Mesnatë

by

poezi nga Erla Bani

 

Ecajake mendimesh që sduan të pushojnë,
I zhveshin frikën këtij shpirti të zbutur.
Ide të çmendura brënda në vena pulsojnë
Ndezin pasionin e fikur nga zhgënjimi.

Zhvatje nervash dhe nënqeshje të frikshme
Kohë vuajtjesh të kthyera mbrapsht
Forcë e rigjetur në mes shpresave të thyera
Energji e pastër që rrafshon ndjenjat.

A nuk duhet patur frikë nga koracat bosh?
Se çmenduria e ftohtë qënka arma më e fuqishme
Trokasin akrepat e orës apo mundësitë?
Iluzione apo deluzione të marra?

Ecajaket e mesnatës zhduken në mëngjes…
Një natë më parë vrava në gjumë.
Të gjeta tek flije dhe shkatërrova
çastin kur vendosa të isha viktima jote.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: , , , ,

3 Responses to “Mesnatë”

  1. Last Man On Earth Says:

    Shume bukur Erla. Me pelqen. Nis ngadale, por tek paragrafi i trete me duket se ndodh gjithçka, per te marre pastaj kuptim ne fund. Pergezime.

  2. Erla Says:

    Faleminderit :))

  3. xhibi Says:

    Shume e bukur Erla. Me pelqen obzervimi i brendshem i shprehur ne vargje, mgjths strofa e trete me duket sikur e thyen pak ritmin, por e kuptoj qellimin e saj gjithsesi…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: