Ernesto Sabato

by

Ciò che è specifico dell’essere umano non è lo spirito ma quella lacerata regione intermedia chiamata anima, regione in cui accade tutto ciò che di grave e di importante appartiene all’esistenza: l’amore e l’odio, il mito e la finzione, la speranza e il sogno; nulla di tutto questo è puro spirito, quanto piuttosto un violento miscuglio di idee e sangue. Ansiosamente duale, l’anima soffre tra la carne e lo spirito, dominata dalle passioni del corpo mortale, ma aspirando all’eternità dello spirito. L’arte (cioè la poesia) sorge da questo confuso territorio e a causa della sua stessa confusione: Dio non ha bisogno dell’arte.

6 Responses to “Ernesto Sabato”

  1. un Says:

    BORGES : Kur jemi njohur ne ? Pa ta shohim… Kam filluar ta humbas disi në numërimin e viteve. Por mendoj se ishte tek Bioy Casares, në kohën e Uno y el Universo.

    SABATO : Jo, Borges. Ky libër ka dalë më 1945. Vërtet jemi njohur tek Bioy, por ca vite më herët, rreth 1940, më duket.

    BORGES, mendues : Po, ato mbledhjet… Mund ta kalonim tërë natën duke folur për letërsi apo filozofi… Ishte një botë ndryshe… Po, e di, tani më thonë se njerëzit flasin shumë për politikë. Sipas meje, janë politikanët ata që iu interesojnë. Por jo politika abstrakte. Kurse ne, tjetër gjë na shqetësonte.

    SABATO : Unë do të thosha më tepër se në këto mbledhje, flisnim për atë çfarë na ndizte të gjithëve, ju, Bioy, Silvinan dhe mua. Domethënë, letërsia, muzika. Jo se nuk pyesnim për politikën. Të paktën përsa më përket mua.

    BORGES : E kam fjalën, Sabato, që nuk i përmendnim kurrë ngjarjet e ditës, kalimtare.

    SABATO : Po, kjo është e vërtetë. Trajtonim çështje të përhershme. Në përgjithësi, ngjarjet e ditës i merr era. Gazeta sjell më të renë dhe, të nesërmen, asgjë s’është më e vjetër se kjo.

    BORGES : E qartë. Askush s’mendon se duhet të kujtohemi për atë çfarë shkruhet në një gazetë. E kam fjalën se një gazetë shkruhet për harresën, detyrimisht për harresën.

    SABATO : Do të ishte më mirë sikur të botohej vetëm një periodik, për çdo vit, ose dhe çdo shekull. Ose kur të ndodhte diçka vërtet e rëndësishme : « Zoti Kristofor Kolombi sapo ka zbuluar Amerikën. » Në ballë të gazetës, me shkronja të mëdha.

    BORGES, buzëqeshës : Po… them se po.

    SABATO : Si do të mund të ndodhnin për çdo ditë ngjarje me një rëndësi të tillë transhendentale ?

    BORGES : Veç kësaj, nuk dihet paraprakisht cilat ngjarje janë të tilla. Kryqëzimi i Krishtit qe i rëndësishëm më pas, dhe jo kur ngjau. Ja përse, duke ndjekur këshillën e Emersonit, nuk kam lexuar kurrë as edhe një gazetë të vetme.

    SABATO : Këshillën e kujt ?

    BORGES : Të Emersonit, që këshillonte të lexohen libra dhe jo gazeta.

    (…)

    ______

    Shkeputur nga nje liber qe kam ne shtepi dhe qe ekziston edhe ne shqip, ne kompjuterin tim.

  2. jerusalem Says:

    pyet të verbrin në do sy.

  3. dana Says:

    Dio non scrive romanzi

  4. un Says:

    […]

    SABATO : Më kujtohet se flisnim shumë edhe për Stevensonin, për heshtjet e tij. Nganjëherë, më domethënëse ajo ç’është heshtur se ajo ç’është shprehur.

    BORGES : Po, e vërtetë, heshtjet e Stevensonit… Dhe gjithashtu Chestertoni, Henry James… jo, më duket se flisnim më pak për James.

    SABATO : I magjepsuri nga ai, ishte Pepe Bianco.

    BORGES : Po, ai kishte përkthyer The Turn of the Screw. E kishte përmirësuar pak titullin, e sigurtë kjo. Ende dhe një rrotullim vide është më mirë se Rrotullimi i vidës, apo jo ?

    SABATO : Kjo e jep më të qartë idenë e veprës. Në dallim nga ai libri i Saint-Exupéry i quajtur Tokë e njerëzve, që e gjejmë të përkthyer me « Tokë njerëzish ». Njëlloj si të thoshim « Tokë burrash ». Pothuaj një titull për Quirogan apo për Jack Londonin. Ndërsa në të vërtetë, kjo do të thotë (dhe për më tepër në kuptimin e mirëfilltë !) Toka e Njerëzve, toka e atyre të mallkuarve të gjorë që jetojnë mbi këtë planet. Jo vetëm që ky përkthyes nuk e di mirë frëngjishten, por ai ska kuptuar asgjë nga Saint-Exupéry dhe as nga tërësia e veprës së tij. Por meqë ra fjala, Borges, më kujtohet diçka që më kishte bërë përshtypje asokohe në përkthimin tuaj të Orlando, të Virginia Woolf…

    BORGES, melankolik : Ah, është nëna ime që e ka përkthyer… unë jam mjaftuar thjesht ta ndihmoj.

    SABATO : Por ama e keni nënshkruar ju. Veç kësaj, ajo çfarë desha të them është se aty kam gjetur dy fjali që më kanë zbavitur shumë sepse janë borgesiane, ose të paktën më janë dukur kështu. E para është kur ju thoni, pak a shumë, se i ati i Orlandos kishte gjymtuar kokat njerëzore të « një të pabesi të madh ». Dhe tjetra është kur shkrimtari u rikthye tek Orlando dhe « e trullosi me një skicë ». Për mua, kjo ngjante aq shumë me një fjali Borgesi saqë kam parë origjinalin, dhe aty kam parë, nëse më kujtohet mirë, që ajo kishte shkruar diçka si « presented her a rough draft ».

    BORGES, duke qeshur : Po, për besë, e vërtetë !

    SABATO : Ska asgjë të keqe këtu. Kjo provon thjesht se është pothuaj e parapëlqyeshme që një autor të përkthehet nga një shkrimtar pak a shumë i tërhequr dhe pavetor, apo jo ? Më kujtohet të kem qenë i pranishëm, para shumë kohësh, në një shfaqje të Makbethit. Përkthimi ishte po aq i keq sa edhe aktorët, dhe dekori ishte për të vënë duart në kokë. Por kam dalë që andej i tronditur nga pasioni tragjik. Shakespeare kishte ngadhnjyer mbi përkthyesin.

    BORGES : Ca përkthime janë vërtet të përbindshme… Ka një film anglez që titulli origjinal The Imperfect Lady është përkthyer këtu me Kurtizanja ose Prostituta. I ka humbur e tërë kripa. Ta shpërfytyrosh kështu titullin, diçka që autori e ka punuar më tepër. Kur autori zgjedh një titull, këtë e bën vetëm pasi është menduar gjatë. Askush, as vetë përkthyesi, nuk duhet t’ia lejojë vetes që ta ndryshojë.

    […]

    _______

    Aujourd’hui j’ai lu du Dostoïevski : “Le rêve d’un homme ridicule”. Lis-le, si tu tombes dessus, c’est un régal. Et puis beaucoup d’autres choses encore, pour une autre fois, donc.🙂

  5. dana Says:

    sa keq..vdiq edhe ky😦

  6. qafoku Says:

    pse dana, po te jetonte, do ndryshonte gje?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: