Think locally, fuck globally

by

nga Loer Kume

(Esse në kërkim të kohës së re)

Etni. Fe. Kombësi. Origjinë. Përkatësi. Patriotizëm. Duartrokisni!!!

Përballë në këndin tjetër kemi qarqe silici, avionë që thyejnë barrierën e zërit, nanoteknologji, robotikë, Grafen, pushime low cost, holograme, ndërhyrje kirurgjikale lazer pa gjakderdhje, lajme në kohë reale, call girls.

Histori është gjithçka më vjen në mend.

Konceptet e përkatësisë janë koncepte të lashta të ngurta që bënin punë dhe ofronin një zhguall breshke deri për njeriun para-ndër-post viktorian, pra deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ndryshimi i madh vjen në tryezë me makinerinë veturë. Pastaj avionin. Shpejtësi. Jeta e njeriut ndryshoi me rritjen e shpejtësisë. Sepse kjo temë është çështje ritmi, dhe ritmin e luan zhvillimi.

Shekulli i njëzetë, dhe imagjino pak të njëzetenjëtin, kanë një ritëm që stonon me fyejt anakronikë të përkatësisë, përbërë nga etnia, feja, kombësia, krenaria nacionaliste, morali i ngurtë parimor e seksualiteti i shtypur. Kush di të më thotë si organizohej seksualisht njerëzia para fesë?

Vlerat e vjetra janë të zhvlerësuara në këtë kohë ku milionerët dhe paratë nuk janë parë kurrë me njëri tjetrin. Në këtë kohë ku brenda ditës bën plazh në Kaliforni e pastaj ski në Afrikë të Jugut, në këtë kohë ku ti si njeri mund të vraposh duke ngarë makinën tënde me 300 km/h, ndërkohë bisedon mbi vendime jetike me një person të dashur mijra kilometra larg në një botë tjetër, gjëra që Pjetri që vuri gurin i pari, dhe Aleksandri e Cezari që shkartisën kombet nuk i kanë parë as në ëndrrën më të çartur.

Në këtë kohë fantastike ashtu si Universi e ka kopsitur, të diskutosh mbi fenë dhe nacionalitetin, mbi seksualitetin dhe barazinë e sekseve, mbi moralin dhe ngjyrën e lëkurës, për këto kryqëzata të pluhurosura qe kanë mbetur në lëndën gri të njerëzimit si rudiment i epokës së shpellës, a ka dikush të ngrihet e të sqarojë ç’domethënë? Unë them, Prapambetje Mendore.

Dikur dandy-t, njerëzit e shëtitur që njihnin shumë kultura, e quanin veten qytetarë të botës. Pse? Sepse këta njerëz kishin kapërcyer kufijtë, jo vetëm ata fizikë. Tanimë qytetarë të botës quhen tërë njerëzit e botës. Dhe në vend të diskutojmë në një tryezë mbarëkombëtare për ata shtetas të ndonjë vendi të humbur si ishim dhe vetë ne shqipetarët deri para pak kohe, që nuk kanë mundësinë të ndihen të tillë, ne dhe kombet prapanike si ne, që në zhvillim social kulturor kemi substancën e epokës së gurit, rrimë e kafshojmë për koncepte mesjetare si etnia. Dhe feja. Dhe nacionaliteti.

Ndërkohë që hamë domate maqedonase, pimë ujë italian, dhe shijojmë vera franceze, apo fast food amerikan e birrë gjermane, eksportojmë në zoti e di se ku produktet tona bio, ne, madhështorët kemi guximin të mendjengushtojmë veten e të dërdëllisim në humbje kohe dhe neuronesh mbi tema me qendër “bishtin e dhelprës në e lagu a se lagu”. Dhe jo vetëm ne, por çdo qenie tjetër që rrjedh nga humbëtira të prapambetura territoriale e logjike, të përkufizuar me botën e tretë.

Status quo sillte feja, e çfarëdolloji, kombësia e kujtdo kombi, prejardhja e lashtë apo e re, këto koncepte kanë qenë mëse të vlefshme për njerëzimin për të ruajtur njëfarësoj barazinë midis njerëzve.

Ishin shkalla që na duhej të ngjisnim për t’u civilizuar deri këtu ku jemi sot. Për të krijuar një bazë, rrënjë, një truall për t’u mbështetur, për të ngrënë, për t’u varrosur, dhe një ceremoni të këndshme varrimi që do na prehte më në paqe sipas rastit.

Po tani besoj ka ardhur koha të kuptojmë që drithërat prodhohen dhe në laborator. Të kuptojmë që pasi të varrosemi sërish do e lërojmë tokën se do bëhemi pemë, dhe që pavarësisht ceremonisë së varrimit, të tërë pas vdekjes janë të mirë.

Koha jonë ecën shpejt. Vlera të tjera na kërkohen nga nëna natyrë sepse informacioni është i pakontrollueshëm në tërësinë e tij të pafund, dhe koha jonë nuk ka kohë. Të tjera ligjshmëri, të tjera prioritete kemi për të krijuar. Ekuilibri po ndryshon me shpejtësi dhe të merresh me konceptet e së kaluarës është të të ketë ngecur xhaketa se ke borxhe. Dhe s’më duket se njerëzimi i ka borxh qoftë dhe vetvetes institucione si feja apo nacionaliteti i tepruar i tejkaluar.

Ekuilibrium. Molekula është një organizim, pasqyrim i universit, me barazi të përkryer ngarkesash. Organizim në ekuilibër, ku forcat pozitive e negative asnjanësohen duke u rrotulluar rreth bërthamës neutrale.

Bota është një molekulë. Etni-fe-mendim nacionalist vërtet është fakt që janë forca që ndihmojnë në identitetin e njeriut, në terrenin ku vaditet filizi i njerëzimit, por zhvillimi njerëzor është evolucion që shpejton e rritet me sekondën, dhe teknologjia, komunikimi, shpejtësia janë forcat që na çojnë përpara e kundërshtojnë kufinjtë. Të dyja këto forca asnjanësohen bukur.

Dielli është globalist, ai bën miqësi me tërë njerëzit njësoj, e bashkë me vdekjen dhe rregullat primare janë neutrale, bërthama e molekulës tokë.

Barazi. Një miku im, dikur më mbylli diskutimin debatues me logjikën e thjeshtë; ” Loer, mos m’u hiq sikur ke shumë pluse që të bëjnë superior në logjikë. Kemi të dy të njëjtin profesion , e ndërkohë që ti ke një botëkuptim të formuar në të përdorurit e informacionit të shkruar si prioritet, une kam një njohuri të mirë të rrugës. Të dy jemi të barabartë me armët tona përballë përzgjedhjes natyrore. Ti ke diçka, unë diçka tjetër.”

Dhe vërtet, s’ka si të jetë ndryshe. Të tërë jemi ose kështu ose ashtu, ti je kinez, gjë që unë s’mund të jem kurrë, ama unë jam shqipëtar, e ti s’mund të jesh dot i tillë. Askush nga ne të dy s’ka si të jetë racor më i mirë se tjetri dhe të tërë jemi njerëz. Sigurisht përveç ndonjë rasti sportiv kur dikush është dhe kinez dhe shqiptar. Ai sigurisht do jetë më i mirë se secili nga ne.

Tema si kisha e lagjes sime dhe xhamia e qendrës së qytetit tim, bashkë me krenarinë e të qenit kështu apo ashtu trim kombi i zgjedhur janë tashmë vetëm argumente kurioze të të zhvilluarit bisedë siperfaqësore në një night club me një person të një vendi X në botë, ndërkohë që vështrimi dhe prekja luan e flet një gjuhë universale të njëjtë për të gjithë.

One Nation. Sigurisht me veshje karakteristike kombëtare, me pijet kombëtare, me doke e zakone kombëtare, por në qytetin e ri TOKË, ku tërë njerëzit bëjnë dashuri njësoj, e sjellin në jetë fëmijë të kombësisë Tokë që kujdesen dhe për ata fatkeqë që kanë kufij në tru dhe gjetkë. Dhe dielli do na dojë fort gjithmonë.

Ndaj titulli i këtij shkrimi mëndësuar në mua nga Gogol Bordello, mishëron bukur ekuilibrin e së ardhmes plot me dritë dhe në kërkim të kohës së re, e një feje të re diellore.

 

Tags: , , , , ,

7 Responses to “Think locally, fuck globally”

  1. doriani Says:

    me pelqen ne kete shkrim karizma e intuites zhbiruese dhe parathenese te fenomeneve(gje qe normalisht eshte e lindur) pa te cilen nje krijues nuk mund te jete kurre artist.Mendoj se faktet “pro” dhe “kunder” jane te sprovuara ne kohe,ose pjesmarrese ne kostumet e perditshme te sjelljes dhe mendimit. Tek ngjyrat roze te ardhmerise personalisht nuk gjej vehten(ne te tilla raste une parapelqej tehun kritik) por sidoqofte ky ngelet nje vezhgim teresisht subjektiv.Pershendes kete vizion idilik ku behet nje thirrje idealiste per nje bote me te mire nepermjet nje globalizimi qe shpeshhere eshte vene ne banken e te akuzuarve ne perendimin e sotem.Kendveshtrim kunder tendences me forcen e arsyes “prolife”, duke mposhtur egocentrizmin masiv e duke na lene te jetojme si qenie te pavarura nen te njejtin emerues.I shkruar nga nje autor qe jeton ne shq. nje arsye me shume per ta vleresuar,sepse behet fjale per nje vend u idealet dhe idealizmi ne pergjithesi neperkembet deri ne kufijte e se pamoralshmes.Mendoj se kishte vend akoma me shume per te depertuar ne psikollogjine e pergjithshme te asaj qe ben superior, tanime jo nje vend,nje komb por nje shtrese shoqerore .per kete motiv dhe per arsyet subjektive qe permendame siper, nuk mund te jap pergezimet e mia por gjithsesi urimet e mia me te mira per shkrimin

  2. loer Kume Says:

    faleminderit dorian per detajizimin interesant qe me sjell gjithmone ne shkrimet e mia. e vertete qe duhet te isha thelluar pakez me shume ne arsye, por arsyet em sillnin arsye, te cilat me sillnin arsye, e ne fund te tere ketyre, me dilte gjithmone nje pse teper. PSE e madhe. megjithate ky shkrim me shume se sa analitik, eshte nje thirrje si e ke cilesuar vete ti. kur e postova ne fillim e titullova ESSE ABUZIVE NE KERKIM TE KOHES SE RE. pastaj gjykova qe ajo abuzive do dukej si apologji ne paranteze dhe e fshiva. sekreti ketu eshte ne kerkim te kohes se re. dhe duke mos u shkeputur dot nga letersia, kjo esse eshte mbase nje tulle ne shtepine e madhe te njerezimit ne te ardhmen. nje mendim foshnje, akoma fetus, i paformezuar mire, qe pret te dale dhe te mare ortekun i shtyre nga tere mendjet e ndezura te kesaj dynjaje.
    kete periudhe kohe kam hasur kudo vetem energji negative, ngrysje, merzi, neveri, shqetesime, frustrime, nervozitet, zgjedhje, debate shterpe, dhe nje mal problemesh sociale deri ne uri, qe te ngarkojne aq shume sa thua, po kaq e keqe qenka bota? dhe ketu fillon ngjizja e fetusit te se ardhmes. te kjo pyetje. pashe pardje nje djale rreth te 20tave qe tundte flamurin partiak e vraponte per ne shesh ku kisht enej mbledhje elektorale. alamet djali. dhe mendova, nje djale shoku i ketij ne ndonje cep tjeter te botes, vrapon ashtu se ne shesh jep koncert grupi X, ose se nuk i jepet e drejta e shkolles nga regjimi totalitar, ose kunder ligjit per pelicet me lekure kashesh e ku di une. ketu ne shqiperi, ne nje nivel majmunerie, djaloshi i hedhur kercente me flamur ne dore. eshte tmerr te shohesh keto pamje. thua, kjo eshte bota? kaq ishte? dhe menjehere forca brenda te shtyjne te mendosh per me te miren. dhe ja rezultati.
    u zgjata ca, me zuri shkrimi, po faleminderit per mendjen qe vure ne pune me shkrimin🙂

  3. loer Kume Says:

  4. un Says:

    Loer,

    Kesaj radhe do flas pakez mbi postimin tend shpjegues, jo per tekstin ne vetvete (kete, njehere tjeter).

    Ke thene aty me siper diçka qe e kam hasur shpesh gjithandej : si ka mundesi qe Shqiptaret jane kaq te trashe qe merren me politike ?

    Ketu ka shume per te folur. Bej pjese ne ata qe nuk besojne se Shqiptaret jane te çmendur. Kjo do te thote se veprimet e tyre kane disa motive apo shpjegime racionale. Dhe ne duhet t’i gjejme e t’i diskutojme ato.

    Ti habitesh qe nje 20 vjeçare vrapon me nje flamur ne dore per ne miting. E qarte, habia eshte diçka njerezore, madje e shendetshme. Por ama, pas habise nuk vjen perçmimi apo leçitja, vjen thellimi i mendjes per te kuptuar. Cfare fshihet pas kesaj sjelljeje te ketij djaloshi ? Perse vepron keshtu ?

    Dhe ketu, qasja me e mire do te ishte venia ne vendin e djaloshit, dmth te perpiqemi te hyjme ne koken e tij. Cfare deshiron te na thote ky djalosh me sjelljen e tij, dhe çfare thote ai duke mos e thene ?

    Konteksti ka te beje shume. Nje veprim i tille ne Suedi, do te quhej krejt normal, pasiqe liria e veprimit atje eshte e skajshme dhe gjithkush ben ç’te deshiroje. Me flamur pa flamur, nje 20 vjeçar suedez apo amerikan, ben ç’te deshiroje. Nje amerikan me flamur republikan apo demokrat, eshte krejt normale dhe madje tregon shendetin e demokracise amerikane. Po tek ne, nga ka ardhur kjo neveri per veprimin e nje djaloshi qe shkon ne nje miting me nje flamur ne dore ?

    Pergjigja, njehere tjeter, u be vone tani, po pertoj. Falemnderit.

  5. loer Kume Says:

    un, me gjithe respektin, kesaj rradhe ja ke keputur kot me O te madhe.
    askush nuk permendi askund qe shqipetaret jane te trashe. mos vendos ne kthetrat e mia shkronjese stilografer qe shkruajne fjale qe une si kam menduar.
    2. mos bjer ne nivel bazik te na shpjegosh fenomenine habise, se perndryshe te sugjeroj t ekapesh flamurin dhe ti😉
    3. do arsyen ti? arsyeja eshte 1 mije deri 2 mije eke te reja dhe veshtrimi me idhujtari i personit te familjes, fisit dhe shoqerise se 20 vjecarit qe eshte pjese qendrore apo tangente e politikes.
    po ti s ke faj se ti nuk kalon shume kohe ne atdheun tend me sa duket qe t ja njohesh hallet dhe brengat.
    4. nese ti Un te rokurit e flamurit dhe te kercyerit andej ketej si kangur e quan te berit politike, nse ti angazhimin qe t ekapim nje cope vend pune e quan politike,nse ti presionin se te heq nga puna po s dole e quan politike, atehere e paske perthithur mire konceptin e bashkesise🙂
    vazhdo me keto lloj komentesh dhe te siguroj qe une s pertoj hic.

  6. un Says:

    Loer,
    Keqkuptimi yt eshte flagrant. Kater pikat me lart e kane emrin : moskapje te problemit qe ngrita.

    Mik,
    Te diskutosh mbi diçka, te mundohesh te kuptosh diçka, nuk do te thote aspak te pajtohesh me diçkane. Perndryshe profesioni i avokatit do te ishte i debuar dhe avokatet do te ndiqeshin me GPS. Nuk eshte ketu çeshtja.

    Nuk kam shprehur kurrfare pajtimi me veprimin e njerit apo tjetrit, madje kjo s’eshte fare e rendesishme, nuk luan gje ne kandar nese “un” eshte apo jo dakort me nje djale apo vajze. Thjesht desha te bejme njefare debati te perbashket per te pare me qarte :

    Nga vijne keto veprime te ketij djaloshi ?
    A do te mund te ishte ndryshe, dhe si ?
    Perse s’merremi me problemin qe ngre ky djalosh por me vete djaloshin, qe sinqerisht, prania e tij ne kete mesele eshte krejt episodike ?

    Shkurt, te kuptosh nje gjest me te cilin nuk pajtohesh, do te thote te hysh ne mekanizmat qe e bejne te mundur kete veprim. Une s’kam asgje te kundert me kete djalosh qe shkon i gezuar ne nje miting. Thjesht dua te shoh : perse e ben ai kete ? Po te tjeret ? Nese mua me duket keq, atehere cilat jane rrenjet e keqija te kesaj dukurie ? Dhe si mund te luftohen ?

    Shendet, mos u shqeteso, vertet, jam kalimtar, gjithandej.

  7. Irma ttbmlj Says:

    Nje logjike fantastike! Dielli eshte globalist, dhe une jam nje qytetare e tokes!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: