’iu percjell me kritike te njome e te ftohur. Pasi secili gjykon sipas idese dhe pikepamjeve te tij.

    Te uroj shume suksese dhe ty~!

  31. lalushja Says:

    E perndezur qenka kjo interviste e Drites!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: