Të jesh minimalist është cështje personale

by

Nga Yllka

Bateria është plot. Filmin a ndërrova. Le të rifillojme!

Sa vite u bënë që punojmë bashkë?

Pak më shumë të kuq në buzë. Jo, kokën mbaje ulur.

Nuk ke pse të më shohësh mua! Zgjedhje e mirë corapet me viza…

Atëherë vëmendje: mënyrat janë gjithcka! (Apo

syte? Këmbët? Apo stili?) Thelbi, tërheqja,

sekreti. Gjithcka! Në rregull? A më kupton tani?

Sa zhurmë këtu! Sikur volumin ta ngremë pak. Në

sfond dua vetem një kitarë bas. Dritat? Të verdha

dhe të kuqe. Ah, një gotë verë do më jepte një

dorë me përqëndrimin… E zeza në veshje të shkon

shumë! Mirë. Prit pak.

Gati? Shikimi krenar, por sensual. Rrok larg,

tutje në ndonjë habi personale, si një kukull e

humbur… Cfarë? Nuk dëgjoj. Do të thuash dicka?

Të lutem! Si?

Stop! Ndalni! Stop të gjithë!

– Nëse dua të bej dashuri me ty?

Heshtje…

Aparati fotografik (Holga) fiket.

Tags: , , ,

2 Responses to “Të jesh minimalist është cështje personale”

  1. ehe... Says:

    Nder temat qe me pelqejne me shume. Ideale per “piano dhe orkester, fantazi”. Hiër ui ar (siç thone amerikoncat).

    Ne dhomen 516 te hotelit Sofikabell te Old Jorkut, gjendet nje tip i çuditshem qe eshte shtrire ne shtrat dhe sheh tavanin. Ky tipi, jam une. Po mendohem, a te ngrihem ta bej nje dush apo jo. Dhoma e hotelit eshte e madhe, rreth 700 dallërs nata, para dy vjetesh kam fituar nje lloto prej 125 meleone eurosh. Duke u ngritur te bej dush, bej kujdes qe te mbyll deren sepse, me pasurine qe kam dhe me qindra filmat me te mbytur neper vaska, nuk behet shaka. E mbyll deren me çeles, dy here, zhvishem dhe futem ne vasken e mbushur. Nuk mendoj asgje, shoh murin. Tek muri fillon te me pervijohet ajo. Pasi rri aty nja 30 minuta te mira, ngrihem dhe fshihem. Oops, paskam harruar rrobat ne dhome, me duhet te dal t’i gjej. Hap deren dhe dal. Sapo futem ne dhome, shoh nje krijese te çuditshme, nje pastruese zezake me forma te rrumbullakta, tipike senegaleze. Nuk eshte aq turpi qe me mbulon, por habia sesi ka mundur te futet brenda. Ajo fillon te bertase kur me sheh ne veshjen e Adamit. Hellp ! Hellp ! Them me vet, ç’dreqin ka kjo debile, pse nuk merret me shtrimin e çarçafeve por me zgurdullon syte aty, a thua se nuk jam ne shtepine time qe e kam paguar deri me nje. E pyes : uot dhë hell ar ju duing hiër ? Ajo thjesht bertet, pisket. I them, pa mu qero sysh tani, mjaft na bere si gangstere. Mirepo ajo me hidhet persiper dhe fillon te me gerrithe, duke bertitur : i poshter, maskara, ç’kujton ti se jam une, nje prostitute pazari… e blablabla. E shtyj tutje, duke menduar se kam te bej me nje histerike por ne çastin e fundit m’i ngul thonjte aq mire ne lleren e krahut sa ma heq nje cope te mire. Gervishtje alla pantere e zeze. Filloj te bertas dhe une, nga dhimbja dhe nga inati : fak ju, get aut ! Ne kete kohe, ne dhome ia mesyjne dy police te medhenj te Old Jorkut. Ju xhast sed “fak ju”, rajt ? me pyet njeri. E mo, ashtu thashe, pse ç’ka per t’u habitur, ia pres une, i nxehur me policet qe pse nuk ma nxjerrin jashte kete histerike. Oukej, thote tjetri, juër andër ërest. Ou ? ia pres une, e pse keshtu ? Bikoz ju uontid tu fak dhis umën, thote polici. Dhis uuuuumën ? ia bej une, i shastisur. Ar ju kiding mi ? Sër, aj nou jor sens ov hjumër, bat ju ar tu maç. Pastaj me vune prangat, ajo histerikja turrej serish dhe me bertiste : “bastërd ! fak ju !” Ketu, dy policet u ndalen ne vend. Uejt, uejt, ia priti njeri, dheër iz ë proubllëm, hu uont tu fak iç adhër ? Not mi, ia prita une, dhe ketu ia meshova ne frengjisht, “avec sa gueule de merde, aucune chance”. Histerikja e kuptoi pastaj se kishte rreshqitur dhe shtoi, si per t’u hakmarre : “jes, indid, maj hasbënd is ë bllek, end ju nou, dhis men (ketu me tregoi me gisht) iz sou ridikjullëz, luk et him ! Ketu, policet e moren vesh si ishte puna, me hoqen prangat dhe njeri prej tyre me terhoqi menjane. “llisën, me tha, aj uon tu giv ju ë ëdres, dhei mejk mirëkëlls”. Ollrajt, ollrajt, thashe une, fak of nau. Kur thashe keshtu, policet ia shkrehen ne te qeshura, kurse zezakja iu ra tuleve me dore duke thene : “Ha ha ! fak of maj es ! Policet s’po mbaheshin me. “Hej Xhimi, tha njeri, uot ë hillëriëz dei”. Jeah, jeah, tha tjetri, si nje amerikonc i vertete.

  2. xhibi Says:

    Eh sa pune te mire kane fotografet…😛

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: