Muzike n’kub (6) – 2she elektronike

by

Vodpod videos no longer available.

Këtë javë ju sjellim një listë këngësh elektronike. Bëhet fjalë për grupe të përbëra nga 2 anëtarë (modë mjaft e përhapur në skenën e muzikës elektronike). Jo se kjo gjë përbën ndonjë interes, megjithatë na jep  një justifikim më tepër për të përmbledhur nën një temë të përbashkët këngë kaq të mira. Në komentet tuaja do të dëshiroja të zgjidhnit 2-shen tuaj të preferuar!
Mirë u dëgjofshim javës tjetër!
Në kopertinë: “Sacrifice” © Eni Turkeshi Photography

Tags: , , , , , , , , , ,

16 Responses to “Muzike n’kub (6) – 2she elektronike”

  1. Xixellonja Says:

    Perzgjedhja eshte bere ne baze preferenciale apo mendon se jane me perfaqesueset e duo-ve?
    Me vjen keq vetem qe ke zgjedhur nr 2 se ke lene perjashta gjithe ato grupe te mira.

  2. squarepusher Says:

    Te dyja bashke mendoj.

    Muzika elektronike eshte e pafund; pak nga pak do i marrim me radhe edhe jo2shet.

  3. un Says:

    Habitem qe keni lene pa permendur nje dyshe te mire, per mendimin tim : njeri kendon, e tjetri ne piano. Simon Buret, quhet kengetari, ai tjetri ç’rendesi ka. Grupi eshte Aaron.

    Kendojne kengen qe sherben si kolone zanore e filmit “Je vais bien, ne t’en fais pas” (Mos u shqeteso, jam shume mire). Deshironi nje ‘pitch” te filmit ? OK, ja :

    Nje vajze e re ka vajtur me pushime shkollore ne Spanje, mbase ne Barcelone, e kam harruar. Kur kthehet pas nje muaji, nuk e gjen vellain binjak ne shtepi. Prinderit i thone se vellai ka ikur nga shtepia. Vajza nuk e beson, se ndryshe vellai do t’i telefononte nje here, ata jane si dy shpirta bashke – binjake, dmth. Vajza shqetesohet shume, di qe diçka luhet. I ati ben sikur eshte ngaterruar me vellain, dhe se ky i fundit ka perplasur deren dhe ka ikur. E ema nuk flet.

    Vajza humbet oreksin, shtrohet ne spital. Nje dite del nga spitali dhe vendos te kerkoje vellain, mos mbase e gjen rrugeve. Nderkohe, per çudi, ne shtepi fillojne te vijne letra te derguara nga vellai ku i thote motres qe te mos behet merak, dhe se po shetit ne France, nje nate ketu e nja nate atje, dhe se nuk deshiron te lere adrese. Dhe gjithmone pyet ne leter se si eshte nena, kurse babain e quan gjithmone “debil”, “idiot”, “trap”. Kur lexohen letrat ne familje, familja hesht. Babai ben si i nxehur ndaj djalit qe shkruan letra.

    Mirepo, nje dite, vajza thote se do te shkoje ne nje qytet dhe ne fakt nderron mendje, shkon ne nje qytet tjeter, rreth 400 km nga Parisi. Aty, ne nje shi te llahtarshem, sheh nje hije qe i duket si i ati. E ndjek nga pas, eshte vertet babai qe poston nje leter ne kutine postare.

    Vajza tmerrohet, kthehet ne shtepi dhe iu bertet prinderve duke iu thene se letrat nuk i dergon vellai por i ati, dhe se dua te di te verteten. Atehere…

    … e verteta eshte se vellai ka vdekur, gjate kohes qe ajo ishte ne Spanje, ne nje aksident, gjate stervitjes ne sportin e alpinizmit. Ka qene kengetar dhe kompozonte kenge. Dhe nje nder keto kenge, eshte dhe kjo, qe do ta degjoni te kenduar nga Aaron.

    (Romani eshte shkruar nga Olivier Adam).

  4. Uninvit3d Says:

    Ehe-ja e ka per Artificial Animals Riding On Neverland😛
    Po s’bejne electronic kto pranej. Jane te mire shume gjithsesi. I kam njoft me Endless Song para ca kohesh, duke u verdallis neper jutub, edhe m’pati bo pershtypje emri muzikal, se u zinin kto fansat neper comente , jo po shkruhet kshu jo po ashu, jo A e madhe perpara, jo po e vogel e shtypit mrapa etj etj dmth vetem per muziken e ktyre qe sflisnin.

    Ky filmi dashka pa (po ishte ne anglisht sigurisht)😀

    Keni harru Koop, turp e faqja e zeze!

    Prsh X. after all this time. =)

  5. un Says:

    Bobo ! Tani e pashe qe behet fjale per “muzike elektronike”. OK, sorry. Ja dale te kujtohem pak, por e sigurte se s’do te pjell gje : s’njoh asnje dyshe elektronike. Kot, sa per te mos llokoçitur me tej, kujt i thone muzike elektronike ? Keshtu me vegla elektronike ? Tip Jean-Michel Jarre ? Ai ben ca muzikera te tilla, por s’kendon fare. Vetem muzike sade. Por ka shume sukses, ec e gjeje pse. Ka vajtur ne Kine njehere, ka mbajtur nje koncert gjigantesk, nja ca miliona ne shesh. Ka bere dhe mjaft muzika filmash, ka mundesi qe t’i kete te gjithe filmat perveç atyre te Serxhio Leones. Eshte vertet… ashtu e keshtu, dhe nder te tjera ka qene dhe i shoqi i nje kukulle franceze, Isabelle Adjani.
    Salut.

    ps : uninvited, ato fjalet ne anglisht, ç’do te thone, se keshtu nje nga nje ua di kuptimin, por s’kuptoj çfare thone bashke.

  6. Uninvit3d Says:

    Dil nga wiki dil, se pertojme tashi.😛

    P.s reply- Po thoja: Pershendetje Xixellonja, after all this time.
    edhe ty tani meqe me dole para.

    Kto muzikat e flimave, quhen sountracks pershembull. Qe s’thone fjale hic. Nejse mo. =)

  7. Uninvit3d Says:

    Futi nji D* atij soun(d)trackut 😀

  8. squarepusher Says:

    t3d, Koop nuk i njihja, nuk me pelqyen fort me thene te drejten

    un, J.M.Jarre eshte nje nder pionieret e muzikes elektronike, megjithate qe atehere muzika elektronike eshte zhvilluar shume dhe ka nje larmi zhanresh (ne menyre paradoksale) saqe veshtire te mbahen mend.

    tani qe po e ri-shoh listen, keshtu shpejt e shpejt me vjen nder mend qe keto vijne te gjithe nga europa (france, uk, vendet nordike).

    gjithashtu po me vjen keq qe paskam harruar Justice

  9. dana Says:

  10. IlluminatI Says:

    Votoj

  11. Uninvit3d Says:

    Nje gje s’mora vesh une. Ky linku Dane-s per cfare u desh tashi? Kshu kot..😀

    ene pusher, eshte mese normale te te mos pelqejne kenget e mira per te paren here. Ndryshe do ishin summer hits😛

  12. squarepusher Says:

    t3d, keta nuk i njihja, por nja 2 albume te jazzanova dhe kenge nu-jazz m’i kishte zene veshi me pare. nuk me ngjit per arsye se eshte zhaner shume i parashikueshem.

    + jo se ka ndonje gje te keqe, por nga wiki i Koop mesojme se:

    “In 2009, their song “Koop Island Blues” was featured in American TV show So You Think You Can Dance. The song ‘Strange Love’ was also featured in a commercial for Coca Cola.”

    Cheers!

  13. Uninvit3d Says:

    eh mer pusher, nje zoteri kemi ne me i ul kapelen per kto gjona __ qe_ skane_ noi_ gjo_ tkeqe. Edhe ai sigurisht nuk eshte electronic, as trip hop etj etj, Mr, WAITS.

    Ndersa kto tjeret gati gati te gjithe duken neper reklama cimcakizash, birrash, djathi te fresket, paste rroje, etj.

    Kur doli Johnny Rotten tu bo reklame per butter te fresket delesh a ku di un, ca me u shqetesu me tej. Kshu pra tkeqen

    Cheers back!

  14. Gurra popullore Says:

    Uninvit3d, te video qe kishe vene, muzika dilte krejt ne plan te dyte, te siguroj. madje muzika, perpara atyre pamjeve, perbente elementin bezdises; ishte ne rolin e asaj pengeses qe s’te le te shohesh ç’ka ngjare, e te detyron te shmangesh ose te ngrihesh ne maje te gishtave per te pare me mire. Per mua njehere, nuk e kaloi testin erotik.

    Megjithse e kuptoj shume mire, qe kjo, mbase s’do te thote asgje per muziken ne vetevete, por eshte thjesht diçka qe flet per mua dhe veçantine time. Por te siguroj qe me ka ndodhur te pelqej muzike ose libra, ato qe quhen Arte me nje fjale, te cilat e kane kaluar kete test.

    Madje me eshte bere si barriere diskriminuese ky dreq testi. per ta pagezuar diçka si te bukur, duhet qe kjo te dali edhe mbi gjithe horizontin e mundesive dhe deshirave, qe pamja e nje femre ngjall. Atehere po qe e ka te drejten per tu cilesuar e bukur, me vlere, e denje per tu renditur nder klasiket. Duhet te mposhti ereksionin njehere, pastaj flasim.

    Por siç eshte ne mode sot, edhe une e ruaj plotesisht te drejten (pse mos ta bej) qe edhe pas ndonje ore, ku i dihet ne keto gjera, te ndryshoj mendim. Fakte te reja e te paparashikuara, mund te me behen te njohura, dhe te sjellin ndryshimin e ktij mendimi.

  15. AL3X Says:

    Dag för Dag

  16. Xixellonja Says:

    Uninvit3d as une si njihja Koop, flm per pershendetjen🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: