Tredhja

by

Nga  Arti Lushi

Njerëzit, secili për hesap të vet, verdallosen rrugëve. Dielli i verdhë derdhet mbi kryet e tyre. Gratë me erashka ndër duar dhe mendime.

Eshtë e dielë, shumë e dielë. Dëgjohen këmbanat, me ngrohtësinë e moskokëçarjes dhe tjegullës. Por asnjë fëmijë nuk të sheh syri. Pamje më fatkeqe zor se gjen.

Hapet nje portë, mbyllet një zemër.

Trungjet jane aty, burrërore dhe të paqartë për fillin e kohës, për plagen, për ty. Sëpata merr frymë lirisht.

Një sorrë- e cila gjatë gjithë jetës së vet ka bërë çmos që të mos jete krijese letrare- i rendon nje dege, nje tjetre, dhe parandjen shtriqjen e qiejve.

Aty per aty, gjithcka eshte ashtu siç duhet te jete: nje iluzion. Eshte nje nder ato raste ku heshtja te prezantohet ne mbiemer. Uji rrjedh. Ne vetmine qendrore te unit te tij, Rabian Abandanath, me ne fund ndjehet i çliruar. Heq shamine nga goja. Capitet. Rrezohet. Merr fryme. Ia ngul syte diellit. Qesh.

Tags: , , , ,

2 Responses to “Tredhja”

  1. Alket Bushi Says:

    Nje proze poetike mjaft e arrire dhe origjinale ne forme sipas meje. Evidentohet dhe “fshihet” bukur, duke ruajtur nje doze autoriteti dhe mprehtesie. Pergezime!

  2. wings Says:

    si gjithmone “i ri” ne cdo shkrim, dhe njekohesisht “po ai”. po ta lexosh 2 here, ke frike se mos e prish (si nje liber te sapoblere qe e ruan plot kujdes )

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: