Moment

by

Nga E.H

Ashtu sikur shiu,

i dehur

lëshuar ndër rrugët e qytetit

ashtu sikur unë…

Ashtu sikur shiu…

dhe këtu ndalet cdo gjë

krahasimi është i panevojshëm

nëse gjethet e një peme

apo mure dhomash të izoluara,

lagen po njësoj

bien  njësoj.

Ashtu sikur shiu indiferent

ndaj mendimeve të kalimtarit

Ashtu sikur ti…

“Ne” një shi s’mund të jemi,

se “Ne”nuk ka asnjë thërrmijë ekzistence.

Ashtu sikur unë,

Nga shiu e ti…

ndryshe,

pa indiferentizmin e urryer

i buzëqesh një vajzë të vogël

që më ngjan

edhe pse shiu pushoi

këtë buzëmbrëmje

gjethet nuk lodhen së laguri trotuaret.

Tags: , , ,

7 Responses to “Moment”

  1. ehe... Says:

    S’jam fort i sigurt se e mora vesh kete poezine, e kam fjalen deri ne fund, por nuk e di pse, kam nje ndjesi sikur eshte poezi e mire, e bukur. Mos qofsha gabuar.

    Tani, meqe jemi tek shiu, kam deshire te tregoj nje histori te lagur. S’e mbaj mend ç’vit ka qene, mbase 2001, ketu e dhjete vjet me pare, me zuri shiu ne rruge. Keq fare. Nje shi qe ç’te te them. Asokohe jetoja larg qendres se qytetit, diku ne nje tip fshati rreth qytetit, nje vend shume i bukur ku banonin kryesisht milionere e perpjete. Se pse isha ngaterruar ne kete grumbull shtepish, ec e merre vesh. Mbase kam qene i pasur edhe une asokohe, por nje gje eshte e sigurte se sot s’kam asgje. Nejse, rrenimi financiar eshte bere i modes sot keshtu qe nuk ndihem me turp. Te kthehem tek shiu. Bie nje shi qe ta mbaj mend. Ne France, ne rajonin ku jetoj une, bien shira te llahtarshem, psh nje jave rresht nga 8-9 ore ne dite, me goditje te perqendruar. Kisha blere nje “baguette” (buke franceze si bisht lope) dhe po kthehesha ne shtepi. Mirepo shiu binte si per qejf te vet, askush perjashte. Ishin rralluar dhe makinat, aq shume sa me dukej vetja ne Hene, me perjashtim te shiut qe s’duket fort atje larg. Kur kaloj prane nje kisheze, “Kisha e Gjelit” e kishte emrin, nje çunak prifti me duket se terhoqi nje leve te madhe dhe degjova nja kater here goditje çekiçi ne nje kembane gjigande. Ora ishte kater pasdite, s’bente terr por qielli ishte mbyllur dhe dritat e rruges ishin ndezur vetvetiu. Nuk merzitesha se kepucet i kisha prej lekure te mire, por çorapet me shkaktonin pak bezdi se nga thembrat ishin ngrene dhe me ferkoheshin pas meshinit te brendshem dhe kishin filluar te jepnin fishkellimat e para. Persiper kisha veshur nje kemishe normale te madhesise M, diku tek 38-ta qafen, por nuk ndjeja kurrfare bezdie, e kisha zberthyer pullen e kollares qe ate s’e kisha vene fare.

    Duke ecur keshtu, befas u perftua nje ngjarje qe, me vone, u shfaq si nje ngjarje madhore ne jeten time, pra diku pas meje u duk nje diçka levizese qe po zhvendosej me nje shpejtesi jo fort te zakonshme. Ecte ngadale dhe si enderrueshem. S’ishte nje disk fluturues, as nje punetor senegalez qe shkon ne turnin e vet me biçiklete, por ishte nje Renault Clio nga ato te vocklat, minyskylet siç i thote frengu. Shihej qarte se Klioja kishte diçka shqetesuese. Sidoqofte, edhe pse ngadale, ajo zhvendosej pak me shpejt se une, dhe si pasoje e antirrenes se akilit me breshken, me arriti diku nga cepi i rruges ku banonte vetem nje plake me nje qenush te tipit pekinez. Une bera ca menjane sepse nuk doja qe rrotat e makines te me jepnin ndonje spruco fytyres, pavaresisht se ne ate gjendje ku isha, asgje s’mund te ma njolloste imazhin prej nje njeriu sqimatar. Por per habine e te gjitheve qe normalisht duhet te kishin qene aty ne ate ore, po te mos binte shi, makina u ndal m’u tek kembet e mia, anash trotuarit. Nje dere pasagjeri u hap dhe nuk zbriti askush, por thjesht shquaja nje siluete femerore, pa mundur t’ia shquaja mire fytyren. Pas pak, ne kornizen e deres se hapur, shoh nje mjeker, dy buze, nje hunde dhe ne fund dy sy qe me drejtohen duke me thene : “Vous pouvez rentrer, Monsieur, je peux vous déposer” (Mund te hipni, zoteri, mund t’ju le para shtepise). Eshte diçka e provuar tashme, kur bie shume shi dhe jeni i lagur uje, gjeja e pare qe mendoni kur ju ftojne te hipni ne nje makine, eshte : do te bej pis ndenjeset. Me nje miresjellje te zakonshme per mua (asokohe kisha studiuar ne nje fakultet francez dhe kjo kishte qene teper perfituese per mua), i them : “Merci, Madame, je ne habite pas loin.” (Falemnderit, Zonje, e kam ketu afer). Por ajo s’tha me asnje fjale por me pa me ca sy pergjerues qe dukej sikur thonin : “te lutem, mos ma prish sot kenaqesine e te ardhurit dikujt ne ndihme”. I shtyre nga nje ndjenje gjysme faji e gjysme bamiresie, vendosa te perkulem dhe te futem bashke me nja dy-tre litra uje te kripur ne makine. Atmosfera brenda ishte e ngrohte dhe miqesore, nje kengetare qe s’ia mbaj mend emrin, leshonte notat e saj te embla ne veshet e mi dhe aty per aty me erdhi nje mendim nga ata feminoret, “me duket se jam ne parajse”. Ktheva koken nga mikesha e mire ne timon dhe pashe nje fytyre rrumbullake me floke balluke, disi te zinj dhe te prere shkurt ne qafe, anash te ciles vareshin dy veshe pa asnje veth persiper. Me dukej sikur e kisha pare kete fytyre, me behej si e afert por e pamundur t’ia bashkangjitja nje vendi apo nje ngjarjeje. Ajo shihte rrugen perpara, fshireset e xhamit ishin pothuaj te pafuqishme te udhezonin tere ate uje qe binte me presion, dhe une kuturisja ne mendjen time se ku e kisha pare kete fytyre. Kur kaluam prane nje azili pleqsh, pamja e nje kutie te verdhe paralelepipedi me nje goje te çare diku prane lartesise, me solli ndermend dhe cilesine e shume kerkuar : ishte postierja e fshatit.

    (ketu nderpritet ca historia sepse nuk e di, po me vjen turp te tregoj se çfare ndodhi me vone, madje kot qe hyra ta tregoj por thjesht s’kisha ç’te bej sepse po bie nje shi, pothuaj si ai i asaj dite, dhe siç ka thene Ismail Kadare, ca pika shiu rane mbi qelq… e keshtu me radhe).

  2. O_Monstro Says:

    (vazhdimi i historise qe mendohet te jete e turpshme)

    A wimoweh, a-wimoweh a-wimoweh, a-wimoweh…
    In the jungle, the mighty jungle, The lion sleeps tonight…
    ————————————————————————————
    Nejse, pervec kesaj shaka-skene, se di pse po kur e lexova historine e ehe po imagjinoja nje skenar alla J-L Godard! Jo vetem kaq, me kapi nje neps per nje baguette te ngrohte, me gjalpe dhe me djathe…
    Po ce do, nuk leviz dot gjekundi…
    E keni parasysh, po bie shi me gjyma…

    […]

  3. dana Says:

    ah ky shiu i shkrete🙂
    mua poezia me pelqeu E.H..goxha madje😛

  4. ah..cfar Says:

    Bukur .Shi , gjethe mbi trutuar e lagur ,nga ajo ndjenj .
    Nji poezi qe te jep ate ndjesi Vjeshte -Romantike .

  5. loer Kume Says:

    une s lexoj poezi por kesaj here devijanca ime per te lexuar dicka jashte zakonit me shperbleu. me pelqeu shume.

  6. ehe... Says:

    O_monstro,
    Nje “baguette” me djathe dhensh nga te Baskeve, ska te paguar, sidomos nga ora 10 pasi je kthyer nga ndonje pune me pastrimin e qytetit. Aty ka mundesi qe te thyej çdo rekord. Por sidoqofte, le t’i rikthehem per pak “postieres” sime.


    Ne fakt, ajo qe ngjau me poshte nuk kishte asgje te turpshme, por s’dija si ta mbyllja historine. Nuk ndodhi asgje. Kur mberrita para shtepise sime (ajo banonte dhe nja 15 km me poshte), ajo e ndali makinen dhe fiku motorin. Priste qe ta ftoja brenda por une asokohe banoja me nje vajze qe e kisha takuar serish ne nje dite me shi dhe qe prej asaj dite jetonim bashke ne nje menyre krejt te lire. Kisha frike mos ajo gjendej brenda dhe nuk doja te krijoja ndonje situate te pakendshme. Atehere, per ta hutuar pak, fillova t’i flas per filozofine e Wittgensteinit, duke i thene se ky tipi kishte qene mesues teper i dhunshem ne nje fshat te Austrise dhe ende pas 30 vitesh, ish-nxenesit vazhdonin t’ia kerkonin adresen per t’i dhene nje dru te mire. Postierja me degjonte me vemendje dhe dukej qarte se e kisha bere per vete. Kulmi arriti kur e pyeta nese e kisha lexuar “Postieri” te Charles Bukowski. Me tha jo. C’eshte e verteta, ajo lexonte fare pak, kryesisht manuale perdorimi per qente pekineze. Atehere fillova t’i rrefej postierin e Charles, sidomos pjeset kur ai shkonte te shperndante letrat me biçiklete nen shi dhe kur i mbushej mendje t’iu bente naften edhe biçikletes edhe letrave. I thashe se Bukowskin e hiqnin shpesh nga puna porse ai s’e çante koken se gjente gjithmone nje kuçke sa per te pire e bere xurxull per t’i harruar hallet. Pastaj i fola per Pablo Neruden dhe postierin e fshatit qe kishte rene ne dashuri me kamarieren e fshatit dhe i lutet Nerudes t’i beje nje poezi per t’ia marre mendte. Pastaj meqe isha tek Neruda, i fola per nje poezi qe vete Neruda e kishte shkruar per dashnoren e vet, por me pseudonim qe te mos idhnonte gruan. Ketu, postieres i shkoi nje pike lot dhe me rrefeu se jeta e saj kishte nje sketere, se ishte dashuruar shume e re me nje harbut qe s’e respektonte ne asgje dhe se qe atehere i kishte humbur shpresat per nje dashuri te perjetshme. Vertet, i thashe une, perjetesia eshte kot fare dhe se vetem debilet besojne ne te. Me dha te drejte dhe pohoi se tani, vetem jeta e tanishme kishte rendesi, perjetesia te bente ç’te donte. Pata pershtypjen se e kuptova pak a shume, por ne te njejten kohe s’isha i sigurte. Megjithate, postierja me tha se do te ecte tani, se ishte koha per t’u kthyer ne shtepi dhe se i kishte pelqyer shume qendrimi me mua. Madje me premtoi dhe nje takim tjeter, kesaj radhe pa shi, ne panairin e pikturave te fshatit. Ajo u largua, ate nate s’bera asgje perveç dushit, buken e kisha flakur me kohe, dhe postieren e takova dhe nja dy-tre here te tjera. Por kjo s’eshte aq interesante sepse gjithçka ka ndodhur pa shi, madje ne nje dite plot diell, por qe une s’kam ndermend t’ju tregoj asgje.

  7. ehe... Says:

    Cfare “momenti”, he ! Ose me mire, he he he ! siç ia bejne disa. OK. Meqe eshte teme momenti, e meqe kurrkush s’po e çan koken te ndaje momentet e veta andej-kendej, atehere po e them nje moment timin, zere se fola me muret. E para e punes, me duket se na u tremb edhe xhibi. Ne fakt, s’kishte asgje per t’u trembur, desha t’i shkruaj ne privat per diçka private (nga ku vjen dhe fjala) por deri me tani, s’kam pasur asnje mundesi. OK. Te presim.

    Sot kam takuar ne rruge nje te çmendur. Nje te çmendur femerore. Me ndali dhe me tha : “me duket se te mbaj mend ty, kemi qene bashke ne nje klase”. Etleva ! i thashe une. Po, tha ajo, Etleva, vertet. E pyeta si ishte me shendet dhe si i shkonin punet. Me tha shkerrdhyeshem (kam dyshime se donte te thoshte shkelqyeshem por nuk e ngacmova me tej), dhe me tha se eshte tejet e lumtur. Kam dy femije, me tha, dhe i dua shume. Shume bukur, i thashe une, une s’kam asnje dhe s’e dua asnjerin. Pastaj i thashe te hiqte syzet e zeza. Nguroi pak dhe i hoqi. Poshte syrit te majte, nje njolle mavi ia shemtonte fytyren e bukur (e kam pasur dobesi Etleven). Nuk e pyeta ç’i kishte ndodhur, me siguri do te me ishte pergjigjur se ishte vrare tek cepi i raftit. Pastaj, nuk e di sesi, m’u kujtua Etleva e vogel ne klase, nje engjell i vertete, dhe mendova kushedi ne ç’dore te ndonje kafshe ka rene. Ne fund, me tha : “me vjen shume mire qe te pashe, ke qene djale vertet i mire”. Oh Etleva, mendova, po kush te ka rrahur ne kete dite ! Nuk e pyeta ç’mbiemer mbante tani, por me siguri ndonje mbiemer prehistorik, te tipit : “gjahtari kembeshpejte”, ose “qeruesi i mire i hunjve”, ose dhe “shpulla e madhe”.

    Pastaj u ndame, s’mund te rrinte me gjate. S’munda ta permbaj veten dhe i thashe se ke qene nje vajze shume e mire dhe qe te kam dashur gjithmone. Me pa me ca sy qe as ndjenin keqardhje, as lotonin, as fare : thjesht sy qe iu ka ikur çdo lloj ndjesie. E habitshme, Etleva qe ishte aq e embel.

    Cfare momenti !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: