Postmodernizmi

by

nga Le Nuc

Mendoj se shkaqet që sjellin ne zbulimin e dickaje, apo sic thotë Haidegeri” të heqjes se mbuleses”, duhen kerkuar sa me larg, dhe thelle, të jetë e mundur : mundesisht ne pikat ku ka pasur nje carje të meparshme të linearitetit të zhvillimeve të marrdhenive shoqërore të marra në tëresi dhe disa fenomeneve të veçanta që ndodhin përreth njerezve me dhe pa vetdijen e tyre. Ajo që duhet pasur parasyshe është casti kur nis clidhja e struktures, e idese se unitetit të x -gjeje, pra momenti kur  elementet që përbejnë esencen e saj nisin të levizin lirshem në drejtime të ndryshme sepse nuk ma me gje që i mban lidhur bashke. Në ketë rast nuk na intereson shume ose nuk është e rendesishme se si funksionon nje sistem i cfaredo; shoqëria,Shteti, Kisha, Akademia e Arteve, fabrika e tulles, etj.

Marrim për shembull  Akademinë e Arteve. Për ne e rendesisme është se përse kemi nisur të flasim keq/mire për Akademinë e Arteve, përse jemi futur në ketë marrdhenie kritike me Akademinë e Arteve . Pra përse na është dukur sikur ideja që ne kishim për A.A  nisi të merrte nje tjetër drejtim. Cfare ka bere të mundur që të lindin pyetje mbi ketë objekt? E gjithe kjo presupozon që A.A nuk ka  ndryshuar aspak, ndryshe nga botkuptimi jonë, sepse po të ishte ndryshe sdo kishim nevoje për ketë marrdhenie konfliktuale me të. Thenë ndryshe duket sikur në ketë marrdhenie njera pale është e tepërt; ajo e jona. Ndersa pala tjeter, ajo e A.A nuk na pasqyrohet me si nje strukture që intelekti jonë na kishte paraqitur dikure.

Ndodh që, në përgjithsi, të na duket sikur në nje çast të caktuar behemi të vetdishem se ajo cfare kemi përpara nesh, ajo që po  jetojme, nuk është me ajo që mendonim se duhej të ishte. Mbi të gjitha, kendvështirmi jonë mbi gjerat përreth, na tregon se ato nuk janë me të tilla. Ideja është se koncepti me objektin nuk përputhen me aq sa tna lejojnë të  kryejme atë proces nderlidhes ideor të mjaftueshem për të shprehur nje mendim logjikisht të qëndrueshem, të drejtë me pak a shume.Në  ketë menyre duket sikur jemi bere të vetdishem se e gjithe kjo nuk ndodh për shkak se ne po  rritemi por sepse gjerat nuk janë me në vendin e tyre, sepse roli jonë në ketë proces nderveprimi dypalësh nuk është me gjithepërfshires i asaj që na përfaqëson si individ racional dhe irracional( ajo cfare metafizika përendimore ka bere mbi individin). Eshtë me pak a shume ajo ideja mbi artistin që  kishte  Fitzgerald të cilin e konceptonte  si nje njeri  që ka dy ide të kunderta në koke dhe që u beson atyre njekohesisht. Nga njera anë është mendimi që shprehet mbi vertetsinë empirike të objektit e nga ana tjetër koncepti i cili duke qënë me abstrakt mund të jetë shpesh here relativ. Në rastin e Akademise se Arteve të Bukura kjo marrdhenie nuk kryhet.
Nëse i hedhim nje sy se shkuares, pa harruar të tashmen e sapokaluar, shikojme se është e mbushur plot me caste kur rregullsia e nje fenomeni, e disa raporteve shoqërore, thyhet në mes; copetohet gjendja normale prej dikujt apo disave të cilet nuk e gjejnë me vetën të përfshire. Për ata nuk ishte e rendesishme se si funksiononte sistemi ( Papa i jep urdhera  Kardinaleve apo që nje shtet republikan kemi presidentin, kryeministrin dhe parlamentin). E  rendesishme ishte raporti i tyre (njerezve) me sistemin; cfare roli kishin brenda struktures se tij .Nëse sistemi ishte hierakik, dhe ata ishin në fund të  tij, realisht  ky nuk përbente nje problem sepse ishte gjithnje i pashmangshem. E rendesishem ishte nëse përfshiheshin (roli aktiv) apo jo në proceset e ndryshme dhe jo nëse kishin vendin e fundit apo të mesit në sistem; nëse ajo çfare i përfaqësnte në menyre indirekte ishte ajo në të cilen besonin; nëse roli i tyre ishte vetëm numerik apo kishte dhe vlera të përbashketa të cilat rrespektoheshin nga të gjithe si universale e në menyre jodiskriminuese. Dhe si përfundim nëse konceptimi i tyre mbi realitetin, të qënurit ( siç do thoshte Heidegeri) i përputhej objektit të mendimeve të tyre apo fenomeneve të ndryshme që ndodhnin përreth.
Në asnje fenomen tjetër përveç luftës nuk mund të vihet re thellesia e crregullsise që krijohet mes nje ideje dhe botës reale. Mund ta quajme luftë për ekzistence, luftë parandaluese, luftë antiterroriste por në thelb lufta mbetët mjeti i ndaluar për të zgjidhur mosmarrveshjet prej të njejtëve shtete që e bejnë.
Lufta në Vietnam mund të konsideroeht si  nje nga aktet-prove,  dhe pse e rende,  që ra mbi ndergjegjen amerikane dhe që  në menyre të drejtë për drejtë lidhej ngusht me vetpërceptimin e të tyre si populli që kishte lidhjen me të afert e me të ngushtë me demokracinë .Kjo luftë, e shume të tjera perpara saj e me pas, krijoj divergjenca të medha në botëkuptimin e tyre mbi botët e tjara perreth. Disa prej tyre ishin pro e disa kunder, disa nuk dini se c’ishte Vietnami, disa thjeshtë urrenin Komunistët, disa ishin trockista e disa Stalinista por; të gjithe kishin nje princip në koke : qëllimi justifikon mjetet. Konceptimi i tyre mbi komunizmin degjeneronte cdo objektivitet që ekzistonte aposteriori. Për amerikanët komunistat ishin të tepërt në ktë botë, ashtu sic ishin ata që s’i nënshtroheshin ideologjise se tyre.

I gjithe ky përceptim kishte nje shkak i cili gjendej në ideologjinë e shumices e cila ka udhehequr për shekuj amerikanët. Lufta e ftohtë u shnderrua në laboratorin ku formoheshin doktrina të ndryshme mbi imperializmin amerikan dhe mbi antikomunizmin. Ishte nje luftë propagandiste ku raporti mes subjektit dhe objektit ishte tepër i zhdrejtë. Abstrakja që kishte krijuar ideologjia antikomnsite mundte cdo mendim racional e objektiv.

Për amerikanët nëse nderhyrja në Vietnamin e Jugut nuk ishte  nje akt agresiv atëhere pushtimi i Afganistani prej URSS -se ishte. Nëse demokracia ishte e justifikuar nga dhuna atëhere komunizmi nuk ishte.

Dy menyra gjykimi të ndryshme për të njetin fenomen që bazohej në dhunën.

Eshtë afersisht në keto caste nisin të lindin format e para të protestave bashkohore kunder luftës, përpjekjet antisistem, gjithnje e me tepër të lodhur ndaj “shpërlarjes se trurit” dhe të vetdijshem mbi dialektiken e re gjithnje e me tepër proamerikane e të zhdrejtë. Dialektika e re nuk kishte asnje lidhje as me Aristotelin e as me Hegelin. Behej fjale për nje shtremberim hollivudian të realitetit.

Deri në ato caste Komunistët skishin qënë kurre të pashem e në fakt kanë pasur gjithnje të drejtë.

Nëse ishe marksist nuk mund të ishe kurresesi Stalinist, e kjo jo sepse Marksi kishte qënë burre i pashem. Me hatër mund të ishe Sionist i majtë.

Amerika është shteti me i fuqishem i botës por kjo vetëm fale injorances se shumices dhe inteligjences se pak vetave. Ndryshe nga c’ishin në kohen kur fliste Tocqueville me vonë ata  s’janë tjetër vecse populli me i vonuar që ka njohur njerezimi. Ekzistojnë disa periudha historike ku ata nuk janë munduar kurre e dilnin vetë, me ndergjegjen e tyre jashtë skemave të rehatshme që u kishte ofruar sistemi dhe intelekti i tyre, nje intelekt  që sdel dot me jashtë skemes se dobet “ Amerike- Demokraci-Liri”.  Tek ata intelekti krijon lidhje të thjeshta që bazohen në të shkuarit në punë, të ngreni nje hamburger me nje kokakole përpara syve. Madje dhe të mendonin se bejsbolli ishte nje sport ka qënë maksimumi i trasfomimit të nje impulsi të jashtm në ndjesi trupore.

Pas shume kohësh kuptuan se nuk ishte ajo menyra e të krijuarit të opinioneve, të njohjes se realitetit, kuptuan që s’ishte ajo demokracia e shume folur, moren vesh që Tocqueville nuk kishte pare nje të ardhme plot me lule ta, që shumica do kishte shkel me kembe cdo vizion të pakices e cila do kishte qënë kunder vullnetit suprem të saj.

Gjithsesi duhet thenë se ajo pakice inteligjente ja doli të benin dicka. Fale largpamsise se themeluesve të saj në amerike akziston akoma liria e fjales dhe e zgjedhjes; në nje shoqëri ku mbizotëron ekonomia e tregut të lire  që nga themelimi i saj  mund të gjesh dhe gjera të dobishme.

Pra sic thame me sipër, me në fund, pas shume përpjekjeve dhe shume përipecive, dicka e nxoren në dritë: nxoren nje intelektual si Emerson,shpiken Jazz-in,  vunë në pushtet nje demokrat si Kennedy, filluan të protestonin dhe kot, nisen të benin Rock, nxoren Bob Dylanin, bijtë e luleve, ndonje anarkist tek tuk nisi të ngrinte zerin. Përceptimi i tyre mbi realitetin sikur ndryshoj pak duke ju referuar dhe objektit të mendimeve që krijonin. U desh shume punë por muzika, letërsia, ndonje intelektual i vetquajtur apartiak( si puna N. Chomskyt apo Shefit Colombo) arriti të shpetonte shpirtërat e tyre  nga kthetrat e Faustit.

Por fatkeqsisht vetëm Kaq. Përiudha e arte amerikane mbaron me kaq. Duhet ti kishin dhenë fund me kaq ata, sic benë Majat.

Për të bere nje përmbledhje të idese se ktij shkrimi duhet thenë se: të vepruarit në menyre antikonformiste, të lire nga cdo norme rregulluese( individet që vetpërfshihen si elektrone të lira pa lejen e askujt), ben të mundur që kush  e gjen vetën të përjashtuar nga menyrat e të ndervepruarit  kerkon të behen pjese e tij. Disa duan të dalin nga të ndjerit në minorance, duan të iluminohen, duan të jenë aktiv në marrdhenjet që mundeson struktura e cfaredolloj sitemi qoftë në menyre që të ndjehen të përfshire dhe të pasqyrohen diku si subjekte mendues, të pamvarur. Disa prej tyre të udhehequr prej arsyes nuk bejnë dot lidhjen mes definicionit dhe objektit. Për disa prej tyre ekzistenca i paraprinë thelbit të gjerave; ideja e të berit nje luftë nuk justifikon dot vrasjet, terrorin, krizen e koshiences, ankthit që rrjedh prej përgjegjsise që bie mbi mendjet e tyre, ankthit që ze nje ushtare pasi ka hedhur bombe atomike mbi nje popullsi të pafajshme.

Ajo cfare idetë postmoderniste shprehin është  pikerisht ajo cfare thame me sipër : kerkohet nje marrdhenie me e ngushtë mes koncepteve dhe objekteve. Ajo cfare metafizika e demokracise ka erresuar kerkon të dale në dritë e kjo ndodh nëpërmjet fuqise që vetdija sjell tek njerezit.

Postmodernizmi është nje koncept iluminist, që nxjerr në drita atë që i nevojitet njeriut të dale nga gjendja e   minorances. Mbi të gjitha është nje prospektive gjithpërfshirese e cila përmban në brendesi botëkuptime të ndryshme të marrdhenieve njerezore, institucionale, artistike, kulturore, shkencore etj.  Eshtë nje menyre e re e të raportuarit të njeriu me vetvetën dhe me natyren përreth që përpiqet  të kaloje përtëj asaj që në fillimet e epokes moderne, nën udheheqjen e Bacone, mori emrin “revolucioni shkencore” :  të dishe është pushtet.

Postmoderne është nje menyre e të tejkaluarit të konceptit mekanik dhe racional të shtetit Hobsian. Postmodernizmi nuk do që qëllimi të justifikoje mjetet por do që mjetet të përputhen me qëllimin.

Postmoderne janë rrymat e ndryshme që kan karakterizuar epoken bashkohore: New age, Politically correct, Relativizmi kulturor, Cultural Studies, Governance, post-strukturalizmi, të gjelbertit etj.. Postmoderne është dhe zhdukja e cdo “izmi” dhe pse në mangesi të shenjave gjuhesore të përshtatshme përdoret në mase nga të gjithe. Nuk është postmoderne Globalizimi: menyre e shpejtë e të kryerit të marrdhenieve ekonomike e shoqërore, as OKB-ja, as NATO, as Pakti i Varshaves.

Postmoderne janë dhe revolucionet e ndryshme të vendeve musulmane pa udheheqjen e asnje vendi demokratik përendimore.

Postmoderne është tejkalimi i cdo doktrinë strikte mbi natyren e njeriut, kulturen që ka prodhuar në përgjithesi. Eshtë nje kazan i madh që përmban prenda tij shume rryma të ndryshme për nga  objekti mbi të cilin përqëndrohen por të bashkuara nën nje synim të përbashket: tejkalimin e modernes se vjetëruar dhe jo të denje për të përfaqsuar nje subjekt racional që përhere me shume kerkon të behet i vetdishem mbi rolin që ka, të gjej nje vend në kozmosin që e rrethon.

Postmodernja kerkon që roli i njeriut në shoqëri të kaloje cdo sistem vlerash të lartvendosura në marrdheniet mes njerezve, mes shoqërive, mes kulturave. Kerkon nje unitet që të bej të mundur ruajtjen e  cdo minorance. Ky me sa duket është qëllimi i postmodernizmit, i iluminizmit, i i cdo ideje që kerkon vetëkonservimin e njeriut në habitatin e tij.

Eshtë e kotë të jemi pesimista në nje kohe ku thelbi i cdo gjeje bie mbi ankthin e të qënurit, ku “përgjegjsia krijon ankth” – siç thotë Sartri . Në mungese të nje teorie të qëndrueshme politke që të kape për dore njeriu dhe ta edukoje në nje hapsire demokratike( Tocqueville), të edukoje demokracinë ashtu sic shprehet vazhdimisht prej disa udheheqëseve, postmodernizmi mbetet e vetmja alternative që dialektika e jetës na ofron: luftën ndaj cdo izmi, ndaj cdo teorie që hedh poshtë atë cka ka me të dobishme në të shkuaren tonë, luftën ndaj atyre që lavderojnë shkencen e shfrytzimit të pakufizuar. Luftën ndaj sistemit botë, ndaj qëndrave të fuqishme ku mblidhet pasuria e të paktëve në kurriz të të shumtëve.

Duket sikur disa rryma postmoderniste e largojnë njeriun nga gjendja e minoritetit, nga vetmia, nga të ndjerit e të hedhurit tutje, nga përgjegjsia ndaj të tjereve. Duket sikur behet ai relacion i shumekerkuar mes idese dhe realitetit, sikur humbet cdo utopizem metafizik që tirania e mazhorances kerkon të fuse në mendjet e njerezve.

Dhe pse nje teori postmoderniste duhet të bazohet në nje ekzistencializem ateist në keto caste sbetet gje tjetër vecse ta zbusim, të kerkojme ta zbusim ndjesinë e ankthit që përfshinë njeriun bashkohore nëpërmejt zvoglimit të asaj përgjegjsie që të ze frymen në nje fare menyre, ajo përgjegjsi që aq shume kerkohet prej Heidegerit, Sartrit por që në kohet e sotme duhet përgjysmuar.

Advertisements

One Response to “Postmodernizmi”

  1. Last man on earth Says:

    Bravo kush do qofte qe e ka shkruar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: