Konspiracion, si shpëtoi Eminemi nga Iluminatët

by

Sot fillon bashkëpunimi jonë me gazetën Standard. Të shpjegohemi : meqë kjo gazetë, që interesohet për kulturë po aq sa ne, aq saqë për kulturën na merr edhe artikujt sepse kultura është e tillë, nuk pyet, për pasion shkelet edhe ligji, kemi menduar që, edhe ne, në emër të kulturës, të marrim artikujt e tyre më të mirë. Fillojmë me këtë artikull të denjë per Pulitzer, që bën një analizë muzikore-politike-danbrowniane të Eminem.

nga Gazeta Standard

Keni dëgjuar ndonjëherë për Iluminatin dhe teoritë konspirative? Mirë, për ata që nuk e dinë se çfarë është Iluminati, një shpjegim fare i shkurtër – është gjithë ajo që shihni nga artistët amerikanë dhe gjithçka tjetër në çdo formë tjetër nëpër televizion, por e kontrolluar nga dikush tjetër.

Në internet që prej kohësh po qarkullojnë me mijëra video që flasin për Iluminatin. Secila më e besueshme se tjetra, na bën ta vëmë gishtin në kokë dhe të themi: A thua vallë është e vërtetë? Tentojmë ta bindim veten se nuk janë të vërteta, por ajo që do t’ju sjellim më poshtë, mund t’ju bëjë ta ndryshoni mendimin tuaj. Eminem është një reper amerikan, të cilin shumica prej jush e njihni. Albumet e tij të para ishin vërtet të jashtëzakonshme, tërhoqën popullaritet, por në jetën private nuk kishte qetësi. Dikush e bëri që ai të ‘hahej’ në vete. Ndahet nga bashkëshortja, fillon të konsumojë barëra kundër pagjumësisë. Shumë artistë e bëjnë këtë, kinse nga stresi i madh i punës. Por jo, katrahura në të cilën janë futur nga dreqi, i bëjnë ata të qëndrojnë pa gjumë, në kërkim të rrugëdaljes.

Në vitin 2004, Eminem lançon këngën me klipin “Like Toy Soldiers”. Në videoklip, një skenë shfaq mikun e tij Proof duke u vrarë. Një vit më vonë, kjo ndodh vërtet. Proof, miku i ngushtë i Eminemit, vritet para një restoranti, ashtu sikurse në videoklip. Thuhej se Eminem nuk buzëqesh më për shkak të vrasjes së Proof. Ai ndihet fajtor, sepse ai ishte pjesëmarrës. Vrasja e Proofit ishte e planifikuar, në mënyrë që Iluminati ta kontrollonte me lehtësi jetën e Eminemit, i cili më vonë konsumon drogë, shumë drogë, saqë në një intervistë në vitin 2009 deklaroi se ishin vitet më të vështira të jetës së tij.

Në mesin e vitit 2010, Eminem lançoi albumin “Recovery” që në shqip i bie “Rikthimi”. Nga sa kanë mundur të dëgjojnë fansat e tij, duket një album që shpreh rikthimin e tij nga narkomania etj., etj. Por në fakt në këtë album Eminem tenton ta zbulojë Iluminatin, ashtu sikurse tregohet në videon më poshtë. Dikush e kontrollonte, këtë nuk e mohon as nëpër tekstet e disa prej këngëve.

Krahasimet me tekstet mund t’ju duken të pavërteta, por nuk ka si të mos jenë imazhet. Eminem pas vitit 2000 është një reper i shfrenuar, me varëse luksoze, drogë, femra dhe gjithë këto që përbëjnë famën, gjë me të cilën kontrollohet publiku, që është dhe qëllimi i vërtetë i Iluminatit. Tani Eminem është shumë i thjeshtë (edhe këtë krahasim e shihni në fund të videos më poshtë). Lufta e Eminemit me Iluminatin vazhdon, me shpresë që t’i nxjerrë nga ai edhe artistët e tjerë, ashtu sikurse veten.

Teksti hyrës i këngës “Not Afraid”:

“Yeah, it’s been a ride

I guess I had to, go to that place, to get to this one

Now some of you, might still be in that place

If you’re trying to get out, just follow me

I’ll get you there”

Përkthimi:

“Po, ishte një rrugë

M’u duk që është dashur të shkoj në atë vend, për të ardhur këtu

Tani disa prej jush mund të jeni në atë vend

Nëse tentoni të dilni nga ai, më ndiqni

Do t’ju dërgoj atje”.
Kur flasim për artistët e tjerë, këtu përfshijmë edhe Rihannan, edhe Jay-Z, Beyonce, Snoop Dogg, DMX etj., etj., etj. Pse vallë Eminem bëri bashkëpunim me Rihannan? Iluminati tentoi të pengonte shpërndarjen e albumit “Recovery”, sepse në tërësi i kushtohet vetë atij. Por, Eminem bashkëpunoi me Rihannan, në mënyrë që albumi të depërtonte dhe të vinte në duart e fansave.

Dita-ditës shihni artikuj ku përfshihen në probleme narkotike aktorë dhe këngëtarë të ndryshëm. Jetë e pakontrolluar? Po, por kjo është sakrifica e bërë për Iluminatin.

Duket shumë e pabesueshme ajo që ju kemi sjellë më lart. Por, për më shumë njohësit e repit mund ta shohin videon më poshtë dhe ta analizojnë atë. Ndërsa për të tjerët, do të lëmë që koha ta dëshmojë, pasi që gjithçka rreth nesh është e kontrolluar, gjithmonë dikush ju vështron nga të katër anët (ashtu sikurse e dëshmon Eminem me kopertinën e albumit “Recovery”.

Këtu nuk përjashtohet as politika… edhe udhëheqësit më të mëdhenj amerikanë dhe të politikës së çdo vendi janë të kontrolluar nga Iluminati, ata janë vetë Iluminati. Ky i fundit tenton që njerëzit t’i konfliktuojë, fetë t’i vërë kundër njëra-tjetrës, në mënyrë që të vijë një rend i ri i kontrollimit të jetës në planetin Tokë!

Ky është vetëm një shembull perfid i asaj që është duke ndodhur, por nuk jeni të obliguar të besoni… Ky është Eminemi i vërtetë!

_________________________________________

Shënim TC – mungon video! Lexuesit e gjejnë vetë, pse ne do i bëjmë të gjitha?

Tags: , ,

17 Responses to “Konspiracion, si shpëtoi Eminemi nga Iluminatët”

  1. Man on The Moon Says:

    Ha ha, duhej ky bashkepunim.

    Veçoj

    Kur flasim për artistët e tjerë, këtu përfshijmë edhe Rihannan, edhe Jay-Z, Beyonce, Snoop Dogg, DMX etj., etj., etj. Pse vallë Eminem bëri bashkëpunim me Rihannan? Iluminati tentoi të pengonte shpërndarjen e albumit “Recovery”, sepse në tërësi i kushtohet vetë atij. Por, Eminem bashkëpunoi me Rihannan, në mënyrë që albumi të depërtonte dhe të vinte në duart e fansave.

    po tani, edhe Rihanna eshte Illuminati? Edhe Lek Plepi, me siguri.

  2. flo Says:

    ndersa mua mi merr tema😛, se fundmi e kam gjetur; ne fund te cdo shkrimi le nje paragraf ku e kercenoj t’i mbaje duart larg😀😀

  3. loer kume Says:

    WTF! ca kane keta mor burre! jim marrs, david icke dhe tere trushkulurit e tjere kane sjelle keto pasoja psikopatyeske …

    ALIENET ALIENET ! ata e kane fajin! kujdes nga close encounters of the third kind!

  4. Andres Says:

    Nga sa kanë mundur të dëgjojnë fansat e tij, duket një album që shpreh rikthimin e tij nga narkomania etj., etj. Por në fakt në këtë album Eminem tenton ta zbulojë Iluminatin, ashtu sikurse tregohet në videon më poshtë. Dikush e kontrollonte, këtë nuk e mohon as nëpër tekstet e disa prej këngëve.

    Te papare. I lumte gazetarit.

  5. Post Spleen Says:

    Me falni per nderhyrjen, por per sa i perket pjeses se Standardit (e njoh sh pak si gazete dhe rralle e lexoj), por kur e kam shfletuar hera heres kam vene re se ka nje sektor te tere qe quhet Blogosfera dhe aty boton shkrime nga bloge te ndryshme, duke cituar autoret e shkrimit dhe blogun. E sipas standarteve te copyright-it virtual, kjo eshte me se e lejueshme dhe ne rregull. Ai nuk e vjedh dhe nuk i ve emrin e tij, por thote Filani nga Tirana Calling. Mendoj se kjo eshte me se e e drejte dhe s’ka asgje te keqe, perkundrazi. Eshte nje forme vleresimi dhe kontributi ne materializimin pak me te gjere te materialit te nje blogu.

  6. loer kume Says:

    andres, ca literature okulte ke lexuar?🙂 qe se mohon mik, s dmth qe e pohon, vetem gazetari e pohon, dhe ti se fundmi. mos ke pasur dhe ti takime te aferta te tipit te trete?

  7. tiranacalling Says:

    Post Spleen, nuk jam komplet dakord me ty.

    Fakti qe kjo gazete citon burimin edhe autorin eshte gjysma e se keqes.

    Por kjo nuk e ndryshon faktin qe asnje autor nuk ka dhene leje per t’u botuar ne kete gazete.

  8. loer kume Says:

    me sa po shoh e po lexoj, kuptova qe gjithcka ketu varet ne doren e autorit. varet ne c optike e sheh ai ceshtjen, nese e merr per ters apo per vleresim.
    ej, po si Illuminati akoma nuk e ka bllokuar faqen e tiranacalling dhe djegur gazeten standard?

  9. ec mo! Says:

    fain e ka saliu, hahahaha

  10. xhibi Says:

    Post Spleen, ti do e lexoke me pak rralle Standard-in se une, se une s’e dija fare qe kishin seksion blogosfera, dhe tani qe i hodha nje sy s’e gjeta dot ate seksion.

    Por ne pergjithesi, mediat shqipare online nuk e “njohin” konceptin e link-ut (keshtu quhen me duket keto?) qe pra kur citojne nje media tjeter, duhet te citojne vetem pjeserisht artikullin dhe ne fund te citatit te vene lidhjen (link) ku lexuesi duke klikuar mund te shkoje tek burimi origjinal dhe te lexoje vazhdimin e shkrimit.

    Nga ana tjeter, dhe forumet/blogjet shqiptare s’e zbatojne kete; i botojne artikujt e mediave te plota dhe pa links tek ajo media.

    Kuptohet pergjegjsia e mediave eshte me e madhe.

    Te pakten (me ca thoni me lart, se linku qe ka vene Darieni s’con gjekundi) keta ju paskan permendur ne kete rast. Kam pare shume raste ne mediat tona qe vjedhin pastertisht dhe nga mediat e huaja dhe asnjehere s’permendin median qe ka botuar lajmin origjinal.

  11. loer kume Says:

    e di si eshte? une duke google emrin tim nje dite (ashtu si asnjeri ketu s ben asnjehere) per te marre vesh ndonje gje te re per veten time, gjeta qe pothuaj tere tregimet e mia qe kam postuar ne rrjet, ishin te adoptuara nga site te tjere me te cilet nuk kisha pike lidhje. burimet e tyre ishin blogu im loer kume, tirana calling, peshku pa uje, dhe njeri tjetri. faktikisht, mendimi im u kanalizua ne kenaqesi qe tregimet e mia lexoheshin nga nje spekter akoma me i gjere njerezish. nuk e mora per ters. sigurisht aty ishte burimi dhe emri i autorit. te faqja e djemve te detit ne fb, te “notes” gjeta rastesisht nje tregim timin pa emer autori dhe burim. dhe serish me shaka lashe nje koment, kush nga djemte e ka shkruar kete pjesen?
    ndaj, varet si e merr. ne momentin qe nuk te eshte vjedhur autoresia, atehere mua me duket ok qarkullimi. dhe kjo qe thote xhibi me duket kriter i pranueshem, prania e linkut prane burimit.

  12. desaparacidos Says:

    Xhibi, shiko mire se link duhet te funksionoje. Nejse, te con te shume artikuj marre nga TC pa leje.

    Une do ndaje nese merren po themi, nga forume apo gazeta. Personalisht psh se kam problem, ashtu si thote edhe Loeri, kur artikujt dalin neper site te tjera, forume ku njerezit debatojne, flasin, diskutojne etj etj.

    Por s’me pelqen kur dalin neper gazeta te cilat shiten ne treg. Gazeta shqiptare e dime mire se ça jane zakonisht : instrumente pushteti. E nuk me pelqen fakti qe krijimet e mia apo anetareve te tjere te VIDHEN e te shiten. Kjo nuk i ben mire, ne radhe te pare, informacionit.

  13. Krasta Krau Says:

    Pershendetje.
    Me vjen keq qe publikimi ne faqen Blogosfere te standard.al ju paska cenuar. Une jam redaktori dhe pergjegjesi i faqes, dhe nje pjese tuajen ju njoh dhe me sa di jemi miq te pakten virtualisht. Qellimi i publikimit ne faqen blogosfere nuk behet per ndonje perfitim, eshte nje histori e gjate e 3 vjeteve me pare qe ka pasur per qellim t’i jape me shume ze blogosferes. Ka pasur bashkepunim te miratuar me nje sere blogjesh shqip psh: Selfmaderadion, albanie-albanais.com, peshkun dhe mjaft te tjere. Une duhet te kerkoj ndjese qe e kam marre te mireqene mirekuptimin tuaj per publikimin e materialeve duke cituar blogun dhe autorin perkates (ndoshta kohe me pare kam nderguar e-mail per te kerkuar leje te Darieni, po kjo nuk me kujtohet tamam). Gjithashtu kerkoj ndjese qe ne faqen on-line te gazetes nuk eshte vendosur linku bashke me autoresine (harrese kjo). Shpresoj qe sqarimi dhe ndjesa te jene te mjaftueshme. Gjithe te mirat

  14. dana Says:

    nuk mund te flas shume duke qene se nuk shkruaj, por personalisht mendoj se nese gazeta Standard a kushdo tjeter garanton Autoresine dhe Emrin e TC ne publikimet, probleme nuk ka.. eshte nje “shperndarje” pertej netit, dhe fundja, kush shkruan ka deshire te lexohet sa me shume🙂

  15. d Says:

    Arsyetimi i xhibit eshte i drejte, per mendimin tim gjithnje.
    Te jesh gazete eshte krejt tjeter gje nga te qenit blog, per shume arsye. Sigurisht qe TC ndjehet shume mire kur lexohet sa me shume dhe ata qe shkruajne gjithashtu, fundja ky eshte qellimi, por ka ca rregulla etike qe nuk i kushton gje askujt te respektohen. U diskutua mbi Standartin , por mund te ishte nje gazete tjeter, pra nuk eshte drejtuar te gazeta ne fjale gishti, por te vete fenomeni.
    Tani njerez jemi dhe harrojme, por e rendesishme eshte qe te dihet qe duhen respektuar ca rregulla qe u permenden me siper nga parafolesit.

    Nje te diele te paqte te gjitheve🙂
    Une per vete spo gjej paqe se kam dy dite pa drita e askush s’po ve ujin ne zjarr😦

  16. desaparacidos Says:

    Pershendetje te gjitheve. Krasta, flm per pergjigjen.

    Si thote edhe Post, me duket se gazeta Standart eshte ndoshta ajo qe ka me shume logjike, per arsyet qe thote Krasta, qofte edhe per faktin qe citimet jane gjithmone ose gati gjithmone. Nuk eshte problemi te kjo gazete ne vetvete, shkruajta per te sepse disa bashkepunetore ishin ankuar per faktin qe kishin lexuar veten e tyre e ishin habitur. Por ky fenomen egziston ne Shqiperi, e eshte shume kompleks.

    Them se zgjedhje me e mire do jete qe te vendosim nje fare firme ne fund te artikullit te tipit Ky artikull del nen liçencen Creative Commons edhe lejohet riprodhimi ne web me kusht qe te citohet e/ose te linkohet autori dhe burimi.

    Nuk e di nese mund te vendoset si firme, kjo na zgjidh problemin, secili prej njerezve qe boton mund te zgjedhi nese e deshiron kete forme “mbrojtje”

  17. emis Says:

    ky informacion eshte vetem per njerezit e inteligjente e te zgjuar , 85 /90 perqind nuk e kuptojne dot, dhe per mendimin tim qe nuk e lexoj dicka te tille per here te pare eshte e vertete ( dhe pse ka disa trillimi por konteksti eshte real

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: