Muzikë n’kub (8) Troubaritz

by

Vodpod videos no longer available.

Sic ju paralajmëruam në episodin e kaluar, këtë javë do të dëgjoni një përzgjedhje këngësh të disa prej autoreve femra. Mund të vëreni se ka një dallim (me troubador-ët) në mënyrën e interpretimit dhe vetëm kaq. Si gjithmonë ju ftojmë të ndani me ne të preferuarën tuaj apo (më mirë akoma) dikë që mund të kemi harruar/nuk e njohim.
Dëgjim të këndshëm!
Në kopertinë “erbarme dich” © Eni Turkeshi Photography

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

27 Responses to “Muzikë n’kub (8) Troubaritz”

  1. squarepusher Says:

    ja si fillim nje harrese flagrante: CAT POWER (Chen Marshall)

  2. un Says:

    Pershendetje squarepusher,
    Pashe listen, u zhgenjeva. Asnje françuske ! Perse kjo harrese flagrante nga ana jote ? Françuskat kendojne goxha mire, kane zera te bukur, nje gjuhe te embel, si dhe kohet e fundit kendojne ca gjera qe vertet te habisin. Kane marre huqin te jene tejet te shpenguara ne skene, ç’nuk bejne : heqin kepucet, dalin pa krehur, ose fare lehte, vishen me thjesht nje kanotiere, dhe jane tmerresisht grishese.

    Tani s’me kujtohen emrat se kane pak qe kendojne por kam pare se ka nje gjalleri te madhe. Ja psh, m’u kujtua nje goce : Camelia-Jordana. Kjo goca, eshte si pune fenomeni. Mori pjese ne nje si biçim “got talent”, s’e mbaj mend tani. Mirepo goca kishte nje ze qe te leshonte pertoke, dinte te kendonte dhe per dreq, ishte e re fare, nja 16-17 me duket (tani eshte rritur pak), mbante syze me skelet te zi te trashe, etj etj.

    Ja nje kenge nga ajo, se mbase s’e njihni (shiko me poshte).

    Kurse nga te vjetrat, kemi Françoise Hardy, kengetarja qe ka diksionin me te bukur te frengjishtes ne bote, ne radhet e kengetareve. E vetmja kengetare franceze qe ia merr vesh çdo rrokje e çdo tingull. I lumte. Pastaj kemi dhe Mylène Farmer, por kjo eshte subversive, kjo te shthur rinine, ta degjeneron, sepse kenget i ka ne forme klipesh tejet jooooshese. Por ama, ka njerez qe vdesin per te, te pakten qe shkojne ne spital, sepse ketu s’te lene te vdesesh aq kollaj.

    Pastaj kemi psh Rita Mitsukon, kjo goca (Catherine Ringer), tani eshte grua e moshuar por ska gje, ka qene dikur ne fillimet e veta aktore porno. Eh mire, dikush i tha atje : po ik mi goce, ç’do ketu ti, ti ke ze te llahtarshem. Oops, u ngrit ajo nga shtrati dhe vajti ne nje skene, kendoi sa u ngjir dhe keshtu lindi Mitsuko. Ishte ne dyshe me Fredin, nje drogmen qe o zot çfare tipi, qelbej era duhan dhe alkol dhe prape ishte simpatik. Nejse. Kendojne kengen e “Eenndiii, di mua ui, Eendiii…”

    Pastaj kemi Patrician, bukuroshen tone gjysme gjermanke, qe te kenaq shpirtin me “Mademoiselle chante blues”, ose “Il me dit que je suis belle”, etj. etj. se ka shume kjo.

    Pastaj kemi dhe shume te tjera, eshte nje goce qe une e dua shume, Marie Espinosa, me duket, kendon nje kenge interesante qe flet per nje goce qe ka dale te gjeje nje burre dhe s’qe gjen per qamet. E ta shohesh keshtu, eshte kukull. Ec e merre vesh pse s’gjen. E shkreta thote qe vetem te jete çun i mire, s’dua gje tjeter. Ok.

    C’kemi tjeter ? Plot ore, kemi. Po s’i mbaj mend tani.

  3. un Says:

    camelia-jordana :

  4. squarepusher Says:

    Pershendetje un dhe falemnderit qe gjen kohen per ta degjuar dhe komentuar.

    Françuskat dhe une i kam shume qejf, jane shume sensuale dhe kendojne shume mire. Megjithate nuk i njoh gjeresisht dhe ato qe njoh nuk i shkruajne vete muziken e kengeve qe kendojne (pervec Farmer, ketu futen dhe ato qe ke permendur me lart). Autoret qe kam sjelle ne kete liste jane aty sepse kane nje rol te madh ne muziken qe na servirin (shkrimin e muzikes, teksteve, vokalin, instrumentimin, etj…).

    Te pershendes me Coralie Clement

  5. un Says:

    Falemnderit. S’e njihja kete Coralie. Pashe para ca diteve nje kengetare te re qe kritiket e pelqenin shume, madje ca kritike qe s’para pelqejne askend. Dhe thoshin se ajo i bente vete tekstet, mjaft poetike. Por per dreq s’me kujtohet emri i asaj, qe ta gjej ne youtube.

    Do t’ju ve ketu kengen “mon amie la rose”, kenduar nga Françoise Hardy. Kenge e bukur, shume. Ajo qe vihet re ne kenget franceze te dikurshme eshte se kishin tekst tejet te bukur, poetik, prekes, te thelle, meditativ, ndersa sot prirja eshte drejt hahaha e hihihi, pa lidhje. Megjithate, se fundi fare, ka filluar nje vale e re artistesh qe po i rikthehen tekstit duke bere nje muzike te thjeshte ne sfond. Mund te permendim : Delerm, Benabar, et ndonje Biolay gjakundi. Por prape, keta jane thjesht kopje te keqija te Jacques Brel, Léo Ferre apo Georges Brassens.

    Nese deshironi te njihni nje personazh krejt te çmendur, ufo galaksie, eshte vetem nje : Brigitte Fontaine. Kur shkon kjo neper emisione, te gjithe mbajne frymen sepse nuk di ç’substance pi kjo plaka por eshte me te vertet jashte orbite, ska tru qe ia parashikon fjalet. Nejse, ja ku e keni dhe nje copez nga ajo (hahahahahaha çfare teksti !! nese e do ndonjeri perkthimin, do e kemi parasysh. Per dijeni, tekstet i shkruan vete kjo, edhe interpretimin e ka origjinal, si askush tjeter).

  6. squarepusher Says:

    hah, merci pour Fontaine,

    “je suis vieille et je vous encule avec mon look de libellule”

  7. el_mago Says:

    “femme fontaine” UN :)! Faleminderit x francoise -t me te cilat na ngjyros horizontet. Megjithse nuk di frengjisht magjepsen gjithnje nga kjo kulture kaq natyrale! Mylenè F, Patricia K, Mirelle M, Pierre B, artistet e tjere jane te gjithe per tu zbuluar x mua.

  8. un Says:

    Siç ju premtova, ketu me poshte perkthimi i kenges “CONNE” te Brigitte Fontaine. E kam pare kete intervisten, squarepusher, te shkrin duke qeshur. Thashe njehere ta perkthej per ata qe s’dine frengjisht, por shkonte gjate, dhe e veshtire te sillet fjale per fjale, me gjeste e te gjitha. Te pakten ketu keni tekstin e kenges me lart. CONNE, eshte nje fjale vulgare e gjinise femerore. Gjinia mashkullore ben CON. Ne gjuhen e rendomte, CON nenkupton dy gjera : organin seksual femeror (por e thene ne menyre vulgare), dhe gjithashtu do te thote… nje si lloj trapi, psh. T’es con ! do te thote : je trap fare ! (pak a shume). Tani une nuk di si ta perkthej ne shqip per femerore, por thjesht po i shtoj nje -e dhe po e bej trape. Kush di ndonje fjale tjeter per te pershkruar nje femer te trashe nga trute, por ama qe mban pak kontekstin e organit seksual femeror, le ta sjelle, une s’di. OK, se e zgjata shume :

    Jam fatkeqe ! se
    jam trape fare
    Dhe fundja te gjithe jane trapa
    Se i kam dale huq jetes sime
    I kam dale huq evolucionit tim
    shpirteror
    S’i kam perkitur asnje grupi
    iniciatik (e ka fjalen per ato misticizmat alla Indi e alla joga, jup lala !)
    TRAPE
    I kam kaluar menjane dashurise,
    dashurise
    Kur me ka dale perpara
    Me Mercedesin e vet ngjyre roze bonbone
    Dhe me gjoksin e zhveshur dhe te praruar
    E kam lene aty ne cep te udhes
    Dhe kam hipur ne nje 2CV te kalbur (dy kuaj-fuqi, ndonje breshke Renault te qemotit)
    Ku kishte nje qen qe te qelbte me ere
    TRAPE
    TRAPE
    S’e kam respektuar as nenen as baben
    Ska ketu ndonje sekret,
    Ska as mister
    I kam shperfillur detyrat e mia kundrejt
    universit
    Ne fushen e konkretes
    kam shume cene una
    S’di as t’i bie kitares
    elektrike
    TRAPE
    TRAPE
    S’di as te flas ndonje gjuhe te huaj
    S’kam bere asnje pune mbi trupin tim (e ka fjalen per keshtu kirurgjirash…)
    Dhe madje s’di as te fshij me fshese korenti
    Se jam trape
    Se jam trape
    TRAPE
    TRAPE
    TRAPE…

    (e lashe tani se u be trap vendi gjithandej.)

    Keshtu puna e Brigittes. Askush deri me sot nuk e di formulen kimike te substances qe merr Brigitte kur del ne rruge apo ne studio, apo ne skene, gjithandej dhoge eshte.

  9. OmOnstro Says:

    femer trape – femer k.., thjesht pak me vulgare, po nuk eshte e shprehur me organin femer si sharje, sdo te ishte sharje, do te ishte komliment!

  10. qafoku Says:

    Per te munguar, mungon Lady gaga, por meqe ju s’e merrni seriozisht kete mungese po them se mungon Janis Joplin apo edhe Alanis Morissette, qe mua ne fakt s’me pelqejne fare, keshtuqe me mire qe s’jane, por ka mundesi qe ne te vertete te jene harruar, se normalisht, duke pare listen, them se duhet te ishin.

    Pastaj edhe diçka tjeter; per mua – por e kuptoj qe ha diskutim kjo si çeshtje – them se duheshin futur ne kete liste edhe kengetaret gay, tip Elton John, Freddie Mercury etj.
    Vete atyre njehere, do u behej zemra mal e do u kishte pelqyer pamase. Se jo per gje, por e shihnin veten femra, keshtu e ndjenin. Prandaj edhe ne s’kemi asnje te drejte te perpetuojme diskriminimin mijravjeçar e ti fusim me zorr ne listat e burrave. S’ka kuptim. pse t’ua mohosh kete te drejte.

  11. qafoku Says:

    Se harrova. Mund te fusesh ne liste edhe Sinnead O’connor.

    p.s. per celine dion s’behet fjale ne menyre absolute besoj.

  12. squarepusher Says:

    qafoku, Gjinia pak rendesi ka (te pakten per konceptuesin e listes). Thjesht jane ndare ne 2 lista per arsye praktike dhe per shkak te bollekut (gjithsej 35 singers/songwriters ne te dyja episodet). Shume mire mund te ishin perzier dhe mendoj nuk ja vlen te perqendrohemi ne diskutime te ketij lloji.

  13. qafoku Says:

    Po une po beja humor more squarepusher, ose te pakten po perpiqesha. Nuk e kisha me tere mend qe te fusje edhe Elton John ne listen e grave.

    Por ç’e do qe na paska dal humor kinez perderisa nuk eshte kuptuar.

    Kerkoj falje dhe gjithashtu te falenderoj qe – uhhh çfare lehtesimi, djerse te ftohta do me shkonin sikur te kishe vene ca emra te cilat qe nga koha e femijrise me jane bere te bezdisura.
    E kam fjalen per ndonje Sade ose Neneh Cherry por edhe ca si puna e Kate bush ose nje monster si ajo e eurythmics.
    Kam pershtypje se kush ka qene i vogel ne fillimvitet 90′ dhe gabimisht shihte MTV, do terrorizohej nga keto kengetare. Imagjino te gjendeshe perballe nje video si p.sh. ajo e peter gabriel me krimba gjithfaresh qe i dilnin nga goja e nga veshet, apo ura, trena, kamiona qe i rrotulloheshin perqark. O none ça tmerri. Gjithe kenga, vetem me koken e tij ne plan te pare e me keto te tjerat. Pale pastaj te shihje kete, perqafuar me Kate Bush qe qanin njeri-tjetrin. ububu, horror. Normal qe edhe sot e ksaj dite si degjoj dot.
    Megjithse thone qe kane kenge te bukura ne te vertete. Une per veten time ama, kurre me. KURRE ME.

    Nejse, se u zgjata kot me kot. Doja vetem te te thoja qe s’ka asgje te keqe fakti qe nuk ke perfshire ne kete liste, pederastet si puna e Freddie Mercury-it.

  14. squarepusher Says:

    I bie pak nga Kina prandaj … Megjithate me pelqejne episodet personale qe na sjell dhe filtri subjektiv me te cilin degjon muziken, megjithese mund te mos jem dakord me nje pjese te tyre.

    E kote te te them qe albumi “Hounds of Love” nga K.Bush eshte fantastik?!

  15. alfred Says:

    Hope Sandoval

  16. Uninvit3d Says:

    Ehh mer Bush😛
    Ja edhe nje francuske per Ehe-n kshu aninvajted edhe kjo😛

    Eshte dhe nje ze i ri, i ri bi fjala e, se ka nja 15 vjet qe ka dale per here te pare kshu fantazem per nja 27 vete. Vendi i daljes, te bodrumi poshte hyrjes pallatit.😀

    Vajza ne fjale quhet Anna-Lynne Williams.
    E gjeni ketu poshte–>

    Nuk eshte e pranishme ne ndonje Werbung mesa di squero, kshuqe mos gugello n’wiki kot!😀

  17. alfred Says:

    Ti qe je e paftuar a e ke kuptu se ca eshte kjo MUzike n’kub?
    Une me thon tdrejten s’e kam marre vesh akoma se ca kuptimi ka por shpresoj qe tek pjesa e 300-te ta marr vesh.

  18. Uninvit3d Says:

    Se kam vra noier menien professor Bushi, po besoj ky tipi ka maru per matematike. Perderisa edhe nai i grupon me lista, mire ben.😀 Ca me pelqen mu nga listat e squerit eshte numri pa limit i x,y musicians qe mund te permendim, se i kemi edhe si kalamajte tani, nuk i ndajme dot.

    Te na kishe bere i liste me kenget dedikuar zogjve noi dite. Sugjerim, sugjerim gjithsesi.

  19. Xixellonja Says:

    Nga lista, kenget sipas shijeve personale:

    1. Feist – There’s a limit to your love
    2. Nico – These days
    3. Kate Bush – Running up that hill

    Ndersa kengetaret:

    1. Patti Smith
    2. Feist
    3. Pj Harvey

    do hiqja Yoko Ono qe te emocionon zero tamam si operat e artit te saj, fut ketu perfitimin e famen prej Lennon. Po mos ish ai asnjeri s’do e mbante mend.

    Do shtoja N.Simone, Regina Spektor e Karen Elson.

  20. ehe... Says:

    Paska ardhur aninvajtid ? Mire ke bere, se vetem ti iu jep drejtim ketyre puneve, jo per gje.

    Nashti, se tani me erdhen valet mua, qe erdhi xixellonja (qe thoni ju, une vdisja per xixellonja njehere e nje kohe, por me vone sikur u zhduken, madje nuk di a ka me. Neper katunde e kam fjalen, se xixellonja qyteti, e sigurte qe ska. Nuk behen ne qytet keto xixellonjat, eshte specialitet katundi. Sa mire.), po thosha qe erdhi xixellonja dhe me kujtoi ca kengetare : Melanie Gardot, si ju duket ? Po Alela Diane ? Po Adele ? Mua me pelqejne shume, jane si xixellonja te treja.

    Po mire, po ajo kanadezka françuske, si e pati emrin… kendon nje kenge keshtu : je ne sais plus comment t’aimer… oh dis-moi, oh dis-moi… ia harrova emrin dreqit, eshte nje flokekuqe, ka nje ze si te ngjirur. E lashe fare, s’me kujtohet.

    Tjater : nje Adriana Ceka ka nxjerre bota, s’nxjerr dy.

  21. OmOnstro Says:

    Ore, {Isabelle Boulay}, nga shpreson ti ti gjesh xinxerllonjezat, poshte shtepise o?? sa te duash mo ke nga liqeni, un para se te fillonte ky shiu i flamosur i zura nja dy! Jane shume te bukura shejtankat, fik e ndiz hesapi!!
    Kto qoromithkat e francez kane lezet, rrofsh o Urim qe na i percjell se çoç na kujtojne ca histori te vjetra!!

  22. alfred Says:

    E di si mdukeni nga i her: sikur i jeni futmuzikes si thiu(derri) nlakra. Pa asnje diskriminim, pa asnje zgjedhje, pra thene ndryshe sa me shume emra aq me kuptim merr pluralizmi muzikor.
    Mendoj se jeni aq te zgjuar sa me ia bo i pitje vetes, te thjeshte aq sa duhet: Ne cfare momenti ka ndodhur perthyerja e linearitetit te nje x rryme muzikore. Kur them rryme muzikore po flas per nje menyre interpretimi, nje menyre te renit te veglave, nje menyre e te tingelluarit polifonik, nje poezi e vecante.
    Une mendoj se kenga, sic e konceptojme ne se duhet te jete, ka per te vdek sa te vedesi Dylani me Cohenin. Keta e kan thy ne mes historine e tberit muzike, bashke me P.F , bitellsat e Elvis presllin.
    Masanej, pasi tvdesin kta flas, nuk do jete me muzike, nuk do ket me strumenta muzikore + poezi qe burojne nga natyra apo nga gjendja shpirtrore por do jete muzike me nje aparature elektronike qe ben tapatum tapatum te bera nga nje shpirt i bom tap me noj substance kimike.
    Pra, ca jemi duke fol ktu per femrat, francuskat apo zuskat e ndryshme? Duhet te flitet per muziken, epr te ardhmen e saj, per elementin qe e ben nje tingull muzikor ose jo, per artistat qe bejne c’u thote arti dhe jo ca u thote tregu apo makineria elektronike.

    Shendet e pare.
    Se shpejti do hidhet tek T.C perzgjedhja ime e kengeve per zogjt.

  23. squarepusher Says:

    Pershendetje alfred,

    Ne thelb te “muzike n’kub” eshte perzgjedhja dhe ndoshta qartesimi/organizimi/gjetja e lidhjeve se ne fund te fundit muzika oqean eshte. Mund te notosh ne siperfaqe a te fusesh vetem kembet apo te futesh me not zhyt. Mund dhe te mbledhesh guaska ne breg … Kjo sipas shijeve dhe mundesive. “It’s all good”, me nje fjale, por “ka dhe me mire”!

    Meqe ndaj pjeserisht shqetesimin e shprehur ne komentin me lart, besoj do te kemi kohe te diskutojme per te gjitha, perfshire dhe menyren se si e konceptojme kengen si duhet te jete. Deri ne episodin e 300-te do dalim gjekundi, mendoj.

  24. ehe... Says:

    S’di ç’djallin eshte por mua me shqepen endrrat. OK, keshtu :

    “Isha me Enver Hoxhen. Ishte shume i mplakur dhe mezi mbahej ne kembe. Une i kisha futur krahun dhe e mbaja te mos rrezohej. Ishte me i gjate nga une, ecte me hapa te vegjel. Rruga ishte e panjohur, te pakten qe s’e kam pare kurre ne jeten me sy hapur. Ne nje çast, filloi te me fliste per nje plan pesevjeçar. Une s’flisja, me dukej sikur ndjeja dhimbje per te. Mbase mosha, mbase fakti qe mezi ecte. Duke folur, me tha : kam deshire te shkoj te vizitoj ca shtepi qytetaresh, te shoh vete ç’behet aty. OK, vajtem ne nje shtepi, nje grua dhe nje burre, dhe ca femije. Mbase dhe nje plake. Koridori ishte shume i ngushte. Familjaret ishin si te zene ngushte, s’mund te flisnin. Nderkohe m’u be se po sherbeja si perkthyes mes Enverit dhe familjareve. I pyes : Shoku Enver deshiron te dije sesi jetoni ju ne kete shtepi ? Gruaja filloi te perdridhte duart tek perparesja e kuzhines, dhe papritur shperthen ne ca fjale disidente te perbindshme : s’kemi ç’te hame, jemi ngushte, po vdesim urie, etj. Enveri shtangu. Kthente koken nga une si per te me pyetur nese e kane megjithe mend. Une s’dija ç’te thosha, me vinte keq per Enverin se thosha me vete : boooh çfare zhgenjimi do te kete pesuar i shkreti, ne pleqeri, e dinte se populli jetonte mire dhe e verteta del ndryshe. Filloi te fliste butesisht, iu thoshte familjareve : po pse keshtu, une them se ju jetoni mire, nuk me duket se eshte aq e tmerrshme. Gruaja s’pushonte. Pastaj e pashe veten jashte, bashke me Enverin, po ktheheshim tek shtepia e tij. Me duket se isha si “badigard” por askush s’e sulmonte. Ne nje trotuar, i rreshqiti kemba. Mezi e mbajta, por u lendua shume se sikur e mori vesh se ishte mplakur dhe se kaq e kishte kjo jete. Pastaj, ec e merre vesh sesi e pse, shoh Post Spleenin duke ardhur perballe. Ndalet dhe na flet : ti je ehe… ? Enveri s’fliste, i habitur ne fakt sepse zakoni e donte qe ta njihnin ate dhe jo mua. Por kushedi, mbase Post Spleeni s’e shihte fare Enverin, mbase e shikoja vetem une. I them : po, une jam ehe… Aty Spleeni ben diçka te paparashikuar fare, nxjerr nje çokollate nga xhepi dhe me thote : te jap çokollaten, lerme te te puth njehere. Ktheva koken nga Enveri, ky po buzeqeshte. Uli pak koken drejt meje dhe me peshperiti ne vesh : “njelloj si Nexhmija, keshtu jam njohur dhe une”. U habita, se ne enderr e dija se Nexhmija ishte “shtrige”, prandaj mora pak frike nga Spleeni. Dhe vertet, frika kishte qene me vend sepse kur m’u afrua te me puthte ne faqe, ajo ngaterroi germat e fjales dhe me puthi ne qafe. Mirepo, s’ishte vertet e puthur sepse ndjeva vertet ca dhembe te forte qe me shqyenin damaret e qafes, ne fakt Spleeni ishte nje vampir. Hapa gojen te bertas por s’me dilte. Nje ankth ç’te te them. Enveri vazhdonte te me peshperiste, “po per bese, njelloj si Nexhmija, keshtu me ka kafshuar dhe mua”. Madje fillova te besoj se ishte vertet Nexhmija qe kishte marre trajtat e Post Spleenit. Nje tmerr i papare, ke pare ti keshtu ? Pastaj Enveri humbi, s’shihja asgje, thjesht ca shkalle. Njerezit po shtyheshin te ngjiteshin siper. Ishte si nje gryke metroje, ne dalje. Gjoja mbanim radhen por disa futeshin pa radhe, atehere filloi nje ankth se mos mbase nuk do te dilja. Shtyja dhe une, kur mberrita ne fund te shkalleve, dalja ishte bllokuar me nje raft te madh librash. Nje grua tha : “salla eshte mbushur plot, nuk ka me vend, ejani pasdite.” U ktheva shkalleve teposhte, por kesaj radhe asnje njeri rrotull. Madje s’kishte drita, terr. Poshte shkalleve, nje grumbull dheu i madh, sikur po benin punime. Ne nje cep, kthej koken dhe shoh nje vajze. Ishte prape Post Spleeni. I afrohem ngadale, kesaj radhe ishte normal dhe e pyes ç’ben aty. Me thote se po pret nje shoqe, do te shkojne ne kinema. Kush eshte ajo ? e pyes une. Eshte aninvajtid, me thote Spleeni. Do vij dhe une, i them, se e kam qejf aninvajtin. Spleeni pastaj sikur u be xheloze dhe me tha prit pak ketu dhe u zhduk. Prita pak dhe ika dhe une, ama me behej se s’ecja ne rruge qyteti, por sikur ecja ne ca fusha te shkreta, djerrina, me ca hendeqe te vogla, me behej se isha ne nje stepe ruse. Ketu me doli vertet gjumi se sinqerisht po pertoja t’i bija verdalle tere asaj Siberie.

  25. Post Spleen Says:

    Ehe, me ka thene nje i njohuri im qe jeton ne France qe psiko-analistet atje jane shume te mire. Vecanerisht per t’u dhene shpjegim endrrave, se kur s’te shqepen endrrat e jane aq te larmishme ia vlen te merresh seriozisht me to. Se tani me gjithe keto endrra, po behemi me kurioze per backstage-in (prapaskenen) e pergatitjes se endrrave te tua, keshtu qe merre ne konsiderate njehere kete mundesine e na njofto, se jam e sigurt se arsyet e rrethanat qe te cojne ne keto endrra do jene shume me interesante per te gjithe ne teleshikuesit.

  26. ehe... Says:

    Oh, vertet ashtu. Njoh dhe une dike, ketu ne France, qe e ka mbushur shtepine plot me libra endrrash. Nje dite e pyeta per nje enderr. M’u pergjigj keshtu : “kam vite qe ndjek nje psikanalize, dhe te them te drejten, jam bere psikanaliste dhe une. Sepse, mbase ti nuk e di por qe te behesh psikanaliste, eshte kusht qe te kesh ndjekur nje psikanalize vete. Dmth, te gjithe psikanalistet jane psikanalizuar njehere ne jeten e tyre, madje kjo duhet te jete e perhershme, perndryshe te humbasin aftesite te psikanalizosh tjetrin.” U habita pak por pastaj thashe me vete : e perse jo, fundja.

    Problemi i endrrave, vazhdoi me tej “psikanalistja” ne fjale, eshte se nuk ka nje shpjegim te pergjithshem, pra te gjithe librat e endrrave qe thone se kumbulla eshte keshtu e qershia ashtu, jane genjeshtra. Nje enderr ka kuptim vetem per nje person, per personin qe e sheh. Nje çokollate per mua, eshte tjeter gje nga nje çokollate per ty, gjithçka varet nga domethenia qe gjithsecili iu jep gjerave. Ne kete kuptim, kam frike se cilido psikanalist s’do te mund ta zbertheje. Me shkoqur, Post Spleen, ne jemi rober te endrrave tona, pa asnje mundesi shkarkimi te ketyre endrrave tek nje tjeter. E vetmja ndihme qe mund te te japin te tjeret, eshte qe te marrin pjese ne enderr dhe te ta lehtesojne sadopak ankthin. Shoku apo shoqja e mire nuk njihet ne dite te veshtira, siç thuhet zakonisht, por njihet ne bashkepercjelljen e endrres.

  27. alfred Says:

    “Aty Spleeni ben diçka te paparashikuar fare, nxjerr nje çokollate nga xhepi dhe me thote : te jap çokollaten, lerme te te puth njehere”

    Si di se perse po cokollata eshte gjithmone ne mode.

    Psikoanaliza mbahet gjalle prej industrise se divanava thoshte w.Allen, e me duket se mes cokollatave, psikoanalizes dhe divaneve eshte gjithmone dikush ne mes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: