Muzikë n’kub – 13 – Post Punk

by

Vodpod videos no longer available.

Në 2 javët parardhëse ju kemi prezantuar me disa grupe të cilët kanë kontribuar në estetikën punk e cila shumë shpejt (në fundin e viteve 70′ ) u degëzua në drejtime të ndryshme për të na sjellë punk-un new wave i cili është më i gëzueshëm dhe komercial, art punk-un i cili eshte më i përpunuar dhe i intelektualizuar, si dhe nje grup tjetër muzikantësh veçoria e të cilëve është vazhdimi i ekperimentimit të metejshëm me idenë fillestare të punk-ut.

Post punk-u (flm wiki) “është më introvert, kompleks dhe eksperimental”. Ndërkohë, gjatë fillimit të viteve 70′  ka marrë përhapje zhvillimi i muzikës elektronike e cila ofron elementë të rinj për eksperimentim. Inkorporimi i sintetizatoreve është (ndoshta) karakteristika më thelbësore që e dallon punk rock-un nga muzika që më vonë do të quhej post-punk.  

Duke ju lenë me listën që personalisht e preferoj më shumë nga të gjitha listat e sjella më parë, ju njoftoj se “muzike n’kub” do të jetë me pushime. Gjithashtu do të doja mendimin tuaj për vazhdimesinë e këtij mini-eksperimenti muzikor:

a) Po (për vazhdimin)

b) Jo (Nuk jam i interesuar)

c) cdo koment tjeter është i mirëpritur.

Një falenderim të veçantë për Eni Turkeshin për kopertinat si dhe Tirana Calling për hapësirën e pakushtëzuar!

Ju uroj pushime të bukura dhe mirë u dëgjofshim (post)punk-s!


Advertisements

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

13 Responses to “Muzikë n’kub – 13 – Post Punk”

  1. Alfred Says:

    Une abstenohem. Aty duhet te ksihte nje ospion .

  2. squarepusher Says:

    si mund te te c’ballancoj per po ose jo? se kohe eshte ajo e shkreta (nga e imja 🙂

  3. eni Says:

    jeni te mirepritur;)
    mendoj ta vazhdoni kete ekperiment,mua per vete me pelqen shume,pasi zbuloj shume grupe qe nuk i njoh.suksese.

  4. ehe... Says:

    Nja dy llafka dhe nga une :

    1. Squarepusherit, falemnderit njehere per keto gjerat, sepse eshte pune, dhe une e kam tmerr qe dikujt te mos i lavderohet puna.

    2. Turkeshit gjithashtu, falemnderit sepse nja dy a tre foto me kane pelqyer vertet shume dhe nje mendje me thoshte se kur t’i shkruaj une librat e mi, do t’i bej thirrje Turkeshit qe te me pergatise ca kapake te bukur.

    3. Tani, si shqiptar “objektiv” qe jam, menjehere tek verejtjet. Kam nje verejtje ne lidhje me shperfilljen e padurueshme te muzikes franceze. Po te marrim shkas nga ç’thote Eni ketu me lart, atehere mendoj se nuk eshte bere asgje per t’i njohur lexuesit me kengetare apo muzike franceze. Dhe keta, jo per gje por nuk jane “bira” e fundit e kavallit. Keta kane pasur ca kengetare qe s’i linin mangut askujt. Psh, pak kush e di qe kenga “My way” e Frank Sinatra (nje kenge madheshtore), eshte thjesht rikopjimi ne anglisht i kenges “Comme d’habitude” (Si zakonisht) i Claude François, vdekur ne nje vaske duke u kruar njeçike vende-vende. Gjithashtu, po te permendim ketu ca kengetare si Alain Barrière, Alain Bashung, Alain… Alain… dhe Alain Souchon, ketu askush s’i njeh. Ketu njohin vetem Alain Delon, qe ka kenduar njehere me Daliden, “Paroles, Paroles, Paroles”, por e ka kenduar sa per te thene, se s’di asgje nga kenga. Shkurt, muzika franceze ka dhene shume, vazhdon te jape shume, ndonese me pak. E kush nuk e njeh Mylène Farmer me reçipetat e saj qe i heq keshtu si llastice, duke na kthyer mollaqet e aerobizuara, he ? E kush nuk e njeh Michael Youn me grupin e tij te çmendur “Fatal Bazooka”, qe te shkrin gazit ? Po Helmut Fritzin me “Ca m’enerve”, me theksin e tij te shtirur gjerman ? Po “Superbus” ? Po Julien Doré ? Po… po… po ore !

    Gjithsesi, squarepusherit i urojme pushime te mbara (me duket se ushtroka profesionin e mesuesit te fillores, e festoi festen e 1 qershorit miku, dhe tani ia keput tre muaj ne plazh), sektorin e muzikes n’kub do ta marr persiper une dhe per tre muaj, ne do te sterkenaqemi me muzike te qete te viteve 60, kur i kendohej ende luleve dhe trotuareve, puhizes dhe shiut te Parisit. Shkurt, kur te kthehet squarepusheri, s’do t’iu besoje syve se do ta kem kthyer vendin ketu ne nje shtojce te frankofonise, dhe veshtire se do t’i sjelle me ne vete degjuesit e shumte. Andaj, ja kaq njehere per njehere.

  5. Xhoni Says:

    Here we are now, entertain us. Skllav

  6. Xixellonja Says:

    Lista ime e preferuar dhe jo vetem se jane 2 grupet e mia te preferuara, meqe ra fjala mi ke vene The cure ne fund per nje moment thashe eshte cmend qe si ka vene. E preferuara sepse s’ke harruar Echo & The Bunnymen dhe cuditerisht ka nje grup qe kendon shqip. Imagjinoni ne vitet 80 nga ana tjeter e kufirit tone ish dikush qe ne te njejten kohe bente muzike te sintonizuar me boten, me revolucionin e asaj kohe ne muzike. Si perfundim po absolutisht duhet te vazhdosh 🙂

  7. alfred Says:

    Squarepusher e paskem lene fjaline per gjysem. Doja me thene: aty duhet te kishte nje opsion qe thote ” s’e di”. Kjo ishte ideja e abstenimit tim.

    Tani per sa i perket arsyes se perse une abstenoj, sepse s’e di s cte bej teter, eshte se ne te vertet nuk jam i sigurte per shijet e tua muzikore, madje s’jam i sigurte per asgje te re qe po sjell muzika bashkohore. Njemije rryma, me qindra kengetare, shume pak poezi, shume pak tingull qe ndervepron me fjalen. Ndoshta i vetmi kompilejshen ku ka dicka qe me pelqen eshte ky i fundit. Dhe pse ajo kenga qe me pelqen mua, ajo e Gjurme, eshte Rock deri ne palce, e s’eshte as punk-rock e as rock, mjafton me lexu tekstin dhe diskografine e tyre diskrete ne numer kengesh.
    Si perfundim duhet pershendetur puna jote. Mua me pelqejne njerezit qe punojne e kam rrespekt dhe per punen si koncept qe ndihmon ne ngritjen e nje vetendregjegjeje te paster klasore ose shijesore ose quaje si te dushe.

  8. ehe... Says:

    Oops, paska ndryshuar formati i postimeve, te shohme ç’do kurdisme keshtu. OK. Me kujtohet para ca kohesh, pasi pija nja tre dopio irish whisky (e meqe ra fjala, rrofshin airishët), shkoja diku dhe thurja poezi. Ne frengjisht. Me kujtohet se ishte dikush qe m’i pelqente shume, me thoshte se e benin per te qeshur. Madje me teper se kaq. Me thoshte se vargu i fundit i poezise ishte shkaterrues fare. Nje dite iu luta te me sherbente si mbleses diku, you know, çeshtje dashurie. C’ti besh, edhe ndodh. Mirepo, per habine time, pergjigja ishte jo sepse, ne thonjeza, nuk paskerkesha qenkerkesha njeri i pershtatshem per nje dashuri te paster. S’ke ç’ben, perseri, ne nuk e njohim asnjehere veten siç na njohin te tjeret, thote nje fjale e urte boliviane. Sidoqofte, edhe sonte kam deshire te shkruaj nje strofe ne frengjisht, do te perpiqem te shkrij tere talentin tim prej pueti :

    “Un jour que je marchais dans la rue, tout seul,
    J’ai rencontré une belle malienne du clan peul,
    Ses fesses bien arrondies m’ont laissé pantois,
    A tel point que j’ai ouvert la bouche et j’ai fait waouh !

    refreni tani, se na doli me dy strofa :

    “Ô belle noire, que j’ai dû mal à te voir,
    dans cette belle nuit au bord de la Loire,
    arrête-toi un peu que tu me fasse un bisou,
    ne crains rien, ma belle, on est entre nous.”
    _____

    Pas ketij himni pothuaj eurovizion, desha te them se ju pershendes me kengen “good bye, marilou”, te kenduar nga Michel Polnareff.

    ps : tani eshte problemi se s’di ç’buton te shtyp per ta nisur kete mesazh special, ketu kam nje “guest”, nje “accedi” nje “t accedi” dhe nje “f accedi”. Po e provoj njehere kete “guest”, si i panjohur qe jam. Shpresoj te qelloje. Dhe e dyta, nuk eshte mire qe te mos pergjigjeni kur dikush ju flet, pse perndryshe jeni bash nga mesi i Parisit, dhe e keni shtepine tek Kulla e Eiffelit, kati i dyte majtas.

  9. alfred Says:

    Nje fjale e urte arabe thote( mbi te mençmin): Njeri i zgjuar ka duart e nje kinezi, mendjen e nje frengu dhe fjalet e nje arabi.

    Deri me sot kam pare te permbushet vetem pjesa qe flet per duart e nje kinezi.
    Kjo ishte sa per te bere muhabet U.N.

  10. ehe... Says:

    E shoh, Alfred. E shoh qe kerkon “muhabet”. Por, me qellim qe te kete nje krisje “muhabeti”, duhet paraprakisht qe atij t’i nxirret koka. Shkurt, uot ar… lere fare, po e them ne shqip : per ç’djallin do te bisedojme, miku im ?

    Sepse, qe arabi te thote nje fjale te urte ku te lavderohet cilesia e arabit per fjale, kjo eshte te gjuash larg dhe ta vulosesh “muhabetin”, t’i vesh atij nje pllange te rende mbi koke. E bukura e nje fjale eshte se ajo duhet te lere gjithmone mundesine qe tjetri te gjeje nje te çare ne te per t’u kapur, per t’u kacavjerre e pjelle diçka.

    E ç’te pjell une ne kete mes, kur arabi e vulos qe ne fillim se gjithçka qe thote ai mban firmen e pagabueshmerise ?

    Sepse mund te ndodhte dhe kjo : po nje njeri qe do te kishte “duart e nje arabi, mendjen e nje kinezi, dhe fjalet e nje frengu”, ç’njeri do te ishte ? Une them do te ishte pilot avioni. Po ti ?

  11. alfred Says:

    Muhabet po bejme, s’eshte se duhet gjithnje te flasim rrjedhshem e pa gabime. Fundja mes nesh cdo gje lejohet, ndryshe ca bejme ktu.

    Une them se fjala e urte qe permenda me siper ka nje kuptim shume universalist, ke parasyhe mcdonaldsin, pikerisht ashtu.
    Pra thote se nese nje njeri nuk ka nje njohuri mbi te gjitha aspektet e jetes do te thote qe veshtire e ka me ec ne jete. Pastaj thote dhe qe nese do te jesh i zgjuar duhet te jesh kozmopolit, te kesh duart e kinezit, fjalen e embel te arabit, mendjen e shkathet dhe te paperkulur te francezit. Pra fjala e urte te shtyn drejt nje fare globalizimi shpirterore dhe gjymtyrore.

    Une them do dilte nje njeri i dobet.

  12. squarepusher Says:

    alfred, mendoj se e kuptoj pak me mire tani pozicionin tend ne lidhje me muziken, ndersa per shijet personale dysho sa te duash, sinqerisht ta them (une per vete e bej shpesh kete gje me te tjeret, mire apo keq).

    Nxitja kryesore per te bere keto listat ka qene ne fakt uniformiteti qe has kur flitet per muzike si dhe uniformiteti i atyre (muzikantet shqiptare flas) qe e bejne. Kjo histori vazhdon dhe sot e kesaj dite (internet, kanale muzikore sa t’dush, burime virtualisht te pafundme frymezimi) dhe uniformiteti vazhdon. Ne nje fare menyre eshte synuar informimi, njohja dhe eshte perzgjedhur qe kjo te jete tematike (me zhanre), por kjo ne thelb ka qene shume pak e rendesishme (ceshtje paketimi).

    Ndersa per sa i perket muzikes bashkekohore, nuk e ndaj mendimin tend, pasi mendoj se nuk eshte muzika qe ka ndryshuar por gjithka tjeter perreth saj (d.m.th per ceshtje krahasimore duhen marre shume variabla te cilet mund te mos kene te bejne dhe aq me muziken ne vetvete).

    ehe … falemnderit per ” l’ambience surréaliste” qe sjell ne cdo postim (pothuaj ne te njejten menyre sic sjell dhe une kllapat)

  13. squarepusher Says:

    xixellonja falemnderit, the cure jane “last but not least” aty, ne fakt po te kishte, do te zinin vend nderi (afer – por jo dhe aq – Joy Division)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: