Vetshkatërrimi, ose nostalgjia.

by

nga Le Nuc

Sa i kam mallkuar ditët kur të kam njohur ! Të jem i sinqertë vazhdoj ta bëj me pavetdijen më të madhe. Më duken mjerisht të perjetshme çaste qe më sjellin ndërmend kohet të cilat nuk mund ti rikthej më. Pak është dhe papergjegjsi nga ana jote. Eshtë dhe tmerrsisht e pashmangshme nga ana ime të vazhdoj pa pushim t’ ia cjerr sytë vetes me ato kujtime të plogeshta. Qe ta dish: mëndja me rri atje, pikërisht atë ditë, me saktë atë pasdite të ngrohtë…… Mbase truri im avullon tepër shpejt çdo gjë  që  ka brënda….ata të mallkuara neurone mbase nuk e bëjnë mirë  punën e tyre. Nuk i jap dot shpjegim, mbase sepse ka shumë  pak gjëra të paqarta brënda meje . Kur isha i fundosur në dyshim isha shume i sigurtë mbi atë që duhet të bëja. Por, për një gjë jam i sigurtë: kujtimet shkatërrojnë esencën e çdo krijimi; të cdo cope jete.
” Në fillim ishte Fjala” –  thotë libri mbi krijimin. Përpara saj nuk ekzistonte asgjë tjetër. Asnjë  kujtim, asnjë  ndodhi për të cilën duhet pasur nostalgji. Perëndia ishte përpara çdo gjëje; ai është i përjetshëm, i plotfuqishëm, i gjithditur. Por mbi të gjitha është “Ai”; e kaluara e të cilit nuk mund të njihet prej askujt.

Ne nuk dime asgjë mbi të kaluaren e Perëndisë sonë. Madje për herë të parë në historinë e të krijuarve nuk është ndjere nevoja e kërkimit të rrënjeve të diçkaje. Për herë të parë mund të mos ndjehemi nostalgjik për dicka. Vetë Krijuesi ka dashur që të mos na fusë në këtë rrugë pa dalje duke zgjedhur të tjera rruge, me të gjata e me të mundimshme.

Si perfundim, per të kompensuar mungesën e seriozitetit të shkaqeve historike, nostalgjisë së krijesave të tij, ai bëri dicka tjetër. Perendia, pra, na dha pak nga fryma e tij e shenjtë: na dha arsyen. Na dha mjetin me të cilin të shkëmbenim dicka me njeri tjetrin, të njiheshim, të bisedonim, të shkruanim mendimet. Na dha thelbin e marrdhenieve njerezore: skllaverinë.
Kur djalli i flet Perendisë, tek Fausti, i thotë që shiko se mua me vjen keq per ata të shkretët, janë aq të zenë me mjerimin e tyre dhe me problemet që i kan hapur vetes sa unë kam menduar të mos i fus me hundet në punët e tyre. Me pak fjale kemi arritur ti dhimbsemi dhe djallit e nuk është pak nëse shikojme se sa kokëlartë ndjehet njeriu perpara bëmave të tij.

Arsyeja të bën skllav ndersa nostalgjia të çon drejtë vetshkatërrimit ;në castin kur cdo kujtim vanitet. Kujtimet shkatërrojnë cdo të krijuar. I japin atij pamjen verdhacake të nje qënjeje në prag të vdekjes, gjithnje me kokën ulur, gjithnje në kërkim të dickaje të paperkufizuar, në kërkim të fundit të tij. Vetëm mendimi i vazhdueshem i fundit të cdo mundesie racionale mund ta plotësoje në jetë. Eshtë ajo cfare ndjejnë ato shpirtëra të humbur që nuk i gjejnë nje arsye të vlefshme jetës së tyre kur mbërthehen nga katër anët prej nostalgjisë. E vetmja ndihme që mund të jape arsyeja shëmbet perpara pamjes së frikshme të skllaverisë. Asgje sndjell me teper ndjesinë e të cliruarit, të lirisë, se sa udha drejtë fundit të trishtë të cdo nostalgjie, fundit të vetshkatërrimit të pashmangshem.

Kur erresira nis dhe zbehet, kur tretet ngjyra e saj e zez, nis dhe duket në horizontin e larget nje linje e holle drite. Drite e brishtë që ngerthen shpirtin. Janë castet e fundit të agonisë….. prapa saj  fshihet e verteta e shumë dëshiruar. Në këtë çast trupi shëmbet lehtë mbi rrjetën e hekurt të percartjes per tu nisur drejtë lirisë së parashikuar prej fatit.
Të kesh nje arsye të fortë nuk është e majftueshme. të kesh nje shpirt që ecen me kohen është e nevojshme, të ndjesh eren e lehtë të fatit që vjen perballe teje nuk është ndjesi sigurie genjeshtare, është ndjesi e domosdoshmerisë së të qënurit.

Të fut tmerrin kurthi që mendon se është thurur prej Krijuesit që ti të ndjehesh me i sigurtë, ajo e  mallkuar arsye. Dhembshuria lendon me teper se urrejtja kur humbet dhe shansin e fundit. Nostalgjia per cdo gje është qartësia e vdekjes së shpirtit, veprimi që paraprinë dhe që i jep fundin cdo agonie. Me pas është liria e plotë dhe skllaveria. Dialektika e pashmangshme e të qënurit

Tags: , ,

2 Responses to “Vetshkatërrimi, ose nostalgjia.”

  1. xhibi Says:

    Sa rreshtja ju desh te lexoni qe ta kuptonit se s’behej fjala per tregim letrar me teme ndonje dashuri te shkuar? 😀

  2. Man on the Moon Says:

    E di qe pata FIKS te njejten pershtypje Xhibili. Qe te paragrafi i pare.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: