Muzikë n’kub – episodi 4 – vitet 80′

by

Vodpod videos no longer available.

Në këtë episod ju sjellim një përzgjedhje këngësh nga vitet 80′. Kjo dekadë duket sikur nuk ka ofruar shumë përsa i përket muzikës, megjithatë në këto vite kemi lindjen e grupevealternative/indipendente por jo vetem kaq. Kjo muzikë ka sjellë një revolucion, duke marre parasysh dhe faktin që në vitet 00′ vërehet një rikthim masiv drejt teknikave dhe orkestrimit që kanë karakterizuar tingullin e viteve 80′.

Dëgjim të mbarë dhe jeni të mirëpritur të sugjeroni ndonjë këngë në komentin tuaj.

Një falenderim i vecantë për Eni Turkeshin për kopertinën.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

8 Responses to “Muzikë n’kub – episodi 4 – vitet 80′”

  1. Master Says:

    Faleminderit Squarepusher.

    Kisha vite qe nuk i degjoja disa prej ketyre kengeve. Halla, zgjedhje e bukur.

  2. indievision Says:

    Sa mire kshu mo Mrs. Jenkinson, s’duhet me sha me iTunes per shijet idiote qe ka ne shuffle, po hap ktu 1 playlist gjeniale per mengjes te djele. ka gjithmone noigjo qe s’e kam degju. shum shum faleminderit

  3. indievision Says:

    ktu eshte 1 link qe ka gjithato albume shum interesante (me shume under se undergound) kujt i interesojne post-rock,shoegaze,post-punk,psychedelic etj…
    http://dismalrevolution.blogspot.com/

  4. qafoku Says:

    heej fantastike vitet 80′ s’eshte fare e vertete qe jane vite kot muzikore. Gjithe ai shperthim i fillimviteve 90′ aty i kishte bazat. vetem se duhet thene qe kane vdekur shume ne ato vite. pasioni ishte vertete i paster por s’mund te thuhet e njejta gje per heroinen, fatkeqsisht. nejse mo, varja. e rendesishme eshte qe ne per veten tone jemi gjalle ihere, e shijojme keto gjera qyl, pa rreziku gjo. Kshuqe falemnderit per kujtesen. po a mundet ju alternativet e tiranes te na thoni ça klubesh te frekuentojme per kshu lloj muzike. Ose me mire ku mblidheni e bubrroni ju djemte e vajzat e bukra te tiranes qe keni shijen e rafinuar.

  5. Master Says:

    Keta qe kane shijen e rafiunuar Qafok, mblidhen andej nga Radio, qe eshte nje bar…vallahi, s’di me ta shpjegu ku eshte tamam po ne qender eshte, nga Blloku. Sikur te hedhin nje bombe te Radio shuhet gjysma e kengetareve e shkrimtareve shqiptare. Kush e di, mua s’me duket shume ide e keqe.

  6. qafoku Says:

    Po une mer ti mjeshter prandaj pyeta se tani qe radios i ka dal nami dhe ka vendosur roje te dera qe s’lejon me u fut po s’ishe çift apo po s’ishe parfumos si nje bunder e vertete; tani, po thoja, ku jane mshef zhulcat, ata qe me veçantite e tyre i dhurojne karakterin nje vendi. Nejse, se s’kishte dhe shume rendesi. Do bejme si do bejme edhe pa nje vend harbimi. Mbase do na duhet edhe te mesohemi me mesymjet e zhanrit snob; qe po ta shohesh holle-holle plako, nuk eshte se jane fare te padurueshem, madje jane vullnetmire duhet thene, vetem se kane ate iluzionin e mjere se mund te kompesojne cilesite e munguara me forcen e parave qe e qelb fare muhabetin. ti falemnderit gjithsesi per mundimin.

  7. Last Man On Earth Says:

    Nuk e dija, u be kohe qe nuk shkoj nga Radio se ma kane shpifur shume njerez, plus qe kushton vertet shtrenjte me sa e mbaj mend kur kam pas shkuar.

    Atehere shiko se i ke ne nje vend qe quhet Iliria. E ke parasysh ku eshte Farmacia greke? Futu aty, pas 50 metrash e ke djathtas.

    Ndryshe te ai qe quhej Rex, s’e mbaj mend si quhet tani, ose te Shake Beer.

  8. squarepusher Says:

    lokale me kshu muzike nuk kam has deri me sot;

    qafok s’po du me te prish imazhin (lol) por mund te cuditesh se sa jo-alternativ mund te jene disa njerez “me shijen e rafinuar”

    falemnderit per komentet pozitive dhe qe e keni degjuar listen!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: