Muzikë n’kub (7) Troubador

by

Vodpod videos no longer available.

Këtë javë ju sjellim një listë paksa të gjatë (ndjesë!), me 21 këngë nga disa këngëtarë/këngë-shkrues/tekst-shkrues, domethënë kantautorë (nuk e shmang dot përdorimin e këtij termi sado që nuk më pëlqen). Përzgjedhja e këngëve për secilin prej tyre nuk mbart qëllimin e përfaqësimit me këngën më të bukur, pasi kjo gjë është e pamundur. Tek ata rikthehemi gjithmonë dhe po ata na kujtojnë se cfare do të thotë talent dhe dashuri për muzikën!
Në rast se pyesni se ku janë zërat femërore, ju ftojmë të na ndiqni në listën e javës së ardhshme dhe nëse troubador-ët tuaj të preferuar mungojnë në këtë listë, ju ftojmë t’i ndani me ne në komentet tuaja .
Ne kopertine: “train thoughts II” © Eni Turkeshi Photography

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

16 Responses to “Muzikë n’kub (7) Troubador”

  1. un Says:

    scarypusher, jam duke e dëgjuar albumin. Keshtu nga pamja e jashtme, mire duket. Te shohme çka perbrenda. C’eshte e verteta, mbreme kam pare nje enderr. Nuk e di ta tregoj apo jo. Se e mbaj mend shume mire, njelloj si te kishte ndodhur vertet. Ishim te ftuar ne nje mbremje mondane, ne Paris, une, ti, dana, dorina, darieni, alfredi, alketi, xixellonja, el_magua, spleeni, loeri, edhe ca te tjere. Me vone, erdhi dhe nje e paftuar, uninvited. Ishte si tip balloje, nga ato qe pershkruan Marcel Prousti. Une kisha veshur nje kostum blujeans, nga ata te atij djalit, rebelit pa shkak, si e pati emrin ai çuni qe u pershesh me makine. Po, Xhimi Din. Isha veshur keshtu kastile se ate nate doja te luaja rolin e “bad boy”, qe s’ben asnjehere si eshte vendi.

    Kurse te tjeret ishin veshur siç e donte rasti : fustane farfuritese, te prera tek Karl Lagerfeld dhe ndonje kopuk tjeter keshtu. Kurse çunat, ishin veshur alla Dave Beckham. Alfredi kishte lyer dhe floket, i kishte bere origjinal si ky i fundit. Ndersa Alketi, ishte qellur tullac, e kishte lyer tullen me nje krem nga ata te shndritshmit dhe kishte vene nje “papillon” marramendes te tipit Jude Law. Te behej se aty ishte mbledhur ajka e Parisit.

    Squarepusherin, askush s’e dinte ne ishte vajze apo djale. I kishin bere nje ftese duke mos shkruar fare per Z. apo Znj. por thjesht : Square Pusher. Dhe te gjithe ishim kureshtare te shihnim si do te vinte veshur. Kur erdhi me ne fund, salla shtangu ne vend : suqarepusheri ishte veshur as si burre as si grua ! Dmth kishte veshur rroba qe mund te merreshin edhe burrash, edhe grash. Flokeshkurter, tipare te holla dhe te harkuara por jo me teper se te Leonardo di Caprios, kepuce lustrafine por pa taka te larta, shkurt, te gjithe e pame se s’do te zbulonim dot gje. Megjithate, si rebeli i mbremjes qe isha (enderr hesapi pra, na takon te jemi rebele nganjehere), une mendova t’i punoj suqarepusherit nje rreng. Por cili ishte ky rreng ? Kete do ta mesoni ne ndjekjen e serialit tone… e bla bla bla.

    OK, deri ketu bera nje paraqitje alla top channel, kur komenton ndonje serial te lodhur. Eshte nje djale qe flet tek top channeli, habitem me te dhe me dhimbset shume sepse ma ben zerin dhe tonin a thua se eshte duke paraqitur ndonje ngjarje ku do te vendoset fati i botes. Nje dramaticitet qe te te rreqethe mishte, nje dritherime zeri qe te te kepuse frymen, e habitshme ku duhet ta kete mbaruar shkollen ky djali. Nejse.

    Po kthehem tek endrra. Ne fakt, endrra eshte ndryshe. E kishim lene te takoheshim ne Tirane. Organizatori, Darieni, na kishte derguar vertet ca ftesa, me daten kaq e aq, shihemi ne Tirane ne lulishten e tre vellezerve frasheri, dhe qe aty do te shkonim ne nje restorant te njohur ku mblidheshin ajka e kyltyres shqiptare. Ideja ishte se do te shkonim aty si “ne force”, per t’iu treguar dinosaureve te kyltyres se ja ku jane te rinjte qe do t’iu thyejne turinjte (çfare rime e bukur !). Nejse. Si gjithmone, njera vinte si e paftuar, uninvited. Madje kjo s’pertonte fare, keshtu e kishte qejfin : merrte vesh ku nuk e kishin ftuar dhe pastaj hop ! veç kur ta shihje tek dera.

    Eh mire, u mblodhem tek lulishtja. U ulem ne ca stola, Alketi s’fliste. I afrohem dhe e pyes : ç’ke Alket, s’te pelqen shoqeria ? Ngriti koken, me pa me ca sy te kuq (se eshte enderr pra, ne endrra kemi dhe sy te kuq nga pija, psh), dhe me tha : ehe…, degjo mua, mos u genje, mos u mashtro, i tere ky shkelqim eshte thjesht nje zhgenjim i perbindshem. Alket ? e thirra une. Ke pire gje, keshtu ? Ehe…, nuk kam pire por Niçe i kishte parashikuar te gjitha keto dhe ai s’shihte tjeter veç dekadencen morale dhe shpirterore te shekujve… Alket, Alket, Alket, i thirra, se e pashe qe ishim duke e humbur ne ndonje galaksi. Alket, jemi ketu, vella, me shoke e shoqe, ja ku eshte Dana, ja Dorina, ja dhe Xixellonja si rrezaton, zgjohu vella, jemi ne “real life”, uejk ap ! Ne kete kohe, ishte afruar Darieni dhe kapi menjehere ritmin e “uejk ap dhis mornin” te legjendarit Cohen, dhe aty shpertheu ne kete fjalim te zjarrte :

    Leonard Cohen, n’daç besoni n’daç jo, mua s’me duhet gje kjo, Leonard Cohen eshte ajri, buka, uji, fryma e universit. Le te mundohen keta çerrat e vegjel qe kane dale tani, s’bejne asnje lek. Cohen te ben qe te jetosh per muziken, ai te afron qiellin ta kapesh me bishtin e çadres, te afron parajsen me gjithe Even…

    Kur permendi Even, aninvajtit iu be se i thirren emrin dhe ktheu koken. Darieni kishte mbyllur syte dhe po falej ne nje menyre jo tradicionale, as kryq as joga, por diçka prej feje te shpallur ne ate çast. Une ktheva koken nga aninvajti dhe i shkela syrin, me nenkuptimin : hopa ! vajti Darieni. Por çuditerisht, Uninvajti nuk ma shkeli syrin por me pa disi me ndrojtje dhe si e skuqur ne fytyre… Shiko, shiko, thashe me vete, me duket se aninvajti ka rene ne dashuri me mua… Ehe… me thirri Xixellonja, nga behesh keshtu, s’te kam pare qemoti. Oh, u permenda une, Xixellonja, ja keshtu, kam marre nje ftese dhe erdha. Darieni nderkohe kishte hapur syte dhe po shihte dorinen si me perkedheli. Dorina rrinte pak si menjane dhe po degjonte Loerin qe po rrefente ca histori me nje ore elektronike qe behej edhe makine fluturuese dhe ecte ne kohe. I thoshte se po te donte Dorina, mund te benin dhe nje xhiro, por ama duheshin ca syze te erreta se ndryshe s’bente eksperimenti. Darienit s’i pelqeu kjo qe Loeri do te nisej me Dorinen ne shekujt e kaluar, dhe u hodh : Dori, s’te kam pare asnjehere kaq rrezatuese sa sot, rri ketu me ne, iu duhesh shekujve te ardhshem, s’ke ç’do me Loerin ne shekujt e mesjetes ku visheshin me rrecka. Loerit, kuptohet, kjo s’i pelqeu fare, dhe gati sa s’po matej te hapte krahun e t’i jepte nje dacke te vogel Darienit, si per t’i thene : neser ne oren shtate, duel tek Kali i Skenderbeut !. Por papritur, u degjua zeri i Alketit : O mbreti i madh Niçe ! Ti i kishe parashikuar te gjithe, kjo bote s’eshte asgje tjeter veç vullnet per pushtet ! Grate jane shkaterrimi i botes, o Helene e mallkuar qe more ne qafe burrat me te bukur te historise, Hektorin dhe Parisin… dhe ketu heshti, u kredh ne mendime, duke tundur lehtas koken…

    Une nderkohe kisha filluar te gjuaja aninvajtin, ne kuptimin qe doja te dija se deri ku shkonte skuqja roze e faqeve te saj. Speeni, qe si e shkathte qe ishte, na pikasi te dyve. Dhe vendosi t’i nderlikoje gjerat. M’u afrua lehte dhe me nje puhize parfumi Coco Chanel, me tha me ze te bute : “iu afrove aninvajtit, te vrave ne vend !”. Dhe u largua qete-qete, duke e kthyer paksa koken per te me pare ne bisht te syrit (pervelues, ne fakt !) si per te me thene se ajo s’bente asnjehere shaka.

    Ketu, duke u rrotulluar ne krahun tjeter, zgjata doren dhe kapa nje shishe uji per t’u freskuar pak. “Me duket se e shkela mbreme me uiskin”, mendova, dhe pashe oren e murit : 03.26 Qenka heret, mendova, dhe u ktheva te kap endrren ku e lashe. Por nderkohe, asgje s’ishte si me pare : shoket dhe shoqet ishin ngritur dhe larguar pa me bere ze. Pashe rreth e rrotull, asgje. Por befas, pertoke shqova nje si gjurme te bardhe, te lehte, te pushte. Ishte e qarte : uninvajti kishte shkerrmoqur ca petale lulesh te bardha per te me treguar udhen. U vura pas tyre…

  2. Xixellonja Says:

    Eshte e zgjuar kjo puna e endrres po mos ti pelqeje ndonjerit, eshte gati pergjigja: se mos e kam fajin une keshtu eshte endrra nuk komandohet dot😉 Gjithsesi mua me shtoi humorin, me pelqeu, e sidomos rreth nje personazhi. Por squarepusher mendoj se eshte djale, ku i dihet ose ka pasion te shfrenuar per muziken ose ka pasur fatin te punoje ne ndonje radio e listat i ka ajer te perditshem. Ndoshta gabohem por rralle me qellon.

    ps. mbase vec nje djale mund te justifikohej se lista s’ka asnje femer.

    Tani lista, me mire qe s’ke vene me te famshmet sipas meje ne kete atmosfere do ishin metaforikisht si nje kunj katror i ngulur ne nje vrime rrethore. Nuk heq e nuk shtoj gje.

    Harrova te pergezoj dhe per kopertinen, veshi do dhe syrin.

  3. loer Kume Says:

    ej, e papare e? o o zogu, do vish ti fusim i xhiro me makine? mos thuj jo, se eshte makine kohe kjo, s ka Veyron ti beje karshillek!
    ti plako ke lind per te pare endrra😀

    I
    hej, un, do vish te bejme nje shetitje ne epoken e bronxit? hajde burre. he mo hajde. nuk vjen asnje nga gocat mos ki siklet. po he pra hajde se eshte bukur. ej, e di? houellebecq eshte diku ne pallatin e minosit. po po. po pra. po shkruan nje roman futurist mbi minotaurin. po. eh, po vonohet se s po e gjen gjekundi minotaurin. ka 159 vjet qe rri e pret ta shohe se do ta pershkruaje me realizem. po vjen? ok pra. ja hip me kujdes ketu. ashtu, nje sekonde, prit, ja sa te shtyp destinacionin e ores. prit, prit, prit, … upssss! sorry man… ngela une. po ti rruge te mbare. caaaaa? s diiii taaaa perdooooreeeesh??
    ej, se bera kastile ju betohem miq. me shpetoi … ku eshte? po ku di une, diku 2000 BC. cmoon people, mos me shihni ashtu, jam i sigurte qe ai po kalon mire, jam i sigurte qe ndihet si ne shtepi, fuck! me vjen keq se do i mungoje jacques brel! hej dreq! vertet per te ardhur keq. po fundi fundit, ce ze njeriun e mire e se heq? he tani do ia prishni tavolines? ohuuuuuuuuuu……

    II

    me ne fund, houellebecq pa tiparet e minotaurit, ia vlejti pritja, dhe i pershkroi ne forme dekonstruktiviste te personazhi i brunos. gjithcka lindi ne momentin kur ai vdiq. houellebecq them. amen.

    ore, po mire une te endrra jote nuk zihem fare me ty? c eshte kjo enderr e periudhes blu te pikasos keshtu? shume skematike.

  4. d Says:

    Pastaj ehe… kthehet nga udhetimi kohor dhe fillon i ankohet Loerit se makina e kohes ishte e parehatshme dhe se kishte patur probleme gjate udhetimit. Ne momentin qe i ishte dashur t’i binte borise per te paralajmeruar ndonje asteroid apo planet qe i dilte perpara te hapte rruge , si muzike default per borine kishte lene nje muzike rock te Queen “Show must go on “, pastaj per cdo dekade qe kalonte kishte nga nje kenge te Queen qe vendosej vetvetiu ne makinen e kohes dhe albumet perseriteshin kur ndodhte qe planetet te viheshin ne vije te drejte ( ehe i thote loerit qe nuk e duronte muziken rock , muzike e zhurmshme pa sens, aq me teper ate Fredin nuk e honepste dot e sdonte ta shihte me sy , keshtu qe i qene bene nervat cope gjate udhetimit ) . Nga lodhja e tepert e udhetimit nderkohor ehe… vendos te niset per pushime tek shtepia e tij ne Paris qe ne ate moment se nuk po duronte atmosferen e krijuar.
    Loeri acarohet qe ehe… ofendoi Fredin dhe fillon t’i hakerrehet ehe…-se se askush ne planet s’do guxonte para tij te shante Queen se nje grup i tille nuk hyn ne listat e diskutimit, ata jane te padiskutueshem e te pakrahasueshem, jane nje grup jo vetem qe C’MON , por i kalon permasat njerezore. Me pas Darios qe i kane rene nervat nga efekti Cohen, nderhyn mes te dyve per t’i qetesuar . I thote Loerit ” Po ti o burri i dheut , mire qe e degdise ku te desh qejfi ehe…ne , po Queen pse ia vure si muzike , Queen ato albumet e para i kane pasur cilesore , te tjerat jane merre me leng ta kam thene njeqind here qe ti nuk din c’te degjosh, hajde shohim nje ndeshje futbolli e te c’lodhim trurin e mos u merr me me Queen”. Andi qe ishte ulur diku ne cep degjon biseden e fundit mes Darios dhe Loerit e iu thote:”Cuna hajdeni se kam marre dhe Shako Hoxhen me vete e te na e komentoje ndeshjen, po marr dhe kitaren me vete se ku i dihet , ne vend te publicitetit ia marrim ndonje kenge te Oasis; por dario i thote : “Ando lere kitaren rehat dhe merr ca gota vere borgjeze atje te Lisi ate bej ” . Loeri refuzon te shohe ndeshjen dhe ne shenje proteste ndaj refuzuesve te grupit Queen , merr ne telefon nje shokun e tij te ngushte dhe ikin per Live te Tirana Rock. Nderkohe Spleen kur sheh Andin qe merr vere te Lisi , i thote : “po si nuk iu vjen zor, vera e Lisit eshte e keqe , te Lisi pihet birre jo vere , akoma nuk e keni marre vesh ? ”
    Gocat kishin ikur tashme dhe marrin ne telefon Spleen qe t’i arrinte ne iks vend.

    ps: ja ku u grinde dhe me ehe…ne Loer😀

  5. squarepusher Says:

    “un mendoi t’i punoje suqarepusherit nje rreng”

    besoj e kishe marre parasysh faktin qe une ne takimin enderror kisha derguar dike tjeter per t’ju shperqendruar nderkohe qe ne dijeni paraprake te planeve te Loerit per te te shpene ne kohen e bronxit, ne bashkepunim sekret me t3d-in beme qe te ndiqje petalet e bardha nderkohe qe ne makinen e Loerit te zevendesuam ne menyre te zhdervjellte me Darienin i cili eshte ai qe ne te vertete eshte duke veshtruar minotaurin.

    Me vjen keq qe te zbuloj ketu arsyet e verteta te faqekuqjes/shkeljes se syrit/renies ne dashuri se t3d-it me ty, megjithate pasi ta merresh veten nga sapo degjove, do te behesh kurioz pse e beme gjithe kete gje per ty?! Gjithshka do te zbulohet ne kohen e vet … Na ndiqni ne vazhdimin e serialit tuaj …

    p.s. Xixellonja, nuk gabohesh.

  6. un Says:

    WOW !

    Po ju te gjithe qenkeni te thekur per endrra, dhe pastaj ma ngecni mua. OK, po prit tani se ka ndodhur diçka e pabesueshme ne endrren time. E para e punes, nuk m’u lidh endrra ku e lashe, por me behej se isha buze detit. Isha vetem, dhe po lexoja nje liber. Kur papritur, pashe nje femer yll nga ato super yjet, tip Gwyneth Paltrow. Ngela gojehapur, peshtyma m’u tha, faqja e librit me humbi, dhe per bese, e pabesueshme por ajo vajza po vinte drejt meje. Thashe me vete, duhet te jem ndonjefare bukuroshi se ska mundesi, gjithe ky plazh ketu dhe kjo vajza drejt tek une. Cfare fati ! Nganjehere vertet endrrat jane te habitshme, te bejne te takosh dhe yjet e botes. Ai ylli m’u afrua dhe me tha : “te kam zgjedhur ty”. Dhe beri te largohej. Kjo fjale kabalistike me la te shushatur. Per çfare me kishte zgjedhur mua ? Po tani perse po largohej ? C’donte te thoshte me kete ? I bera ze : hej, aninvajtid, te lutem, prit pak. Ajo u ndal e habitur dhe me pyeti : nga e dini ju se jam aninvajtid ? I thashe : vetem nje yll vjen keshtu e paftuar, pa frike se nuk do ta pranojne, yjet i kane rruget e hapura gjithandej, edhe ne disko askush s’te ben fjale tek dera, edhe ne restorant njerezit shohin nga tavolina jote, yll pra. Ajo qeshi pak dhe me leshoi nje tjeter enigmatike : “do ta kuptosh kur te te dale endrra”. Po mendohesha : per ç’enderr e ka fjalen kjo ? Une jam ketu, i gjalle, syte zgjuar, ne plazh, me njerez plot, ja te pickoj pak veten, dhe u pickova, me dhembi, atehere jam gjalle, jo ne enderr. Atehere iu drejtova : Aninvajtid, per ç’enderr e ke fjalen ? Ajo buzeqeshi pak, largoi nje mize qe i ishte ulur ne nje tatuazh ne gjoks, dy veshe lepuri, duhet te ndihej mire miza aty, dhe tha : te dukem e bukur ty ? Ketu, fillova ne dyshoj ne fakt se mos jam ne enderr, se thashe me vete, si ka mundesi qe yjet dyshojne ne bukurine e tyre. I them : me dukesh yll fare, Gwyneth Paltrow, pa asnje medyshje. Ajo, me njefare thumbimi, ma pret : “Bukuria qendron ne syte e atij qe sheh, ajo s’eshte asgjekundi, eshte eter, pluhur, asgje.” Ketu, sinqerisht vendosa t’i therras mendjes : ç’po ndodhte me mua keshtu ? Kur nderkohe, teksa po i thosha se s’kisha pare femer me te bukur se ajo, dy djem te rinj, me floke te llyer me llak te lire, filluan te qeshin me te madhe : “haha haha, sa toç qe qenka ky çuni, haha haha”. Ktheva koken me inat, dy çunat po shkriheshin duke qeshur dhe ç’nuk thoshin per mua. Pastaj uy zhduken ata djemte, se keshtu zhduken njerezit neper endrra, menjehere. Dhe ne vend te tyre, pashe xhibin qe po vinte dalengadale me flone, duke biseduar per Ismail Kadarene. Xhibi, si shok i vjeter qe ishte, me thote ne vesh : ç’e ke gjetur gjithe kete femer, 250 kile. He ? ia bera une. E ore, ma priti xhibi, s’e sheh ti sa eshte, me bast po nuk i ka 160 te pakten. Gati sa s’po ia vishja nje grusht fitires, kur floja nderhyri : xhibi, ikim ne, le ta leme ehe…ne ne endrrat e veta, qyqari, eshte verbuar fare. S’po merrja vesh asgje. Aninvajti po qante. Une i thosha : po ç’ke ti irena qe qan, une ketu jam, le te flase xhibi, ashtu ka folur gjithmone, edhe floja, ashtu eshte, gjithmone i jam dukur si qorr. Ti vertet me do mua ? me pyeti pastaj aninvajti. Po sigurisht qe te dua ! ia prita flake per flake, deri ne vdekje. Ajo qau dhe nje cope here dhe me tha : askush deri me sot s’me ka thene se me do, je i pari, s’arrij ta besoj. Dhe pastaj nuk e di sesi, floja qe ishte nja 10 metra me tutje, beri nje vizatim ne rere, nje yll me tete cepa dhe ne qender nguli nje shkop lepireseje. Pastaj mbylli syte dhe recitoi nje lutje. Degjova vetem nje “hapja syte”. Dhe aty, si me magji, pashe se nuk ishte aninvajti i bukur, Gwyneth Paltrow, por ishte vertet nje grua 150 kiloshe, qe bente gropa ne rere kur ecte, kembet i zhyteshin deri ne kerci, te dukej se ecte gjithmone ne nje moçal. U shastisa, tmerrova. Gati sa s’po bertisja nga llahtaria, kur tek shtrati me vjen nipi dhe me thote : plako, te paska zene gjumi para TV. Hapa syte, i ferkova pak, kur u kujtova pastaj se me kishte zene gjumi duke pare filmin AMOUR EXTRA LARGE. Aty i kuptova te gjitha, dhe u gezova shume qe ishte enderr sepse keshtu aninvajti s’kishte pesuar gje dhe ishte po ai yll qe e kisha pare ne endrren e pare, parmbreme. Ufff… keto endrrat jane vertet te mundimshme nganjehere, sheh gjera te bukura por ama te lodhin derisa t’i shohesh.
    _________

    Ika te fle pak gjume…

  7. loer Kume Says:

    ehe s di te perdore burmat e kohes. e mori houellebecq me vete.
    e pamundur per tu sherrosur me mua per queen. kush s vlereson queen nuk mund te diskutoje me mua per asgje pervec PB kristiano ronaldo alias noce big brother.

  8. alfred Says:

    nc nc nc, jam pa fjale.

  9. d Says:

    Loer , Queen jane te mrekullueshem meqe ra fjala🙂

  10. Uninvit3d Says:

    Nderhyrje nga salla- Dini gjo kur del seria re? Presin robt ktu.😛

  11. 3l_mago Says:

    duhet ti këndosh 1 ninullë Urimit, të presësh ta zër gjumi pastaj të jesh po aty kur të zgjohet dhe nëse je me fat (s’dihet si mund ta ketë zgjimin) të ta tregojë serialin ty ‘in primis’!

  12. loer Kume Says:

    kush Vlereson queen s ka per cfare te flase me mua. i ka thene te gjitha. cmon cmon😛

  13. Uninvit3d Says:

    U ti rrofsh mer 3l-o, kush nga personazhet e endrres je njehere? Sepse s’dua te bej ehe-n te shohe endrra me aninvajtid flirtues. :DD Se shqetesoj sikur ca te behet, sikur vete Ralph Fiennes te vije te ky blog.

  14. 3l_mago Says:

    i bie që “të flesh” me ëhë-në (për të pritur ëndrrën) alla ‘paranormal activity’, duhet të kesh pak mendjen nga kamerat e endemol-it që filmojnë around! ~ Çdo mbrëmje ka nevojë për pak magji dhe trëndafilë të nxjerrë nga mënga për tu bërë ‘El MAGjishme’! Sa të mërzitshme do të ishin ditët {pale netët!} pa flirt! The Show must go on!

  15. un Says:

    Xixellonja e kishte kapur mire thelbin : jane endrra o miq, mos u frikesoni, siç thote nje fjale qe s’e di kush e ka thene i pari, “ben vaki qe edhe s’dalin”. Keshtu qe rillaks, tejk izi, thote ai djali londonez qe ka nje ze vajze.
    Endrrat s’komandohen, ato vijne si vijne. Ja per shembull, nje nate pashe nje enderr keshtu : po mblidhja lule pemesh, kumbullash dhe kajsiash, ne nje shporte. Kisha hipur ne kumbull dhe po punoja. Vendi ishte parajse fare, dmth isha tek gjyshja. Kur ia tregova kete enderr nje mikeshes sime me kombesi te huaj (thashe me vete, keto te huajat dine ndonje gje me teper), me tha keshtu :

    “Enderr shume e bukur por qe ska asnje lidhje me gjyshen apo katundin apo kumbullat apo lulet. Tjeterkund fle lepuri. Ti shoku ke mungesa te theksuara kalciumi ne kocka dhe kjo te ben qe te kesh shume frike nga rrezimet, mos te thyhet ndonje gje, medemek. Dhe nga kjo, ti shkon e hipen ne kumbull sepse ke frike mos rrezohesh, dhe kjo do te thote se ti je ne depresion, sepse Frojdi ka thene se depresivet kane shume deshire te mos jene depresive dhe bejne çmos, me pavetedije qe te jene te tille, çka ben qe ndergjegja e tyre ndihet krejt fajtore per veprime qe s’varen nga ajo, dhe kjo krijon nje trysni te atille gjaku dhe nervash saqe gjumi yt vuan shume, dhe kjo eshte arsyeja qe je dobesuar dhe hequr keshtu nga faqet qe, ç’eshte e verteta, me pelqejne shume !!”

    Wow, thashe me vete, sa shume ditka kjo gruaja. Po kete punen e faqes valle, perse e futi keshtu stropje ? Nejse. E kam fjalen qe pse ju kam pare ne enderr, s’do te thote se ka te beje me ju, por kushedi do te kem ndonje problem parash qe s’me dalin ne fund te muajit, se ndryshe s’di ç’te kete tjeter. Keshtu e ka Frojdi : sheh gjyshen ne enderr dhe te thote se votimet e 8 majit do te behen me 8 maj, eshte i forte ai.

    Kalofshi mire, te gjithe, pa perjashtim, ne veçanti personazhet e endrres. Enderroni, njerez, enderroni, bota eshte e atyre.

  16. alfred Says:

    Un, nuk dua tja bejme si Vladimiri Estragonit qe e nderpret sa her nis me tregu enderrat por gjithsesi dhe ti duhet ti leshe ankthet e tua e tmos na i tregosh sa here nukiperballon dot.
    Sigurisht qe zgjidhja nuk eshte interpretimi allaFrojd, nese sdo te mbetesh beqar.
    Perpiqu te fleshe nga ana e djathte.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: