Kush është perçja jote?

by

nga Xixëllonja

We shall overcome, We shall overcome, We shall overcome, some day.
We are not afraid, We are not afraid, We are not afraid, TODAY
Joan Baez ne mes te turmes se udhehequr nga Martin Luther King ishte ende vajze e vogel  tek sa i kendonte te tjereve te mos kishin frike. E ata e degjonin sepse dhe ata ishin si ajo, kishin te njejtat sy, te njejtat lote, te njejten zemer. E Baez do ta kendonte kete himn sa here qe padrejtesite do ta therrisnin diku pa dallim feje, race apo gjinie. Ajo, ‘bilbili’ i Woodstock-ut mallengjen dhe nje gur kur kendon. Sa larg duken ato kohe per ne qe si kemi jetuar kurre e akoma me larg per ato qe i kane jetuar e ndoshta mendojne se ato perpjekje per liri, dinjitet e barazi kane shkuar dem. Sa shpejt e lame flaken te shuhej, diku zeri i Baez u humb. U humb mes gratacelave kilometrike, mes dritave qe nuk shuhen kurre, ndoshta u humb sepse ata qe duhet ta kujtonin u institucionalizuan. 8 Marsi ne kujtesen  time eshte gjithmone i lidhur me festen e ‘Nenes’. Kur isha e vogel degjoja perhere qe ishte Festa e gruas por une shikoja vetem nenat  te merrnin nje urim. Kujtoja se vetem nenat i binin te ishin gra dhe se une per te marre ato urime duhet te behesha si ato. Nuk di pse por nje femije nuk i shpjegonin shume se pse duhej te kishte nje dite per gruan/ nenen e jo per burrat/babain ! Eshte e lehte te gjesh nje pergjigje tani qe jam rritur them se ata vete nuk e dinin, sepse ne te vertete nuk eshte feste, sepse keshtu lanin ndergjegjen qe gjithe vitin e trajtonin si skllave. Dhe sot s’kane ndryshuar shume, perseri vazhdojne ta quajne feste dhe pse s’eshte, asnje se di pse pikerisht ne 8 Mars e jo ne 9 ose 10. Ah po ka nje ndryshim, tani dhe vajzat mund te marrin nje urim bile ato mund te festojne neper lokale ku cuna gjithe muskuj bejne striptease.

Gra a kemi nevoje te kopjojme meshkujt per tu argetuar? Ne te vertete a kemi nevoje ti drejtohemi atyre per gjithcka? Kjo liri qe pretendojme te kemi a nuk venitet tek sa maskilizmi i rrenjosur ne shoqerine tone patriarkale na ben bartese dhe ne te viruseve te tij? Cdo lloj opinioni apo miratimi duhet te vije nga nje  autoritet mashkull, fjala jone duhet te shqyrtohet perhere, bile dhe referimet kulturale , ato qe ne perdorim per tu mbrojtur vijne nga gjinia mashkullore. A e keni menduar ndonjehere tek sa citoni nje autor te cfaredoshem? Sa prej tyre jane gra, kane qene gra, si ju? Sa prej tyre e kane ditur vertet se cdomethene te jesh femer ne nje bote te sunduar nga meshkujt? E femra te tilla ka shume, jemi ne qe padrejtesisht na kene dhene modele qe s’na pershtaten per te na bere inferiore. Keshtu, pertej te drejtave ne nje cope leter dukemi si qenie me paterica e fatkeqesisht patericat per shume s’jane te perkohshme. Keto rreshta duan te shkojne tek grate me te lumtura e me te vleresuara, duan ti rikujtojne se cdo gje qe kane sot eshte frut i kurajos, perpjekjes se vajzave qe dje nuk kishin  asgje. Por mbi te gjitha dua ti kujtoj se nese ka gra te tjera qe vuajne eshte sepse sot s’kemi bere gje si ato dje, secila prej nesh kush me pak e kush me shume ka akoma nje perçe qe e ben publikisht te padukshme.

Dua ti rikujtoj sepse kush harron eshte e humbur.

Dua te rikujtoj shtrigat e djegura ne turrat e druve, shtrigat e etura per dije, shtrigat se ishin te bukura, shtrigat sepse duhej denuar viktima e jo fajtori.
Dua te rikujtoj ato te papastrat, te pandershmet, te deklasuarat nga policia morale, te flijuarat ne emer te zakoneve shpellore, ato luftaraket e revolucioneve qe s’jetuan per veten se s’paten kohe, ato qe vene ne jete femije te vetme, ato qe kane familje por eshte me mire mos e kishin, ato qe dashurojne njerez qe i nxjerrin ne rruge, ato qe i kane gjymtuar per te mos ndjere me kenaqesi, ato qe i mbulojne me zor,  ato qe i kane shperfytyruar per ti marre dhe shpirtin, ato qe kane mbaruar universitete e s’kane te drejte te votojne, ato qe s’mund te kendojne si Joan Baez sepse jane gra, ato qe martohen femije, ato qe perdhunohen nga burra per qe se meritojne te quhen te tille.
Ndonjehere grate me ngjajne me Afriken, nje kontinent i madh, i mistershem, i bukur, i pasur, i larmishem. Nje potencial qe kurre s’arrin te realizohet, nje toke perhere e skllaveruar, njerez se dores se trete. Keto dite era fryn me shume nga ato ane, po fryn fort aq fort sa po shkund dhe rrenjet. Do te doja qe pak ere te shkonte kudo, te shkundte ndergjegjen e atyre qe mendojne se mund te ndalosh nje grua te jete grua, te jete nene/te mos jete nene, te jete punetore, te kete deshira, emocione, te kete te njejtat te drejta e detyra e jo se i perket nje gjinie te privilegjuar por sepse eshte nje Qenie Njerezore.

Tags: , ,

41 Responses to “Kush është perçja jote?”

  1. Alfred Says:

    Mua me duket vertet nje apologji e kote. Te gjithe jetojme ne nje sitem hierakik qe ka nje strukture shumeshekullore qe ve ne qender te marrdhenieve pushtetin. Kush ka pushtetin ka cdo gje.
    Nese duhet te rrezohet i gjithe sistemi qe te behet e mundur qe nje grua te behet dikushi dhe prej ksaj te gjitha grate te ndjehen te barabarte me burrat, atehere do thoja qe eshte tmerrsisht e kote e gjithe kjo perpjekje per barazi e tra la la. Njeriu keshtu e ka qeverisur veten qe nga kohet e koheve. Dikush urdheron e te tjeret binden. Dikush urdheron te tjeret nuk binden. NUk eshte e rendeishme kush qendron ne krye te urdherit, e rendeishme eshte nese eshte dicka e drejte apo jo, nese eshte dicka qe na perket apo eshte nje urdher per te shprehur prepotence apo per te forcuar ndonje pozicion autoritar.
    Le ti lem keto aforizmat mbi woodstock, Baez, emancipimi i gruas, aborti, te drjetat e zezakve. Keto jane gjera qe tashme i ka mposhtur koha. Periudha jone ka te tjera telashe. Ca dreq vlere etike apo epistemologjike ka me fol se grate marrin principet e tyre prej nje burrri, apo udhehiqen prej burrit, apo qe Baez me shoqe benin tekste protestash? e verteta eshte se ne kete menyre harrohet objekti i vertet i te protetuarit.
    Ata gra qe sot kan poste qe i kan fituar me kurajo e kan fal ndjesi se te qenurit njesoj me cdo qenje tjeter mbi kte toke. Emancipimi i grave, sic thote Marksi mbi hebrejt, duhet te kaloje mbi zbutjen e cdo ndjesie te te qenurit ndryshe, pra te ndjerit njesoj, jo ne senisn qe te behemi te gjithe nje prerje, por ndjesia qe te gjithe kane te njetat mundesi.

  2. Wild`Honey Says:

    ´ato qe i kane gjymtuar per te mos ndjere me kenaqesi´
    Mbaj mend kur pashe per here te pare per Female genital mutilation (FGM), ne ate moment kam dash me shpirt te kisha pushtet per te shfaros nja 2-3 kombe. Doja te isha Hitler per nja ca ore.

    Po ju a kpus shpirtin me nje kenge/text ktu poshte tani:
    Kte e kam pronotu per ne funeralin tim. Kshuqe eshte e zene.😛

  3. loer kume Says:

    man’s power! yaaaaaaaaaaaaaaa!


    😀

  4. Wild`Uninvit3d Says:

    Se harrova…
    Pershendes te gjithe ato burra, qe dhurojne lule me dt 9 mars.
    Me mire vone se kurre.😀

  5. loer kume Says:

    jam i sigurte qe ka njerez per se mbari qe dhurojne lule ne cdo dite te rastesishme te vitit, dhe diten e grave dehen nga merzia :P:P

  6. Xixellonja Says:

    Alfred e paske lexuar shpejt e akoma me shpejt paske komentuar me duket ato qe kam shkruar. Ku e kam thene qe duhet te jemi te gjithe njesoj, mos ngaterro mundesi te barabarta me barazine utopike. Flitet per te drejtat e grave sepse kane qene ato e jane ende qe historikisht jane diskriminuar ne cdo fushe bile dhe ne familje. Nese ti nuk ndjen se figura e gruas s’ka nevoje te vleresohet akoma me shume kane nevoje shume gra te tjera qe hasin cdo dite veshtiresi vetem prej faktit e te qenit grua qe nga diferencimi i rroges, kontrates, mobbing, dhunes, abuzimit etj. Si mund te pranojme sistemin e mos duam ta ndryshojme vetem sepse na qenka keshtu e pike e akoma me shume nese behet per te permiresuar jeten e nje gruaje per ty nuk ia vlenka? Ti je i pari qe na mendon ndryshe, diferencon e pastaj citon Marksin qe na meson te mos ndjehemi ndryshe.
    Si mund te ndjehet njesoj nje njeri qe trajtohet ndryshe? E ajo qe eshte e rende, a me thua nje gje me te rendesishme, ndonje telash me te madh qe paska epoka jone me shume se sa vleresimi njesoj i pjesetareve te saj? A me gjen ndonje citim nga shkrimtaret e tu, qe te hedhe poshte idene se s’ka progres ne nje shoqeri nese te gjithe anetaret e saj s’kane te njejtat mundesi te kontribuojne, permiresojne jeten e tyre e si rrjedhim dhe ate te te tjereve?
    As Baez, as Woodstock s’jane aforizma, s’jane perralla as tregime ata e kane bere historine pozitivisht per fatin tone.

    E si perfundim sipas teje :kush ka pushtetin ka cdo gje –> nuk eshte e rendesishme kush qendron ne krye te urdherit –> rendesi ka c’eshte e drejte.
    une po te them qe ne nje shoqeri pasive te drejten e ben ai qe ka pushtetin prandaj dua te vazhdoj te protestoj deri sa gjerat te vazhdojne keshtu.

    @Wild`Honey E tmerrshme as monstrat s’do ta benin nje gje te tille.Hitleri do ishte rruga me e lehte por s’do ishte nje zgjidhje🙂

    ps. te uroj nje jete shume shume te gjate gjithsesi kur mendoj per nje funeral me vjen Hope There’s Someone te Antony and the Johnsons.

  7. Wild`Uninvit3d Says:

    Kenget e funeraleve i kam me nje playliste te vecante Xix.😛
    Varet si me kap, noier du ket psh, noier du Sigur Rós – Hoppípolla, noier Pilot Speed – Alright… etj etj. Spo vazhdoj me se me vjedhin kenget vizitoret e faqes.😀

    Muhabet po bejme mi, te uroj edhe une e dashur nje jete te tille pa asnjeren nga kto gjerat e tmerrshme te shkrimit siper.🙂

  8. loer kume Says:

    levizja feministe eshte si levizja homoseksuale, levizja zezake, eshte si cdo levizje tjeter. eshte kryer ne bumerang, dhe kjo tregon zanafillen e ngjarjeve.
    kur dikush rreh dike, i rrahuri ose do gjeje nje menyre te luftoje, ose do derdellise tere kohes ndaj rrahesit. nese femrat jane dhunuar nga meshkujt ne histori, ato kane ditur si te mbrohen, me brockulla feministe, pra me fjale, si e kane ne natyre.
    shiko, cdo gje eshte ne ato sumbullat e vogla qe i quajme molekula. femra eshte e krijuar per disa sjellje, ngjarje, pesime dhe abuzime, ashtu si mashkulli eshte krijuar per te tjera sjellje, ngjarje, pesime, abuzime e te tjera. eshte brockullitje te diskutohet levizja feministe.
    une s arrij ta marr vesh qe per gjera kaq te qarta te diskutohet akoma ne 2011. jo vetem ketu por dhe ne bote. dakord shanse te barabarta, por si i kerkojne femrat shanset e barabarta psh? duke kerkuar 50%. ja keshtu. ketij nuk i them shans i barabarte une. SH.B. eshte te nisesh nga i njejti start. qe edhe kjo eshte me icik dyshim, se ka pune qe burrat i bejne me mire se femrat, si dhe e anasjellta.
    burrat ngacmojne seksualisht femrat? sigurisht qe po. eshte ne natyren e mashkullit te ndjeke gjithmone seksualisht femren. ca kerkojme tani? qiqra ne hell?
    rastet e amputimeve qe sjell uninvited ketu, jane monstruoze, po jane te izoluara, neper ca fise antihumane, ashtu si ca raste te tjera ku ne ca fise eshte femra ajo qe dikton dhe mbreteresha i trajton meshkujt si te ishin vibratore, madhe me keq, se i ka njeperdorimesh dhe pastaj i hedh ne plehra. per me shume info kerkoni neper amazone. dhe neper indi.
    spo flasim per keto raste. po flasim per vendet e qyteteruara ku femra eshte e privilegjuar dhe pothuajse ne tere rastet ia del me se miri te kete c te doje. kjo eshte bota dhe shekulli i femres, ndaj mendoj se nuk u duhet keshtuar vemendje shume disa kaclytave kembeleshe qe dalin e lidhen me zinxhire kur e drejta e votes ka kohe qe eshte fituar.
    mizogjinia ka dale nga moda.
    gjerat jane ne ekuiliber, e keto grricjet e vogla e puneve te te drejtave jane luhatjet e grimcave ne spinin e tyre, asgje me shume se kaq. ndaj merreni lehte, e degjoni muzike te mire. (jo emo :P)

  9. alfred Says:

    Xixellonje,une ekam kuptuar se cdo te thuash e madje kam lexuar dhe ems rreshtave. Ti s’e ke kuptuar se cdoja me thene une.
    Une te ste kam nxjerr ne asnje vend sikur ke thene qe te gjithe duhet te jemi njesoj. Madje shyn ne principet e mia me qene te gjithe dele.
    Grate na jane bere si Hebrejt, ta them une.
    Nje grup femrash ne amerike donin te ndryshonin fjalen History ne Herstory. Imagjinoni se cbehet, se ku shkon mendja e njeriut. Ka plot fjale qe revolucioni femror postmodernist do te ndryshoje. Me kte vetem sa fut ne krize veten dhe konceptimin mbi boten sepse asgje sdel ne drite. Mekanizmat qe rregullojne marrdheniet shoqerore jane te vendosur tashme. Nesi ti do te ndryshosh emrin e nje makine Fiat e ta besh Mercedes beje askush ste ndalon vecse merr ne qafe veten sepse mund te perfundosh ne ndonje kanal.
    Mendoj se askush ska thene qe ehste mire me qene nje prerje, madje Tocqueville thoshte qe principi i shumices, baza e demokracise, vret cdo pluralizem identitetesh,. Ai flet per tiranin e mazhorances.
    Une them, le ti lem luftrat mes gjinive, mes te njejteve, mes te shtypurve nese do, Le ti lem te qarat poetike, sic shprehej Platoni kunder Homerit dhe perendive. Duhet bere nje lufte ne mase kunder objektit ku rrahin vendimet dhe jo duke protestuar per subjektin ndaj te cilit vendimi apo padrejtesia eshte bere( femer apo burre, apo alektrcist, hidraulik, rrepist). Pra duhet luftuar ne grup dhe jo te ndar. Duhet emancipuar duke lene pas cdo ndryshim te paperfillshem qe na ndajn( te tipit: dikush ka me teper muskuj se tjetri). Nese levizjet studentore do ishin bashkuar me ato te punetorve imagjinoni se cdo ksihte ndodhur, do ishte permbys cdo sistem. Nese burrat do kishn dal bashke me grate me protestu pro abortit apo divorcit do ishte bere nami. Dhe pse dolen vetem grate dhe gjithsesi u arrit qellimi ( flas ne Itali).
    Xixe gjithmone kush ka pushtetin ben te drejten, ne cdo shoqeri si pasive ashtu dhe aktive. Shoqeri aktive eshte ajo qe merr pjese ne politike nepermejt perfshirjes ne shprehjen e preferencave dhe jo ne luften e klasave. Nese ti do merr ca gra, aq sa duhen, mblidh firmat dhe shko e paraqit nje projekt ligj bashke me i deputete femer qe te arrish te drejtat e tua. Pse nuk e ben meqe mendon se jeton ne nje shoqeri aktive?

  10. Man on the Moon Says:

    Me beri shume habi kjo qe thote Alfred

    Nje grup femrash ne amerike donin te ndryshonin fjalen History ne Herstory. Imagjinoni se cbehet, se ku shkon mendja e njeriut.

    Alfred, pse mendon se nje grup femrash perfaqson te gjitha femrat? Ku e di une, nje grup meshkujsh vrasin e djegin qytetin per nje ndeshje futbolli por nuk mendon qe perfaqsojne te gjithe meshkujt. Je ti i pare qe i sheh gjerat e filtruara.

  11. Alket Bushi Says:

    PËRTEJ SË MIRËS DHE SË KEQES
    Preludi i një filozofie të së ardhmes

    (Nga Friedrich Nietzsche)

    232.
    Gruaja dëshiron të bëhet e pavarur dhe për këtë qëllim fillon t’u sqarojë burrave idetë për “gruan në vetvete”: kjo gjë është pjesë e përparimeve më të këqia të shëmtimit të përgjithshëm të Europës. Pra kjo gjë duhet t’i bëjë të dalin në dritë këto përpjekje të trasha me karakter shkencor femëror dhe vetëzhveshje. Gruaja ka në këtë mënyrë shumë arsye për turp: tek gruaja janë fshehur aq shumë elementë pedantizmi, cektësie, shitmendjeje, aq mendjemadhësi e ngushtë, mospërmbajtje dhe paturpësi e ngushtë (të shqyrtohet qoftë edhe vetëm marrdhënia e saj me fëmijët saqë deri më sot, në fund të fundit, janë shtypur dhe ndalur në mënyrë të përsosur nga frika e burrave). Mjerë nëse vetëm “mërzia e përjetshme e gruas” (me të cilën ajo është e pasur!) mund të guxonte të bënte përpara! Mjerë nëse do të harronte plotësisht dhe në fillim urtësinë dhe artin e saj, që është ai i hijeshisë, i lojës, i aftësisë për të përzënë shqetësimet, të lehtësimit dhe të të marrurit lehtë të gjërave, të harronte aftësinë e saj të hollë për të ngjallur dëshira të këndshme! Që tani kanë filluar të ngrihen zëra femërorë që (për Shën Aristofonin!) të fusin frikën: me saktësi mjekësore kërcënohet ajo që si gjë e parë dhe të fundit gruaja do nga burri. A nuk të lë shije të keqe që gruaja përpiqet të bëhet shkencëtare në këtë mënyrë? Deri më sot, për fat të mirë, sqarimi i gjërave i përkistë burrit, ishte dhunti e burrit: në këtë mënyrë ngelej “midis njerëzve të afërt”; dhe së fundi, me të gjitha ato që gratë shkruajnë “për gruan” mund të jemi shumë mosbesues për faktin që gruaja dëshiron të dijë më shumë për vetveten, dhe që mund ta dëshirojë… Në qoftë se me këtë gruaja nuk kërkon zbukurime të reja (megjithatë unë mendoj se zbukurimi është pjesë e natyrës së përjetshme femërore) atëherë do të dojë të ngjallë frikë për veten, ndoshta me këtë do të dojë pushtet. Por nuk do të vërtetën. Ç’rëndësi ka për gruan e vërteta? Që nga fillimi asgjë nuk është më e huaj, më e neveritshme dhe armiqësore për gruan sesa e vërteta: aftësia e saj e madhe është gënjeshtra, shqetësimi i madh për pamjen e jashtme dhe bukurinë. Ta pranojmë ne burrat: tek gruaja ne nderojmë dhe duam pkërisht këtë aftësi dhe këtë instikt; ne që e kemi të vështirë dhe që për ngushëllimin tonë shoqërohemi me kënaqësi me krijesa nën duart, para vështrimeve dhe marrëzive të vogla të të cilave serioziteti ynë, rëndësia dhe thellësia jonë na duken pothuajse një marrëzi. Së fundi unë pyes: a e ka pranuar vallë gruaja thellësinë e një mendjeje femërore, drejtësinë e një zemre femërore? Dhe a nuk është vallë e vërtetë që, në vija të përgjithshme, “gruaja” deri më sot ka qenë përçmuar mbi të gjitha nga vetë gruaja, dhe patjetër jo nga ne? Ne burrat dëshirojmë që gruaja të mos vazhdojë të përlyhet me sqarimin e gjërave, siç qe maturi mashkullore dhe mbrojtje ndaj gruas kur kisha shpalli: mulier taceat in eccelsia! (Shënim i përkthyesit: frëngjisht – Gruaja të heshtë shumë!) Qe në të mirë të gruas që Napoleoni i la të kuptonte deri dhe fjalëshumës Zonjë de Stal (Shënim i përkthyesit: Zonja de Stal (1766 – 1817) – shkrimtare franceze.): mulier taceat in politicis! (Shëni i përkthyesit: frëngjisht – Gruaja të heshtë në politikë!) Dhe unë sot mendoj se është një mik i vërtetë i grave ai që sot grave u thotë me zë të lartë: mulier taceat de muliere! (Shënim i përkthyesit: frëngjisht – Gruaja të heshtë nga gratë!)

    233.
    Kur një grua imiton pikërisht Zonjën Roland (Shënim i përkthyesit: Pauline Roland (1805 – 1852) – veprimtare në lëvizjen për emancipimin e femrës në Francë.) ose Zonjën de Stal apo Zotin Zhorzh Sand (Shënim i përkthyesit: Zhorzh Sand (1804 – 1876) – shkrimtare franceze.), kujton se me këtë veprim mund të tregojë diçka të mirë të “gruas në vetvete”, ajo zbulon prishjen e intikteve, pa marrë parasysh faktin që zbulon shijen e keqe. Midis burrave tri të sipërpërmendurat janë tri gra qesharake në vetvete dhe asgjë më shumë! Dhe këto janë pikërisht arsyet më të mira kundër emancipimit dhe pavarësisë së gruas.

    234.
    Marrëzia në kuzhine, gruaja si gjellëbërëse, mendjelehtësia e tmerrshme me të cilën përkujdeset për ushqimin e familjes dhe të të zotit të shtëpisë! Gruaja nuk kupton se çfarë do të thotë ushqim dhe dëshiron të jetë gjellëbërëse! Në qoftë se gruaja do të ishte një krijesë që mendon, si gjellëbëresëse prej mijëra vjetësh, do të kishte zbuluar me kohë të dhënat më të rëndësishme në lidhje me fiziologjinë, ashtu siç do t’i duhej, pra, të përvetësonte edhe artin e të shëruarit! Evolucioni i qenies njerëzore është ndaluar sa s’ka ku të vejë më dhe është dëmtuar shumë keq nga gjellëbërëset e këqia, nga mungesa e plotë e arsyes në kuzhinë; edhe sot gjendja nuk është përmirësuar. Një bisedë për vajzat e familjes.

  12. loer kume Says:

    hahahaha, alketo, i madh je :P:P

  13. xx Says:

    mire nicja qe shkruante perpara nje shekulli e gjysme, po ju?
    ju jeni shoket tane, te dashurit tane, deri ne piken ku ju ndaleni sepse s’dini e s’doni te vazhdoni me tej. e bukura e koherave ku jetojme eshte qe ne mund te vazhdojme me tej, me shoke te tjere, partnere te tjere.

  14. Alket Bushi Says:

    Me tej? Cfare ka me tej? Me tej me sa duket ka nje njerezim uniseks… “Disa krijesa, te cilat jane perjshtime te medha, kane shijen e keqe te hiqen si rregull.” Nese je nje perjashtim, sillu dhe pretendo si perjashtim, me siper flitet per ate qe eshte dhe ndodh si rregull, keshtu ka ndodhur dhe do te ndodhe perjetesisht. Ky njeri ka teper te drejte, edhe pse ka shkruar para nje shekulli e gjysem, ai eshte ende i parakohshem. Sado e bukur dhe e drejte te jete nje ide ne vetvete, po nuk pati nje mbeshtetje natyrore per te, eshte e kote, ajo mbetet utopi. Barazia mes gjinive eshte utopi, nuk duhet ndryshuar asgje nga ajo qe ndodh ne thelb mes tyre, dhe, ta themi shkoqur, natyra i ka pajisur femrat me me shume arme ne luften e perjetshme mes sekseve, pavaresisht se ato ankohen me shume. Mashkulli do te pushtoje dhe pike! Femra do te pushtohet dhe pike! Gjithshçka shkon per mrekulli!
    Tani dua te sqaroj diçka teper te rendesishme. Citoj veten: “Kriteret e vlerave që instikti mashkullor ka krijuar dhe me të cilat i imponohet botës ushtrojnë mbi femrat një trysni të pallogaritshme, aq sa në mënyrë të pafalshme mjaft femra që nuk e zotërojnë të fortë instiktin femëror e masin veten me kutin e këtyre vlerave. Njeriu “ideal”, duam apo s’duam ta pranojmë, është i përfytyruar si mashkull, gjë që s’është aspak e vërtetë. Njeriu “ideal” mund të jetë fort mirë edhe femër, veçse e gjykuar nga kritere vlerash krejt të ndryshme.” Ketu eshte problemi! Femrat me intelekt te zhvilluar kane rrezikun te bien ne kete gabim, ta masin vleren e tyre njerezore me kriteret mashkullore qe, ta themi kalimthi jane “forca”, “guximi”, “qendrueshmeria”, etj. Te kalojme pak tani nga “kampi” i femrave: ato as qe duhet t’i honepsin keto kritere vlerash dhe te mos ndihen aspak keq qe nuk i permbushin dot ato. Cdo femer e ka te shkruar ne gjak filozofine e vet, nuk eshte e nevojshme t’ua mesoje ndonje filozofi feministe, madje kam bindjen qe nje filozofi feministe eshte e pamundur per arsyen se ne momentin qe do te proklamohej, do te humbte efektin, pasi ajo eshte nje filozofi e fshehtesise, e misterit. Meshkujt po, kane nevoje per filozofine, sepse ata kane krijuar pertejnatyren dhe, per te mbajtur ne kembe pertejnatyren, pra ate qe eshte krijuar pertej kafshes tek njeriu, duhet kultivim, duhen prijes, duhen ide dhe pikepamje themelore. Kurse femrat, kur sundojne, sundojne ne heshtje, me nje mizori te papershkrueshme, duke vene ne loje (me te drejte ne raport me ate qe do natyra) gjithçka eshte mashkullore. Si perfundim po citoj serish Musteqen: “A e keni kuptuar pergjigjen time se si “kurohet”, se si sherohet nje grua? Nese behet me femije. Gruaja ka nevoje per femije, mashkulli eshte gjithnje vetem mjeti. Keshtu foli Zarathustra.”

  15. Master Says:

    Jam dakord me XX. Zoti Niçe flet per nje periudhe te vdekur, te kaluar. Raporti midis sekseve sot ka ndryshuar, e s’mund te kuptojme fenomenin e sotem me idete e djeshme.

  16. xx Says:

    “Nietzsche, Peter Altenberg, Dostoievsky, or whoever it was they had just been reading, would have to make the best of it, left lying on the floor or on the bed when they were no longer needed and when the current of talk would not suffer the petty interruption of putting them back tidily in their places. The overweeningness of youth, which finds the greatest of minds only just good enough to be made use of ‘as desired’, now appeared to him quaintly endearing. He tried to remember the talks they had had; but they were like dreams, as when in wakening one just catches the last vanishing traces of one’s sleeping thoughts. And he reflected in mild astonishment: ‘When we made assertions in those days, it was with another purpose besides that of being right – and that other purpose was our own self-assertion!’.
    Ky citim sigurisht me fut edhe mua ne vorbullen e vet kritike.

  17. Alket Bushi Says:

    Kam nevoje per perkthimin e pjeses se mesiperme, kerkoj ndjese xx!

    Dua te sqaroj nje here e mire qe une ketu nuk diskutoj, une ketu flas per vezhgime ne thellesi per te cilat nuk gjej dot kollaj dialogues te mire, aq me pak mes femrave.

    Master, sa per “ndryshimin” e marrdhenieve midis sekseve jam dakord qe kane ndryshuar, por ka ndryshuar forma, instiktet jane po ato ne thelb. Aty ku ka ndryshuar shume (si raste te shkeputura prej te pergjithshmes flas) ka padiskutim prishje instiktesh, ose ka krijesa qe qysh prej gjenetikes nuk jane te percaktuara mire se cila gjini mbisudon tek ta (meqe tek te dyja gjinite flene te dyja gjinite, por qe krijesa te jete e shendetshme, duhet te udheheqe njera brenda tij). Ne gjendjen e natyres meshkujt e feminizuar dhe femrat e mashkullorizuara do te zhdukeshin prej ligjit te Seleksionimit, por sot ky ligj vepron shume me pak prej zhvillimit te kultures sone, e cila eshte bere krahasimisht e bute dhe e “kujdesshme” me te dobetit, me “perjashtimet”. Mund te shihni “revanshin” mediatik te femres ne bote dhe mund ta vereni fare mire qe eshte ne udhen e duhur te instiktit femeror, per fat te mire, nje revansh hiresh femerore, para te cilave mashkulli ndihet mjaft i sfiduar…

    Tani le te bejme pak ekonomi sociale: Musteqja thoshte se “çdo popull qe ka fituar njefare rendesie dhe lartesie ne histori e ka fituar sepe ka arritur te krijoje nje kulture meshkujsh”. Kudo ku feminizmi merr terren, tregon se vitaliteti dhe aftesia krijuese e atij populli eshte ne renie, prijet femerore nuk jane ato qe krijojne dhe ngrene lart boten, feminizmi terheq per poshte, drejt dobesise (krishterimi eshte vetem nje forme aplikimi i feminizmit tek meshkujt e trullosur si prej nje droge, po ashtu si te gjitha fete dekadente). Nuk perben aspak kundershtim fakti qe kultura ku mbisundon mashkulloriteti eshte e ashper dhe fataliste, natyra vete eshte e tille, nuk mund te çrrenjosim instiktet vetem sepse ato kane budallalleqe dhe shkaktojne deme, ne duhet vetem t’i sherojme dhe zbukurojme ato. “Dikur, per shkak te budallallekut ne pasione, i shpallej lufte vete pasionit. Nuk pyetej si mund te zbukurohet, si mund te hyjnizohet nje pasion. Praktika ishte teper e thjeshte: “tredhja”. Por ne nuk i admirojme me dentistet qe na i shkulin dhembet vetem qe ato te mos na dhembin me”. Natyra ua ka dhene femrave prirjen per paqe dhe dobesi sepse ato kane detyre baze riprodhimin, jane pergjegjese te vazhdimesise se jetes, kurse meshkujt lindin dhe vdesin psikologjikisht unike, te vetem, ndjenja e atesise eshte e krijuar, nuk eshte aspak natyrore per ta, prandaj ata arrijne deri ne çmenduri me guximin e tyre. Femra psikologjikisht e shperndan “veten” neper bote me ane te femijeve te saj, “tentakulave” te saj. Prej ketu rrjedh ndarja e madhe e psikologjise se dy gjinive, gje qe sjell rrjedhoja jo pak te ndryshme ne menyren se si e koncepton jeten, se çfare deshiron, se si e jeton jeten secila gjini tipikisht.

    Dhe, qe te mos ndiheni mjaft te “perparuar” ne idete tuaja bashkekoheore, me populizmin e ceket modern, po ju them qe njeqind vjet ne zhvillimin e kultures njerezore jane nje vogelsi, ndryshimi i formes jep iluzionit sikur gjerat kane ndryshuar shume. Tani per tani Musteqja u flet vetem me te ngriturve, ndoshta pas njemije vjetesh do u flase thuajse te gjitheve. Eshte ende koha e individit!

  18. hahahaha Says:

    hahahahahahaha kjo zoti nice ishte e madhe fare. ti e meritoke emrin master.

  19. loer kume Says:

    djema, sikur nice e shopenhaur te jetonin ne ditet e sotme, fantazoni pak se c mund te ndodhte???

    nice ulet te shkruaje, kur i vjen nje video call ne iphone,
    oh, zoti nice, kam lexuar nje liber tuajin, me eshte dukur interesant, do flasim pak bashke?
    po ik moj me ler rehat.. hmm, shih kjo, vjen e me shqeteson kot se koti (sapo pa imazhin video nderkohe) nga po flet?
    nga samoa, kam ardhur me pushime ne nje plazh ketu, sa e mbarova librin tend…
    po mire…
    shume fantastik, idete e tua mbi femren jane mese te verteta, ajo eshte bre pr ti sherbyer burrit…
    po disi ashtu eshte… c moshe ke timoj vajze?
    19 zoti nice…
    mos me quaj zoti… paske nje shtat shume te derdhur te epokes se fidias … nese do te te shihte ai do sherbeje si model per heren, edhe pse pakez me lekure te erret…
    cfare eshte kjo zoti.. me fal, nice?
    hic hic asgje, lere, po thoja qe te ka nxire shume dielli…
    vertet? te pelqen lekura ime? po jam shume e merzitur se fundshpina nuk me ka mare mire diell ngaqe isha duke lexuar librin tuaj dhe pozicioni me i mire per tu perqendruar ne ato gjera madheshtore ishte ulur ndenjurazi.. ja shihe.
    hmmmm, mire moj ajze mire, ti c ben aty vetem ke te dashur?
    jo zoti nice, s me pelqen te shoqerohem me djelmurina… dua te njihem me burra te pjekur qe dine si funskionon bota..
    hmmm…
    zoti nice nuk te dhembin ato mustaqe qe po i shkul aq fort? nice, kam nje ide, ku po rri ti tani? ne zvicer? pooo, po pse nuknisesh per ketu? te siguroj qe do kenaqesh…
    po jo moj vajze c thua..
    po hajde hajdeee
    po jo moj se
    po te premtoj qe nuk do zhgenjeheeesh..
    po jo pra se me duht te shkruaj sa u ula
    po hajde se mbase te frymezon floku im per te shkruar per shatrivanet e nates…
    po lere tani se sa te marr aionin une,
    jo kam kontrolluar nderkohe qe flisja me ty, ka nje linej low cost qe niset pas tre oresh nga gjeneva…
    po aman moj vajze mos me leviz, do shkruaj kete vepren e madhe, agu i mengjesit quhet dhe dua qe..
    do ta shohesh agun e mengjesit ketu ne samoa, do ta shohim bashke, e ndryshe do te te duket me sy te lodhur e me qesa poshte nicush lepurush..
    hmmm
    lerimustaqet po nisu…
    erdha pra, mbase shkruaj ndonje gje ne klimen fantastike te samoas….

    klime fantastike lesh, aty esht enej vape e tmerrshme, nice shkroi lesh, kush kishte kohe, dhe agu i mengjesit iku per lesh gjithashtu.. ja c ben femra more trima🙂 mos mbivendosni ne dskutime te 21shit, njerez te 18tes. s kane lidhje me argumentin.

  20. Alket Bushi Says:

    …dhe keshtu Niçja perfundoi ne Samoa. C’beri thoni ju? T’i futi nje te pershkruar vajzes rrenje e dhemballe aq sa beri xheloz edhe Tolstoin qe nga lart, iu prish humori humori te shkretit, kishte besuar se askush nuk do te undte te pershkruante me imtesisht se ai. E keshtu pershkrim pas pershkrimi arriti ne perfundimin se ishte ajo femra qe kerkonte, “Femerorja e Shenjte”. E mbertheu entuziasmi dhe u ul te shfletonte me ore te tera per t’u rikthyer ne dijenite e niveleve te meparshme qe te kuptonte se c’duhej bere me tej. Me ne fund e gjeti! Lexoi diku ne nje novele fiorentine qe “gruaja e mire dhe gruaja e perdale do dru”. Si fillim duhej gjetur druri. Prane gjendej nje pyll. Doli Niçe para pyllit dhe mbajti nje fjalim te gjate e ngadhenjyes derisa ne sfond u duk tek vinte me kembet e veta nje alamet druri ne forme zdapi. Rrembeu drurin si i nderkryer dhe u nis vetetimthi drejt femres se jetes se tij. U la, u kreh (edhe mustaqet), lidhi nje fiongo bukur pas drurit dhe iu paraqit zonjushes me drurin ne dore, uli njerin gju ne toke dhe tha solemnisht:
    – Kjo eshte nje dhurate per ju, zonjushe!
    – Ah! – ia beri vajza e befasuar. – E çuditshme!… C’kuptim ka nje dhurate e tille?… Duhet te jete… duhet te jete teper e thelle… por..
    – Po! – gati sa s’thirri Niçe. – E thelle eshte dashuria ime! Ja, kjo dhurate e deshmon!
    – S’e besoj!… Ti… nje njeri kaq i madh te dashurohesh… me… mua?… S’e besoj!
    – Te betohem per ate Zot qe eshte e vertete, une te dua!
    – Pfff! – ia beri vajza me perçmim. – Zoti ka vdekur!…

    (vijon ne komentin tjeter, nga dikush tjeter…)

  21. xx Says:

    me vjen mire qe te pakten keni njeri-tjetrin🙂

    por me duhet te nxjerr nje siklet (tipik femeror ky tipar): nuk thuhet ‘rrenje e dhemballe’, thuhet ose ‘rrenje e dege’, ose ‘dhembe e dhemballe’.

  22. Alket Bushi Says:

    Po po, thuhet, thuhet edhe ajo qe thua ti (jo ne kontekstin e fjalise me siper), por thuhet edhe kjo qe kam thene une, pyet ndonje dentist, ose ndonje dhemb-semure se sa shume i dhemb rrenja e dhemballes…

    P.S.: Fakti qe gjurmon gabimet e dikujt, tregon qarte se ai tjetri, sipas teje, gabon rralle…

  23. xx Says:

    alket ti merre si te duash. ashtu sic e shoh une, argumentet e tua (dhe jo vetem te tuat) me duken kaq te renda sa me vjen zor t’iu pergjigjem ne menyre direkte, por kam detyrimin te bej me dije se i lexova.

    sa per shprehjen, mund te bejme muhabet sa te duash, sadoqe une tashme i kam ca pritshmeri per qendrimin tend te palekundur. nje shprehje e tille, e perdorur ne menyren sic e perdore ti dhe si perdoret zakonisht, ka kuptimin ‘ta njohesh apo germosh dicka apo dike ne menyre teresore’, dhe teresia del e qarte tek ‘rrenje e dege’ dhe ‘dhembe e dhemballe’ kurse tek ‘rrenje e dhemballe’, pervec imazheve te dentistit, s’del ndonje perfytyrim tjeter. kam edhe nje hipoteze, qe ‘rrenje e dhemballe’ mund te jete perdorur ne nje teater popullor dhe nepermjet citimeve te shumta eshte ngulitur ne shqipen e sotme.

  24. xx Says:

    dhe nje sqarim se harrova: rrenja eshte pjese e dhemballes, ‘me rrenje e dhemballe’ e perfshin rrenjen 2 here🙂

  25. xx Says:

    dhe nje te fundit fare: nga hulumtimet me del se ‘me rrenje e me dhemballe’ ekziston si shprehje legjitime. kerkoj te falur per gabimin. ja e mesova dhe sot nje gje.

  26. Alket Bushi Says:

    Mire xx, nese do me thonin shume njerez se ato qe them apo citoj une jane gjera qe eshte turp t’i thuash, apo jane te demshme, une do e mbyllja gojen. Gjuha me zgjidhet kur degjoj “te verteta” qe une nuk i besoj ngaqe tashme i kam zhveshur nga joshja e tyre vete-vertetuese dhe, kur flas per nje gje, kam mesuar te ngrihem mbi veten sa me shume qe mundem, ndryshe do isha nje subjekt i thjeshte. Mund te veresh edhe goditje te meshkujve tek komentet e mia, madje ata goditen me shume sepse u mvishen si detyrim pergjegjesi me te veshtira, kurse per femrat une propozoj nje reduktim dhe drejtim tjeter (kete drejtim vetem femrat vete mund ta gjejne) te synimeve qe eshte ne mode te kene sot femrat e kulturuara. Gjithsesi, po te marrim si shembull nje femer “ne karriere”, qe le femijen e vet ta ushqeje me qumesht nje dado, gje qe me duket diçka krejt e papertypshme, modernizmi duket si stil i jetuari armik me jeten. Kurre me shume se sot nuk ka qene e nevojshme thirrja per “kthim ne natyre”, (apo “kthim ne natyrshmeri”, qe te mos keqkuptohet)! Me kaq po e qep. Gjithe te mirat!

  27. loer kume Says:

    dhe te mendosh qe tere ky diskutim dentistesh behet ne syrin tim🙂

  28. xx Says:

    une prisja te pakten nje buzeqeshje per gabimin dhe pranimin e gabimit nga ana ime.

    sa per kthimin ne identitet, ti qofsh alket qe e dike kaq mire c’eshte natyra e njeriut. sepse keto kohe njerezit vuajne nga dyshimet dhe jane te rralle ata qe jo vetem e dine c’jane vete, por edhe c’jane te tjeret, ne ‘natyrshmeri’.

    e kuptova tani pse vazhdoj te replikoj, mgjs me duken ‘te tmerrshme’ ato qe thua: ke nje perqasje te bute, pavaresisht betonit te argumentit.

    prandaj po te ngacmoj edhe pak ne lidhje me natyren e femres dhe qumeshtin e gjirit. s’e di c’ke ndermend kur thua ‘modernizimi’, por mosdhenia e gjirit nga nena nuk eshte ndonje fenomen qe ka lindur me femren ne karriere. besoj te kujtohet ‘madame bovari’. po shtoj edhe njohuri qe vijne nga antropologjia qe tregojne se ne lashtesi, ne menyre te ngjashme me shoqerite primitive sot, femrat shpesh i kane ndare punet mes njera-tjetres, sidomos perkujdesjen dhe ushqimin e te vegjelve, dhe ne varesi te rastit edhe ushqimin me gji.

  29. xx Says:

    loer, e rendesishme eshte qe dentisti dhe syri i tij u perfytyruan :p

  30. loer kume Says:

    heheh! tu fal gabimi xx😛
    nuk, ka njeri ne bote pervec alketit, qe te besoje qe ka njeri tjeter ne bote pervec ricky martin qe ne pranine e nje femre te bukur e ftuese ne samoa te kerceje, kendoje apo te shkruaje nje liber :)))))
    ajo c ka desha te shprehja me rrefimin tim te vockel parodik, ishte qe kohet kane ndryshuar, s mund te drejtohemi me nga homeri psh, per te percaktuar nje rend social epik, ashtu si s mund te referohemi te nice, shopenhauer per te folur per femren, ashtu si s mund te sorrollatemi rreth freud per te analizuar njeriun.
    nje fjale e urte popullore, thote; ruajuni njeriut qe ka lexuar vetem je liber ne jete.
    _____ alket, mos u bej i rrezikshem😛
    e mos devijo insinuaten e krijimit tim duke e cuar aty ku do ti. nice nuk shkruan per ate vajzen, ndaj lere si muhabet, ishte burre me mustake ai🙂
    ej une ne thelb e di qe ti thjesht do debat, se nuk je aq radikal sa do te dukesh😉
    xx, kohet e reja u perkasin femres, pushteti eshte i teri i saj.

  31. loer kume Says:

    ju pershendes me anasjellen😛

  32. Alket Bushi Says:

    Per xx: Nuk reagova ndaj pranimit te gabimit pasi nuk eshte ne shijet e mia te shkrihem nga kenaqesia kur te tjeret gabojne, por çeshtjeza u zgjidh, s’kisha ç’te shtoja. Sa per gjirin: mos e shih aq ngushte, po flisja jo per raste sporadike, por kur tere femijerine femijen e mban nje femer tjerer, po flisja per humbjen e sensit te rolit qe femra ka ne jete (mos u merakos se edhe shume meshkuj e kane humbur sensin e rolit te tyre). Do te thoja jo “beton”, por “mermer” per argumentet e mia, une keshtu jam mesuar te shkruaj. Pastaj, duke qene se nuk eshte e mundur qe ne disa rreshta te permbledh gjithe ate qe mendoj mbi nje çeshtje, me duhet t’i ngjesh se tepermi mendimet, aq sa duket sikur fjalite gati thyhen nga pesha e idese (qofte edhe e gabuar kjo ide). Gjithsesi une nuk pres te me perkedhelin kur vete gjuaj me top, komentet e mia ketu nuk mund te bejne perjashtim nga ajo qe kam marre persiper te bej, gje qe ju besoj e dini tashme.

    Per Loerin: Vazhdimin e bera per humor Loer, duket qarte se je mesuar qe te flas teper seriozisht dhe nuk e pertyp kollaj humorin tim. Tjeter: kjo koha jone paska mbire nga hiçi Loer, nuk paska fare ne te shkuaren perngjasime me natyren e njeriut te sotem aq sa gjithkush qe ka shkruar me pare nuk i flitka fare te sotmes? Tjeter eshte te tregosh se si eshte njeriu sot, dhe tjeter eshte te thuash se si duhet te jete. Une flas me shume per kete te dyten, dhe e aplikoj perdite edhe tek vetja. Une nuk jam ne shume gjera qe bej dhe jetoj nje njeri modern (qe ta kuptoni kete njeriun modern, fillon me Revolucionin Francez, te drejtat e njeriut e keshtu me rralle). Dhe nuk kerkoj aspak te dukem, kjo eshte gjeja e fundit per te cilen mund te me akuzojne, keto mendime qe shpreh jane pikerisht ato qe mendoj me veten, pse dreqin nuk besohet se ka njerez te çilter? Pastaj nohja ime priret nga thelbet, hollesirat nuk me interesojne, hollesiart e veta i percakton gjithkush me veten e vet. Sa per kohet e reja qe i perkasin femres, mire, po e pranojme si sllogan per t’u bere qejfin atyre, qe te ndihen mire. Nese pastaj eshte vertete keshtu, atehere duhet te na vije keq per veten Loer, na ka qelluar te jetojme ne nje epoke dekadence. Ne kete rast duhet thene ajo qe thote Zarathustra: “Arratisu or mik ne vetmine tende!”

    “Te kuptosh, e ka thene Balzaku, ky ambicioz tipik, do te thote te arrish, te barazosh.” (Musteqja)

  33. Alket Bushi Says:

    (Me kete pjese permbyllese nga “Ecce homo” une po “arratisem ne vetmine time”, nuk kam qejf te them asgje me shume per kete njeri, njeriut me te madh qe ka ekzistuar ndonjehere.)

    Përse unë jam një i paracaktuar

    1.

    Unë e njoh fatin tim. Një ditë emrit tim do t’i bashkëngjitet kujtimi i diçkaje të jashtëzakonshme, i një krize që nuk është parë kurrë mbi tokë, i një përplasjeje ndërgjegjesh, i një vendimi të drejtuar kundër gjithçkaje që deri tani është besuar, përkrahur, shenjtëruar. Unë nuk jam njeri, jam dinamit. – Dhe, me gjithë këto, te mua nuk ka asgjë të ngjashme me themeluesit e feve – fetë janë punë plebejsh, unë ndjej nevojën të laj duart pas kontaktit me njerëzit fetarë… Unë nuk dua “besimtarë”, mendoj se jam tepër shpirtlig për të besuar tek vetja, nuk u flas kurrë masave… Kam një frikë të tmerrshme se mos një ditë do të më quajnë shenjt: e merrni me mend përse e botova qysh më përpara këtë libër, ai duhet të pengojë që të bëhen abuzime mbi mua… Nuk dua të jem një shenjt, do të më pëlqente më shumë të isha një palaço… Ndoshta unë jam palaço… E megjithatë – apo më mirë, jo megjithatë, sepse deri tani nuk ka pasur asgjë më gënjeshtare se një shenjt – me gojën time flet e vërteta. Por e vërteta ime është e tmerrshme: meqenëse deri tani është quajtur e vërtetë gënjeshtra.
    Shndërrimi i të gjitha vlerave: kjo është formula ime për një akt refleksioni të thellë të njerëzimit mbi veten e vet, që te mua është bërë mish e gjeni. Fati im dëshiron që unë të jem njeriu i parë i çiltër, që unë të shfaqem në kundërshti me karakterin e gënjeshtërt të mijëvjeçarëve… Unë e zbulova i pari të vërtetën, për faktin se unë i pari e konsiderova gënjeshtrën si gënjeshtër – e nuhata si të tillë… Gjenia ime gjendet tek flegrat e hundës… Unë kundërshtoj siç nuk është kundërshtuar kurrë, dhe megjithatë jam i kundërti i një shpirti mohues. Unë jam një lajmëtar i gëzuar, njoh detyra aq të larta saqë sot mungon çdo ide për një lartësi të tillë; vetëm duke filluar nga mua ka përsëri shpresa. Me gjithë këtë, unë jam domosdoshmërisht edhe njeriu i fatalitetit. Sepse, kur e vërteta të hyjë në luftë me gënjeshtrën e mijëvjeçarëve, do të ketë rrënime, përpëlitje tërmetesh, zhvendosje malesh e luginash ashtu si askush nuk e ka ëndërruar kurrë më parë. Atëherë, koncepti i politikës do të kalojë në një luftë shpirtrash, të gjitha strukturat e pushtetit të shoqërisë së vjetër do të hidhen në erë – sepse ato të gjitha mbështeten mbi gënjeshtrën, do të ketë luftëra siç nuk ka pasur kurrë mbi Tokë. Vetëm duke u nisur nga mua do të ketë mbi Tokë një politikë të madhe.

    2.

    A doni një formulë për një të paracaktuar të tillë që bëhet njeri? Ajo gjendet tek Zarathustra im:
    “Dhe kush dëshiron të jetë krijues në të mirë e në të keq, duhet më përpara të jetë një asgjësues dhe shkatërrues vlerash.
    Kështu e keqja më e madhe bën pjesë tek e mira më e madhe: por e mira më e madhe është ajo që krijon”.
    Unë jam njeriu më i tmerrshëm që ka ekzistuar ndonjëherë, por kjo nuk përjashton që unë duhet të jem dhe më mirëbërësi. Unë e njoh gëzimin e shkatërrimit në atë masë që është në përputhje me forcën time të shkatërrimit – në të dyja rastet, i bindem natyrës sime dionisiake, që nuk di të ndajë veprimin mohues nga pohimi. Unë jam imoralisti i parë: me këtë, jam shkatërruesi më i përsosur.

    3.

    Nuk më kanë pyetur – dhe duhet të ma kishin kërkuar – se çfarë do të thotë emri Zarathustra në gojën time, në gojën e imoralistit të parë: sepse ajo që përbën veçantinë e mrekullueshme të këtij persiani në histori është pikërisht e kundërta e imoralizmit. Zarathustra ishte i pari që shikoi në luftën e së mirës me të keqen, rrotën e vërtetë në lëvizjen e gjërave – zhvendosja e moralit në metafizikë, si forcë, shkak dhe qëllim në vetvete, është vepër e tij. Por kjo pyetje do të ishte në thelb një përgjigje. Zarathustra e krijoi këtë gabim fatal, moralin, pra duhet të jetë dhe i pari për ta pranuar këtë gabim. Ai jo vetëm ka provuar në këtë pikë përvojat më të mëdha e më të gjata se çdo mendimtar tjetër (e tërë historia është hedhja poshtë në mënyrë eksperimentale e tezës të të ashtuquajturit “rend moral i përbotshëm”), por më e rëndësishmja është kjo, që Zarathustra është më i vërtetë se çdo mendimtar tjetër. Doktrina e tij, dhe vetëm ajo, e konsideron vërtetësinë si virtytin më të lartë dhe kjo është e kundërta e ngathtësisë së “idealistëve”, e cila merr arratinë përballë realitetit. Zarathustra ka në trup më shumë guxim se të gjithë mendimtarët e marrë sëbashku. Të thuash të vërtetën dhe të gjuash mirë me shigjeta, ky është virtyti persian. – Më kuptuat?… Morali që nga dashuria për vërtetësinë mposht vetveten, moralisti që mposht vetveten për t’u shndërruar në të kundërtin e tij – në mua – këtë do të thotë në gojën time emri Zarathustra.

    4.

    Në thelb, fjala ime imoralist përmbledh në vetvete dy mohime. Para së gjithash, unë mohoj një tip njeriu që deri tani është konsideruar më i larti, njeriun e mirë, dashamirës, mirëbërës. Në rradhë të dytë, mohoj atë lloj morali që u vlerësua dhe arriti të mbizotërojë si moral në vetvete – moralin e dekadencës, apo për të folur më qartë, moralin e krishterë. Do të ishte e pranueshme ta quanim mohimin e dytë si më vendimtarin, sepse mbivlerësimi i mirësisë dhe dashamirësisë më duket, pak a shumë, një rrjedhojë e dekadencës, një simptomë e dobësisë, i papajtueshëm me një jetë rritëse. Mohimi dhe shkatërrimi janë kushte të pohimit.
    Pastaj unë qëndroj tek psikologjia e njeriut të mirë. Për të matur vlerën e një tipi njeriu duhet llogaritur çmimi që kushton ruajtja e tij, duhen njohur kushtet e ekzistencës së tij. Kushti i ekzistencës së njeriut të mirë është gënjeshtra, me fjalë të tjera, mos dashja me çdo kusht për të parë si është ndërtuar në thelb realiteti. Ai nuk është ndërtuar në mënyrë të tillë që të shkaktojë në çdo çast instikte dashamirëse, e aq më pak në mënyrë që të lejojë që duar dritëshkurtëra e dashamirëse të ndërhyjnë vazhdimisht. Të konsiderosh fatkeqësitë e çdo lloji si një kundërshtim në përgjithësi, si gjë që duhet ndaluar, është një niaiserie (Shënim i përkthyesit: Niaiserie – frëngj. budallallëk, gomarllëk.) e përkryer, dhe, në një shkallë më të lartë, është një mënxyrë e vërtetë në rrjedhojat e saj, një çudi budallallëku, pothuajse po aq sa do të ishte budallallëk dëshira për të ndaluar kohën e keqe nga mëshira për njerëzit e varfër… Në ekonominë e madhë të së tërës, gjërat e tmerrshme të realitetit (tek pasionet, dëshirat, tek vullneti për pushtetin) janë në mënyrë të pallogaritshme më të nevojshme se ajo formë e lumturisë së vogël të ashtuquajtur “mirësi”; duhet madje të jesh zemërbutë për t’i dhënë një vend mirësisë, meqë ajo ka për kusht gënjeshtrën e instiktit. Unë do të kem një rast të madh për të vërtetuar se çfarë rrjedhimesh shkatërrimtare ka pasur e gjithë historia e optimizmit, kjo krijesë homines optimi (Shënim i përkthyesit: Homines optimi – latin. njerëzit më të mirë.). Zarathustra, i pari që e kuptoi se optimisti është po aq dekadent sa dhe pesimisti, dhe ndoshta më i dëmshëm se ai, thotë: “Njerëzit e mirë nuk e thonë kurrë të vërtetën. Njerëzit e mirë ju tregonin plazhe dhe siguri të rreme; ju keni lindur dhe jeni fshehur në gënjeshtrat e të mirëve. Gjithçka ishte shtrembëruar dhe falsifikuar deri në fund nga njerëzit e mirë”.
    Për fat të mirë, bota nuk është ndërtuar nga ato instikte në të cilat të gjenin vetë lumturinë e tyre të ngushtë kafshët dashamirëse të kopesë. Të kërkosh që gjithçka të bëhet “njeri i mirë”, kafshë kopeje, krijesë me sy të kaltër, dashamirëse, “shpirt i bukur”, ose, siç dëshiron zoti Herbert Spenser (Shënim i përkthyesit: Herbert Spenser (1820-1903) – filozof anglez, përfaqësuesi më i shquar i pozitivizmit.), altruist, do të thotë t’i heqësh ekzistencës karakterin e saj të madh, të cungosh njerëzimin dhe ta ulësh atë në një kinezëri të mjerueshme. Dhe këtë u përpoqën ta bëjnë! Pikërisht kjo u quajt moral… Në këtë kuptim, Zarathustra i quan të mirët ndonjëherë “njerëzit e fundit”, ndonjëherë “fillimi i fundit”, po sidomos i konsideron si llojin më të dëmshëm të njerëzve sepse ata ekzistojnë po aq në kurriz të së vërtetës sa dhe në kurriz të së ardhmes.
    “Të mirët nuk mund të krijojnë: ata janë gjithnjë fillimi i fundit,
    ata e kryqëzojnë atë që shkruan vlera të reja mbi tabela të reja, ia flijojnë të ardhmen vetvetes, kryqëzojnë çdo të ardhme të njerëzimit!
    Të mirët… kanë qenë gjithnjë fillimi i fundit…
    Dhe cilido qoftë dëmi që mund të shkaktojnë shpifësit e botës, dëmi i shkaktuar nga të mirët është dëmi më i dëmshëm.”

    5.

    Zarathustra, psikologu i parë i njerëzve të mirë, është si rrjedhim një mik i njerëzve të këqinj. Kur një lloj njerëzish dekadentë është ngjitur në rangun e species më të lartë, kjo mund të ndodhë vetëm në kurriz të species së kundërt, të species së njerëzve të fortë e të sigurtë për jetën. Kur kafsha e kopesë shkëlqen në lavdinë e virtyteve më të pastra, njeriu që bën përjashtim duhet të ulet në shkallën e një njeriu të keq. Kur gënjeshtra do të kapë me çdo kusht me optikën e saj fjalën “e vërtetë”, njeriu që realisht thotë të vërtetën duhet të damkoset me emrat më të këqinj. Mbi këtë, Zarathustra nuk ka lënë dyshime; ai thotë që ishte pikërisht depërtimi i tij tek e mira, tek “më e mira” që i futi tmerrin nga njerëzit në përgjithësi, se ishte pikërisht kjo neveri e cila i rriti flatrat “për t’u lartësuar në të ardhme të largëta”. Ai nuk e fsheh që tipi i tij i njeriut, një tip relativisht mbinjerëzor, është mbinjerëzor pikërisht në krahasim me të mirët, që të mirët dhe të drejtët duhet ta quajnë djall mbinjeriun e tij…
    “O ju njerëzit më të lartë që syri im takoi, ky është dyshimi im mbi ju dhe qeshja ime e fshehtë: unë e mora me mend se ju do ta quanit djall mbinjeriun tim!
    Kaq të huaj jeni ju me shpirtin tuaj për madhështinë saqë për ju mbinjeriu do të ishte i tmerrshëm me mirësinë e vet…”
    Këtij hapi dhe asnjë tjetri duhet t’i referohemi për të kuptuar se çfarë do Zarathustra. Ky lloj njerëzish për të cilin flet ai, e koncepton realitetin ashtu siç është. Për të bërë këtë, ky lloj është mjaft i fortë; realiteti nuk është për të i huaj, i largët, por është ky lloj vetë, ai mban në vetvete gjithçka që kjo specie ka të tmerrshme dhe problematike – dhe vetëm në këtë mënyrë, njeriu mund të ketë madhështi…

    6.

    Po edhe në një kuptim tjetër kam zgjedhur fjalën imoralist si shenjë, dhe shenjë nderi, për mua. Jam krenar që kam këtë fjalë e cila më ngre përballë tërë njerëzimit. Askush deri më sot nuk e ka konsideruar moralin e krishterë si nën nivelin e vet. Për ta bërë këtë duhej një lartësi, një vështrim i largët, një thellësi psikologjike humnere, gjëra deri më sot të padëgjuara. Deri tani, morali i krishterë ka qenë Çirçeja e gjithë mendimtarëve – ata kanë qenë në shërbim të saj. – Kush para meje ka zbritur në shpellat nga të cilat përhapet afshi i helmatisur i këtij lloj ideali, i shpifjes? Kush ka guxuar edhe vetëm ta vinte në dyshim që ato ishin shpella? Në përgjithësi, kush mes filozofëve ka qenë para meje psikolog dhe, aq më tepër, edhe i kundërti i psikologut, pra një “ngatërrestar i madh”, një “idealist”? Para meje nuk kishte ende psikologji.
    Të jesh këtu i pari mund të jetë një mallkim, por, në çdo rast, është një paracaktim, sepse je edhe i pari që përçmon… Pështirosja për njeriun është rreziku im…

    7.

    A më kuptuat? Ajo që më përkufizon, ajo që më vendos mënjanë nga gjithë pjesa tjetër e njerëzimit, është se unë kam zbuluar moralin e krishterë. Për këtë, kisha nevojë për një fjalë që të përmbante domethënien e një sfide lëshuar të gjithëve. Të mos kesh hapur këtu më përpara sytë konsiderohet nga mua si gjëja më e fëlliqur që njerëzimi ka në ndërgjegje, si mashtrim i vetvetes i shndërruar në instikt, si vullnet sistematik për të mos parë gjithçka që ndodh, çdo shkakësi, çdo realitet, si falsifikimin në psikologji që shkon deri në krim. Verbëria përballë krishtërimit është krimi më i përkryer – krimi kundër jetës… Mijëvjeçarët, popujt, të parët si dhe të fundit, filozofët dhe plakat (përjashtuar pesë apo gjashtë çaste të historisë dhe mua si të shtatin) në këtë pikë janë të gjithë të denjë njëri për tjetrin. I krishteri ka qenë deri tani “krijesa morale”, një kureshti e pashoqe dhe, si “krijesë morale”, ka qenë edhe më absurdi, më i koti, më i lehti, më i dëmshmi për veten e vet nga sa mund të përfytyrohet, ai ka qenë përbuzësi më i madh i njerëzimit. Morali i krishterë është forma më e keqe e vullnetit të gënjeshtrës, Çirçeja e vërtetë e njerëzimit, ajo që e ka prishur atë. Ajo që më frikëson kur shikoj këtë nuk është gabimi si gabim, nuk është mungesa e “vullnetit të mirë” që ka zgjatur me mijëvjeçarë, mungesa e disiplinës, e dinjitetit, e guximit në çështjet e shpirtit që shfaqet në fitoren e gabimit, por është mungesa e natyrshmërisë, është gjendja krejtësisht e tmerrshme ku vetë kundërnatyra ka marrë nderet më të larta përsa i përket moralit dhe vazhdon të varet mbi njerëzimit me cilësinë e ligjit, të imperativit kategorik!… Është gjendja ku kjo proçkë u shtri jo në nivelin e individit, jo në nivelin e popullit, por të njerëzimit! Është gjendja ku u mësua të përçmoheshin instiktet parësore të jetës, ku u shpik një “frymë”, një “shpirt” për të dëmtuar trupin, ku kushti paraprak i jetës, seksualiteti, u mësua të shihet si diçka e papastër, ku në nevojën më të thellë për të lulëzuar, në egoizmin e ashpër (edhe vetë kjo fjalë është shpifëse!) kërkohet parimi i keq. Dhe anasjelltas, shenjat tipike të rrënimit dhe të kundërshtimit të instiktit, pra “mosinteresi” për veten, humbja e pikës tënde të rëndesës, “çpersonalizimi” dhe “dashuria për të afërmin” (mekja për të afërmin) shihen si vlerat më të larta. Ç’po them? Shihen si vlerat në vetvete! Si? Vetë njerëzimi qenka në dekadencë? Kështu ka qenë gjithnjë? – Ajo që është e sigurtë është se atij iu mësuan si vlerat më të larta vetëm vlerat e dekadencës. Morali i heqjes dorë nga vetja është morali i të perënduarit në mënyrën më të përsosur, është fakti “unë shuhem” i përkthyer në imperativin: “ju të gjithë duhet të shuheni”, dhe jo vetëm i përkthyer në imperativin, por më keq! Ky moral, i vetmi që u mësua deri tani, morali i heqjes dorë nga vetja, tregon një vullnet për të mbaruar, mohon jetën në themelet e saj.
    Këtu do të mbetej e hapur mundësia që nuk është njerëzimi në degjenerim, por vetëm ajo specie parazitare njerëzish, ajo e priftit, e cila e përdori moralin për t’u ngritur në mënyrë të gënjeshtërt si përcaktuese e vlerave për njerëzimin – që, te morali i krishterë, gjeti mjetin për të mbërritur tek pushteti… Dhe vërtet ky është gjykimi im: mësuesit, udhëheqësit e njerëzimit, të gjithë teologët, kanë qenë që të gjithë edhe dekadentë. Prej këtu rrjedh shndërrimi i të gjitha vlerave në një gjë armike ndaj jetës, prej këtu rrjedh morali… Përkufizimi i moralit: morali është idiosinkrezia e dekadentëve me qëllimin e fshehtë për t’u hakmarrë ndaj jetës – dhe me sukses. Unë i vesh vlera këtij përkufizimi.

    8.

    A më kuptuat? Tani nuk kam thënë asnjë fjalë që të mos jetë thënë pesë vjet më parë nga goja e Zarathustrës. – Zbulimi i moralit të krishterë është një ngjarje e pashoqe, një katastrofë e vërtetë. Kush qartësohet për këtë, është një force majeure (Shënim i përkthyesit: Force majeure – frëngj. forcë e madhe, forcë madhore.), një fat i madh – thyen historinë e njerëzimit në dy pjesë. Jetohet para tij, jetohet pas tij… Rrufeja e së vërtetës godet pikërisht atë që deri tani qëndron më lart: kush kupton se çfarë u asgjësua atëherë, shikon se mos i mbetet ende diçka në dorë. Gjithçka që deri tani është quajtur “e vërtetë” ka qenë më e dëmshmja, e pabesa, e nëndheshmja formë e gënjeshtrës. Preteksti i shenjtë për të “bërë më të mirë” njerëzimin shfaqet si një dinakëri për t’i pirë gjakun vetë jetës, për ta bërë të varfër në gjak. Morali si vampirizëm… Kush zbulon moralin, zbulon në të njëjtën kohë mungesën e vlerës të të gjitha vlerave në të cilat besohet ose është besuar. Në tipat e njerëzve më të nderuar, edhe në ata të quajturit shenjtë, ai nuk shikon më asgjë për t’u nderuar, por sheh tek ata llojin më të kobshëm të dështakëve, të kobshëm, sepse ata magjepsin…
    Koncepti “Zot” u gjet si koncept kundërshtues me jetën – tek ai u bashkua në një unitet të tmerrshëm gjithçka është e dëmshme, helmatisëse, shpifëse, gjithë armiqësia ndaj jetës! Koncepti i “të përjetshmes”, i “botës morale” u sajua për të zhvlerësuar të vetmen botë që ekziston, për të mos i ruajtur realitetit tonë tokësor asnjë qëllim, asnjë arsye, asnjë detyrë! Konceptet e “frymës”, “shpirtit”, në fund dhe ai i “shpirtit të pavdekshëm”, u gjetën për të përçmuar trupin, për ta bërë të sëmurë (“të shenjtë” thonë), për t’i kundërvënë një lehtësi të frikshme të gjitha gjërave që meritojnë seriozitet në jetë, problemeve të ushqimit, të banimit, të dietës shpirtërore, të trajtimit të të sëmurëve, të pastërtisë, të klimës! Në vend të shëndetit, “shpëtimi i shpirtit” – pra, një folie circulaire (Shënim i përkthyesit: Folie circulaire – frëngj. çmenduri ngjitëse. Në mjekësi: sëmundje maniako-depresive.) mes spazmave të pendesës dhe histerizmit të shpëtimit! Koncepti i “mëkatit” u shpik së bashku me instrumentin e përshtatshëm të torturës, konceptin e “zgjedhjes së lirë”, për të ngatërruar instiktet, për të krijuar nga mosbesimi ndaj instikteve një natyrë të dytë! Në konceptin e “mosinteresit”, të “mohimit të vetes”, shenja dalluese të dekadencës, në ndjenjën e tërheqjes drejt asaj që të bën dëm, në pamundësinë për të gjetur atë që është e vlefshme për ty, shkatërrimi i vetes u shndërrua në treguesin e vetë vlerës, në “detyrë”, në “shenjtëri”, në “hyjnore” tek njeriu! Së fundi – dhe kjo është gjëja më e tmerrshme – me konceptin e njeriut të mirë u përcaktua gjithçka që është e dobët, e sëmurë, e keqformuar, e përvuajtur nga vetja e vet, gjithçka që duhet të humbë. Ligji i seleksionimit është kundërshtuar, është formuar një ideal duke u nisur nga kundërthënia e njeriut krenar, të mirëformuar, e njeriut që pohon, njeriut që është i sigurtë për të ardhmen dhe siguron të ardhmen – ky njeri tashmë u quajt i keq… Dhe e gjitha kjo u besua, me emrin e moralit! – Ecrasez l’infame (Shënim i përkthyesit: Ecrasez l’infame – frëngj. shtypeni të poshtrin. Moto e Volterit.)!

    9.

    A më kuptuat? Dionisi kundër Kryqit…

  34. loer kume Says:

    o alketo, ca ke o burre?😛 kush te tha qe nuk e pertyp dot humorin tat? dhe boll me nicen o alket, nice eshte nje poet me shume se nje filozof, kryq s ka me, dhe kohjet jane dioniziake, ndaj hajde tani, digji librat e tij. se te siguroj qe te ishte ai vete gjalle me siguri do te te thoshte “BOLL ME NICEN ALKET”😀
    dhe po, padyshim qe eshte epoka e femres, merzitu po te duash, s ke ca ben🙂
    po une them te mos merzitesh hic, dhe te sugjeroj te kalosh nga klasikja te modernia. dhe mbi te gjitha, digji te tera alkeeet! :))

  35. Alket Bushi Says:

    (E di qe ke te drejte ti Loer? Do i djeg te gjitha, do behem piroman! Bile, qe tani e mbrapa vetem do qesh!)

    Dy të dehur po ecnin rrugës. Në një moment njëri i thotë tjetrit:
    – Përse i kanë vënë këto gurët këtu anës rrugës?
    – Për të mbajtur këtë shtyllën e neonit.
    – Po shtyllën e neonit përse e kanë vënë?
    – Për të mos u rrëzuar njeri tek gurët.

    Dy zero po ecnin në shkretëtirë. Dikur shohin në largësi një tetë që po vinte drejt tyre. Njëra zero i thotë tjetrës:
    – Po kjo budallaçka, në gjithë këtë vapë ka vënë rrip?

    Një kapterr merr me radio komandën nga fronti i luftës:
    – O gomerë, a ka mundësi të na i dërgoni ato njëqind trupa që na premtuat se po vdesim të gjithë këtu! Marrje!
    – Ju a e dini se me cilin po flisni apo jo! Marrje! – përgjigjet një zë.
    – Jo, nuk e di. Po ju a e dini se me cilin po flisni? Marrje!
    – Jo, nuk e di. Marrje!
    – Sa mirë! – thotë kapterri dhe mbyll radion.

    Dy shokë takohen rastësisht në rrugë pas disa vitesh që nuk ishin parë. Përshëndeten dhe pyesin njëri-tjetrin për jetët e tyre. Ndër të tjera njëri i tregon tjetrit:
    – …Jam martuar. Kam blerë një fermë të madhe. Jetojmë aty bashkë me gruan. Kam njëqind lopë dhe një dem.
    – Po a je i lumtur?
    – I lumtur jam, por jo aq sa demi…

    Dy policë kishin dalë për gjueti patash të egra. Kishin tri orë që po përpiqeshin dhe nuk kishin zënë asnjë patë.
    – Ore, – thotë njëri, – si ka mundësi që kemi tri orë që po gjuajmë dhe nuk kemi zënë asnjë patë?
    – Me sa duket nuk kemi arritur ta hedhim zagarin aq lart sa duhet…

    – Alo?
    – Jo, jam Aliu.

    Burri po lexonte gazetën. E pyet e shoqja:
    – Sa është data sot?
    – Nuk e di.
    – Shihe tek gazeta.
    – Është e djeshmja…

    Berluskoni ishte ftuar për vizitë nga mbretëresha e Anglisë. Në një nga ditët e vizitës mbretëresha dhe ai dalin shëtitje me karrocë. Ndërkohë që bisedonin, njëri nga dy kuajt që tërhiqte karrocën lëshon një pordhë. Mbretëresha skuqet nga turpi dhe si e zënë në faj i thotë Berluskonit:
    – Ju kërkoj ndjesë!
    – Asgjë madhëri! Unë në fakt kujtova se ishte kali…

    Mbreti Artur, duke ecur nëpër koridoret e kështjellës së tij, sheh të shkruara në mur me ujë këto fjalë: “Mbretit Artur i kanë vënë brirët”. I xhindosur shkon me të shpejtë tek magjistari i tij Merlini dhe pasi i thotë çfarë ka parë, i kërkon ta gjejë patjetër kush e kishte bërë këtë. Merlini i kërkon një javë kohë.
    Pas një jave mbreti Artur paraqitet tek Merlini dhe i kërkon përgjigje. Merlini i thotë:
    – Madhëri, kam për ju tre lajme: një të keq, një shumë të keq dhe një të tmerrshëm.
    – Më thuaj më parë të keqin!
    – Lëngu me të cilin ishtë bërë shkrimi ishte urinë.
    – Po lajmi shumë i keq?
    – Urina ishte e mikut tuaj më të mirë, sër Lancelotit.
    – E sër Lancelotit?!… E ku mund të ketë lajm më të tmerrshëm se ky?
    – Shkrimi është i gruas suaj…

    Një domate bie nga pjesa e sipërme e frigoriferit në pjesën e poshtme. Aty sheh disa kastraveca dhe u thotë:
    – Përshëndetje!
    – Kujt do t’ia hedhësh ti! – i thotë njëri nga kastravecat. – Ne e dimë që domatet nuk flasin.

    Njëri shkon për vizitë tek mjeku se nuk ndihej mirë. Mjeku, pasi e viziton, i thotë:
    – Më vjen shumë keq, por duhet të ta them të vërtetën. Ti je me sida.
    – Me sida?!… E tmerrshme!… A ka ndonjë lloj mjekimi për këtë sëmundje? Çfarë më këshillon doktor?
    – Ç’tju them… Duhet të bësh çdo ditë banjo balte.
    – Po a do mund të më shërojë kjo?
    – Jo, por me këtë mënyrë mësohesh dalëngadalë me dheun…

    Ramiz Alia, gjatë kohës që ishte sekretar i parë, ftohet për vizitë në Amerikë nga presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush (Ati). Gjatë bisedës private që këmbyen me njëri-tjetrin, nuk po binin dakord se kush i kishte ushtarët më trima. Në fund vendosën ta provonin konkretisht. Hipën në një avion ushtarak bashkë me një ushtar shqiptar dhe një amerikan. Gjatë kohës që po fluturonin, hapet dera e avionit dhe Bushi i thotë ushtarit amerikan:
    – Në emër të Amerikës së lirë, hidhu nga avioni pa parashutë!
    – Nuk hidhem. – i thotë ushtari.
    – Pse nuk hidhesh?!
    – Po kam familje unë.
    Ramiz Alia qesh dhe i drejtohet ushtarit shqiptar:
    – Në emër të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, hidhu nga avioni pa parashutë!
    – Si urdhëron! – thotë ushtari shqiptar dhe drejtohet drejt derës së hapur të avionit. Në çastin e fundit Bushi e mbërthen për krahu ushtarin shqiptar dhe i thotë:
    – Kaq trima e patriotë qenkeni ju shqiptarët?!
    – Çfarë patriotizmi, po kam familje unë!

    Një hajdut pasi kishte vjedhur në një banesë në katin më të lartë të një grataçiele, po përpiqej të dilte nga dritarja dhe të ngjitej në tarracë. I rrëshqasin duart dhe fillon të bjerë. Ndërkohë që binte thërret:
    – Kapeni hajdutiiin!…

    Në kohën e komunizmit në Rusi, një rus paraqitet në zyrat e qytetit të tij dhe kërkon leje për të shkuar në Belgjikë. Menjëherë e dërgojnë në hetuesi dhe një prokuror e merr në pyetje:
    – Përse doni të shkoni në Belgjikë, nuk ju pëlqen jeta këtu në Rusi?
    – Jo, s’mund të ankohem.
    – Nuk të pëlqen mënyra se si qeveriset ky vend?
    – Jo, s’mund të ankohem.
    – Nuk ju pëlqejnë njerëzit e këtushëm?
    – Jo, s’mund të ankohem.
    – Nuk të mjafton rroga që merr apo s’të pëlqen puna që bën?
    – Jo, s’mund të ankohem.
    – Po pse doni të shkoni në Belgjikë atëherë?
    – Sepse atje mund të ankohem…

    Ndërkohë që po hante sallam, një burrë gjen brenda tij një ashkël druri. Të nesërmen shkon tek shitësi ku kishte blerë sallamin dhe i thotë:
    – Brenda sallamit që bleva tek ti gjeta një ashkël druri.
    – Më vjen keq, por unë e shes sallamin, nuk e prodhoj.
    – Mirë, por kur të shkosh prapë për furnizim a mund t’i thuash prodhuesit që kur t’i presë gomerët, t’ua heqë samarin të paktën!

    Në një qytet të madh, një burrë kishte gjysëm ore që po priste për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën sepse në rrugë kalonin makina papushim. Në kulmin e padurimit i thërret një burri në anën tjetër të rrugës:
    – Ej, si ia ke bërë për të kaluar andej?
    – Unë kam lindur nga kjo anë. – i përgjigjet tjetri.

    Një plesht futet në një klub dhe porosit tri birra në banak. I pi me eks të tria njëra pas tjetrës, paguan dhe kërcen nga banaku në pragun e derës së klubit. Pastaj kërcen nga pragu dhe bie pingulthi me kokë në mes të asfaltit të rrugës. Ngrihet ngadalë i trullosur dhe thërret:
    – Kush është ai bir bushtre që ma ka spostuar qenin?!

    Një gangster futet në një klub plot me burra dhe thërret:
    – Kush nga ju është Xux Kaleshi?
    Asnjë përgjigje.
    – Edhe një herë po ju pyes, kush është Xux Kaleshi këtu?
    Nga njëra tavolinë ngrihet një tip dhe thotë:
    – Unë jam Xux Kaleshi.
    Gangsteri i afrohet Xux Kaleshit dhe e rreh paq. Pastaj largohet. Burrat e tjerë i afrohen të rrahurit dhe e ndihmojnë të ngrihet. Në mes të rënkimeve i rrahuri thotë:
    – Ja hodha, unë nuk jam Xux Kaleshi!

    Midis dy shteteve afrikane nuk lejohej kalimi i elefantëve. Një ditë, në një nga doganat kufitare ndalet një kamion i madh me karroceri të mbuluar. Doganieri i afrohet kamionit dhe i thotë shoferit:
    – Se mos ke ndonjë elefant brenda!
    – As që bëhet fjalë! – i thotë shoferi.
    – Hape karrocerinë të shoh!
    Shoferi zbret dhe hap kapakët e karrocerisë. Doganieri fut kokën brenda dhe sheh një alamet elefanti që qëndron në këmbë.
    – Si më thua që nuk ke elefant? – i thotë doganieri shoferit.
    – Jo, nuk kam.
    – Si s’paske?! Po ky këtu ç’është?
    – Eja futemi brenda!
    Të dy futen brenda karrocerisë dhe shoferi i tregon doganierit njërin vesh të elefantit ku është ngjitur një fetë buke. I tregon dhe veshin tjetër ku edhe aty ishte ngjitur një fetë buke. Pastaj i thotë doganierit:
    – Ky është një hamburger. Se çfarë fus unë brenda hamburgerit është punë për mua…

    Gjyshja dhe nipi po rrinin në shtëpi të heshtur. Gjyshja po thurte triko, kurse nipi po luante me një makinë-lodër. Në një moment nipi pyet:
    – O gjyshe, çfarë kuptimi ka fjala “dashuri”?
    – Do ta mësosh kur të rritesh të keqen gjyshja!
    Pas pak nipi e pyet sërish gjyshen:
    – O gjyshe, po fjala “dashnor” çfarë kuptimi ka?
    Gjyshja stepet për dy-tre sekonda. Pastaj ngrihet me të shpejtë, shkon tek dollapi i rrobave dhe hap kapakët me vrull. Nga dollapi rrëzohet në dysheme një skelet njeriu…

    Një tifoz i “Lacios” që po vdiste nga një sëmundje e pashërueshme, dërgon njerëz të thërrasin një shok të tij që ishte tifoz i “Romës”. Kur ai vjen, i thotë:
    – Dëgjo, para se të vdes kam vendosur të mos jem më tifoz me “Lacion”. Dua të më ndihmosh të abonohem si tifoz i “Romës”!
    – Çfarë mrekullie! – thërret tjetri i entuziasmuar, – Po si ka mundësi që vendose tani në prag të vdekjes të bëhesh tifoz i “Romës”?
    – Më mirë të vdesë një tifoz i “Romës” sesa një tifoz i “Lacios”.

    Del Piero, Maldini dhe Toti do të dilnin para një pasqyre e cila ishte magjike dhe quhej “Pasqyra e së vërtetës”. Secili duhet të thoshte diçka para saj dhe nëse ajo që thoshte nuk ishte e vërtetë, pasqyra e zhdukte menjëherë. I pari para pasqyres del Del Piero dhe thotë:
    – Unë jam mashkulli më i pashëm në botë.
    Fap! Del Piero zhduket. Del Maldini para pasqyrës dhe thotë:
    – Unë jam mbrojtësi më i mirë në botë.
    Fap! Maldini zhduket. Del Toti para pasqyrës dhe thotë:
    – Unë mendoj se…
    Fap! Toti zhduket.

    24.
    Del Piero, Maldini dhe Toti kishin dalë me makinë për të shkuar me prostituta. Del Piero po i jepte makinës, Maldini ishte ulur në vend të parë, kurse Toti prapa. Anës rrugës shohin një prostitutë dhe ndalin. Maldini hap xhamin e dritares dhe e pyet prostitutën:
    – Sa e ke pazarin?
    – Përpara njëqind euro, prapa dyqind.
    Nga dritarja e pasme nxjerr kokën Toti dhe thotë:
    – Përse ne prapa me dyqind euro?…

    Në urgjencë sjellin një futbollist ngaqë kishte thyer këmbën gjatë ndeshjes.
    – Si ndodhi? – e pyet mjeku.
    – Shkova për të gjuajtur një goditje këndi. Topin ma hodhën punonjësit e fushës. Ngaqë po luanim në fushë kundërshtare dhe ishim një më zero për ne, ata më kishin dhënë një top që kishte gur brenda. E gjuajta fort për ta pasuar në zonë dhe ja ç’më gjeti!
    – E paske thyer keq!
    – S’është asgjë kjo! Tani do të sjellin tjetrin që e ka gjuajtur me kokë…

    Një burrë kishte tradhëtuar të shoqen. Mirëpo e kishte bërë me prezervativ dhe kur e kishte hequr, i kishte mbetur rrethi i prezervativit në fund të organit ngaqë gjatë aktit i ishte shqyer. Burri nuk e kishte vënë re këtë. Në darkë bie në shtrat me të shoqen. Pasi zhvishen, e shoqja vëren rrethin e prezervativit dhe e pyet të shoqin e tmerruar:
    – Ç’është kjo?!
    Burri hedh sytë mbi organin e vet dhe i zënë ngushtë arrin të thotë:
    – Ëëëë… më ka lënë një shok një porosi…

    Tak-tak-tak!
    – Kush është?
    – Jam unë.
    – Nuk jam.
    – Ooo shyqyr që nuk erdha!

    Mark Tuein (Samuel Clement Langhorne) punonte në një gazetë dhe ishte mjaft kritik ndaj pushtetarëve apo pasanikëve të kohës në vendin e tij. Kohë pas kohe merrte letra anonime ku kërcënohej me të gjitha mënyrat që të mos vazhdonte më të shkruantë kritika në gazetën e tij. Një ditë mori një letër anonime ku ishte shkruar vetëm një fjalë në të gjithë letrën: “Derr”. Të nesërmen Tuein shkruan në gazetë: “Unë ka kohë që marr letra pa nënshkrim, kurse dje mora nënshkrim pa letër.”

    Një diktator në Amerikën Latine po mbante fjalim para popullit. Në njerëz mbizotëronte një qetësi e madhe dhe veç zëri i diktatorit dëgjohej. Në një moment dikush nga populli tështin fort. Diktatori ndërpret fjalën, hedh një shikim të egër mbi turmën dhe pyet:
    – Kush e bëri?
    Askush nuk përgjigjet. Atëherë diktatori urdhëron:
    – Ushtarë, vritini dhjetë vetë nga rreshti i parë si shembull!
    Ushtarët vrasin menjëherë dhjetë vetë. Diktatori pyet prapë:
    – Kush e bëri?
    Nga turma del një plak duke u dridhur nga frika dhe thotë:
    – Unë e bëra.
    – Shëndet! – i thotë diktatori.

    Një doktor hap e-mail-in e tij dhe vëren se njëra nga klientet e tij të rregullta i kishte dërguar një shkrim. E hap dhe lexon:
    “Doktor, jam tepër e shqetësuar! Burri im është kthyer në një maniak seksual. Gjithë kohën do të bëjë seks me mua. Nuk më lë as të bëj punët e shtëpisë, as të dërgoj fëmijët në shkollë, as të shoh televizor, as në banjë nuk më le rehat! Nuk jetoj dot më kështu! Duhet të më ndihmosh patjetër se poçmendoyuilfgvbànpolippy8olyfgixzpoioòàlhefàçëkikufoyu…”

    Njëri shkon tek psikiatri dhe i thotë:
    – Doktor, kam një problem shumë të madh. Më pëlqejnë shumë kravatat prej mëndafshi.
    – E çfarë pastaj?! Edhe mua më pëlqejnë kravatat prej mëndafshi.
    – Ashtu?! Po me çfarë i hani ju, me mustardë apo me majonezë?…

    Tre lakuriqë nate po rrinin në një tel. Dy ishin varur me kokë poshtë, kurse njëri ishte me kokë lart. Dy kokëposhtët bisedojnë:
    – Përse rri sipër ky, mos i ka mbetur hatri me ne për ndonjë gjë?
    – Jo, por më duket se i ka rënë të fikët.

    Një breshkë e vogël po mundohej të ngjitej në pemë. Arrin të ngjitet deri në njëfarë vendi, pastaj rrëzohet përtokë. E përsërit këtë gjë disa herë pa mundur t’ia dalë mbanë.
    Një çift zogjsh po e shikonin të trishtuar nga maja e pemës. Në një moment mashkulli i thotë femrës:
    – Besoj se ka ardhur koha t’i themi që është i adoptuar…

    Një luan i uritur po ecte në shkretëtirë. Në një vend gjen një ushtar të kryqëzatave të shtrirë përtokë duke vdekur nga etja. Ishte i veshur i tëri me hekur. Luani i afrohet, e nuhat dhe largohet ngadalë i trishtuar duke thënë më vete: “Prapë e harrova në shtëpi hapësen e kutive të mishit!”

    Njëri shkon tek psikiatri dhe i thotë:
    – Doktor, vuaj nga humbja e kujtesës me kohë të shpejtë.
    – Mirë, uluni ju lutem!
    Pacienti ulet. Menjëherë doktori e pyet:
    – Nga se vuanit thatë?
    – Vuaj?!… Çfarë?!…

    – Doktor, kam një problem. Sa herë pi kafe më dhemb syri i djathtë.
    – A e keni provuar ta hiqni lugën?

    Dy fshatarë po ecnin nëpër fshat. Në një moment njëri i thotë tjetrit:
    – Lopët e tua a pijnë duhan?
    – Jo, pse?
    – Shko shpejt se po të digjet stalla!

    Një polic i thotë shokut të tij civil:
    – Di një barsoletë që po ta dëgjosh vdes duke qeshur.
    – Nuk e besoj. – i thotë shoku.
    – Pse nuk e beson?
    – Se po të ishte e vërtetë do të kishe vdekur.
    – Unë nuk e kam kuptuar…

    Njëri shkon në një dyqan bravash dhe pyet shitësin:
    – A keni bravë “Sirius”?
    – Jo, nuk kemi.
    – Po bravë “Globus”?
    – As “Globus” nuk kemi.
    – Po çfarë bravash mbani?
    – Nuk kemi asnjë bravë.
    – Asnjë?! Po pse e mbani dyqanin hapur atëhere?
    – Se s’kemi bravë për ta mbyllur.

    Një psikiatër kishte shkuar për të vizituar një kolegun e tij që punonte në një çmendinë. Gjatë kohës që po e priste, vendos të bëjë një xhiro nëpër kopështin e çmendinës. Duke ecur nëpër kopësht, shikon një të çmendur që ishte ulur nën një pemë dhe po hante diçka. Ndalon dhe e pyet:
    – Çfarë po bën këtu?
    – Po ha mollë.
    – Po kjo është dardhë, – i thotë psikiatri duke treguar pemën.
    – E pastaj? Unë marr mollë me vete dhe i ha ku të dua!

    Gjatë orës së mësimit në një kolegj djemsh, mësuesi nxehet me sjelljen e nxënësve dhe u thotë në kulmin e nervave:
    – Jeni tridhjetë gomerë në këtë klasë!
    – Tridhjetë e një, profesor! – thotë njëri nga djemtë.
    – Jashtë! – i bërtet mësuesi.
    Nxënësi del pa fjalë nga klasa. Pas pak dera e klasës hapet dhe që pas duket koka e nxënësit që thotë:
    – I bëre se i bërë tridhjete, profesor!

    Disa vajza sapo kishin mbaruar shkollën e mesme në një kuvend murgeshash. Kryemurgesha po i pyeste me rradhe se çfarë rruge do të merrnin në jetë secila. Njëra nga vajzat përgjigjet:
    – Unë dua të bëhem prostitutë.
    – Çfarë?! – pyet kryemurgesha e tmerruar.
    – Prostitutë.
    – Ëëë, thashë se the protestante!

    Në një kuvend murgjish kishte rregulla shumë të rrepta. Rregulli kryesor ishte ai i mohimit të vetes. Murgjit nuk mund të ankoheshin për asgjë që kishte të bënte me veten, por të tjerët duhet ta vërenin problemin e tij dhe ta thonin apo ta ndihmonin.
    Ishte drekë. Të gjithë murgjit ishin ulur përreth tavolinës ku secili kishte përpara nga një pjatë supë. Pasi kryejnë lutjen, kryemurgu i ftoi të gjithë të hanë. Njëri nga murgjit fut lugën në supë dhe vëren që në të ndodhet një mi i ngordhur. Për t’u ankuar as që bëhej fjalë. Po të mos hante edhe ky ishte ankim në një farë mënyre, sepse duhej që të tjerët ta vërenin miun dhe të thonin që ai nuk duhet ta hajë supën. Ç’të bënte? Në çast i erdhi një ide. U ngrit në këmbë dhe ia bëri me shenjë kuzhinierit. Si u afrua kuzhinieri, i tha:
    – Përse vëllezërve të tjerë u mungon miu i ngordhur në supë?…

    Një edukatore kishte gjysëm ore që po priste të vinin prindërit e fëmijës së fundit që i kishte mbetur në kopësht. Në fund i humb durimi. Del jashtë të shikojë mos po prisnin aty prindërit e fëmijës. Kur del, shikon një burrë me një bark shumë të fryrë që po rrinte mbështetur pas murit. E pyet:
    – Më falni, mos prisni ndonjë fëmijë?
    – Jo moj zonjë, jam kështu i shëndoshë nga natyra!

    Në kohën e një krize të rëndë ekonomike, presidenti i Çekisë thërret kryeministrin për t’i bërë të ditur gjendjen në vend.
    – Edhe për sa kohë kemi grurë? – pyet presidenti kryeministrin.
    – Edhe për një muaj.
    – Po patate?
    – Edhe njëzet ditë, besoj.
    – Po mish?
    – Edhe dhjetë ditë.
    – Po qumësht?
    – Edhe dy-tri ditë.
    Presidenti vë duart në ballë i trishtuar dhe thotë:
    – Shumë pak për popullin çek!
    – Për popullin çek?! – thotë kryeministri i habitur. – Unë kujtova se po më pyesje për ne të dy…

    Në një shtet ishte zi buke. Presidenti thërret kryeministrin dhe e pyet:
    – Si është morali në popull?
    – Janë ndarë në dy grupe, në optimistë dhe në pesimistë.
    – Çfarë mendojnë optimistët?
    – Që tani e mbrapa do hamë bar.
    – Po pesimistët?
    – Që bari nuk do të dalë për të gjithë.

    Njëri kishte ditë që po ecte në shkretëtirë. I ishte mbaruar uji dhe po vdiste nga etja. Dikur shikon një burrë me një trastë në kurriz që po vjen drejt tij. Si afrohen e pyet nëse mund t’i shesë ujë dhe ai do t’i jepte para sa të donte.
    – Unë shes vetëm kravata. – i përgjigjet burri.
    – Kravata?!… Në mes të shkretërirës?!… Qenke i çmendur!
    Largohet prej tij dhe pas një ore takon një burrë tjetër me trastë në kurriz. E pyet dhe atë, por edhe ai si i pari shiste kravata. Kjo i ndodh dhe me disa të tjerë që takon rrugës: të gjithë shisnin kravata.
    Kur po e kuptonte se po e linin fuqitë, në horizont shqoi një ndërtesë të madhe. Si u afrua edhe më dalloi që ishtë hotel. Iu përtërinë fuqitë nga gëzimi dhe ia dha vrapit drejt hotelit. Ngjiti shkallët dhe sapo iu afrua portës, i del përballë një alamet zezaku i veshur shik që i thotë:
    – Ku shkon! Këtu ndalohet hyrja e burrave pa kravatë…

    Një shqiptar dhe një gjerman futen njëkohësisht me makinë në dy anët e një ure të gjatë që ishte e gjërë sa për të kaluar një makinë. Asnjëri nuk kthehet mbrapsht por vazhdojnë të ecin deri në mes të urës. Në mes ndalojnë. Gjermani bën sikur u ndal për të ngrënë, del nga makina me një trastë dhe shtron bukën në bordurën anës urës. Edhe shqiptari bën të njëjtën gjë. Pasi mbaron së ngrëni gjermani futet në makinë, del me një Bibël në dorë, ulet në bordurë dhe nis të lexojë. Shqiptari i thotë gjermanit:
    – Më falni, a ka mundësi që kur ta mbaroni të ma kaloni mua se dua ta lexoj dhe unë!…

    Në një kabinë treni po udhëtonin një ushtar, një oficer dhe një nënë me të bijën. Oficeri dhe ushtari ishin ulur në kolltukun përballë dy femrave. Vajza ishte shumë e bukur dhe ushtari po e shikonte me lakmi. Në një moment treni futet në një tunel dhe në kabinë bëhet errësirë e plotë. Gjatë kësaj kohe dëgjohet zhurma e fortë e një shpulle. Kur treni del nga tuneli, të katërt po rrinin pa lëvizur.
    Vajza po mendonte:
    “Me siguri ky ushtari ka dashur të më fusë duart mua dhe gabimisht ia ka futur mamit e ajo i ka rënë shpullë.”
    Nëna e vajzës po mendonte:
    “Me siguri ky ushtari i ka futur duart vajzës dhe ajo i ka rënë shpullë.”
    Oficeri po mendonte:
    “Me siguri ky pizevengu i ka futur duart vajzës, ajo ka dashur t’i bjerë me shpullë atij dhe gabimisht më ka rënë mua.”
    Ushtari po mendonte:
    “Si s’po duket ndonjë tunel tjetër t’ia ngjesh edhe një shpullë këtij ofecerit!”

    Polic Selimi futet në komisariat me kapelen të vënë mbrapsht. Polici roje i portës së komisariatit shkruan në raport: “Polic Selimi, ndërkohë që po hynte në komisariat, përpiqej fshehurazi të dilte.”

    Një ushtar po futej në repart me një shishe konjak në dorë. E sheh një oficer dhe i thotë:
    – Do ma japësh mua gjysmën e konjakut?
    – Më vjen keq po gjysma është e ushtar Selimit.
    – Mirë, më jep gjysmën e pjesës tëndë!
    – S’ta jap dot se pjesa ime është në gjysmën e poshtme të shishes…

    Komandanti po u bëntë kontrollin rutinë paraqitjes së ushtarëve. Parakalon para tyre duke i shikuar me rradhë. Tek njëri ndalet dhe i thotë:
    – Pse s’je rruar?
    – S’kisha brisk, zoti komandant.
    – Me xham të rruheshe!
    Komandanti shikon dhe disa ushtarë, pastaj ndalet tek një tjetër:
    – Po ti, pse s’je rruar?
    – Nuk kisha xham, zoti komandant…

    Ditë rrogash në karabinieri. Shefi bën apelin:
    – Di Maio!
    – Këtu!
    – Një milion e dyqind mijë lireta.
    Di Maio shkon dhe merr paratë.
    – Skandafozo!
    – Këtu!
    – Një milon e dyqind mijë lireta.
    Skandafozo shkon dhe merr paratë. Kështu vazhdon për të gjithë karabinerët e pranishën. Në fund shefi thërret:
    – Totali!
    Askush nuk përgjigjet. Thërret sërish:
    – Totali!
    Sërish asnjë përgjigje. Atëherë shefi thotë:
    – Sa budalla është ky Totali! Gjithmonë merr më shumë se të gjithë e asnjëherë nuk paraqitet!…

    Dy shokë takohen pas disa vitesh që nuk ishin parë.
    – Me se merresh tani? – e pyet njëri tjetrin.
    – Punoj në një fabrikë dominosh nga e hëna deri të shtunën. Puna ime është të lyej me bojë të zezë gropëzat e gurëve.
    – Pse nuk je në punë sot?
    – Jam pushim.
    – Po sot nuk është e dielë.
    – Po, por sot prodhohen dopio fushat.

    Disa detarë kishin mbijetuar nga mbytja e anijes së tyre dhe kishin përfunduar në një ishull. Duke ecur nëpër ishull në kërkim të ujit të pishëm, takojnë disa burra të tjerë. Ndër të tjera i pyesin:
    – A ka kanibalë këtu?
    – Jo, të fundit i hëngrëm dje…

    Një peshk i madh i afrohet një peshku të vogël dhe i thotë:
    – E shikon këtë? Është grep. Nuk duhet ta hash në asnjë mënyrë ushqimin që ndodhet në të!
    – Përse nuk duhet ta ha?
    – Për dy arsye. Arsyeja e parë është se të ngulet grepi në gojë, të nxjerrin lart në ajër, pastaj të skuqin në tigan dhe të hanë.
    – Por arsyeja e dytë?
    – Arsyeja e dytë është se dua të të ha unë…

    Dy pleq po bënin xhiro në natyrë. Thotë njëri:
    – E di që ndihem i fortë si në rini?
    – Nga të erdhi ky mendim?
    – E shikon atë gurin e madh atje? Kur isha i ri nuk mund ta ngrija, as tani nuk mundem…

    Pasi arrin në vendin e caktuar, klienti i jep paratë taksistit dhe i lë dyqind e pesëdhjetë lekë bakshish. I thotë taksisti:
    – Dyqind e pesëdhjetë lekë bakshish janë një ofendim për mua!
    – Pse, sa deshët ju?
    – Të paktën pesëqind.
    – Nuk ia lejoj vetes t’ju ofendoj dy herë!

    Mëngjes. Plaka është zgjuar dhe po vishet. Edhe plaku është zgjuar, por akoma rri në krevat i shtrirë në kurriz dhe i mbuluar me çarçaf. Kur kthehet nga plaku, plaka vëren qe tek vendi i të shoqit çarçafi është i ngritur. I shkëlqejnë sytë dhe gjithë gëzim afrohet dhe ja heq vrulltazi çarçafin. Tek vendi i plakut duket dora e tij që ka gishtin tregues të ngritur përpjetë. Plaku qesh dhe thotë:
    – Ej, plake, sot është një prilli!

    Alisdair Gray ishte shkrimtar i njohur i librave komikë. Në një nga librat e tij, në fund ishte futur një fletë për ndreqje gabimesh ku shkruhej: “Kjo ndreqje gabimesh është futur gabimisht.”

    Në një dasëm në veri të Shqipërisë, njëri kishte pirë shumë aq sa po e zinte gjumi në tavolinë. Në vesh kishte një cigare. Sa herë i përkulej koka nga përgjumja, i binte cigarja në tavolinë, përmendej dhe thoshte:
    – Falemners burra! – dhe e vinte cigaren përsëri në vesh.

    Një gjeneral i vjetër me gjoksin plot me dekorata ishte ftuar për çaj nga një baroneshë. Gjatë kohës që bisedonin, hyn shërbëtori dhe pyet baroneshën:
    – Mos i ratë gjë ziles, zonjë?
    – Jo, – thotë baronesha, – ishte gjenerali që teshtiu…

    Një fshatar po rrëfehej tek prifti:
    – Atë, kam bërë një mëkat sot. I kam vjedhur komshiut dhjetë barrë me barë.
    – Po si i vodhe? – pyet prifti.
    – Bëra katër rrugë me nga dy barrë…
    – Po bëjnë tetë barrë, jo dhjetë.
    – Po, por dy barrët e tjera e kam lënë për t’i vjedhur pas rrëfimit…

    Një burrë ishte hedhur në gjyq nga një baroneshë sepse i kishte thënë publikisht “lopë”. Gjykatësi merr vendimin për dy javë burg dhe i thotë të pandehurit:
    – Çfarë keni për të thënë, i pandehur?
    – Desha të bëj një pyetje, – thotë burri. – Jam dakord që baroneshës nuk mund t’i them “lopë”, po lopës a mund t’i them “baroneshë”?
    – Nuk do ishte diçka e goditur, – thotë gjykatësi, – megjithatë ligji e lejon diçka të tillë.
    – Faleminderit! – thotë burri dhe duke u kthyer nga baronesha që ishte e pranishme në gjyq, thotë: – Ditën e mirë, baroneshë!…

    Një mbret kishte një gaztor shumë inteligjent. Një ditë mbretit i lind një ide për ta vënë në provë inteligjencën e gaztorit dhe i thotë:
    – Dua që të bësh një veprim të keq që justifikimi i këtij veprimi të jetë më i keq se veprimi, ndryshë të pret vdekja!
    – Më lini disa ditë kohë, madhëri! – thotë gaztori.
    Pas disa ditësh mbreti ishte ulur në fron dhe po shihte një garë me kuaj. I vjen gaztori nga pas dhe e kap fort pisk në prapanicë. Mbreti ngrihet në këmbë nga dhimbja dhe thërret:
    – Çfarë bën kështu?!
    – Ju kërkoj ndjesë madhëri! – thotë gaztori. – Unë kujtova se ishte mbretëresha!…

  36. alfred Says:

    Mire do ishte Alket qe NIçen me e len jashte ketyre muhabeteve te kota qe po behen ktu. Ai ska asnje lidhje me kategorine e atij mendimi te gjere qe quhet femer apo cdo gje qe i afrohet asaj. Niçja eshte tjeter.

    Une fola ne fillim por diskutimi im ishte me politik e antropologjik si i thone fjales. Xixellonja me kritikoj ne gjene me te pavlefshme qe thashe, fundja kjo eshte natyra e njeriut e me duket dhe normale duke pare se ne crealitet jetojme.

  37. Alket Bushi Says:

    Rrofte Dostojevski!

  38. Xixellonja Says:

    Me lejoni te jem njehere e paedukate e te them: C’na cate koken me kete Niçen, ne ka nje gje qe s’duroj dot jane citimet e pafund qe tregojne mospasje idesh individuale ose dhe ne jane, jane thellesisht te devijuara nga dikush tjeter!!!! Eshte gje e tmerrshme te kesh idhuj absolute sepse je skllav e nuk e kupton. Filozofia nese nuk perdoret me kriter behet si historia e atij qe i tregojne henen e Ai shikon gishtin. Nejse une si person jo ‘i ngritur’ e them qe keshtu dhe me falet ndoshta nese kam gabuar ne gjykim.

    Tani te tjerat

    me duhet ta pranoj qe ne disa gjera sidomos persa i perket feminizmit me pelqeu Alfredi ndoshta sepse e lexova te ridimensionuar ose s’ishte shprehur shume qarte qe ne fillim. Mbase kam dhene idene e gabuar por une nuk jam feministe, idea ime s’eshte te bejme fushate Kunder burrave, une dua te bej fushata Me burrat. Gjerat radikale vrasin dhe vetveten.

    Prandaj nje permbledhje te shkurter (por jo dhe aq) dhe disa reflektime te tjera qe pata ndermend tek sa shkruaja per Perçen dhe pasi lexova ca nga komentet me lart (pervec historive kilometrike):

    Gruaja si qenie biologjike: mund ta percaktosh nga ana natyralistike nepermjet shkences por ja qe shkenca eshte kufizuese e s’mund te percaktoje se si duhet te jete apo cfare mund te jete nje grua. Mundesite e saj s’mund te rreshtohen ne lista meshkujsh por dhe po u be kjo do ishte vec biologji.
    Ndersa po te marrim anen historike do ta shikoja gruan si nje prezence-mungese. Dmth si nje prezence reale qe i ka munguar historise sepse sic e dime historia eshte shkruar nga burrat, dhe ne ka pasur perjashtime te famshme eshte sepse e kane dashur ata. Qe nga antikiteti e deri tek letersia kemi nje imazh te paracaktuar e te gozhduar te femres. E kjo eshte nje pasqyre e ekzistences se saj qe nga femijeria e deri ne pleqeri, rregullisht neper shekuj.

    Kushtet e gjinise femerore sic i shikoj une jane nje barazi abstrakte kunder nje pabarazie reale. ok ne shume vende grate kane arritur nje integrim te plote ne shoqeri duke iu dhene mundesia te korrigjohen gabimet e se kaluares e ndoshta shume prej jush iu duket e tepert te flasim akoma per te drejta civile por s’mund te mohoni qe ne 2011 vendet qe keto te drejta mungojne. Mund te permendim ne mbrojtje Perendimin por po ti shohesh nga afer dhe keto gra ndeshen cdo dite me modele te rrenjosura kulturale qe kane te bejne me inferioritetin. Ka ca gjera qe s’mund te rregullohen vetem me dokumente te shkruara ne leter! Ajo qe dua te them eshte qe s’duhet pare pozicioni i gruas me optimizem por me realizem. Nese jemi duke folur akoma per disa gjera fondamentale nuk duhet menduar qe po e bejme duke u ankuar e duke luajtur rolin e te llastuarit qe perplas kembet qe ti dale e tija. Nese shumica e meshkujve eshte lodhur se ia kane perseritur me miliarda here kete punen e gruas, idea se: po he dhe me doni ju grate qe i shkon ne mendje sa here qe preket argumenti nuk me duket shume nderuese.

    sic e thashe dhe me lart, idea e nje feminizmi radikal nuk ka qene asnjehere thelbi i asaj qe kam shkruajtur e nuk kam dashur kurrsesi te bej nje krahasim keqdashes mes gjinive. Fryma e vetme ne ato rreshta donte te ishte nje rikujtim te gjithckaje ka ndodhur ne kohe e hapesire. Nese i eshte dhene gjithmone perparesia seksit qe vret e jo atij qe gjeneron jete eshte bere dhe sepse kjo gjini pranon te vritet, te beje pune te renda, te shkoje pertej vetes e natyres. Ajo qe s’arrijme ne femrat ose me mire s’kemi arritur te gjejme nje ekuliber eshte se per te permiresuar gjendjen nuk duhet te jemi ‘e kunderta’ e ketij modeli ose ti pershtatemi ne emer te ciftit apo familjes. Ajo qe duhet bere eshte qe vlerave morale ti pergjigjemi me vlera te tjera morale te kushtezuara nga qenia jone femerore. Binomi pune+e drejte vote nuk eshte rruga drejt lirise individuale. Feminiliteti e liria nuk duhen menduar medoemos ne konflikt me njera tjetren e kjo mendoj arrihet me shpejt nese arrijme te vendosim marredhenie te riekulibruara mes sekseve gje qe s’do te thote nje nenvleresim te tjereve pse jane te ndryshem nga ne. Si perfundim them se per grate ashtu si dhe per burrat gjeja e pare per te ndryshuar gjerat per mire eshte te arrihet vetedija e problemit e vetem atehere mund te merret mundimi per te jetuar ndryshe. Konceptet e perkufizimet e mia e di jane vec kufizime te nje fenomeni me te gjere,e shumica mbase s’do jene dakort por ja qe desha ti ndaj me ju gjithsesi.

    ps. shume shume gjate i kam rene.

  39. Friedrich Nietzsche Says:

    (Nga Alket Bushi)

    Gjendja natyrore

    Në një kuptim natyror, deri diku fantazues dhe duke i konsideruar të dyja gjinitë sëbashku si “Njeriu”, ndoshta do të duhej që mashkullin ta konsiderojmë si një “shtojcë” të femrës, si një korracë mbrojtëse të “gjysmës” tjetër e cila është krahasimisht e brishtë, por që bën të mundur vazhdimësinë, përtëritjen, mbijetesën e llojit, apo, për të folur me gjuhën e Natyrës, “kthimin e përjetshëm”. Mashkulli pra është “shtylla kurrizore”, femra është “mishi”. Nuk do të thotë asgjë aftësia ngjizëse e mashkullit për ta përfshirë atë tek riprodhimi. Mashkulli është unik, krahasimisht i lirë, lind dhe vdes i vetëm, ndjenja e atësisë nuk është aspak natyrore për të. Ndryshe nga femra, që e shpërndan “veten” nëpërmjet fëmijëve të saj, “tentakulave” të saj, mashkulli nuk shpërndan asgjë, ai jeton për veten dhe i gëzohet vetëm vetes. Një femër jeton edhe për femijët e vet, jeta e tyre është në një farë mënyre edhe e saja sepse nëna i konsideron fëmijët si pjesë të sajën, pikërisht dhe vetëm për këtë arsye dashuria e nënës eshte aq e fortë dhe sublime. Prej këtu rrjedh ndarja e madhe e psikologjisë së dy gjinive, gjë që sjell rrjedhoja jo pak të ndryshme në mënyrën se si e koncepton jetën, se çfarë dëshiron, se si e jeton jetën secila gjini. Secila pikëpamje ka motivet dhe arsyet e veta, secila duhet të jetë, secila ka gjithë të drejtën t’i thotë “po” vetes.

    Hibridizimi i tipareve

    Ajo që bashkon ndan, ajo që ndan bashkon. Femra-meshkujt dhe meshkuj-femrat (kështu po i quajmë) janë hibridizime që po e zbehin natyrën e vërtetë. A janë për t’u honepsur natyra të tilla që devijojnë nga gjinia e tyre? Këto qenie hibride lënë pa shijuar pjesët më thelbësore të vetes dhe që rrjedhimisht e japin më të madhe kënaqësinë. Nëse duhet të ketë patjetër një kriter bazik vlerash për të dyja gjinitë, ai do të duhej të ishte ndoshta ky: të qenët i dobët duhet të jetë turp për meshkujt dhe kryelartësi për femrat, kurse të qenët i fortë kryelartësi për meshkujt dhe turp për femrat. Kjo, nëse pranohet, nxjerr në pah edhe njëherë relativizmin e vlerave. Ajo që është vlerë për njërën gjini është antivlerë për tjetrën.
    Sa më meshkuj të jenë meshkujt dhe sa më femra të jenë femrat, aq më i madh është pasioni ndërmjet tyre, aq më shumë vlen në sytë e njërës gjini gjinia tjetër, aq më respekt ushtrohet në marrdhëniet mes tyre, aq më e madhe është nevoja për praninë e gjinisë tjetër, aq më të panënshtruara mbesin për njëra-tjetrën të dyja gjinitë edhe pse të ndërkallur në një luftë të vazhdueshme për pushtet (por pikërisht kjo luftë, ky hark i tendosur gjithnjë që nuk nxjerr asnjë fitimtar, është “mjeti” i instiktit për të mbajtur gjallë pasionin), aq më shumë ruhen privilegjet që të jep gjinia dhe pavarësia e dëshirave, si përfundim, aq më shumë një marrdhënie erotike i përngjet madhështisë.
    Feminizmi i ndërfutur tek meshkujt, “përgjegjëse” për të cilin janë kryesisht nënat, ka efekte shkatërruese mbi ta. Këtu nuk bëhet fjalë që meshkujt të urrejnë femrat, sepse shpesh instikti mashkullor që kërkon natyrshëm “të mbijetojë” i çon mjaft meshkujt në keqkuptimin sikur urrejnë femrat, ndërkohë që ata në fakt nuk durojnë dot feminizmin që tenton t’u ndërfutet në një mënyrë apo në një tjetër. Feminizmi magjeps, por mashkulli, nëse vërtetë e zotëron të fortë instiktin e tij mashkullor, e përballon magjepsjen, duke e shijuar atë, jo duke e brendësuar. Pikërisht brendësimi i tipareve të feminizmit e çon mashkullin në mosshijimin e tij, sepse nuk mund të ekzaltohesh nga diçka që tashmë e ke deri diku tënden. Femrat, që në mënyrë të natyrshme dhe të pavetëdijshme e kanë përdorur feminizimin e meshkujve si mjet për të fituar pushtet mbi ta, po të ndërgjegjësoheshin për këtë, do të hiqnin dorë. Kjo i ka nënshtruar ato edhe pse në pamje të parë perceptohet e kundërta, sepse ka zbehur interesin e meshkujve të feminizuar mbi gjithçka është femërore.
    Mashkulli i mirëfilltë mund të jetë një qenie e pagdhendur, mediokre, e ashpër, vulgare, por mund të jetë edhe tepër i rafinuar, por pa humbur gjithsesi brendinë prej mashkulli, thjesht mashkulloriteti i tij çlirohet jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, kafshërore, por në mënyra të tjera më fisnike, përshembull në art, në shkencë, në politikë etj. Megjithatë, sado i pagdhendur të jetë një mashkull i mirëfilltë është një qenie më e denjë se një mashkull i feminizuar, edhe sikur ky i fundit të ishte mbret i botës!
    Kriteret e vlerave që instikti mashkullor ka krijuar dhe me të cilat i imponohet botës ushtrojnë mbi femrat një trysni të pallogaritshme, aq sa në mënyrë të pafalshme mjaft femra që nuk e zotërojnë të fortë instiktin femëror e masin veten me kutin e këtyre vlerave. Njeriu “ideal”, duam apo s’duam ta pranojmë, është i përfytyruar si mashkull, gjë që s’është aspak e vërtetë. Njeriu “ideal” mund të jetë fort mirë edhe femër, veçse e gjykuar nga kritere vlerash krejt të ndryshme.
    Mashkulli i njeriut, si krijesa më e lirë që ekziston mbi Tokë, është shembulli që shumë femra kërkojnë sot të ndjekin, natyrisht në një mënyrë jo fort të vetëdijshme. Ato, meqë e duan lirinë, sigurisht “nuk kanë kohë të presin” derisa të kultivohet brez pas brezi një lloj lirie nga pikëpamja e instiktit femëror (meqë deri para një shekulli as që bëhej fjalë për një kultivim të tillë), andaj përfundojnë duke u bërë meshkuj artificialë nga shumë pikëpamje. Si kundërpërgjigje e pavullnetshme ndaj kësaj, mjaft meshkuj, të ndikuar kryesisht nga opinionet gjërësisht të përhapura medemek të civilizuara, bëhen deri diku femërorë. A është kjo rruga e duhur drejt së cilës duhet të ecet më tej? Tek çdo njeri ku ndodh hibridizimi i shtjelluar më sipër, ka një instikt të dobët të gjinisë që ai i përket, ose në rastin më të mirë ka një atentat ndaj këtij instikti (se përse mund të ndodhë ky atentat është e vështirë të shpjegohet).

    Tiparet krijuese të gjinive

    Botën e kanë krijuar meshkujt! Kur flasim për krijim e kemi fjalën për çdo krijim që mund të quhet “përtejnatyror”, pra për gjithë “qenien e hedhur në qenie” dhe gjithë botën materiale të krijuar nga dora e njeriut që zotërojmë sot. Femrat le të mos ndihen të fyera nga ky fakt kryeneç i historisë. Ato duhet të ndihen krenare që i kanë lindur dhe rritur këta krijues, që kanë bërë të mundur vazhdimësinë e llojit tonë. Nga pikëpamja e krijimit përtejnatyror, femrat vetëm sa kanë marrë pjesë ose në mënyrë pasive (duke përjashtuar disa femra tepër të mashkullorizuara që mund të kenë lënë gjurmë këta dy shekujt e fundit, por që nuk mjaftojnë për të përfaqësuar denjësisht femrën në përgjithësi dhe pa llogaritur çdo lloj shërbimi fizik) ose në mënyrë penguese. Pse penguese? Sepse, siç thoshin latinët, “e vërteta është femër”. Instikti mashkullor është ai që krijon dhe ndërton mbi të vërtetën. E vërteta është ajo që është, jo ajo që bëhet, pra thjesht prej faktit që është e vetmja gjë që ekziston, e vërteta lufton dhe ka tendencën të zhvlerësojë çdo lloj krijimi përtejnatyror. Është thënë se “natyra i ka rregulluar gjërat në mënyrë të tillë që femrat të kenë gjithmonë të drejtë.” Veçse mashkulli i mirëfilltë, ose e thënë ndryshe njeriu i fortë, nuk ka nevojë të ketë të drejtë, madje ai ndjen përçmim, tërhiqet mënjanë, i paralizohet dëshira nga të paturit të drejtë. Mashkulli i mirëfilltë, si krijues, përfaqëson padrejtësinë në formën më të përkryer, sepse çdo krijues është i padrejtë. Nuk mund të jesh edhe krijues edhe i drejtë njëkohësisht.
    Në lidhje me krijimin artistik mund të thuhet: femra të mirëfillta që mund të jenë njëkohësisht edhe artiste të mirëfillta thjesht nuk mund të ekzistojnë. Artin e mirëfilltë ka nevojë ta krijojë vetëm një qenie shterpë nga pikëpamja biologjike. Femrat e mirëfillta e plotësojnë nevojën për krijim kryesisht nëpërmjet lindjes dhe rritjes së fëmijëve: kjo është “vepra e tyre e artit”, “arti” i tyre i mirëfilltë. Para se të bëhen nëna, gjithë “arti” i tyre qëndron në stërhollimin e sjelljeve për t’u pëlqyer meshkujve, gjë që vazhdon edhe pasi bëhen nëna, por sigurisht në një mënyrë më të çinteresuar. Lindja dhe rritja e fëmijëve, padyshim krijimi më i rëndësishëm që ekziston por edhe më i zakonshmi meqë ai u është dhënë femrave apriori nga natyra, u merr atyre gati të gjithë dëshirën dhe energjinë krijuese që buron nga qenia, kështuqë për krijimin artistik apo për çdo lloj tjetër krijimi u mbetet fare pak. Megjithatë (të gjithë meshkujt e mirëfilltë besoj janë dakord me këtë) vetë një femër e mirëfilltë nga një lloj këndvështrimi është një “vepër arti” që gjeneron dëshirë, pasion, frikë, intrigë, lëvizshmëri (guxojmë të propozojmë që femra të konsiderohet edhe si “arti i tetë”) etj. Nuk duhet pritur që nga një vepër arti të krijohet art, që ajo të ketë nevojë për të krijuar art. E kanë gabim ata që për hir të konceptit trashaman të barazisë gjinore besojnë që një femër e mirëfilltë mundet të krijojë art të një lartësie të madhe. Nëse meshkujt pëlqejnë artin e një femre të mirëfilltë, ata në fakt pëlqejnë femrën që bën këtë art, jo artin e saj, kurse femrat shijojnë aty (nëse e shmangin xhelozinë) paraqitjen e “virtyteve” femërore. Mund të vihet re që në të gjitha gjinitë e artit ku femra nuk shfaqet para auditorit me fizikun apo zërin e saj, janë gjinitë ku femrat kanë lënë më pak gjurmë. Artistet më të mëdha femra që njihen janë aktore, këngëtare apo balerina, pra në ato gjini arti që lejojnë shfaqjen e fizikut apo zërit të saj (gjithnjë ne flasim për atë që është rregull, nuk mund të mos ruajmë një ndjenjë tolerance në gjykim kundrejt atyre rasteve që mund të konsiderohen si “përjashtime”).
    Në fushën e mendimit elitar femrat as që duhet të llogariten! Femrat dhe të feminizuarit janë qenie të lindura për të qenë subjekte. Por të jesh një mendimtar i mirëfilltë, pra një prodhues mendimi, duhet të tejkalosh subjektiven, duhet të jesh “objektiv” dhe kjo është tipikisht mashkullore. Njeriut të dobët mezi i del forca që zotëron për të mbajtur veten e tij në këmbë, është e tepërt të pretendosh prej tij që të ketë forcë të merret me gjëra që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me jetën e tij. Këtë “luks” mund t’ia lejojë vetes vetëm njeriu i mbingarkuar me forcë, i cili jo vetëm ka mundësi të mbajë veten e tij në këmbë, por mundet “të mbajë edhe të tjerët”, pra të merret me probleme përtejsubjektive, mundësisht të kundërshtojë veten e tij për hir të “objektivitetit”, për hir të “të vërtetave” që ai zbulon, dhe nuk u bën bisht atyre edhe nëse ato e plagosin thellë mënyrën e tij vetjake të të qenit, sepse është aq fisnik dhe i fortë për ta përballuar këtë. Mundet një femër e mirëfilltë ose jo të arrijë “lartësi” të mëdha mendimi, pra të ketë aq forcë sa të “mos llogarisë” as veten e saj kur bëhet fjalë për të filozofuar mbi botën? Jo dhe jo! Nëse një femër ka aq forcë mendimi sa për të mbajtur veten e saj në këmbë është mjaft për të. Edhe femrat që janë të mashkullorizura nuk mund të llogariten si njerëz tipikisht të fortë, ngaqë është e kuptueshme se nuk mund të çrrënjosen plotësisht tiparet e gjinisë që Natyra ka caktuar për ty. Madhështia e një femre nuk i përket kësaj fushe. Përveç pjellorisë në kuptimin biologjik (e përse femrat të lakmojnë pushtete të tjerë kur kanë një pushtet kaq themelor!), madhështia e një femre qëndron në stërhollimin e dobësisë.

  40. loer kume Says:

    me fal po kujt i rruhet ca ka shkruajtur nice si autoritet poetik mbi kete ceshtje? ka qene gje ne galapagos ky?
    alket, ti je me shume se nice. me mire fshije kete koment e ndal aty te barcoletat, kam qeshur fort. e bere vepren e mire dje.

  41. TUBA Says:

    kot fare

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: