Archive for May, 2011

Atje ku shpirti fiton lirinë

03/05/2011

Nga Hervis Nakuçi

Tepër ndodhi ma kanë pushtuar zemrën.

Tepër ndjenja që i ndrydh përherë,

me shpresën se një ditë

do i shfarros të gjitha… (more…)

Të dallosh veprën, të vërtetën, atë që të rrit vetëdijen

02/05/2011

Le Monde des Livres, 21 prill 2011

Nga Daniel Mendelsohn

Përkthyer nga origjinali (frëngjisht) : Urim Nerguti

Kur flitet për krizë, në Athinë, kjo nuk bëhet detyrimisht në një kontekst ekonomik. Për një Grek të sotëm, të thuash për dikë se ai “ka krizë”, do të thotë t’i njohësh atij një aftësi të madhe për të shquar. Zgjuarsinë e nevojshme për të kuptuar ç’po (i) ndodh. Për të shquar thelbësoren nga anësorja. (more…)

Muzikë n’kub (8) Troubaritz

01/05/2011

Vodpod videos no longer available.

Sic ju paralajmëruam në episodin e kaluar, këtë javë do të dëgjoni një përzgjedhje këngësh të disa prej autoreve femra. Mund të vëreni se ka një dallim (me troubador-ët) në mënyrën e interpretimit dhe vetëm kaq. Si gjithmonë ju ftojmë të ndani me ne të preferuarën tuaj apo (më mirë akoma) dikë që mund të kemi harruar/nuk e njohim.
Dëgjim të këndshëm!
Në kopertinë “erbarme dich” © Eni Turkeshi Photography

Tredhja

01/05/2011

Nga  Arti Lushi

Njerëzit, secili për hesap të vet, verdallosen rrugëve. Dielli i verdhë derdhet mbi kryet e tyre. Gratë me erashka ndër duar dhe mendime.

Eshtë e dielë, shumë e dielë. Dëgjohen këmbanat, me ngrohtësinë e moskokëçarjes dhe tjegullës. Por asnjë fëmijë nuk të sheh syri. Pamje më fatkeqe zor se gjen. (more…)