Femra në rilindje

by

nga Fabio Volo

Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër. Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron. Nuk flas vetëm për dhimbjet e pafund, për ato plagë të shkaktuara si nga mina anti njeri që të shkakton vdekja apo sëmundja. Flas për ty që kjo periudhë nuk mbaron kurrë, që po luan me ekzistencën në një punë të vështirë, që çdo mëngjes është një provim më keq se në shkollë. Ti gjykatëse e papërkulshme e vetvetes, që nga mënyra sesi shefi do të të vështrojë do të vendosësh nëse je në lartësinë e duhur apo se duhet të dënohesh. Dhe kështu ky provim nuk mbaron kurrë. Dhe je ti që e bën të zgjasë. Ose flas për ty, që ke frikë të flesh me një mashkull, që je e terrorrizuar se një histori të merr ajrin, që nuk flirton me askënd sepse ke tmerrin se dikush futet në jetën tënde. Më keq: se ke frikë mos ngec ti e pastaj vuan si qen. Je e lodhur: është gjithmonë dikush me të cilin duhet të justifikohesh, që do të të ndryshojë ose që duhet të ndryshosh ti për ta mbajtur pas vetes, kështu po rrit vetminë brenda në shtëpi. Madje e rrëfen, e thua edhe kur flet me të tjerat: ”Unë jam mirë kështu. Jam mirë kështu. Jam mirë e më më mirë kështu.” Dhe qielli ulet një pëllëmbë më shumë. Ose me atë djalë ke bashkëjetuar, ke jetuar Krishlindje e Pashkë. Ka kaluar shumë kohë, dhe në atë mashkull ke derdhur shpirtin, ke hedhur aq shumë shpirtin sa një ditë fillon të kërkosh pas pasqyrës sepse nuk di më në cilën je shndërruar. Sido që të ketë shkuar, tani je këtu dhe e di që ka qenë një moment në të cilin ke parë postë dhe i kishe këmbët të lidhura. Kudo që të kesh qenë ke qenë ngushtë: në lidhjen tënde, në punën tënde, në vetminë tënde. Dhe ishte krizë dhe ke qarë. Zot sa qani! Në stomak keni një burim uji. Ke qarë ndërsa ecje në një rrugë të populluar, në stacionin e metrosë, në motor. Aq papritur. Nuk mund ta mbaje. Dhe atë natë që more makinën dhe i dhe për orë të tëra, me qëllim që ajri i errësirës të të thante faqet? Dhe pastaj ke gërmuar e ke folur, sa flisni vajza! Jeni fjalë e lot. Për të kuptuar, për të nxjerrë jashtë një rrënjë 6 metra të gjatë që t’i japë një kuptim dhimbjes tuaj. ”Përse veproj kështu? Pse përsëris të njëjtën skemë? Mos ndoshta jam e çmendur?” I kanë bërë të gjitha këto pyetje. Atëherë i futesh me themel historisë tënde, me dy, a katër duar dhe dalin në dritë mijra copa. Një mister i ndërlikuar. Ja këtu fillon gjithçka. Nuk e dije? Nga ajo kurajo e madhe që duhet për të parë veten kështu, të përbërë nga mijra pjesë, që do të rifillosh. Sepse një femër rifillon gjithësesi, ka brenda një instinkt që e tërheq përpara. Do të të duhet një strategji, duhet të shpikësh një mënyrë për një ti të re. Sepse të ka qëlluar të rinjihesh përsëri, për t’iu prezantuar vetvetes. Nuk mund të jesh ajo e mëparshmja. Përpara gërmimit. Nuk të entuziasmon? Do të të tërheqë dalëngadalë. Të dashurohesh përsëri me vetveten, ose për herë të parë është si një karburant. Niset ngadalë duhet të këmbëngulësh. Por kur ndizet ikën me revan. Të rindërtosh vetveten është një aventurë. Më e madhja. Nuk ka rëndësi nëse e nis nga shtëpia, nga ngjyra e perdeve apo nga prerja e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, femra në rilindje, për atë mënyrën e mrekullueshme me të cilën i ulërisni botës ”jam e re “ me një fund me lule apo me një kaçurrel të freskët bjond. Sepse të gjithë duhet të shohin e të kuptojnë: ”Kujdes kantieri është i hapur, po punojmë edhe për ju. Por mbi të gjitha për vetveten tonë”. Më shumë se mëngjeset, më shumë se dielli, një grua në rilindje është mrekullia më e madhe. Për atë që etakon dhe për vetveten. Është pranvera në nëntor,atëhere kur nuk e pret.

Tags: , , , , , ,

2 Responses to “Femra në rilindje”

  1. Post Spleen Says:

    Sikur t’ia kishte vene emrin “Sikur te isha vajze” s’do kisha asnje problem me Fabio Volo-n sepse do kishim te benim me nje persiatje te brendshme a te jashtme dhe deri ketu jemi ne rregull. Por te marre guximin e te shkruaje budalliqe dy-lekeshe si ata librat psikologji-telenovelash amerikane e t’i botoje e t’i shese eshte e rende.
    Ne kete pjese problemi eshte se ai kanalizon shqetesimet dhe boten e tij ne figuren e femres sepse s’mund ta perkufizosh rilindjen e femres e as te njeriut ne kapercimin e nje situate banale sic eshte humbja e nje dashurie apo veshtiresite ne pune.

  2. ah..cfar Says:

    Mendoj se autori shef thell ne ate kontradit te brendeshme te shoqerise ku ai ben pjese ,nji shqetesim i cili vazhdon te perballet pothuaj cdo shoqeri sot ne Bote.
    Natyrisht qe ka shume te drejte ne ato qe ai pershkruan mbi femren ,kte arome te jetes njerezore e cila has ne mentalitete e paragjykuar e gjykuar pa te drejte ,gje qe si nji rrevolt e ben ate te dal mbi ate pozicon ku shoqeria ,njeriu ka ka Fokusuar ,e ajo ja ka arritur kte mendon autori me suxses ,dukshem.
    S’dua te zgjatem .
    Padyshim qe ky roman i autorit nuk mundet me qen nji art Manifesti r/evolucioni Femeinil megjithate ai percjell nji mesazh lexusit ,ne kendveshtrimin e tij personal ,komunikon ne gjuhen e arsyes njerezore me lexusin ,e vjen per te mendoj si nji dritez per cdo kafk te mbushur me absurditete mendimi .Thjesht niji roman i lexushem ,i kendshem ,i pranushem do thoja per kte shoqeri edhe pse nuk perben sot nji teme “Tabu” . Pranvera eshte aq e mipritur Let’s…………

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: