Në vend të fjalëve, një pikturë

by

“Pink Dress”, Mark Shasha

Tags: , , ,

8 Responses to “Në vend të fjalëve, një pikturë”

  1. ehe... Says:

    Pikture e bukur. Por s’jam i sigurte qe fjalia qe sapo thashe ka nje kuptim. Sepse s’marr vesh asgje nga piktura. E kam ditur gjithmone kete, s’do te behesha kurre piktor. Por ç’ironi e fatit ! Nganjehere, fati te ve perpara ca situatash qe s’i ke menduar kurre. Ja qe po ! kam punuar si piktor, por ne France ! Me lini te shpjegohem, don’t you ?

    Ne France, fjala piktor shkruhet “peintre”. Mirepo, “peintre” eshte edhe bojaxhiu i shtepive. E keshtu, nje dite u gjenda duke lyer shtepine e nje shoqes sime qe eshte koprace te Zoti. I thashe, mos u merzit, ta lyej une shtepine. Vertet ? tha ajo. Sigurisht, thashe une, asnje problem. Dhe e lyeva vertet. Nuk eshte veshtire te jesh piktor ne France, kane gjithfarelloj mjetesh. Mjafton qe te dish te mbash ruletin ne dore, dhe ta rreshqasesh drejt. Kaq, asgje me teper. Madje thone se keshtu ia ka nisur edhe Beethoveni. Apo Van Goghu ? Se keta te dy i ngaterroj shpesh. Me duken holandeze te dy.

    Tani te kthehemi tek piktura e Markut. Me duket shume i zgjuar, si titull. “Fustani roze”. Ne fakt, Marku na terheq vemendjen per te mos pare ate ç’ka dashur qe ta shohim. Vereni tani me kujdes reren ku eshte ulur goca me pink veshur. A nuk ju duket ne nje ngjyre te çuditshme dhe perberje te çuditshme ? A nuk ju duket si nje re e bute, e tjerrur nga nje puhize e lehte, qe mbase vjen nga deti ?

    Ne fakt, mendoj se Marku ka dashur te kombinoje detin nga ku vjen diçka e shumepritur, me rene mbi te cilen eshte ulur çupa duke enderruar. Per çfare mund te jete duke enderruar kjo pinkuqe ? Ka dy gjera :

    – ose qe te vije dikush,
    – ose qe te ike vete.

    Une mendoj se eshte kjo e dyta, pikerisht per shkak te rese. Prit ta shoh edhe njehere… po po ashtu eshte, kjo vajza deshiron t’ia mbathe. Per ku ? Kudo qe te jete, thjesht te ike. I eshte merzitur vendi i vet. Mendon se pas detit eshte jeta e vertete, siç thoshte Rimbaud : “La vraie vie est ailleurs”. (jeta e vertete eshte gjetke). Ose si Mallarmé qe donte t’i hipte anijes me vela dhe t’i ikte jetes familjare me nje grua qe eshte gjithmone e njejta, nena e femijeve te vet.

    Une per vete, do t’i thosha kesaj pinkuqes keshtu : “ti ke te drejte te duash te jetosh gjetke, por kudo qe te jesh, gjetkja eshte gjithmone gjetke. Eshte si puna e horizontit qe s’kapet asnjehere, sado t’i afrohesh, shpalosen horizonte te reja, te tjera, deri ne pambarim.” Keshtu do t’i thosha. E ajo do te me thoshte : Ka mundesi te me lesh te qete ?

    Oh, really ? OK, po iki, inxhoi jor tajm.

  2. flo Says:

    Po te gjendesha ne nje vend te tille do ndihesha thjesht ; e plotesuar , s’do e ndieja te nevojshme as te ikja e as te prisja njeri te vinte

  3. spiritus Says:

    @Mjafton qe te dish te mbash ruletin ne dore, dhe ta rreshqasesh drejt. Kaq, asgje me teper.🙂

  4. ehe... Says:

    Flo, mendoj se plotesimi eshte nje iluzion, asgje me teper. Madje, pikerisht kjo eshte vecoria e njeriut : mosplotesia dhe mosplotesimi. Ka tek ne nje nuk e di cfare shtytje drejt dickaje tjeter, te panjohur, grishese e cila krijon nje tension nganjehere te padurueshem. Sepse me e shpeshta, ne jemi te mesuar me kete tension, eshte natyre e jona. Ama ai ekziston dhe prêt vetem castin e ctendosjes, per t’ia lene vendin nje tensioni tjeter. Shkurt, qetesia e njeriut eshte e castesishme, sepse shqetesimi prêt pas dere. Nuk di a e dini historine e njeriut, merakut, tokes, saturnit dhe jupiterit, por do ta tregoj njehere tjeter, me nje tastiere me te pershtatshme. Deri atehere, kalofshi mire.

  5. ehe... Says:

    OK, tani jam pak me qete, ne nje tastiere super tastiere, gati sa s’po me duket sikur po i bie pianos. Shikoni si eshte legjenda e romakeve pagane, mbi krijimin e njeriut.

    Nje dite, Meraku po merzitej per vdekje, s’kishte me ke te shtynte diten. Edhe pa rreth e rrotull, mori ca balte dhe ndertoi nje dordolec balte. Mirepo ky dordoleci, s’fliste. Atehere atypari kalon Jupiteri. C’po ben aty, o Merak pashai, si te menduar te shoh ? Oh, tha Meraku, sot doja muhabet dhe ndreqa nje send keshtu, nje tip dordoleci, por s’po me flet dreqi. Mos çaj koke ! ia priti Jupiteri, e ndreq une kete pune. Dhe i fryn dordolecit dhe i jep frymen. Dordoleci na u ngjall. Mirepo, keta filluan tani duke thene me njeri-tjetrin, po emrin si t’ia veme ? Meraku tha se duhet t’i veme emrin tim, se une e ngrita ne kembe. Por Jupiteri tha se kjo s’ben vaki kurre se fundja ai e beri me fryme. Jep e merr e jep e merr, aty kalon Saturni. C’beni aty mo çuna ? pyet ky Saturni. Oh Sato, ia pret ky Jupi, shyqyr qe dole, ke ardhur si me porosi. Duam te na zgjidhesh diçka, po grindemi per nje emr. Eh mire, ia thone hallin Satos, dhe ky si i zgjuar qe ishte, u pergjigj :

    Degjoni tani, çuna, emrin s’do ta kete as Merak, e as Jupiter. Ti Jupo, rri urte se une ate shpirtin qe ia dhe dordolecit, do te ta kthej prape kur te vdesi ky. Tokes, do t’ia kthej trupin, keshtu qe s’kemi pse e quajme toke. Do t’ia veme emrin Homo (nga humus = balte), dhe ty Merak, mos çaj koke plako se per ty kam menduar qe ta mbartesh kete Homos gjate gjithe jetes se vet, ska nga te iken. Dhe i ndau Saturni, mire e bukur. Histori interesante, apo jo ?

    ______

    Ta kam fjalen, flo, se ky Meraku na eshte qepur keq fare, e thote edhe kenga shqiptare : “Ky marak, maraku i shkrete, nuk ma len zemren te qete”. Tungatjeta.

  6. ah..cfar Says:

    Fantastike ,kaq origjinale wow ,shume e bukur .
    Sigurisht qe dot’ishte shume me mire ,nji piktur e tille me ate Teme Malli ,q’pran Detit ate ndjenj Romantike te zgjon /
    sesa fjale e Tema pa fund qe asnji llogjike te ksaj Bote si shkon.

  7. o_monstro Says:

    S’më duket se çupa në foto ndihet e plotësuar! I mungon diçka, ndoshta jo! Thjesht po shikon ndonjë varkë me vela dhe po mendon. Kushedi se çfarë e turbullon. Nëse do te ishte e shtrirë do ta shihnim nga një tjetës këndvështrim, apo nuk do të dukej kaq mrekullueshëm shtrirë?! Zakonisht, në një atmosferë të tillë, me detin përpara mund të shijosh momentin por, jo për shumë kohë. Fragmente nga e kaluara, ndjenja nostalgjie apo ‘saudade’, një ndjenjë që jo të gjithë e ndjejnë. Sikur çupa në foto të bënte një lëvizje, të mblidhte gjunjët dhe të kryqëzonte duart rreth tyre..do të forcoheshin supozimet që bëra. Po pret…ndoshta po pret dikë që ti afrohet ta pushtojë me përqafim dhe ti pëshpërisë në vesh…mua??

  8. ah..cfar Says:

    (°°)…testo di..m

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: