Tej bukurisë

by

nga Teodor Keko

 

Mbas mjegullës, detit, maleve, fushave,
pas katedraleve ar e shkëlqim,
është vendi im, i vogli fare
i shtrirë, më këmbë, foshnjë dhe trim

I vogli fare me qiej të kaltër
lumenj kokëfortë, detra si loti
ku njerëzit flenë pa bërë kryqin
dhe zgjohen duke thënë: “Dhëntë Zoti…”

Askush atje s’di çfarë vjen nesër
ku do të prehet: në shtrat a varr?
Dhe prapë unë endem kufomë në Londër
Shekspirin shoh me mendjen larg

Në kalendar kryqëzoj ditët
me ankth përgjoj si afron kthimi
Të bëhem prapë njeri atje
ku dihet fjetja, po s’dihet zgjimi

Mbas mjegullës, mrekullisë, magjisë
është vendi im i vogël fare
Si diamant që pret floririn
për ta magjepsur botën e madhe

Londër, 1992

Advertisements

Tags: , , , ,

3 Responses to “Tej bukurisë”

  1. yummania Says:

    FLM PER SJELLJEN .TEODOR KEKON E KAM NJE NGA SHKRIMTARET E PREFERUAR.

  2. dana Says:

    edhe une e dua shume yummania, prandaj dhe e ve shpesh ne TC 🙂

    (te mendosh qe Dori e ka shkruajtur kete poezi ne 92 kur ishte me “normale” deshira per tu arratisur nga Shqiperia e jo per tu kthyer)

  3. ah..cfar Says:

    Kisha degjuar nga nji mikja ime per kte poet te talentuar T_Kekon,por fatkeqsisht nuk kisha pas mundesin te lexoj dicka prej tij.Dhe tani qe mu dha kjo mundesi ,them vertet i madh ,i madhi Dori.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: