Amputime të zgjatura

by

Këto ditë Shtëpia e Librit OMBRA GVG hodhi në qarkullim vëllimin me tregime “Amputime të zgjatura” nga Arben Dedja. Me ironinë dhe humorin e zi që e përdor edhe në poezinë e tij autori prek momente të arealit shqiptar dhe projektime të tij nëpër botë.

Në kopertinën e pasme të librit thuhet: “Amputime të zgjatura” shënon debutimin në prozë të autorit. Qofshin kuadro partie, parrullëhedhës gjysëm të marrë, koristë, kirurgë hutaqë, magazinierë të fandaksur apo një grusht tragjikomik ish-sigurimsash, personazhet e këtyre 23 tregimeve-jotregimeve sillen si hije të trembura dhe ikanake të një realiteti grotesk – të shkuar apo aktual.

Arben Dedja (Tiranë, 1964) ka studiuar mjekësi dhe është specializuar si kirurg në qytetin e tij të lindjes. Nga viti 1999 punon në Universitetin e Padovës (Itali) si kërkues shkencor, duke botuar artikuj në lëmin e transplanteve dhe të qelizave staminale. Ka botuar tre libra me poezi origjinale: Shpella e trishtimeve të tua (Tiranë, 1994), I thopërkuom (Tiranë, 2003) dhe La manutenzione delle maschere (Bologna, 2010) siedhe tre me shqipërime: Umberto Saba 30 poezi (Tiranë, 1997), Miroslav Holub Harbimi (Tiranë, 2000) dhe Guido Cavalcanti Poezia (Tiranë, 2007).

Libri ka 106 faqe, kushton 500 lek/ 5 euro dhe mund ta gjeni në libraritë kryesore të Tiranës, ose pranë Shtëpisë së Librit OMBRA GVG.

_____________________________________________________

Së shpejti do sjellim në TC disa nga tregimet e kësaj përmbledhje.

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: