Thikë në oqean

by

“Cassandra”, Alia E. El-Bermani

Nga Julina Canga

Si çdo mëngjes u zgjova e përhumbur. Në fillim ndjeva lehjen e disa qenve që më kishin shoqëruar të gjithë natën e blertë. Përpëlitesha në krevat…detyroja me nerv qënien që të mblidhte energjitë fizike e të mundte të kontrollonte komandën se si mund të ngrihesha. E mendova njëherë…kjo shërbeu që thjesht të ndryshoja kahun. Qëndrova për disa minuta në gjendjen as zgjuar-as gjumë. Gjendja e dyzuar reale dhe irreale! Me pas asnjë vetkontroll shoh fizikun tim të ngritur në këmbë. Instiktivisht kërkoja shapkat. Këmbët e mia të zbarthura ecnin furishëm dhe verbërisht në drejtimin e tyre. Më në fund u takuam ashtu si pa kuptuar. Brava e derës së dhomës më dukej e rëndë dhe e fortë por fuqia ime e brishtë mundi ta hapte. Më pas përshkrova disa hapa të bardha dhe zero për t’iu drejtuar banjos. Dera e saj u hap me të gjithë fizikun tim të puthitur në të njëjtin plan simetrik. Pllakat gjysmë të lagura më krijuan ndjesinë e bezdisjes përgjumëse. Më pas e përplasa fort derën dhe dora ime e djathtë e komanduar me një logjikë matematike të pagabueshme drejt celësit ku ne të mijëtat e sekondit ndodhi kyçja perfekte…e pritur pa asnjë grimcë dyshimi! Hapat e mia qenë të pamenduara drejt cefonit, lëvizjet ishin të pakontrolluara…dukej sikur duart dhe këmbët kontrolloheshin në një mënyrë llogaritëse elektronike. Më pas ula tutat…pastaj brekët dhe u ula lehtë në cefon. Procesi im fiziologjik i të urinuarit ndodhi me nota shfryrje dhe gati-gati abortuese.Pastaj u ngrita dhe dora ime inteligjente shtypi butonin e hedhjes së ujit. Ngrita brekët tutat dhe hapat e mia vigjilente e të verbëra ecën përpikmërisht drejt lavamanit. Gishtërintjë lodronin drejt rubinetit ku protestinin për ujë dhe sapun.Pas lodrimit në trinitet të lëvizshëm dhe të akullt ujë-duar-sapun…duart kaluan ne dualizim të parajstë…gishtërinj-ujë.
Goja ime qelbej erë nga pështyma e ndenjur moçal prej një nate fjetjeje dhe kërkonte të lëviznin lumenj të lundrueshëm uji dhe varkë-furceje e ngarkuar me baltë kolinozi.Pasi furcja fërkonte dhëmbët e mi uji reaksionohej proçes pas proçesi. Atëherë u bë shija e denatyralizuar…uje-kolinoz dhe pështymë. Pas disa lavazhesh të kontrolluara mirë duart pastruan buzët e mia të bulbëzuara. Më pas të dyja duart e mia në kohezion kapin flokët në lëvizjet e tyre simetrike dhe përpara meje shfaqet pasqyrimi i fytyrës sime. E atëherë zgjohen njëmijë ndjenja të arsyeshme e të errëta…logjikë…arsye…ndërgjegje…vetëdije…akullnajë…dhe mendja ime më torturon me pyetjen:
“-Prapë Ti?!” I drejohet fytyrë- pasqyrës sime qetësisht: ”-Dole përsëri Ti?! ”

Advertisements

Tags: , , ,

2 Responses to “Thikë në oqean”

  1. loer kume Says:

    eshte tentative interesante, kam vetem dy ngecje te vockla; mbathjet, psh, jo breket, mbathjet rreshqet me shume.
    2. pasta e dhembeve nuk mund te konsiderohet si balte, se shoh me vend ne kontekstin qe perdoret, nuk shkon. megjithate kam bere shpesh te tilla mosperkime neper shkrime, per te hedhur gurin i pari.
    me ca mbathje te lezetshme pjesa quhet e bukur.

  2. Julina Says:

    Loer faleminderit per komentin, i pranoj me perulesi te gjitha verejtet me vend …edhe une vete vete kur e lexoj per disa here gjej shume vend per permisime! Te pershendes me respekt , Julina

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: