The Aliçka Problem : kur edhe vetëm ideja është e mjaftueshme për të…

by

The Aliçka Problem , aktiv prej shumë vitesh tashmë, jane nje grup shqiptaro-gjerman nga Mannheim (Gjermani) i formuar ne vitin 2008 nga Julia Alicka-Berthold (bass-vocal), Frank Klings (bateri) dhe Joni Alicka (kitarre-vocal). Deri me sot  kane publikuar vetem nje Demo-CD ne 2010, “Strange periods of our lives should last forever”  . Për ata që parapëlqejnë përcaktimet, djemtë & vajza bëjnë shoegaze, post-punk e psychedelic-rock.  Në influencat e tyre rreshtojnë Nick Drake,  Leonard Cohen, Tom Waits edhe, dreqi e di se pse,  Phil Selways (Radiohead ).  Unë do shtoja The Birthday Party, Einstürzende Neubauten, Depeche Mode, Joy Division ( që nuk bëjnë kurrë keq )  e ndonjë tjetër nga skena e viteve 80. Sidoqoftë kjo ka pak rëndësi.

Oreksi i humbur është një ndër filmat e parë vizatimor të Kinostudio e Re, institucioni i lavdishëm shqiptar që ka përpunuar, shkruar e ri-shkruar mendjet tona për rreth 40 vjet. Një nga punët më interesante është Oreksi i Humbur. As nuk dëshiroj t’ua shkatërroj kënaqësinë e zbulimit, kështu që e gjeni këtu nëse nuk e keni parë. Sot është një shembull plehrash, aq i shëmtuar saqë prodhon keqardhje + mëshirë e në mënyre të pandërgjegjshme fillon ta duash e të pasionohesh mbas historisë. Do arrijë heroi jonë të gjejë oreksin?

Pika e takimit është momenti në të cilin The Aliçka Problem marrin këtë video + këngën e  tyre No better pussy than the appearance e servirin një punë të mahnitshme. Kënga dhe videoklipi përputhen sikur të ishin bërë për njëra tjetrën, imazhi alienon tingullin shoegaze dhe gjithçka, në një farë mënyre, merr kuptim.
Kjo këngë është shembulli më i mirë që më vjen nder mend, është video që do u tregoj miqve që ankohen sepse nuk kanë kohë/dëshirë mundësi a ku dreqin e di unë, e talenti i tyre bllokohet nga ky apo ai faktor. Do e përdor për të provuar në mënyrë përfundimtare që ndonjëherë mjafton vetëm pak kreativitet e një dozë çmendurie për të krijuar diçka inovative e të mahnitshme si kjo video.

Siç thote Julia, “Videoklipi i kenges “No better pussy than the appearance” eshte realizimi i pare, edhe pse jozyrtar, i “The Alicka Problem”. Ai eshte i frymezuar kryesisht nga arti i realizmit socialist ne Shqiperi dhe metodat e edukimit te viteve 80′ produkt i te cilit jane pjeserisht edhe grupi vete.”

Rroftë Kinostudio e Re!

The Aliçka Problem MyspaceLastFm e Facebook

Advertisements

Tags: , , , , , , ,

One Response to “The Aliçka Problem : kur edhe vetëm ideja është e mjaftueshme për të…”

  1. Last Man On Earth Says:

    Shume interesant, nuk i njihja. Edhe video, pershtatet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: