S’di ça të bej, po i fus i film për Kanunin shqiptar

by

Fillon me Kadare. Prilli i thyer ( 1980 )  është një roman i mirë që tregon dy histori. Nga një anë, martesa e një çifti borgjez në kohen e mbretit (  të vetëshpallur )  Zog. Nga ana tjetër dëshira për hakmarrje në një personazh që duhet të marri gjakun.

Kadare e trajton temën më së miri, edhe sepse tregon dy këndvështrime. Atë të Gjorgjut, lindur e rritur në botën e Kanunit e atë të çiftit që mahnitet nga këto zakone. Ka dy ide të ndryshme që e ekuilibrojnë gjykimin mbi Kanunin. Ndaj edhe Kadare, për aq sa mundet, është i ndershëm në atë libër. Ndërsa i shpjegon nuses së tij se çfarë është Kanunin e si funksionon, Gjorgu e jeton. Ky mekanizëm krijon një libër të kompletuar, që mundohet të mos ndalet vetëm te gjaku e tregon se pse është aq e lehtë që të joshesh nga Kanuni.

Filmi i bazuar në librin e Kadare-se është më së shumti një vepër propagande kundër mbretit Zog kështu që është i kuptueshëm devijimi nga libri.

Tani, kalojnë vite e mbërrin një film që quhet Alive nga Artan Minarolli. Për ça flet? Po për Kanunin natyrisht, dhe e tregon si mos më keq. Ndërsa personazhi kryesor – një Nik Xhelilaj si gjithmonë në formë të habitshme shndrin si një rubin mes karotash krahasuar me aktoret e tjerë – fshihet e është në rrezik për kokën, vjen gjysma e stafit  të Portokalli-se dhe e ndihmojnë me humorin e tyre të rafinuar. Minarollit aq i bën për të shpjeguar se ça po ndodh, e gjithë historia qëndron në nivel sipërfaqësor dhe filmi nuk arrin kurrë të ngrihet.

Pastaj Shqiptari. Shqiptari – përsëri Nik Xhelilaj –  bëhet copash. E pse? Sepse ka dhënë besën e besa e  shqiptarit / si purteka e arit. Për hir të së vërtetës, këtu për gjakun flitet pak. Kanunin shërben si kornizë për të kuptuar personazhin e botën e tij. Por edhe këtu Kanuni + besa + dashuria është motori i filmit.

Dosja K është, në absolut, filmi më qesharak nga të gjithë këta. Është një prodhim belg, në film njoni vret njonin e çuni i këtij ( Blerim Destani )  niset nga bjeshkët e namuna për të marrë gjakun në diskotekat e Bruksel-it ku çunat e Malësisë ecin me kallash krahut në bulevardin belg. Doska K është një policesk i dobët, që fillon me kthimin e çunit nga Shqipëria. Pse? Sepse ja thotë Kanuni, kuptohet, pse, ka ndonjë arsye tjetër?

Mbaruam? Jo, as që bëhet fjalë. Vazhdojmë me The forgiveness of blood, film më se i vlerësuar në Berlin e, nëse duhet tu besojmë recensioneve, një film i bërë shumë mirë që ka pasur vetëm kritika pozitive.  Flet, pa shiko pa shiko, për një  vrasje e për hakmarrje.

Vazhdojmë deri kur i nënshkruari duke kërkuar në një librari në Bruksel gjen këtë, Le loi du Kanun, kësaj here comics. Një seri tre librash që ka tamam historitë që pret që një i huaj të shkruajë për Kanunin.  E përderisa ka arritur deri te comics, do të thotë që Kanuni është bërë përfaqësues i Shqipërisë në botë.

Tani, çështja është këtu : që për shumë artist – pjesa më e madhe të huaj, por jo vetëm – Kanuni është bërë pjesë e pa ndarshme e të qenit shqiptar. E kjo nuk është e vërtetë. Mirëpo kinemaja nuk ka kohë për detajet, nuk ka kohë, dëshirë e as mundësi të sqaroje çfarë është tamam ky kod, sa i rëndësishëm është për shqiptarët, sa janë familjet e përfshira, sa i vërtet  edhe i aplikueshëm është sot. Deri diku është vetë struktura e kinemasë që nuk të lejon kurrë të jesh i plotë sepse kur xhirohet një film xhirohet një film, nuk bëhen kërkime historike apo sociale.

Spektatori modern, i shkujdesur, merr pak a shumë atë mesazh që i jepet. Ja po e zëmë një spektator i kujdesshëm do bëjë edhe një kërkim në Wikipedia e do zbulojë që “The Kanun (or Kanuni in its defined form in Albanian) is a set of traditional Albanian laws.” Kaq i mjafton. Dhe e di këtë sepse është e njëjta gjë që mendoj unë për Brazilin pasi kam pare Cidade de Deus e Tropa d’Elite. Kinemaja është një armë shumë e fortë, kinemaja e krijon realitetin pastaj e fikson në mermer. Vetëm para pak vitesh bashkiakun i qytetin italian të Corleone ka bërë kërkesë formale për të ndryshuar emrin e qytetit të tij sepse tashmë ai emër është i lidhur ngushtë me mafien italiane. Është e vërtetë apo s’është e vërtetë nuk ka më rëndësi.

Duhet thënë që Kanunin shqiptar përben një pus të mrekullueshëm historish. Të futesh një personazh në këtë vorbull rregullash e të shikosh si reagon është një eksperience që josh çdo krijues. Sepse në Kanun gjen besën, kishën, familjen, mikpritjen, gjakun e zakonet si ligj. Është mundësi unike sepse vetëm në Kanunin tonë mund të kthesh protagonistin në mesjetë ndërsa punon me ipad-in e tij modern.

Por është një eksperiment shumë i vështirë. Në radhe të parë, Kanuni duhet njohur e pjesa më e madhe e këtyre duket sikur nuk e njohin mirë. Më se normale duke parë që Kanuni ka rreth 1200 nene,   pak nga të cilët rregullojnë gjakmarrjen. Nëse kjo injorancë është e kuptueshme te autoret e huaj, nuk është as e kuptueshme e as e falshme të autoret tanë.

Tjetër. Shqipëria nuk është Kanuni, nuk është ( më ) një vend mesjetar që qeveriset me rregulla mesjetare. Kanuni është një pjese e Shqipërisë, nuk është Shqipëria. Ky koncept kaq i thjesht po rrezikon të zhduket – a të paktën, të mos jetë aq i qartë sa duhet – për spektatorin e huaj që bombardohet me filma të tille. Nuk ka mundësi që të flitet për Albania vetëm kur derdhet gjaku.

Tags: , , , , , , , ,

4 Responses to “S’di ça të bej, po i fus i film për Kanunin shqiptar”

  1. el_faraone Says:

    ***** {five stars!}. Ato që ke përmendur Darien për mua qëndrojnë. Më ka habitur fakti që kur kam ‘kritikuar’ filmin Der Albaner më kanë thë ‘antishqiptar’! Pash pastaj Dossier K, ishte qesharak! Filmat tanè janè banalizuar aq sa po bèhen mè qesharak se ato tè propagandes se kohes s E.Hoxhes (por t pakten aty gjeje aktore t paperseritshem). Nga Blerim Destani nuk prisja ndo1 film t madh duke qen se ‘koha e kometes’ ishte shum i dobet. Paralel, nik xhelilaj esht n ngjitje,mendoj, panvaresisht se i kan dhen filma t dobet. Puna e filmave me kanun ka kaluar grotesken, 4-5 filmat e fundit me t njejten teme dhe me keq akoma t punuar dobet. Dicka duhet studiuar!

  2. dana Says:

    meriton te lexohet edhe vetem per titullin qe i ke vene😀

  3. desaparacidos Says:

    Miredita El Faraone. Me duket se kur shohin ne Shqiperi shohin vetem te. Me vjen keq per B. Destanin sepse me duket sikur deri tani nuk ka pasur ndonje rol ne te cilin te provoje veten. Ndersa Xhelilaj rritet dita dites. E pata shkrujt edhe ketu, sipas meje Shqiptari ne total eshte nje film i mire.

    Dana, titulli fillestari ishte ” O zyrtare, ne çate trapin!” po pastaj e nderrova sepse mund te jepte mesazhin e gabuar!🙂

  4. AjoKetu Says:

    Kanunin do te duhej ta studionin juristet e sotem, se keshtu ndoshta kuptonin ndonje gje nga hartimi i legjislacionit.Jam e sigurte se do mesonin nga ai, kurse keta “producentet” si Blerimi e Tani, do benin mire te merreshin me gjera qe u shkojne me per shtat pergatitjes se tyre, respektivisht ekzibicionizmi dhe matrapazlleqet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: