The man from Earth

by

nga Alba Halilaj

 

Po sikur një njeri që e njihni prej 10 vitesh t’ju thotë se është 14,000 vjeçar, çfarë do të mendonit?

Eshtë i droguar, po bën shaka, është i çmendur. Kush do guxonte ta besonte diçka të tillë? Kush do të mundej ta hidhte poshtë? Një film i xhiruar brënda mureve të një shtëpie, një diskutim brënda hapësirës së një dhome, nje buxhet i kufizuar dhe një lajmërim:

Kush ka frikë të përdori trurin, nuk duhet ta shohë!

Hapësira e vogël dhe e parehatshme e dhomës (dalëngadalë mobiljet ikin) ndahet nga personazhet tanë: një biolog, një krishtere e devotshme, një antropologjist, një historiane, një psikolog, një arkeolog me studentën e tij dhe sigurisht Njeriu ynë 14,000 vjeçar. Në sfond të gjithçkaje luhet Beethoven. Ndoshta kjo është arsyeja pse miqtë edhe pse specialistë në fushat përkatëse nuk mundin dot ta hedhin poshtë këtë teori. Ndoshta magjia e muzikës, vatrës së zjarrit, pijes së mirë. Apo mos vallë brënda në vetvete askush nga ne nuk do të donte ta ndalonte këtë rrëfim për të parë deri ku do të shkojë guximi.

I shtohet vazhdës së atyre filmave si Twelve Monkeys, A Beautiful Mind, The Butterfly Effect, Dark City, Eternal Sunshine of the Spotless Mind, Gattaca, A Clockwork Orange, Species, Resurrection (1980), My Dinner With Andre, Dune (1984) etj. Skripti i tij u perfundua në shtratin e vdekjes dhe babai që po largohej nga jeta ia kaloi të birit. E nëse në botë trumbetohen me të madhe të drejtat e autorit, producenti i këtij filmi ka falenderuar publikisht përdoruesit e BitTorrent për shpërndarjen e cila ka tejkaluar edhe pritshmëritë e tyre.

Në fund filloj të mendoj “Po filmat shqiptarë?”. A thua nuk paskemi ne një film që të meritojë një audience botërore, të vleresohet si The man from Earth? A po, harrova të them, ky film është në anglisht.

Tags: , , , ,

24 Responses to “The man from Earth”

  1. loer Kume Says:

    ky film eshte pak te thuash grandioz. e kam pare fare rastesisht, dhe kam ngelur me goje hapur. ishte dicka per te cilen nuk isha pergatitur.
    e sugjeroj fort.

  2. un Says:

    Meqe ra fjala tek keta “torrentuesit” : a ka ndonje torrentues ne kete blog ? U lodha duke kerkuar nje liber, por s’po kap gje. Nuk e them dot librin sepse s’dua ta dine njerezia se ç’shoh e ku e kam mendjen, por nqs ka ndonje torrentues (xhibi me duket se merrej nganjehere me keto gjera), atehere le te me shkruaje ne faqen time, aty ku thote “per te me shkruar”, dhe i them me gjate perse behet fjale. Falemnderit nese.

    Tani per filmin. S’e kam pare. Megjithese kohet e fundit kam pare filma me tonelata. Mbushja krahet me DVD dhe i fusja ne nje te çare anash TV, gjithe diten e lume. C’nuk kam pare. Disa ishin vertet te merzitshem. Ama disa, shume te bukur. Me ka mbetur ne mendje nje film gjerman, shume i rende – keta keshtu i bejne gjithmone, filma te rende, te pakaperdishem – por qe kishte nja ca minuta muzikore te shkelqyera. OK, titullohej “Kater minuta”. Sepse aq zgjaste skena e fundit ku nje e burgosur i bie pianos si e çmendur. Ne fakt, ajo eshte gati e çmendur, e dhunshme, por qe ka nje dhunti, e kafshon fare pianon, i bie me ç’ti jepet : me duar e me kembe e me koke, dhuna e saj eshte e papermbajtshme. Merr melodi klasike dhe i llahtaris fare duke futur ritme afrikanesh apo te tjera, me duar, me kembe, rrah shuplakat, i bie pianos ne kapak, trareve e ç’te gjeje perpara, ama del nje muzike e çmendur, tejet magjepsese, me thene te drejten. Ajo aktorja ishte e talentuar, Monika Bleibtreu, diçka e tille.

    Po filmin “Elle s’appelait Sarah” e ka pare kush ? I shkelqyer. Luan dhe nje aktor shqiptar nga Kosova, Arben Bajraktari, luan rolin e babait te personazhit kryesor, vajzes se vogel 9 vjeçe, Sarah, gjate kohes se bastisjes se Vel d’Hiv, Paris 1942, ku rreth 16 000 çifute jane marre nga shtepite e tyre dhe derguar ne Auschwitz. Film tejet prekes, po te shihni dhe bonuset ne DVD, me deshmite reale te njerezve qe jane deportuar ato dite, atehere tabloja eshte e plote.

    Edhe nje film tjeter qe me beri pershtypje, eshte nje si tip komedie muzikore, ku luan nje Amy, ia harrova mbiemrin, Patrick Dempsey. Shume terheqes, ka nje nderthurje mes botes se perrallave dhe jetes reale, Borebardha shkeputet nga bota e perrallave dhe vjen nje dite ne nje rruge te New Yorkut, nga nje pusete. Dhe aty fillon aventura e saj, e humbur dhe e pafajshme siç eshte. Ajo Amy njehere, eshte “craquante”. Luan dhe Susan Sarandon, rolin e shtriges. OK, njehere tjeter per filmat e tjere, kam pare per nja 7 vjet rresht.

  3. AL3X Says:

    Amy Adams filmi ‘enchanted’ (ndoshta ja shoh edhe kete). Un i kam pare ‘catch me if you can’ ‘leap year’ ‘the fighter’. Padyshim ‘the man on earth’ eshte per tu pare

  4. qafoku Says:

    ueee, paska dal film i ri. ta shofim patjeter

  5. xhibi Says:

    Disa nga filmat qe permend Alba jane midis filmave te mi te preferuar, mjaft intrigues, keshtu qe me mjafton krahasimi me ta qe ta shoh kete, dhe flm.🙂

    E nise qe e nise vallen e ketyre filmave, mbase mund te shkruash shkurtimisht dicka te pergjithshme per te gjithe ata se c’ka kane te vecante dhe pse te pelqejne?🙂

    Un, sorry po kam hequr dore nga torrentatoret.

  6. qafoku Says:

    Film kot. sapo e pashe

  7. desaparacidos Says:

    Sapo e pashe edhe une.

    Xhibi, une ta keshilloj, me pelqeu.

    Te kuptohemi, deri diku eshte film i verdhe. Eshte sikur dikush te te thote nje gjeagjeaze e ke 90 minuta kohe per te zbuluar zgjidhjen. Pastaj te rrefej qe mua me pelqejne gjithmone filmat qe zhvillohen ne hapesira te mbyllura sepse aty shikon qarte se ça di te beje regjizori.

    Te kuptohemi, sipas meje nuk eshte kryeveper! Por eshte nje film siper mesatares!

    Flm Alba per senjalimin.

  8. xhibi Says:

    Ku e pate? Na jepni ndonje link.🙂

  9. Last Man On Earth Says:

    Xhibi UN, nese nuk shkarkoni dot mund ta shikoni ketu, ne anglisht me nentituj ne italisht

    http://megavideo.com/?v=M02M07G6

  10. Last Man On Earth Says:

    P.S
    Une nuk e shikoj shume streaming, po ne mos gaboj mund te shikoni vetem 70 minuta, pastaj duhet te prisnin ca e te shikoni edhe pjesen qe mungon.

  11. un Says:

    OK, pashe trailerin e filmit. S’mora gje vesh sepse flisnin ne nje gjuhe qe s’e kuptoj pa te shkruar. Vura re se s’kishte asnje aktor te njohur, por qe te gjithe ishin te mire. Po, me kapi syri ate plakun dhe po thosha me vete se kete plakun e mbaj mend gjithmone me nje pushke a çifte ne dore, kur fap ! nxori nje pisqolle. Ah, OK, ai qenka, thashe pastaj, s’me paska lene ende kujtesa.

    Te flasim pak per filma “peuplum” por andej nga India. E ka pare kush filmin “Joddah Akbar” ? Ku luan ajo indianja qe ka qene miss Bota ? Tre ore film, nje argetim i sigurte. Bazuar ne nje histori te vertete, dikur rreth shekullit 16, por zbukuruar caze. Si gjithmone, kenge e valle indiane sa te duash, magjepsese. Sidomos kur shkojne te gjithe perfaqesuesit e provincave per te pranuar mbretin, ka ca koreografi dhe kenge te mahnitshme, s’ngopesh duke i pare.

    Filmi flet per nje mbret te ri mysliman (moghol, jo mongol), qe martohet me nje hindu, Joddah. Kjo eshte tejet e pershpirtshme por shume e hapur ne mendje, dhe i thote burrit se do te me prekesh vetem atehere kur te me besh te te dua. Perndryshe, s’futesh dot ne shtratin tim. Ky mbreti i ri ishte i pashem, i forte, dhe goxha i drejte. S’ben asgje me force, pret. Prit e prit, ska. Goces s’po i mbushej mendja. Mbreti ka nje nene “moderne”, por ka nje mendeshe qe e ka rritur, goxha tinzake dhe shpirtlige, do ta prishe martesen e mbretit. Ka ca komplote, ca gjera keshtu, dhe çifti ndahet.

    Mbreti e merr vesh me pas se Joddah ska pasur faj. Shkon tek shtepia e saj t’i kerkoje falje. Goca s’pranon, i thote s’vij me ne shtepine tende. Atehere vene nje bast : do dyluftojne me shpata, kush fiton, fiton. Kjo goca ka qene stervitur qe e vogel me te vellain, mirepo mbreti eshte mbret, i fuqishem, dhe fiton me pike, jo me tuç. Atehere i thote, mbaje fjalen, eja me mua. Nejse, bamberr-bumberr, vajza shkon. Prape asgje. Se keta indianet, keto punet e dashurise i kane me “temena” te madhe, pa t’i nxjerre djerset mire e mire, s’te qasin gjakundi. Eh mire, nga fundi, ka nje beteje madheshtore, me tradhtare dhe me duele, pashe nje ndikim goxha te qarte nga Iliada e Homerit. Pamjet jane vertet shume te bukura.

    Ne fund, oh se harrova ? E dini se ku flinin keta ? Ne te njejtin shtrat, por nga tavani binte nje perde e hooooooolle tyli qe ndante shtratin. Dhe mbreti as qe guxonte te fuste doren poshte tylit. Mbret vertet shume i kuptueshem ndaj gjerave njerezore. Ne fund, po thosha, kjo goca e heq perden e tylit. Le qe tani u kujtova… Dmth, film shume i bukur, me dialogje te zgjedhura, aktore shume te mire, histori e kendshme, pamje te bukura, dhe se fundi, me mesazhe universale. Nga mua, dhjete me yll.

  12. AL3X Says:

    duket se filmat e bollywood-it paskan dal ne mode…me kishte folur nje mikja ime per to para ëhë-së (edhe pse dyshoj se ajo i sheh vetm x atmosferen muzikore)! Mangal Pandey-The Rising, kte kam pare un (edhe ndo1 tjt t amitabh bachchan e khabir bedit por zgjatem sh ti permend). Kta te dy kan marr 4 nga 5 yjet e mundshme kritike si dhe shume protesta dhe vende n indi ku jane shpallur si ‘non grata’ (nuk mund t shihen). Gjithsesi, po ti lem menjane konotacionet politike si dhe ngjarjet hist orike ku ata marrin pjese (duke mos menduar se duke pare keta filma ne mesojme per historine e popujve te indise) besoj se ngelet vetem atmosfera “musical” dhe x kte jan me te vertete te bukur.

  13. xhibi Says:

    E pashe filmin. Ne fakt s’eshte tamam film, as dokumentar, eshte me shume bisede ne format filmi.

    Nuk eshte keq, po jo kushedi sa mire, te pakten jo ne nje nivel me disa nga ata filmat e permendur. Kishte premisa si ide per tu bere film interesant, me nje skenar tjeter dhe aktore etj komponente filmi.

    LMOE, flm per link.

  14. qafoku Says:

    Se s’po dija kujt varri t’ia thoja, por gjithmone vath ne vesh do ia mbaj atij von trier-it per ate dreq revolucionin dogma qe po na i nxjerr zorret vendit.
    S’shef dot nje film pa t’u marr ment e te t’vij per te vjell si me qene te kthesa e ballshit. Per ça dreqin e lujne ate telekameren aq shume.

    Le njehere qe ai vete e mbylli ate muhabet. Po kta te tjeret ça kane qe edhe telefilmat i bojne me kamera dore qe dridhen.

  15. Moon Lady Says:

    Ky eshte nje film “Uau”. Mezi po pres te kalojne 30 min per te pare 20 min e fundit. Kaq shume informacione ne 90 min! E thene shqip me zhargonin e sotem; “Film njish!”😉

  16. Moon Lady Says:

    Ju lutem, meqe jemi ne faqen e kinemase, dhe pashe se dikush kishte vene linkun per te pare filmin falas pa qene nevoja t’i shkarkoj, a mund te ma gjeni pak “La tigre e la neve” te Begninit, se kam shume kohe qe e kerkoj. Jam pentium 1 per pune teknologje…😛

  17. ehe... Says:

    Sa i forte jam une, per bese, po ! Edhe ne nje teme per filma apo per muzike, gjej fjale per nje simpozium. Merre me mend, as shoh filma as degjoj muzike, e megjithate gjej llafe. Rast i veçante, s’ke ç’ben.

    Meqe ra fjala, e qe askund s’u permend, mua me pelqen te shkruaj per gjera qe s’i njoh fare, por gjithmone nen shenjen e uickit, uiskit, dmth whisky apo whiskey. Kur bie ne ndonje shishe 12 vjeçare apo larg qofte 18 vjeçare, atehere thur vjersha dhe poezi per dashurite e kaluara. Por me e forta se s’me kujtohet asnje vajze, perveç asaj te fundit qe ka shkruar ne teme, ne kete rast, Moon Lady. Dhe poezite i kam ne frengjisht, OK, on y va, Moon Lady ? On y va.

    Tes yeux comme deux braises
    me mettent toujours mal à l’aise.
    je sais que je t’aime à mourir,
    mais je ne ferais rien pour te cherir.
    ah l’amour que c’est une drôle d’idée
    je ne pas dormi depuis l’éternité
    je sais que j’ai bu comme un pochtron
    je n’ai plus de sous je ne plus un rond.
    voilà c’est tout ce que je voulais dire
    car un baiser de loin va très bien me suffire.
    je te souhaite donc une très bonne nuit
    ne te vexe pas car je suis bien cuit.

    ______

    Ne lidhje me temen : per çfare flet tema, ju lutem ?

    Ah, pune filmash. Ok, po tregoj nje film, francez ky :

    eshte nje franceze, ka rene ne dashuri me nje mongolian. Kjo goca me shkolle te larte e te gjitha, me prinder te pasur e me emer. Ky mongoliani, pa lidhje fare, trap treperish. Eh mire, goca i thote : dua te vij dhe une ne Mongoli, te njihem me babain dhe nenen tende. Ok, thote mongoli, per te shitur mend. I hipin balonit dhe zbresin ne Ulan Bator. Aty marrin nje autobus qe i çon ne nje katund qe s’ishte fare ne harte, as te Mongolise. Aty, kjo goca takon vjehrrin dhe vjehrren. Si je, si shkon, mire falemnderit, po ju ? Mire. Ok.

    Kjo vajza eshte e gezuar se vjehrra e do shume. Kurse vjehrri jo dhe aq. Nje dite, kjo sheh vjehrrin dhe burrin e vet duke u grindur. “Gùjfzehfhfkjfnkjhfieurenffnergjreigreng” i thoshte babai djalit, e ky ia priste : “Ahhhhhh defbnzzzfzmlfnjfhhezfbeibdcyue”. Ok, françuska shqetesohet. Kur vjen dreka e pyet burrin : ç’pate me babain, ç’te tha ? Oh, si ta them, eja shetisim pak ne hijen e molles. Dhe dalin. Dhe aty, shiko ç’i thote ky çuni françuskes. Per bese, ty te dua shume, por une duhet te martohem me nje mongole, dhe ty dua te te mbaj per dashnore, na e kerkoj tradita, e terrci e verrci. Kjo françuska, s’e do me veten , kishte bere e shkreta nja 15000 km larg shtepise dhe tani i fusin pirunin. Ah me mire ma befshi ! betohet kjo, dhe naten, zgjohet dhe iu ben nje gje te pahijshme ne qilim, dhe iken nga shtepia. Mirepo ku te ike ? Mongolia eshte si Kina, pakez me e vogel. E arrijne ne rruge. I thone : o françuske, ne jo se s’te duam ty, por ne duam nje mongole, keshtu eshte puna. Françuska, ben ç’ben, iken. Ne aeroport, takon nje françusk. He mo, ç’ben ti ? Hiç fare, mire. Po ti ? Mire, dhe une. C’ere e mire kendej ? Lere mos e pyet. Kam dashur nje grua, thote ky françuski, e terrci e verrci. Ore ti, ia pret kjo goca, nga je ti ne France ? Jam nga Chilleurs-en-Bois. Mos ! thote goca, qenkemi fqinje. C’thua !!! habitet çuni. Si eshte kjo pune, u desh Mongolia qe te takohemi. Dhe aty, keshtu kot fare, rane ne dashuri. Kishin jetuar nja 25 vjet dera-deres, dhe u desh te shkojne deri ne Mongoli per te rene ne dashuri. Me nje fjale… ska me nje fjale, e kuptoni vete. Tung.

  18. Moon Lady Says:

    Stranger, if you passing meet me and desire to thur nje poezi to me, why should you not thur nje poezi to me? And why should I not pranoj the poezi from you?…😛
    W. Whitman

    Ëhë (per pasthirrme ne kete rast, me intonacion te larte tek ë-ja e pare dhe te ulet tek e dyta) rastesia mbreti botes qe rastesisht me beri mbretereshe te nje poezie…😛
    Heren e vertete te pare mu deshen dy vjet qe te behesha muza e dikujt…😉

    Po ju falenderoj me kete, qe kisha gjithe diten dje qe e degjoja.
    Eshte i mire per te filluar, ose vazhduar ne kete rast, diten.

    Ai filmi mongolez qenka nje histori e bukur dhe jo e trishte si ajo e blogut…😉

    S’ka pak qe peshkova nje peshk-banane e po pres miqte e mi Mercier dhe Camier per ta gatuar… ;))
    Kush e di ku ndodhen te lutem t’u thote se po i pres. Ndoshta kane harruar adresen time ndaj ju lutem nese mund t’ua perserisni;
    Moon Lady,
    Second star to the right
    and straight on till morning
    Never 22
    1700 Land😉

    En fin, bonne journée monsieur et a la prochaine.😉
    Bec

  19. ehe... Says:

    E bukra Hane,
    Po qe u lodha duke kerkuar me mend sesi i thone “moon lady” ne frengjisht, dhe s’me del asgje ? E vetmja gje qe me paraqitet, eshte “femme lunatique”, por kjo eshte tjeter gje, besoj se eshte e qarte.
    Kam lexuar dikur nje “Clair de femme”, per ngjashmeri me “clair de lune”, nje roman shume shume i trishte, por i bukur sidoqofte. Kushedi, mund ta lexosh ndonje dite, ne shqip.

    Tani per Mercier dhe Camier. Ti me thua se po i pret. OK, ja nje tregues se ku mund te jene, dhe si flasin ata ne nje qytet malor te veriut te Shqiperise.

    Ku jemi ketu ? tha Camier.
    As e kam idene, tha Mercier.
    Mbase ne nje qytet, tha Camier.
    Ti e quan kete qytet ? tha Mercier.
    Nuk di pse je gjithmone kaq zevzek, tha Camier.
    Thjesht nuk lejoj te me thone gjepura, tha Mercier.
    Po keto qe sapo the, a jemi ne te sigurte se nuk jane te tilla ? tha Camier.
    Te tilla si ? tha Mercier.
    Asnje fjale me tej, tha Camier.
    Asnje fjale, tha Mercier.
    Me ka marre uria, tha Camier.
    Te shkojme tek ajo mejhanja aty, tha Mercier.
    A keni sanduiç me mish iriqi ? tha Camier.
    Po tall leshte ti tani ? tha sherbyesi, nje qafelesh.
    Eshte pak i rrjedhur, tha Mercier, mos ia ve re. A do te kishit ju, zoteri, tollumba me kripe ?
    Eh ç’me çani torren ju dy pleqte aty, pa ikni tani po mos ju kapa ne shqelma ! tha qafeleshi.
    Duket se e ka seriozisht, tha Camier.
    Kam marre pjese ne luften e Malvineve, tha Mercier.
    Luften e leshit, tha qafeleshi.
    Mercier, ne nje çast pakujdesie nga ana e qafeleshit, ngriti bastunin dhe ia ngopi nje goditje te mire qafes se leshit, dhe, i ndihmuar nga Camier, e ktheu per se mbari viktimen per te qene ne rregull me kanunin e Lekes.
    Bej tani kakerdhia, tha Mercier.
    Mos shit mend para nje viktime, tha Camier, ka vdekur.
    I tille ishte qellimi, tha Mercier.
    Te ikim, tha Camier, mund te vije policia.
    Ketu ska polici, tha Mercier, ne kete ore po fryjne plencat.
    Mire, tha Camier, po tani, nga t’ia mbajme ?
    Nga te fryje era, tha Mercier.
    Ata ngriten koken dhe veshet qe te hetonin drejtimin e eres, por nuk levizte asnje gjethe.
    Jemi te detyruar te rrime ketu, s’kemi nga shkojme, gjithandej eshte njelloj, tha Camier.
    Ose e anasjellta, tha Mercier.
    ….
    ….

    E keshtu, nuk e di ku jane, me thene te drejten. Kur e pyeten vete Beckettin, kush jane Vladimiri dhe Estragoni, ai u pergjigj : E ç’me pyesni mua, ku di gje une, pyesni vete ata, e kush me mire se ata do te dine t’jua thone ? Madje, me kete rast, nje rruge e dy pune, ma tregoni dhe mua kush jane.
    ___________

    Oh, asaj italishtes se Benignit, t’i vij anes une, non çi kapishi niente di niente.

    Pershendetje gjithashtu, nje fundjave sa me te bukur.🙂

  20. loer Kume Says:

    gabim. atehere, kanuni i lekes nuk duhet perdorur. eshte perkthim komplet italian. pershtatje jashte kufijve.
    dhe tjetra, a egziston mundesia qe te dialoget te zhduket vazhdimesia e tha ky tha ai? mjafton ne fillim dhe pastaj lexuesi e ndjek, eshte shume acaruese te lexosh tere kohes tha ky tha ai ne kohen e ngarkuar qe jetojme😉

  21. ehe... Says:

    I beg your pardon ? – siç thone amerikoncit.

    Loer,
    Dialogu Mercier-Camier ketu me lart NUK EKZISTON fare ne liber. M’u duk se kisha lene gjurme te mjaftueshme per te kuptuar se ishte nje shaka.

    Dhe tjetra, NUK EKZISTON asnje mundesi qe te hiqet kjo “tha Mercier” e “tha Camier”. Eshte TIPIKE e shkrimit beckettian. Nese ndonje lexues bezdiset nga kjo pune, Becketti do te thoshte : I don’t give a …
    _______

    Por gjithsesi, ti le nje shteg te mire per diskutim : me ka ndodhur njehere te lexoj ne nje perkthim (nga anglishtja amerikane), nje fjali keshtu : “mos me fol si e ema e Zeqes ne maje te thanes”. Dhe si lexues i mire, fillova te perfytyroj linjat e emes se Zeqes, njehere me shtirej si pom-pom girl e njehere si rruspi e Tea Party, pastaj me behej si Sofia Coppola e ne fund me dilte si ajo sexy mama e Alaskes, ajo per-pak-presidentja. Nejse, te kemi shendetin, te tjerat rregullohen.

  22. Moon Lady Says:

    “Ehe” dhe une ashtu e kuptova per shaka dhe e thurur mjaft mire ne fakt.
    E sigurte qe ben vetem perkthime dhe nuk je frymezuar ndopak nga gjithe ata kolose qe ke njohur? Mendoje.😉

    Edhe forma e tha ky e tha ai nuk me duket dhe aq shqetesuese, perkundrazi mua me rrjedh me shpejt leximi.

    Per italishten e Benignit don’t break shume the head… comme même c’est dommage, pars que il dit des jolie chose… (et mon française écrit fait chier)

    Per gallate, nje here degjoj ne aeroport njeren (shqiptare), qe fliste ne tel me nje te huaj, i thote;
    -If broke the world I can not come today in Paris! (me theksin tek a-ja)

    Keshtuqe te emes se Zeqos t’i vine anes…😛
    Doni me per Belulin?😉

    Пока😀

  23. loer Kume Says:

    une i kam tmerr shqiperimet… udhetimin e mbyllur e kam nisur, por tipe tipe kjo dynja, e lashe pikerisht se me acarojne shume tha ky tha ai. e ke parasysh? eshte fenomeni i austin powers, mos me pyet tre here se ngaqe s duroj dot pyetjet e perseritura pergjigjem, a dicka e tille… mua me japin tik ervor perseritjet e pafund. nejse nejse, te thashe, perkthimi me pelqeu te ai liber, e kam lexuar aq sa, perpara se te dija qe qenia jote egzistonte ketej rrotull, por perseritja ahhhh…

  24. ehe... Says:

    Loer,
    Le te flasim pak per si njohes letersie, si dikush qe di te lexoje e te komentoje.

    Beckett, persa i takon stilit, futet ne grupin e shkrimtareve “minimaliste”. Keshtu quhen ata qe kane fjalor te kufizuar, edhe pse mund te mbushin mijera faqe. Tani, si racionaliste qe jemi, si na e merr mendja ne : a ka zgjidhje tjeter perveç perseritjes se fjaleve ? Sepse nese shkrimi ka 10 000 fjale, dhe shkrimtari eshte minimalist, pra perdor psh 200 fjale, a i bie atehere qe çdo fjale perseritet mesatarisht 20 here ?
    Tek Beckett kemi kete : kufizimin e skenave qe pershkruhen ne thjesht AQ SA DUHET. Nese une mendoj se skena A mund te thuhet me 6 fjale, a ka mundesi atehere qe te shkruaj 60 ? Jo. Beckett mendon qe jo. Nese e ke parasysh, e nese ke pare ndonje teater te tij ne skene, situatat jepen nepermjet nje minimumi fjalesh, porse kemi nderfutjen e gjesteve, syte e shqyer dhe qendrimet e ngurtesuara. Shkurt, teatri beckettian kthehet ne thelbin e vete teatrit, ate skenik, dhe jo “fjalaman”. Gati-gati, Beckett eshte i prere per pantomima dhe jo teater klasik, nga ku dhe cilesimi teater absurd.

    Te vijme tek historia e Mercier dhe Camier : kemi dy pleq, në një vend që Beckett s’na e thotë asnjëherë, porse përshkrimet na lënë të kuptojmë se është vendlindja e tij, Irlanda (fryn erë, bie shi, ka porte, diga, marinarë, etj). Madje, një veçori e këtij romani është se lexuesi është i goditur që në fillim : kush flet në këtë roman ? Nëse e ke parasysh, fjalia e parë të lë përshtypjen e një rrëfimi në vetën e tretë, porse nga këndvështrimi i një syri të jashtëm.

    “Udhëtimin e Mercier dhe Camier, unë mund t’jua tregoj nëse dua, sepse isha me ta gjatë gjithë kohës.”

    Por më pas, ne nuk kemi asnjë gjurmë të këtij « unë » që flet apo që tregon, ky zhduket duke u kthyer në një rrëfim të pastër anonim, një rrëfim të vetërrëfyer. Sepse nuk kemi më asnjë përshkrim nga ana e këtij personi të pretenduar që do të kishte qenë me ta gjatë gjithë kohës.

    Kjo është një veçori beckettiane, që ai e përdor jo rrallë, teknika e syrit asnjanës, e kameras që ndjek një ngjarje apo dikë. Mbase ti e ke parë dhe filmin e Beckettit, 20 minuta film, me Buster Keaton. Aty shihet mirë ç’është teknika e kameras subjektive, dmth kamera kthehet në një sy të dikujt, por që s’e marrim vesh kush është ky sy, përveçse në fund, kur shfaqet fytyra e rrëgjuar e Buster Keaton. Ky film është ndër më thellët që mund të jetë prodhuar ndonjëherë. Kujto simbolet, kokën e gdhendur të kolltukut, foton në mur, macen që Keaton e nxjerr jashtë dhe rikthehet papushim, peshkun në akuarium.

    Unë s’do të tregoj këtu historinë e këtij romani, për dy arsye : ai ska histori, dhe është mëkat ndaj lexuesit. Por gjithkush që e lexon, e sheh mirë turbullimin që pëson. Edhe ajo « tha » e « tha » e vazhdueshme gati skenareske (si skenaret e filmave me pesë fjalë), ndihmon në turbullim. Ky roman, me mënyrën si është shkruar, mund të ishte një gjysmë teatër, madje një regjizor i mirë mund ta përshtaste shumë mirë, ndërkohë që kjo s’mund të bëhet fare me romanet e tjerë, sidomos të trilogjisë.

    Loer, duhet të kesh parasysh se kur lexon Beckettin, je duke lexuar një shkrimtar jo si të tjerët, që del jashtë kornizave, dhe jo më kot ai mbahet si nobelisti më i çuditshëm përsa i përket botës së vet. Stili i zhveshur, bota ciklike, pamundësia për të dalë gjëkundi, kotësia e situatave dhe e qenieve, të gjitha këto sjellin një pështjellim të dukshëm tek lexuesi.
    __________

    Përsa i përket përkthimit, unë s’kam bërë shqipërim, por përkthim. Po të kisha shqipëruar, do të kisha futur lajle-lule duke zëvendësuar « tha »–të e Beckettit me thirri, pëlliti, ulëriti, briti, qau, fishkëlleu, pyeti e u habit e u mërzit e shprehu keqardhje e tralala. Këto, ishin të tepërta në rastin e Beckettit.
    _________________________

    Moon Lady, sigurisht që përkthimet ndikojnë shumë në të folurin dhe të shkruarin tim, e kundërta do të kishte qenë për t’u shqetësuar. Por me përjashtime të rralla, s’kam dashur të humb kohë me gjepurat e mia, kam parapëlqyer që këto të fundit t’i fsheh nëpër shkrimet e të tjerëve, dmth jam njëfarë paraziti që, siç thonë frëngjit, « fagocite » të tjerët.
    Në ç’gjuhë është kjo « poka » ?
    Për frëngjishten tënde të shkruar, ska gjë, gjithkush di një gjuhë, s’më kujtohet kush filozof i madh ka thënë, ska njeri që të dijë dy gjuhë. Nga Benigni, duhet të kesh zgjedhur italishten, e mua më ka rënë kjo e frëngut. Jo se nuk e përdor ca inglizçen, porse e kam si një sulmues i krahut të djathtë që e vënë në krah të majtë, me një fjalë, gjysmën e kohës, gjuan për laraska.😀
    Edhe një pyetje : ku ke qenë më parë që s’je dukur me humorin tënd të mirë ?🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: