Muzikë n’kub – episodi 3 – “Newgaze”

by

Vodpod videos no longer available.

Në episodin final të serisë mbi muzikën Shoegaze, pasi ne episodin 1 dhe episodin 2 kemi vizituar këngë dhe artistë të cilët kanë ndikuar në formimin e tingullit Shoegaze si dhe artistë të cilët personifikojnë etiketën Shoegaze, tashmë ju paraqesim shembuj se si kjo trashëgimi është transportuar në ditët e sotme, domethënë në vitet 2000. Në një shkallë më të gjerë estetika shoegaze ka ndikuar në shumë zhanre të muzikës rock/elektronike që bëhet sot, megjithatë në këtë episod ne do ju sjellim atë muzikë që sot në mënyre përkujtimore quhet “Newgaze”. Duke rrezikuar të humbasim nëpër etiketa, mjafton të dëgjojmë muzikën dhe tingulli i vecantë mund të identifikohet menjëherë.

Në rimëkëmbjen e kësaj estetike vërehet se ka grupe të cilat imitojnë në mënyrë thuajse fanatike tingullin tipik ndërsa të tjerë e përziejnë apo e cojnë para duke e kontekstualizuar në të tashmen dhe duke u munduar të sjellin dicka të re. Vërehet se vokalet janë më të qarta, disa prej instrumenteve janë elektronikë dhe se melodia favorizohet në vend të zhurmës.

Lista që ju paraqesim nuk mund të jetë gjithëpërfshirëse kështu që nëse dëshironi të shtoni këngë apo grupe jeni të mirëpritur ta bëni këtë në komentet tuaja (mundësisht me ndonjë link).

Dëgjim të mbarë deri në episodin e ardhshëm!


Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: