Filozofia dhe futbolli, futbolli dhe filozofia, filozolli

by

nga Mr. Tambourine Boy

Filozofet, deri tani, jane perjekur per te shpjeguar boten, tani ka ardhur koha per ta ndryshuar, e do jeni ju ata qe do e ndryshoni, me aq sa dini, fundja po lozni nshpi . Kjo ishte ideja e Marksit me pak fjale. Me thene te drejten pjesen e tij arriti ta bente me mire se askush tjeter, pra ;  u jepte rendesi te rinjeve , ishte karizmatik, perdorte gjithnje taktika intrigante, per te ndeshja e pare  ishte shume me e rendesishme se ajo e kthimit. Skema e tij, 4-4-2-shi, rezultoj atehere dhe ka rezultuar fitmitare ne shume raste. Shembull: me u mbush mendjen rusve dhe kinezve qe duhet luajtur ne mbrojtje s’ka qene e kollajte. Eshte si me i mbush mendjen Boltit se s’ka per ta zene kurre breshken.

Per Marksin nuk mund te luhet ne sulm pa pasur nje mbrojtje te pergjegjshme, pra edhe pse po loz me 6 mbrojtesa duhet marre parasyshe fakti se kush niset per ne sulm mund te mos kthehet me. Dialektika e historise tregon qarte se ne periudha te ndryshme te  progresit shoqerore ndeshjet mes klasave  s’kane qene tamam ndeshje mes te barabarteve, plus qe kishte shume korrupsion. Pra thene ndryshe mes skuadrave qe merrnin pjese ne kampionate s’ka pasur lojtare te te njejtit nivel teknik.. Borgjezet luanin gjithnje ne sulm, s’kishin frike nga humbja, u pelqente te rrezikonin vazhdimisht.. Aristokracia dhe Kleri ishin bashkuar dhe kishin nje skuader te perbashket e cila lozte gjithnje ne mesfushe. E kishin fiksim te kontrollonin cdo gje nga qendra.
Ndersa klasa proletare,  ne fillmimet e saj, bente nje loje teper te hapur dhe goxha te crregullt. Nje kundersulm arrinte ti vinte ne gjunje. Dukej qarte se me ate taktike loje ndjeheshin te humbur. Behej fjale per nje 3-2-3-2. E ksihin vetequajtur “taktika e sulmit te shpejt dhe te papritur”, ide vetevrasese e anglezve dhe  francezve. Kjo faktikisht i kishte dobesuar ne mesfushe dhe ne mbrojtje plus llogarit qe ne sulm ishin shume dobet. Blerjet e atyre viteve kishin rezultuar te pafrytshme.
Pra dicka duhej bere. Me 1864 u vendos te mblidheshin per te vendosur emrin e  skuadres, trajnerin e ri, blerje te reja, dhe keshillin drejtues te klubit.

Direkt pas kampionatit rivolucionare te 1848-es gjerat kishin ndryshuar. Borgjezet, me lojen e tyre liberale, kishin fituar Kupen e Kampioneve ate vit duke rraf Proletaret 4: 0, ne nje ndeshje te paharrueshme dhe shume te luftuar. Kjo humbje e rende e leshoj pertoke moralin e lojtarve. Duhej bere dicka per te rimekembur kete skuader.

Ne mbledhjen  e  64-es pra u vendos qe trajneri i ri do ishte K.Marks. Nje nga emrat premtues te shkolles gjermane. Kishte stervit per disa vite dhe ne Angli dhe ishte nje nga perzonazhet me ne ze te sportit  te asaj kohe. Kjo mund te quhet detyrimisht nje fitore per skuadren e Proletarve.
Gjeja qe e kishte bere te famshem K.Marksin  ishte se me 1848-en , bashke me ndihmsin e tij F.Engels,pergaditsin teknik te skuadres ( dhe ky i shkolles gjermane) kishin nxjerr nje liber mbi konceptimin thelbesisht materialist te futbollit i cili permbante ergjithesisht taktikat e lojes me moderne te asaj kohe. Ishte nje veper rinovuese e cila mund te ndihmonte ne rimarrjen e titullit.

Dhe pse i famshem K.Marksi nuk kishte mbeshtetjen e  te gjitheve. Nje nga kundershtaret e tij me te eger ishte nje fare Bakunin, ish trajner i anarkistave, i cili e akuzonte per lojen e tij teper te mbyllur, pa fantazi.

Me ne fund u vendos. K.Marks u be trajneri i ri i skuadres se Proletarve. Perkrahesit e Bakuninit dhe te Prudhonit ( ish trajner i skuadres se socilistave francez) u vendos qe nuk mund te ishin kurresesi  pjese e skuadres se re te Proletarve.

Marksi dhe Engelsi nuk duhet te humbisnin kohe. Duhej bere skuadra sa me shpejt dhe te nisnin stervitjen e skuadres. Kampionati po afrohej. Moduli i zgjedhur nga K.Marks, 4-4-2-shi, dukej se mund te sillte vetem fitore. Entuziazmi ishte ne qiell. Dukej nje ide fitimtare, dhe pse utopike , e cila gershetonte mbrojtjen e organizuar me sulmin e papritur. Pergjate zhvillimit te kampionatit  u duken qarte mangesite e skuandres. Mesfusha, qendra e organizimit te skuadres, ishte inekzistente. Sulmi ishte shume i lodhur dhe blerjet e atij viti kihhin qene te gjitha per te forcuar repartin e  mbrojtjes. Pra, ne pergjithesi, mund te thuhet se ne repartet e ndryshme kishte nje strukture organizative te pamavarur e cila mundohej te forcohej e pamvarur nga te tjerat. Askush nuk luftonte per skuadren por secili per repartin e tij. Ne kete periudhe lindin mosmarrveshjet e para mes  reparteve.

Perfundimisht pra ate vit skuadra sfitoj asgje. Perseri borgjezet arriniten te rifitonin titullin duke rrahur Socialistet, me rezultatin 1:0, ne minutat shtese.

Duhej pritur ardhja e trajnerit rus Lenin qe skuadra te rimerrte madheshtine e dikurshme. Me 1917  thirret per te stervitur skuadren e Proletarve V.I.Lenin, i shkolles ruse i cili kishte stervitur si ne Gjermani  ashtu dhe ne France. Me ardhjen e tij skuadra rifitoj besimin ne vetevete. Lenini ishte nje nje bashkebisedues i cili arrinte te nxirrte me te miren prej lojtarve. Poletaret arriten te fitonin agresivitetin qe u kishte munguar me Makrsin. Skuadra tashme kishte nje qender organizuese: mesfushen. Nje ide kjo qe Lenini e kishte vjedhur nga kundershtaret e perjetshem Borgjez. U desh pak kohe derisa lojtaret te ambjentoheshin me skemen leninjane duke qene se deri atehere kishin luajtur secili per hesap te vet, e mbi te gjitha duke harruar se qellimi kryesor i lojes se futbollit ishte fitorja dhe jo “dialektika e te luajturit bashke”. Marksit i kishte pelqyer gjithnje loja ne mbrojtje, sepse mendonte se me te dobetit duheshin vetem te broheshin dhe ne castin e duhur te leshonin ndonje sulm te rreikshem, gje qe fatkeqsisht  s’ndodhi ne asnje ndeshje te kampionatit. Por kjo menyre e te vendosurit ne fushe kishte sjelle probleme te medha sepse  sulmi ankohej vazhdimisht se nuk furnizohej me topa mjaftueshem. Sulmi kishte gabuar te sillej ne ate menyre sepse ne te vertet ishte mesfusha qe s’ekzistonte fare.
Pra thame qe Lenini solli dicka te re ne skuadren e Proletarve, nje menyre te re te konceptimit te lojes, te kundershtarit, te jetes se lojtarve, te bordit drejtues te klubit. Arriti te rivoluciononte gjithe skuadren e madje  modeli i lojes se tij arriti te mbizoteronte kudo.

Ne finalen e kupes se kampioneve qe u mbajt ne rusi skuadra e Proletarve  arriti te fitonte kupen kunder skuadres se Aristokrateve me rezultatin e thelle 6:1. Ne kete periudhe skuadra fitoi gjithcka: kupen e Kampioneve, kampionatin, dhe kupen e zarit te cilit, kuptohet, i iku zari. Ne shumicen kampionate kombetare Proletaret arriten te merrnin rezultate te sukseshme. Ne Angli zuren vendin e dyte. Ne  France po ashtu. Ne Gjermani lufta ishte me e ndezur dhe vetem ne javen e fundit u vendos fituesi.

Pas largimit te Leninit si trajner i skuadres Proletaret fatkeqsisht cunat s’e kane marre me veten. Skuadra legjendare jeton akoma me shpresen se  nje dite nje tjeter trajner do te marre ne dore skuadren dhe ta coje ne nivelet me te larta te futbollit europian.

_________________________________________________________

Frymezuar nga Monty Python

Advertisements

Tags: , , , , , , ,

4 Responses to “Filozofia dhe futbolli, futbolli dhe filozofia, filozolli”

  1. Post Spleen Says:

    Cilin vend “zuren” ne Angli? 😀

  2. ehe... Says:

    Djali me daulle,

    Me duket ide e zgjuar ky interpretimi i ca ngjarjeve historike nepermjet futbollit. Megjithate, mendoj se mund te ishte bere diçka me teper, ma merr mendja eshte shkruar pak si zbavitje, por ja qe edhe zbavitja kerkon njefare disipline. Gjithsesi, gjetje e bukur.
    ________

    Tani, diçka tjeter krejt pa lidhje, po shfrytezoj pak hapesire :

    A ka mundesi qe ndonjeri prej lexuesve te ketyre viseve te sjelle ketu nje tekst te shkurter origjinal te MUSINE KOKALARIT ?

    Kam kerkuar por gjej vetem ç’kane thene te tjeret per te. Do te doja diçka te shkruar nga vete dora e saj, mundesisht diçka qe ka lidhje me mendimet e veta mbi letersine dhe diktaturen, dmth nje si ese te shkurter. Mjaftojne edhe pak rreshta, por mire do te ishte qe teksti te perfshinte te pakten nje faqe word.

    Falemnderit, nese.

  3. Era Says:

    ehe…, une kam dy vellimet 1&2 ‘’Musine Kokalari, Vepra‘’. Me thoni çfarë ju duhet me saktësi.

  4. ehe... Says:

    Oh, te lutem, me duhet nje tekst psh per efekte perkthimi, nga shqipja ne frengjisht, per t’ia dhene dikujt qe eshte i interesuar. Mundesisht te jete ndonje poezi, ose dhe ndonje gje si pune testamenti, diçka ku tregon per jeten e vet, per vuajtjet e veta, dhe jo ndonje ese sepse do te ishte shume e gjate dhe do te duhej marre ne lidhje me gjera te tjera. Diçka perfaqesuese, pra. Do te me beje shume nder. Per informacion, une s’e kam njohur mire jeten e saj, por nga kerkime te fundit qe bera, u trondita vertet, nje fat tragjik ne nje fytyre fisnike. Kam parasysh ketu foton e bere gjate gjyqit te saj me 1946.

    Te falenderoj paraprakisht, gjithe te mirat.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: