7 Mars-Çfarë dhurate t’i çojmë zyshës?

by

nga Eljan Tanini

Çfarë dhurate do t’i çojmë zyshës për 7 Marsin? Gati të gjithë e dimë që shkolla e parë shqipe është hapur në Korçë, më 7 Mars 1887. Në kujtim të kësaj ngjarjeje, 7 Marsi është shpallur Dita Kombëtare e Mësuesit. Nga gjithë kjo histori e gjatë e arsimit, çështja që shtrohet e të bën të mendosh, është se a ishin edhe mësuesit e parë kaq të babëzitur sa këta të sotmit? Apo nxënësit e tyre, nga që donin ta kishin mirë me mësuesit, u bënin edhe dhurata… Ndoshta e kemi traditë që, brenda sistemit të meritokracisë, asgjë nuk mund të meritohet. Por, edhe nga babëzia, këto mamatë e ditëve tona bëjnë çmos që fëmijët e tyre të kenë dhuratën më të bukur për këtë festë të kthyer në shëmti. Në fakt, po nuk i bëre dhuratë zyshës, ajo do të të marrë inat (jo se do të ta thotë), pasi e ndjen mungesën e dhuratës, e shkreta. “Po pra, o ma, do shtijmë lek me klasën, dhe do blejmë një dhuratë për zyshën.” Çudi, si është krijuar një kult preference i theksuar, se zyshës atë ditë i duhet bërë patjetër një dhuratë! Rrjedhimisht, i bie që shtëpitë e zyshave të jenë të mbushura me dhurata, më saktë, “shtëpi zyshe-suvenire”. “E mi zyshe, po lule do? Apo nuk të pëlqejnë më ato? Po sikur klasa të të bënte një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe të ishin aq trëndafila sa ka edhe nxënës, a do të të pëlqente?” Çfarë kompleksi, t’i bësh zyshës dhuratë për 7 Marsin! “O zyshe, po ku i çon ti gjithë ato dhurata, apo i shpërndan andej-këndej, kur ke për të shkuar në ndonjë ditëlindje?”Po të jetë zysha e re, emmm, duhet ndonjë dhuratë e bukur, ndonjë varëse, ndoshta. Po të jetë zysha më në moshë, ndonjë gjë më e thjeshtë. Po të jetë profesor, pra mësues, ku e di unë se çfarë dhurate mund t’i bësh një mësuesi? Celular? Jo, kravatë ndoshta. Lum si këta që marrin dhurata çdo vit, por se mos u intereson shumë se kush i ka sjellë! Në fakt, pse duhet të interesohet se kush e solli dhuratën, rëndësi ka që e solli apo e sollën. Dhe, si bëjnë, sikur nuk duan! Kjo është thjesht dhe vetëm një festë biznesi; këto ditë dyqanet e dhuratave i shikon plot me fëmijë. Zakonisht, është një, pra njëra ajo që i mbledh lekët për gjithë klasën, ndërsa disa të tjerë shkojnë e blejnë dhuratën. Atë ditë zysha bën festë në klasën kujdestare. Te dhurata e sjellë është edhe një letër, ku shkruhet se kush i ka dhënë lekët, më saktë, emrat. Kalamaja, mos harroni zyshën tuaj! Zysha ka dy festa, edhe 7 Marsin, edhe 8 Marsin. Po mirë mi zyshe, puna jote. E kam fjalën që 8 Marsi, sikur është zbehur pak, as zyshat nuk duan më mimoza tani. O zyshe, po dërrasën e zezë a ta vizatuan për këtë festë? Dhe ti, ça bëre, u çudite kur hyre në klasë? Sa mirë, çdo 7 Mars çuditeni ju, ndërsa prindërit, edhe po, edhe jo. Mund të ndodhë ndonjëherë që ndonjëri nuk shtin fare lekë. Shprehja që dëgjon këtë herë është: A do shtini lek për zushën, apo jo? Eh, mi zyshe…! Stres i madh në shtëpi, duhet blerë dhurata për zyshën. Sa e ngarkuar do jetë atë ditë ajo! Në fakt, në këtë ditë, po të shohësh gra të veshura mirë dhe të ngarkuara rëndë, e kuptohen menjëherë që janë zysha. Më kujtohet dikur, nga 8-vjeçarja, se gjithmonë e kam pasur jo me ndonjë dëshirë të madhe t’i bëja dhuratë zyshës, apo të shtija lekë për të. Ndonjë zyshe, që nuk e kisha mirë muhabetin, do t’i bëja edhe ndonjë dhuratë. Gjithmonë thosha: po Çimi, profesori i punës me dru, a merr dhurata ai! Në këtë ditë, këta mësonjësit apo arsimtarët shkojnë në një festë të përbashkët, po mirë bëjnë. Nga dhuratat më të çuditshme, për të cilat grindesha gjithmonë me time më, mbaj mend më të habitshmen festë. Zyshës i kishim bërë gati që të gjithë dhurata: geta, parfum, sapun dhe një lule artificiale.

Sa të shëmtuara ishin ato lulet artificiale! Sa popull arsimdashës jemi ne shqiptarët; duam si e si t’i shkollojmë fëmijët tanë, por, se si, pak rëndësi ka! E, në fakt, problemi i të bërit dhuratë sa për të thënë, i luksit të tyre, apo edhe i dhuratës më të veçantë, sigurisht që do ta lumturojë zyshën. Por brenda këtij kompleksi të të bërit dhuratë qëndron edhe meritokracia. Sa keq, po nuk i bëre zyshës dhuratë në këtë festë, seç ndjen shqiptari! Ose fëmija i tij do të ndihet i ndarë nga shokët, ose duhet të bashkohet me turmën. E vetmja zgjidhje, e cila e bën njeriun të reflektojë para këtij kompleksi, nuk do të jetë koha kur të gjithë do të kenë lekë në xhepat e tyre, por kur prindërit të dinë mirë të mendojnë se, të frysh një mësues me dhurata, nuk është gjë tjetër, veçse një servilizëm sa për të thënë. Një çast komod për një dhuratë kineze, apo e blerë te linja… Jo, jo, këto të fundit nuk bëjnë, se i njeh zysha mirë, janë të lira.

“Të keqen mami, çfarë dhurate do t’i çojmë zyshës për 7 Marsin?”

Pasi dilema në shtëpi u zgjidh, Qerosi vendosi t’i bënte zyshës një dhuratë të bukur për këtë festë. Ai i shihte të tjerët përreth dhe mendohej. Një djalë, që i punonte babai në një dyqan lulesh, i kishte sjellë një tufë me lule mësueses. Një vajzë, mamaja e së cilës punonte në një bonboneri, i kishte sjellë një pako me çokollata. Qerosit, që i punonte i ati në një dyqan pijesh, i kishte sjellë mësueses një kuti të rëndë. Mësuesja e ngriti lart dhe pa se diçka po pikonte. E provoi me gisht dhe tha: “Është verë?”. “Jo”, ia kthen Qerosi. Provoi edhe një pikë tjetër. “Shampanjë?’ “Jo”, i përgjigjet përsëri ai. “Nuk e di, dorëzohem! – i thotë mësuesja. – Ç’farë është?” Qerosi i përgjigjet: “Është një qenush”.

Tags: , , ,

9 Responses to “7 Mars-Çfarë dhurate t’i çojmë zyshës?”

  1. unica Says:

    E bukur.
    Me kujtohet ne klase te 8. Na e solli zysha rrotull punen e nje mikrovale.(sapo kishin dale atehere) ne te shkretet mblodhem sa leke mundem po si afroheshin shumes qe duhej. Si perfundim i cuam leket………..

  2. Nje lexues jo i rastesishem Says:

    Tani,ky ishte shkrim????

  3. kot pa lidhje Says:

    ej sa per ate qe te gjith e ditkerkan, po sikur shkolla e pare shqipe te mos jete hapur me Mars 1887 ne korce por ndonje shekull me pare dhe historianet ta dine?

  4. krejt palidhja aaaa Says:

    jo bre shum keq ma ir ta kishi ba bre

  5. lorina Says:

    me pelqeu shum por per mendimin tim rima eshte perdorur shum por mir sukse

  6. Irma ttbmlj Says:

    Haa Eljan, sa here e kam pare dhuraten time per zyshen kujdestare ne doren e nje zyshe tjeter hahahahhaha

  7. zano Says:

    s’po me pelqen shume kjo

  8. olta Says:

    per mendimin tim me pelqeu shume

  9. olta Says:

    e bukur fare

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: