Atje ku shpirti fiton lirinë

by

Nga Hervis Nakuçi

Tepër ndodhi ma kanë pushtuar zemrën.

Tepër ndjenja që i ndrydh përherë,

me shpresën se një ditë

do i shfarros të gjitha…

me një shpërthim të shpirtit…

me një çjerrje të ndërgjegjes…

nga një buzëqeshje e vagullt

që bie prej qielli si tallje hyjnish,

Tepër lotë kam frenuar…

aq sa do mund të mbytnin universin

dhe ëngjëjt të notonin

në një det të pafundëm dhimbjeje…

Atje ku janë mbytur me mijëra anije

të ngarkuara me shpresën

e atyre që kërkonin një tjetër jetë…

e atyre aventurierëve

që kërkonin ishuj thesaresh dhe sirena deti…

e atyre që u shpallën si pushtues…

e atyre që u përballën me detin

dhe u bërtitën horizontit…

e atyre që u dashuruan

dhe u larguan për të mos u kthyer më kurrë…

e atyre që nuk shkelën kurrë mbi tokë,

por vetëm mbi dërrasat e kuvertës

që përditë e më shumë kërcasin

e kalben në lagështirën e ajrit.

Tepër dhimbje kam shkarkuar

në këtë ngrehinë të shpirtit,

që i hap krahët me shpresën

se një ditë do të përqafojë

një vdekje të lumtur.

Asgjë s’të dhëmb më

kur e humb forcën për të luftuar…

kur të digjen krahët

në fluturimet e panumërta rreth diellit.

Asgjë nuk pushon së ekzistuari

Dhe gjithçka përfundon në heshtjen e varrit.

Aty ku shpirti fiton lirinë.

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: