Avulloj

by

nga Teda Kokoneshi

Avulloj,

Ah sa shpejt avulloj,

Avulloj në temperatura ku pikëlat e tjera mbeten plotësisht të lëngshme e rëndojnë mbi tokën e etur,

Ndërsa unë fare lehtë avulloj.
Nisem drejt diellit, e dashuroj.

Në llojin tonë (të pikave të ujit) arsyeja thotë se diellin s’mund ta arrish kurrë

Në udhën e paarsyeshme drejt tij një re të gllabëron

Të shtrëngon e ta merr frymën mes pikëlash të tjera mendjelehta

Derisa frymë s’ke më!

Prej frymës së mijëra prej nesh I jep jetë një shiu të tërë

Dhe e lëshon vrullshëm drejt tokës…tokës së etur,

Atje ku, për pak orë, një pikël e krijuar nga fryma ime dhe e rënë në tokë me rrebeshin

Do të dojë përsëri të shkojë drejt diellit.

E do të avullojë, fare lehtë do të avullojë!

E dashuruar fatalisht me ato rreze qës’e ngrohin mirë, por veç sa I premtojnë pak më shumë afsh

…Po kto budallaçkat e tjera, ç’bëjnë kaq të rënda në llucën e pisët?

S’e njohin ato diellin e artë dhe qiellin e qartë?

Preferoj të ngjitem lart e pastaj si shi të bie përsëri

Se sa e rëndë e komode në atë llucë të rri.

5 Responses to “Avulloj”

  1. ehe... Says:

    Me duket se kam ngelur vetem une ketu, çudi… Iakelkë ? Enibadidheër? Cenesuno?

    OK, ky teksti ketu me lart, gjysme poezi e gjysme proze, proze poetike apo poezi ne proze, mua me pelqeu shume, jo per gje por ka ca imazhe shume te bukura, nje tharm poetik, siç i thone keta poetet ne gjuhen e tyre, dhe ka shume mundesi qe une te jem prekur nga kjo menyre te shkruari, te ndjeri, pra ka mundesi qe pas leximit te kesaj poezie te jem bere pak me shume i ndjeshem ndaj se bukures sesa dje. Sepse kur vjen fundi i fundit, efekti i fundem i nje poezie, kjo eshte : te na beje me te lehte nga ç’jemi rendom, te na jape nje permase pastertie qe s’e zoteronim me pare, shkurt, te na rrise ca me teper. S’thone kot, vetem bukuria mund ta shpetoje boten… oops, kete e ka thene Zoti Dosti nga fshati Jevsk.

  2. xhibi Says:

    Teda, kur fillova ta lexoj prisja dicka tjeter, mbase dicka tip Kundere-iste apo dicka tjeter… Gjithsesi suksese.🙂

    Me duket se kam ngelur vetem une ketu, çudi… Iakelkë ? Enibadidheër? Cenesuno?

    haha

    vete e ke fajin qe s’i rrezistove dot yshtjeve dhe ike nga Peshku😛

  3. ehe... Says:

    Xhibi, tungatjeta. Ti e di, bere mire qe u paraqite se kisha pershtypjen se te tjeret ia kane mbathur ne plazh tashme. OK, per historine e yshtjeve, ska asgje te tille. Sa per “peshkun”, me lejo t’ia kepus nje “injure” ne frengjisht : je n’en ai rien à foutre.

    Ah, meqe ra fjala, po te kisha mundur, do t’i kisha thene nje personazhi me emrin “apple” qe e dua shume dhe se nese deshiron, mund te me lere nje mesazh ku te deshiroje, e kam fjalen po te me doje shume dhe ajo. Nese jo, ska gje, “molla” nen “molle” bie, e une per dreq kam qelluar “dardhe”.

    Mbase te kisha pyetur dhe per diçka tjeter por si i behet qe ne gjithe keto vite s’kemi mundur te shkembejme as emailet tona ? kaq te kompleksuar valle meshkujt shqiptare qe po t’i shkruajne njeri-tjetrit dy meshkuj, me siguri qe jane greke ? Comme on, bota eshte me e perparuar se kaq.

    Ne lidhje me shkrimin me lart, kam nje verejtje te tipit te larte : kam shume deshire qe kur ketu te paraqiten shkrime, me e pakta e punes do te ishte qe autoret te vijne e te thone nje fjale, qofte dhe per te pershendetur. Une kam shume deshire te bisedoj me autore dhe shkrimtare sepse kjo s’ndodh per çdo dite. Nese nje autor vjen ketu dhe shpreh diçka jashte tekstit qe ka paraqitur, per mua eshte nje plus i madh. Jam kunder flakjes se tekstit diku, pa u lagur fare me te. Degjojme shpesh fjali te tilla : “teksti flet vete”. Bullshit, do te thoshte ndonje kundershtar i Chicago Bulls. Teksti mund te flase vete, por ja qe lexuesit kane deshire te flasin edhe me njeriun e tekstit. Le te flasin dy gjera te ndryshme, ska gje, por fakt eshte qe lexuesit duan te dine edhe per tekstin, edhe per jashte-tekstin. Nese kjo kuptohet si futje hundesh ne pune te huaja, do te thosha se keshtu do te mbylleshin te gjitha emisionet letrare te France2, France5 apo Arte. Shkurt, njerezit duan te dine.

  4. Tedja Kokoneshi Says:

    ehe… dhe Xhibi falimderit per feedback. Ndihem shum mire kur njerzit reagojne ndaj atyre qe shkruaj. Kur reagimi mbetet i sinqert the eshte pak me shum se inkurajim i permbajtur, shkrimtarja brenda meje feston🙂
    Per sa i perket esese ne vargje, mund te lexohet si nje nder momentet kur zgjedhim te rrezikshmen ndaj te arsyeshmes, per hir te asaj deshire tipike njerzore per ti shpetuar mediokritetit dhe te rendomtes.
    Une vete jam e shkolles dekonstruktiviste dhe e le tekstin te beje jeten e tij, te interpretohet si te doje, e te arrije attje ku do a ata qe do. Por sigurisht qe, prind i pergjgjshem ateher kur kerkohet, e shoqeroj here pas here.

  5. ehe... Says:

    Teda,

    Falemnderit per paraqitjen, gje e mire kjo. Tani, po marr shkas nga shpjegimi juaj mbi “te rrezikshmen”, ne lufte ndaj se “arsyeshmes”, per hir te asaj deshire njerezore per t’i shpetuar mediokritetit dhe se rendomtes.

    Ne fakt, une njoh nje poezi e cila i permbledh te gjitha keto, por qe eshte nje poezi e rralle sepse e shkruar nga nje poet i rralle : Stéphane Mallarmé. Poezia titullohet : “Puhize deti”. Mbase e keni lexuar, nese jo, duhet.

    Megjithate, ju thoni “e rrezikshmja” perballe “se arsyeshmes”. Nuk di nese rreziku shkon gjithmone kunder se arsyeshmes. Ka dhe rreziqe te arsyeshme. Megjithate, e çiftezuar keshtu ne poezine tuaj, e rrezikshmja qe lufton me te arsyeshmen, gjendet me shumice tek dashuria. Aty, siç me kane thene fqinjet e mi qe dashurohen si lepujt, e rrezikshmja nenkupton nje dashuri qe te çon drejt e tek nje shpat muri qe ska thike Zhan Mareje qe i ngjitet. Madje, edhe Zhani, kur hipen nja tre meter nga toka, i thyhet njera thike, dhe desh bie si thes ne toke. Por ky kishte hak, po shkonte te shpetonte te dashuren. E arsyeshmja do te kishte qene qe Zhani te martohej me ndonje bucele fshati, e te mos livadhiste nga katundi ne katund. Pra ky tipi, per hir te dashurise, ben gjera te rrezikshme qe arsyeja ia ndalon.

    Nese ska qene motivi i dashurise kjo shtysa e poezise, atehere mendoj se “e rrezikshmja” mund te ishte zevendesuar me “te panjohuren”. E panjohura perballe se arsyeshmes. Aventura perballe rutines. Aventura, s’eshte e thene te jete gjithmone e keqe, e rrezikshme, ajo eshte thjesht e papritur. Megjithate, ngelet e pranueshme qe “e panjohura” mbart gjithmone ne vetvete nje permase rrezikshmerie.
    ________________

    Tani nja dy shpallje te vogla, po marr ca hapesire ketu, me pelqimin tuaj : shoh se nuk eshte bere e gjalle as “apple”, dhe as “Era”. “Apple” ngaqe kam filluar ta dua, madje shume, ndersa “Era” do te me ndihmonte me ca tekste te Musine Kokalarit. Qe te dyja, i kam shume te rendesishme : “mollen” sepse edhe mua me pelqen rreziku, jam dhe une si nje tip Adami, kurse “eren” sepse ato tekste me duhen vertet per te bere nje pune te vockel intelektuale : perkthimin nga shqipja ne frengjisht per t’i afishuar neper disa qytete franceze, nga disa miq franceze te cilat jane veprimtare te luftes kunder çdo lloj diktature.

    Ju lutem, “apple” dhe “era”, me ndihmoni kur te mundeni. Ju falemnderit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: