Kur s’do të ketë më diell

by

 

tregim nga Dorian Isai

-Mendova se  do të isha i pari që do kisha ardhur sot,-i thashë Evës ndërsa mbylla derën pas meje me kujdesin e duhur  për mos fishkëllyer të përhershmen melodi-kërkëllimë gjysëm të shurdhur që prishte harmoninë e ambjentit.Për ne, pjestarët e grupit të “bio-vallëzimit”,ai ambjent  kishte marrë ngjyra mistike që na ishte dashur kohë t’ia jepnim.E kishim berë duke bindur vehten ngadalë dhe sapo hynim aty, dukej sikur porta mbyllte jashtë saj “botën” në të gjitha përmasat dhe ne ishim në ishullin tonë të mirkuptimit,në mjedisin tonë natyral  që  lëkundej mes reales dhe irreales.Ishte një sallë e  madhe,e shtruar me parket  të errët,ngjyra e të cilit e kshte ndihmuar të  shndërrohej në nje vend kulti.Ishte një vënd ku mund ti besonim njëri-tjetrit.Këtë bënim,i besonim njëri-tjetrit gjithë çfarë na shqetësonte,linim që “tjetri” të bëhej një fletë e ditarit tonë personal.Ishte e vështirë të komunikonim mes nesh jashtë asaj salle.Kishte rastisur të takohesha  me njërin prej anëtarëve të grupit në një kafene dhe ishim ndjerë ngushtë,sikur kishim faj për prezancën tonë aty, në mes të botës së zakonshme që në rastin më të parë nuk do të ngurronte të na gjykonte,mbase edhe të na dënonte moralisht për të thjeshtat mendime dhe ndjesi,vetëm e vetëm se ishin të ndryshme, të veçanta,ose sepse nuk ishin shprehur në mënyren ose vëndin e duhur.
Zakonisht ai që vinte i pari në seancën e bio-dancing ishte më i eturi për të marre dozën e leksionit të rradhes ,ishte një mënyrë për ti treguar miqve se atë javë ishte i stresuar dhe se ishte aty,me shpejt sesa duhet, për të hyrë në harmoni të plotë me vehten,sallën, në pritje të ngutshme të atyre që pas pak do ta mbushnin.

-Mendova se  do të isha i pari që do të kisha ardhur sot,-i  përsërita Evës ndërsa afrohesha,duke parë se përshëndetja e parë,një lloj rrëfimi-dëshirë për tu bashkuar nën të njëjtin flamur,rrëshqitën mbi atë pa efektin që prisja.Asgjë nuk ndryshoi në mënyrën sesi ajo kishte mbledhur gjunjët sipër kolltukut-krevat,në mënyrën sesi floket e verdhë i binin dukshëm mbi krahëror ose në mënyrën sesi i mbulonin një pjese të fytyrës së hijshme.Arrita të vërej tek ajo një përqasje të ngathët,asimetrike, të shpërberë në dy buzë që pak kishin të bënin me njëra-tjetrën pikërisht atë moment kur duhej të  jepnin idenë e buzëqeshjes.E dija që Eva ato kohë po  luftonte një prej frikës së saj më të madhe,atë të mëmësisë.Ne të gjithë kishim frikën tonë.Ishte ajo kohë kur sipas mësuesve duhej ta përballonim drejtpërdrejtë atë.çdo javë “trajtonim”,-ky ishte etiketimi profesional,-një ose dy anëtarë. Shpeshherë ndodhte që objekti  ynë i seancave të mëparshme kërkonte të skenonim përsëri atë çfarë e shqetësonte e kështu programi marshonte ngadalë por ne kishim gjithe orët që donim dhe mbi të gjitha kishim shumë durim.Aty brënda koha rridhte e qetë, e pa nxitur nga  detyrimet e zakonshme ose të jashtëzakonshme të jetës së përditshme.
Eva vuante  frikën e mëmësisë prej vitesh.Me kalimin e kohës i bëhej gjithmonë  më e pranishme,më shqetësuese.Ishte e martuar prej pak kohësh dhe po bënte gjithë sa ishte e mundur mos të ngelej shtatzënë,të pakten jo para se të përballonte këtë frikë,natyrisht me ndihmen tonë.Zakonisht  takimet i kishim më të përzemërta dhe shikoheshim në fytyrë ose  në sy.E bënim si  parahyrje të leksionit.Eva po shkelte një nga urdhëresat tona themelore duke u sjellë ashtu.Iu afrova thuajse me hap ceremonial,i mora duart e saj në të miat ,ndoshta me vështrim lutës, i perkulur ndjeshëm para .Diçka duhet ti kem thënë me gjuhë joverbale sepse ajo,pas një shkundjeje të brëndshme,zgjoi vehten nga ajo situatë përgjumjeje, dhe më kërkoi falje.”Po mendoja”,-tha dhe më buzëqeshi pa shkak dhe pa dëshirë të dukshme.Më dhuronte një buzëqeshje pa lëng,të çfardoshme,nga ato lloj buzëqeshjesh që jepen , në cilëndo kafene të qytetit ndërmjet atyre që shkembehen ne daljen e ngushtë.Vazhdoja  të mbaja duart e saj në të miat, e pashe drejt e në sy, i dhashë shumë dashuri dhe e pyeta:
-Si të ka shkuar java Eva,gjithçka mirë?

Nuk prisja përgjigje por mënyra sesi hymë në komunikim,me anë të një prekjeje të sinqertë, me mirbesimin në sfond,bëri që fytyra e saj të ndriçohej.Më shtrëngoi duart dhe u pergjigjigj  paqësisht,duke hapur buzet sa më pak të ishte e mundur e duke nxjerrë një fjali-fëshfërimë:

-Po,gjithçka mirë

Ia mbeshteta duart mbi prehër duke i buzëqeshur lehtë,lirshëm,dhe u drejtova për nga cepi i salles,ku gjëndeshin disa karrige të tjera gjysëm-krevat,ku mund të shtriheshe e të merrje gjithë pozicionet e rehatshme që doje.Ishte mbasdite dimri,dielli ishte akoma i bardhë në tërësinë e tij dhe këndi i botes ngaku po e kundroja,mbrojtur nga xhama të trashë,ishte  i përshtatshëm për të marrë nga ngrohtësia e tij,pa u ndjerë i kërcënuar nga era e ftohtë,që vërdallosej gjithmone në mbasdite me diell dimri si  një shpirt ngatarrestar.
Po mendoja me vehte se duhej të isha më i mirëkuptueshëm me Evën.Po kalonte një moment të vështirë te frikës së saj.Para dy seancash kishim përgatitur inskenimin e parë që kishte atë si protagoniste.Dikush kishte patur idenë se po të vishnim përparëse të bardha infermierësh do të ishim më në brëndësi të rrolit.Kështu kishim bërë.

Frika e Eves niste që në momentin e lindjes.Kishte lexuar me faqe të tëra librash që flisnin për nënat e reja,duke filluar që nga salla  e maternitetit.Inskenuam një situatë të tillë.Nuk kishim  një krevat nga ata të sallave të lindjes por krijuam një shtrat me batanije të buta,mbiku keqvendosëm  dy jastikë të mëdhenj.Eva u shtri, thuajse e pavetëdijshme,sikur të ishte një sonambul.çizmet i hoqi në kohën më të gjatë të mundshme dhe bëri një zgjatje të trajektres së “udhëtimit” nga cepi i “krevatit”,në majë të tij.E vumë re.Dinim ti lexonin këto imtesi.Mësuesit qëndronin përherë në  këmbë kur fillonin inskenimet,sa më të ftohtë të ishte e mundur.Silleshin kështu që të na ndihmonin të kishim  kontakt sa më të  shpejtë me frikën që po përgatiteshim të përballonim.Në këtë moment shndërroheshin në spekatorë edhe pse në të vërtetë ishin krijusit e grupit,ishin përçuesit e asaj që trasmetonte jeta  në grupin e bio-vallëzimit.
Tanimë ishim vetem ne,anëtarët e grupit, pa mësuesit udhëzues.Ne ishim “shoqëria” dhe Eva u dorëzua tek ne. Dy prej vajzave që interpretonin infermieret,e mbanin të shtrënguar nga krahet dhe me bindjen më të plotë i klithnin:”shty,fort,merr frymë dhe shty”.Përveçse mënyrës sesi po recitonin edhe shtrëngimet e tyre në krahët e Evës ishin të fuqishme.Dukej  si e kryqëzuar,me këmbët hapur e gjunjët e thyer.Fillimisht  shtrëngoi paksa muskujt e barkut.Pashë sesi këmisha e saj e hollë shndërroi relievin ngadale,sikur një puhizë pranvere t’ia përkedhelte barkun,por më pas relievi nisi të ndryshojë më shpesh, më ethshem, i turbulluar, i kontraktuar deri kur bulëza djerse mikluan lëkurën e saj të bardhë.Kisha harruar të dëgjoja klithmat e saj  prej nëne.Sikurse më kishin porositur, përsërisja-bërtisja”Tani…,shty akoma më fort,shoh kokën,ndihmoje të dalë”.Kishim marrë diku një abazhur të stërmadh ,nga ata që përdoren  në sallat e vërteta të operacioneve,e kishin ndezuar ndërkohë që ne luanim rrolet tona në atë copëz jete të improvizuar dhe e rrotullonin nëpër trupin e Evës me një shpejtësi të pakuptueshme  që jepte bezdi dhe makth.Mbase ishte kjo një nga arsyet që më bëri të isha në brendësi të personazhit të mjekut,ishte kjo një nga arsyet që bulëzat e djersës mbulonin  mishin e bardhë të Evës-grua.E shikoja të përpëlitej, i hakërrehesha me prekje,thirrje pa ditur se dëshiroja  ringjalljen e saj apo fundosjen në tunelin e frikës që e kishte mbërthyer.Nëse ajo dilte prej mugëtirës që i kishte zaptuar mëmësine, kur të më vinte rradha mua, do të kisha një arsye ngushëlluese më pak nëqoftese do të dështoja.Ky mendim më ngarkonte me stres e më bënte më të besueshëm në rolin e doktorit.Isha i vërtetë me vehten kur tentoja të nxirrja jetën nga barku i Evës dhe mbase dukesha po kaq i vërtetë edhe në sytë e grupit.
Inskenimi zgjati rreth pesëmbëdhjetë minuta të gjata.Dikur mësuesit  vendosën të ndërpresin copëzen e  jetes.Nuk ishte e lehtë të ktheheshim në jetën “reale” nga ai përjetim “irreal”.Ishte pikërisht një nga ato momentet kur nuk e di se ku fillon njëra e ku mbaron tjetra.E njëjta gjë që i ndodh lundërtarëve në det të hapur kur shohin pikën e horizontit.Asnjëherë nuk mund të dinë  ku mbaron deti e ku fillon qielli.Shohin vetëm një vijë,shpeshherë imagjinare dhe aty ngulin vështrimin e pashpresë e të lodhur.

Shokët e grupit na kishin ndjekur të pazëshem.Në fytyrat e tyre vura re pafuqinë për të ndërhyrë në atë që kishin parë e që  dukej se kishin pak dëshirë ta dëshmonin.Eva ishte e fundit që u ngrit nga shtrati i vuajtjes.E lamë të shtrirë për shume minuta më pas.Atë mbrëmje ajo nuk arriti të na buzëqeshte më dhe ne nuk e kerkuam buzëqeshjen e saj.E përjashtuam nga rregulli i përgjithshem i grupit duke e mbajtur pranë njëkohësisht.Sipas mësueseve ,ajo nuk ishte gati që inskenimin ta përjetonte deri në fund.Nuk mund të arrinim në pikën kur dikush nga infermieret ta godiste me shuplaka që mos të humbte ndjenjat,kur ti tregonim më së fundi një copë çarçaf të përskuqur nga gjaku dhe ti afronim një kukull të mbështjellë me batanije, si foshnjën e saj të porsalindur.Ishte akoma herët për të ndërtuar gjithë këtë copëz jete me kaq emocione dhe nuk  e dinim nëse Eva mund ta përballonte. Ishte një provë,një parapërgatitje për “të vërtetën” dhe të vërtetat e mëdha marrin formë në më shumë se një periudhë kohore.
Kishim përgatitur edhe një inskenim tjetër që kishte të bënte me frikën  seksuale.Duhet të përshkonim këtë “gjallesë”  të frikshme në më shumë se një formë të paraqitjes së saj.Filluam me hapat sensualë të Magdalenës.Ajo kishte adoptuar këtë “ecje seksi” kundër dëshirës së saj.(e mbronte me forcë këtë tezë).I ndodhte papritur,ndërsa shëtiste apo përshpejtonte për diku, të shikonte një detaj të këndshëm tek një djalë,osë te kujtonte një ëndërr erotike,qoftë edhe të përdoror, dhe brenda saj  merrte jetë ky mekanizëm-robot  që  ajo nuk mund ta kontrollonte.  Mënyra e këndshme sesi hidhte hapat e vegjël, plot me delikatesë femërore, ishte ne kontrast të plotë me veshjen e saj.Vishte gjithmonë funde të gjata e të gjëra.Voziste brënda tyre e fshehur nën petkun e “vajzes së mirë”.Gjithë ky portret i tipizuar me devotshmeri shvlerësohej kur ajo automatikisht ndërronte hapat dhe dallgëzonte trupin në menyrë të tillë që shumëkush pranë saj kthente kokën për ta parë me habinë e pashmangshme.Nje shoqe  i kishte thënë se në keto “miniparada mode” i sillte në mënd një shprehje të gjyshes që thoshtë:”duket si  gomar me shalë”.Megjithatë,nuk ishte kjo ajo që  shqetësonte Magdalenën.Ajo kishte nevojë deri diku për adhurimin e meshkujve dhe kjo masë e admirimit të tyre ishte çdo ditë e lëvizshëme.Varej nga humori i çastit,moda e fundit ,ose  nga mashkulli që kishte përballë.Këmisha e tij e zbërthyer në dy-tre kopsat e fundit ose bluza që mund ti rrinte ngushtë pas trupit, ishin  detaje që bënin të udhëtonte ky kufi i  frikës së saj seksuale-sensuale me mijëra kilometra në ditë.Pyeste vehten se nëse do të merrte guximin të vishej më” lehë”,a do të ndjente nevojën të përkundej ndërsa ecte?Mos ndoshta subkoshienca e saj zëvëndesonte në këtë mënyrë atë që ajo me koshiencë të plotë,duke u veshur rëndë, nuk i lejonte vehtes?! Kjo frikë vazhdonte edhe më tej, me një detaj tjetër ,në dukje “i lehte” por që ishte shqetësues,te pakten për atë vetë.Në një emision radiofonik kishte dëgjuar se  vajzat dhe djemtë në momente eksitimi  dalloheshin nga veshët e skuqur.Mendonte sesa në pozitë të vështirë do të vihej sikur,ndërsa të ecte me gjithë qënien e saj prej vajze  të purpurt, një detaj i paparashikuar të mund ti shkaktonte skuqjen e majave të veshëve.Sikur pikërisht atë çast të shikonte përballë vehtes një mashkull,edhe ai me veshët super të skuqur.çfarë do të komunikonin vështrimet e tyre?.Këtë situatë e mendonte shpesh dhe kjo përbënte frikën e saj me të madhe seksuale.”Sikur një ditë papritur ti skuqeshin veshët në mes të rrugës dhe të gjithë të kuptonin se çfarë po ndodhte?!”Pak rëndësi kishte që i kishin thënë vazhdimisht se emisioni që kishte dëgjuar në radio ishte humoristik e asgje të vërtetë nuk kishte në ato fjalë.Méngjeseve, para se të dilte nga shtëpia,kontrollonte ngjyrën e veshëve  dhë nëse shikonte tek ata  një përskuqje të lehtë,sado te lehtë, të stimuluar  nga temperatyra e lartë e kaloriferëve,nxitonte ti pudroste e ti jepte ngjyrën e tyre jo-natyrale.

 

 


Inskenimi për Magdalenën ishte shumë i thjeshtë.Mësuesit e kishin detyruar të vishej me minifund dhe një bluzë bujarisht të hapur.Kjo do të ishte uniforma e saj.Dukej vërtetë bukur.Nuk mund ta mendonim se një vajzë si ajo ndjente nevojën e lëvizjeve të trupit për të shprehur feminilitet.Për t’i bërë më të vështira dallgëzimet e belit, vuri një brez të trashë lëkure ku kishim varur pesha rrethore hekuri,sejcila dy kilogramëshe, nga ato që përdorin peshëngritësit.Uniformën” mësuesit e kompletuan me një palë çorape të trasha e të gjata leshi.E veshur kështu,mes dy botëve, me veshët që ia kishim ngjyer me buzëkuqin më të kuq që kishim gjetur,ajo ishte e detyruar të shihej në një pasqyrë të vendosur enkas për atë, në një cep të sallës.Kurdo që do të kishte nevojë të na pyeste sesi dukej,ne njëzëri do tì përgjigjeshim:mirë, shumë mirë.Për mua ishte portreti-kompozim më i bukur që Pikaso mund të kishte bërë dhe nuk e dija se mendoja kështu nga dashuria për Pikason apo për Magdalenën.


Ariana,vajza tjetër e grupit, ishte e përqëndruar në një moment të vetëm të para-raportit seksual.Për atë ishte e pamundur të treste ato sekonda të rënda që kishin në brëndësi herën e parë kur duhej të konsumonte raportin seksual me dikë.Gjithçka kishte të bënte pikërisht me kohën kur ndodhej shtrirë dhe e zhveshur nga mezi e lart poshtë tij.Kishin ardhur deri aty mes puthjesh pasionante, fërkimesh epshore dhe përkujdesjesh të ëmbla dhe ajo duhet të hiqte të mbathurat.Pranonte që të ishte “ai” t’ia hiqte,ajo patjetër që do ta ndihmonte me harkimin e nevojshëm të belit,do i buzëqeshte buzëqeshjes së tij por nuk pranonte atë heshtje të gjatë,kur ai të merrej me heqjen të brëndshmet e tij.Ato momente,hiqnin vështrimin prej saj dhe e linin vetëm.Kishte patur edhe nga ato raste kur djali ishte ngatërruar me mbathje,pantallona,rrip dhe situata degjeneronte për sytë e saj në një pritje për “qëllime të dobëta”.Nuk dinte si të mbulonte ketë pauzë.Sikur ai ,në këtë heshtje të mbushur nga zhurma e përthyerjes së teshave, të mendonte shumëçka rreth saj.?!Ndonjëherë, në fraksione sekondash një njeri mund të mendojë pikat kyçe të një jete të tërë. çfarë mund të mendonte rreth saj,mënyrës sesi kishin shkuar deri aty.Ishin ato sekonda autopsia e lidhjes se tyre të ardhshme?!Pse nuk i ngjallnin besim?!Mos ishte e gatuar “keq” që mendonte të tilla gjëra në të tilla momente?!Ajo shtrirë,e zhveshur në pritje të tij, me gjithë lakuriqësinë e saj që patjetër duke përthyer gjunjet do të mundohej ta fshihte.Do të tendoste qafën(zakonisht majtas) duke mbushur sadopak sikletin me atë veprim të pakuptimtë.
Me Arianën situata ishte paksa më e vështirë.Pas bisedash të gjata mësuesit kuptuan se kjo sjellje e saj kishte rrënjë nga një ngjarje e vëzhguar në adoleshencën e hershme,atëherë kur dëshira për të përballuar trupin mashkullor ishte ne pikën më të lartë.
Kishte qënë mbrëmje,ajo po kthehej në shtëpi dhe rrugës pa një grup qensh endacakë.Disa qen meshkuj dhe një qen femer( që për etikë ajo nuk e quante “buçe”),të pashqetësuar nga askush,bënin dashuri.Qeni femër qëndronte me kokën mbështetur në një mur të çfardoshëm,me të pasmet kthyer nga qente meshkuj dhe priste.Sejcili prej tyre, sipas rradhës,pa u ngutur,bënte dashuri me atë paqësisht dhe ngeshëm.Kjo mënyrë e civilizuar e rrjeshtimit dhe e mos-prishjes së rradhes,qetësia që mbizotëronte ,i kishte ngulur në mënd Monikës.Kujtonte gjithashtu se qeni femër,ndërkohë që njëri prej partnereve largohej dhe i linte vendin tjetrit,hapte gojën sikur të kishte gjumë.Ky gjest,i dukej shumë i ngjashëm me shtrirjen e qafës së saj nga njera anë(thuajse gjithmonë majtas) në ato sekondat e pambarimta të pritjes finale.Pikërisht ato momente ajo kishte kërkuar gjithmonë sytë e “tij”.Kishte dashur të gjente aty përgjigjen e shqetësimit të saj.Nuk donte që ata të ishin të mbushur me epshin e situates por me pasionin e dashurisë.Kishte përgatitur edhe komplimentin më të rëndësishëm të jetës së saj.Ajo nuk kishte një figurë ideale të mashkullit,nuk kishte një portret ideal të tij,por kishte komplimentin e duhur,atë që do të hapte portat e frikës së saj dhe do ta linte të lirë të harbohej në stilisje dashurore.Donte të dëgjonte-shikonte që ai ti trasmetonte-thoshte se në sytë e saj shikonte përzgjatjen më të ëmbël të dëshirës së tij dhe se donte që ai moment të zgjaste deri në pambarim,se rrugën brenda saj sapo kishte filluar ta eksploronte dhe se nuk do të lodhej kurrë së shëtituri-humburi në të gjitha labirinthet e dëshirave.Gjithë kjo duhet të ndodhte ndërsa ai e prekte me mollëzat e gishtave dhe ajo të vibronte pa menduar asgjë tjeter;pantallonat , rripin ,mbathjet që duhej të hiqeshin nga një moment në tjetrin, e mbi të gjitha pa menduar rradhen e qenve të ngeshëm që e bënin të nderte qafën e të mbyllte dritaren e ndjesisë.Ndoshta do të mjaftonte qe “ai” të përdorte mollëzat e gishtave,fjalët atë periudhe kohore mund të ishin të tepërta.Mjaftonte të ndjente majëzat e gishtave të tij që kërkonin të shpërbënin buluzën-materie që i mbulonte barkun.Kaq do të mjaftonte,vetëm kaq dhe zhurma e veshjeve që zhubroseshin do të shndërrohej në melodi.
Sipas mësuesëve tanë,inskenimi që duhet të kishte të bënte me këtë problem,ishte paksa i vështire per tu pranuar e realizuar.Ariana duhet të rrinte shtrirë,me kembet mundësisht sa më hapura,e të linte një nga djemtë e grupit ti afrohej,ta nuhaste duke nisur që nga barku,kofshët,rreze-kofshët,këmbët.Ndërkohë ajo duhej ta shihte natyrshëm,pa i dhënë vështrimit hije të shqetësuara,e sidomos pa kryer veprime të asnjë lloji,sikurse mund të ishte shtrirja e qafës,anuar në një krah ose tjetrin.Do të ishte mirë që ndërkohë të fisnin për gjëra mëse normale,të përditshme, sikurse mund të ishte kriza e fundit qeveritare,çmimi i zarzavateve të treskëta në tregun komunal ose kallot që atij i bëheshin sapo blinte një pale këpucë të reja edhe pse një numër më të mëdha.Mësuesit gjykuan se Ariana nuk ishte gati për një sforcim të tillë.Kërkonte më shumë kohë e besim tek të gjithë antarët e grupit dhe jo vetëm tek njëri prej tyre,sepse të gjithë do të ishim spektatorë të zhveshjes së ndrojtjes së saj.Mësuesit u mjaftuan ti këshillojnë streçe të ngushta.Ne u porositëm që të vrojtonim pjesët e saj intime në mënyrë të dukshme, pa a quajtur faktin anormal.
Ishte edhe frika ime ndër të tjera.Unë sillja në mënd me shqetësim diten kur dielli nuk do të egzistonte më.Ishte një erresirë që nuk arrija ta përfytyroja dot,më dukej e pallogjikshme dhe e pamëshirshme,e pakrahasueshme me të gjitha errësirat që deri më sot njohim.Kjo errësirë kaq e panjohur më mbushte me ndjenjën e vetmisë.Ishte një nga arsyet që gjithmonë parapëlqeja ta shijoja diellin i mbrojtur nga një xham i trashë.Më dukej se kështu rrija larg nga ai përjetim i keq i errësirës.Po kërkoja të gjeja edhe unë inskenimin më të përshtatshëm për të dalë nga frika ime.Akoma nuk kisha vendosur diçka përfundimtare.Mendoja një tunel të errët në fund të të cilit më priste një vajzë bjonde,bjonde si Eva që të më zgjaste dorën e të më mirëpriste në cilëndo botë qofshim e në cilëndo botë të më duhej të shkoja.Le të ishte një mike e mirë udhëtimi e asgjë më shumë, për mua e rëndësishme ishte të dija se nuk do të isha vetëm edhe pse mund të ishte errësirë e pashpirt aqsa mos të më lejonte ta shikoja.E rëndësishme ishte ta dija se ajo ishte aty.

U ktheva nga salla.Eva ishte atje.Po mendoja ti flisja për inskenimin e frikës time dhe ti propozoja që të ishte ajo në fund të tunelit.Iu afrova me të ecurën time të çlirët që i ngjante asaj të koneve të cirkut.Ndodhej thuajse në të njëjtin pozicion që e kisha lënë më parë, vetem se këtë rradhë nuk dukej e përhumbur.
-Jam shtatzënë,- më tha dhe nuk u përpoq të buzeqeshte me zor,e as ti jepte mimikës së fytyrës shprehjen e duhur ,në lartësinë e lajmit që po më jepte.
Po e shikoja duke vazhduar të buzëqeshja në mënyrë të pavetëdijshme,sikur të kisha ngelur tre-kater sekonda pas në kohé.
-Shtatzënë,përserita edhe unë në mënyre mekanike. Vështrimi më shkoi nga dera,ngaku pritej të vinin të tjerët.
-Nuk di çté them?!
Nuk ndjehesha i aftë të përballoja situaten.Në atë moment grupi ynë përbehej nga unë dhe ajo.Ishte një numër i pamjaftueshem për të mbajtur peshën e frikës së saj.Perceptova se edhe Eva nuk kishte dëshirë të fliste.Nuk e prisja lajmin dhe nuk më vinte në mënd tjeter gjë veçse ta qortoja,ti thoja se më dukej shtatzani e parakohshme, duke patur parasysh gjithë sa kishim bërë seancat e fundit rreth frikës së saj.”Po tani,çfarë mënyre duhet të gjenim për ta ndihmuar,e ka menduar abortin?nuk kishte mundësi ta parandalonte’!”
Mendoja kështu i kthyer në profil.I nervozuar gërrmoja në xhepa dhe thoja me vehte se pse askush nuk po vinte akoma.
-Eshtë akoma herët, kemi ardhur më shpejt,- me tha pas një sekonde,me ton krjtesisht të tjetërsuar,thuajse të rreptë.
-Hej,unë e dua këtë fëmijë,e dua jo vetem në kuptimin që dua ta mbaj,por dua të them se e dashuroj,..kam filluar ta dashuroj pa kuptuar.
Po e shihja sikur doja ti thoja se nuk kisha asgjë kundër gjithë sa ajo po më thoshte.
-Unë e dua dhe kam kuptuar se nuk kam më frikë!
E pashe sesi u ngrit ngaku ishte ulur si për të theksuar atë që tha,sikur donte të jepte prova nëse do të ishte e nevojshme.
U hap dera dhe që atëherë une jam i mendimit se gjithmonë një derë hapet në momentin e duhur.Erdhën edhe kater pjestarë të tjerë të grupit.Zbarkuan me sjelljen tipike që kemi në momentet e para të takimit me njëri-tjetrin,kur çdo imtësi,çdo detaj,çdo fjalë që themi është e emërtuar nga gazi i brëndshëm.Ndjehet dëshira për të qënë mirë shpirtërisht e për të bërë që edhe tjetri të ndjehet po kështu.Erdhi edhe njëri prej mësuesëve.Sapo kisha një grimë kohë ndiqja vjedhurazi mënyrat e Evës.Pas atyre fjalëve kishte filluar të më dukej ndryshe,sikur e drejta e saj për të qënduar mes nesh e për tu sjellë si më parë, ishte lëkundur.E hulumtoja dhe veprimet e saj më dukeshin ato të përhershmet.E njëjta përzemërsi e çiltërsi por kishte edhe diçka tjetër,kishte një vetësiguri që e bënte të ishte më shumë se mirë me vehten.Dukej të ishte e lumtur.U ndjeva si ushtari që duhet të shpëtoja grupin nga kjo e fshehtë që Eva mbarte me vehte.Padyshim që ajo do ta tregonte por koha që kalonte më rëndonte.E vetmja zgjidhje ishte të përshpejtoja ngjarjen.Mora nje lloj qëndrimi krenar,ngrita koken pak më shumë se çduhet drejt tavanit dhe pa parë njeri në sy deklarova sikur të zbuloja një kompllot:
-Dëgjoni,Eva është shtatzenë.
Një gumëzhimë u krijua në sallën e vogel.U kthyem nga Eva në pritje që të vazhdonte të tregonte më tej.Mbase do të kishim dashur të dëgjonim një lloj shfaqësimi por e pamë vetëm të qeshte,e tkurrur nën pallton e saj,me sytë që nuk e tradhëtonin në shkelqimin e tyre.
-Po.po,jam shtatzënë.E mora vesh vetëm pak ditë më parë..dhe është bukur.
U krijua një heshtje e gjatë.Ndjehej frymëmarrja e dikujt,por asnjë nga ne nuk nderhyri ta bënte më të pranueshme. Eva vazhdoi përsëri,këtë rradhë më e qetë dhe më serioze:
-Nuk kam më frikë,e dua këtë fëmijë.Nuk e di sesi ndodhi,por është kështu.
Iu afruam në heshtje për ta uruar.Pjesa tjetër e grupit erdhi ndersa po e përgëzonim,tanimë më të zhurmshëm.Ia thamë edhe atyre arsyen dhe kam përshtypjen se iu desh kohë të mësohesin me lajmin.Kur përshendetje-urimet mbaruan dhe gumëzhima u fashit në meditime personale,njeri nga mësuesit iu drejtua Evës:
-Thua se s’të duhet asgjë tjetër për të përballuar frikën?
Jam i sigurtë që ishte i tunduar të shtonte ..”akoma nuk ke lindur”.
-Besoj se për momentin, s’me duhet asgjë-iu pergjigj Eva, duke u munduar të fshihte kënaqësinë.Dukej se mësuesi në mënyrë të tërthortë po e pranonte akoma si njërën prej nesh,si njërën që ishte pjestare e grupit edhe pse e kishte mposhtur frikën e saj nëpërmjet instiktit të dashurisë amësore.Të tjerët shkuan drejt dollapit,hoqen xhaketat dhe xhupat e rëndë ndërkohë që dikush vuri diskun e paracaktuar në magnetofon dhe u bëmë gati të nisnim ritin tonë të fillim-leksioneve.Të kapur përdore,me vështrime rrezulluese do kërcenim në paqe e harmoni, duke u pare ndër sy e duke buzëqeshur.
-Doja t’ju thoja ,-vazhdoi Eva se,- këto kohë duhet të jem e kujdesshme në lëvizje..me pak fjale,erdha t’ju përshendes, më kuptoni besoj..pa dashur që të dukem…si të them..
-Po,po,kuptojmë,- tha njëri prej mësuesëve,me një fije nervozitet nën mustaqet e vjetëruara nga tymi i cigares.Grupi ishte në pritje,mësuesit akoma në këmbë para Evës që nuk dinte si të niste fjalën e përshëndetjes.
-Ok,atëherë unë po iki,flm për gjithçka juve dhe gjithë të tjerëve.
Hodhi një vështrim nga ata , vjedhurazi,depërtues.Kisha përshtypjen se do të kishte dashur të përqendrohej më gjatë në sejcilin prej nesh,do të kishte dashur të kishte gjithë kohën e mundshme për tu ndarë në paqe hirëplotë.
-Po,po mund të largohesh,-iu pergjigj mësuesi tjetër dhe me një veprim të lehtë e të edukuar të dorës i la të kuptojë se ku ishte dera.
E pashë Evën të largohej.Parketi i sallës kërciste nën hapat e saj.Kërcitje që asnjë nga ne nuk do të kishte besuar se mund të fshiheshej ndër ato dërrasa.Dukej si një e fshehtë e paimagjinueshme për ne,pikërisht në mes të keshtjellës sonë të paqes dhe mirkuptimit.Vëndi ynë i kultit. Dëgjuam të mbyllej dera, me një tërheqje të butë të dorezës.Ishte një zhurmë që i ngjasonte një note të thellë muzikore e që rrezatonte mirësi.Ishte ajo përshëndetja e fundit dhe e vërtetë e Evës.
Grupi instiktivisht kishte krijuar rrethin nën tingujt e muzikës.Mungonte hallka e përfaqësuar nga unë. Një hap para meje mësuesit.Isha pas tyre dhe i dëgjova të flisnin:
-Edhe vitin e kaluar e filluam me dymbëdhjetë nxënës, të kujtohet?
-Po,ishin dymbëdhjetë dhe në fund arritën vetem katër
-Por vitin e kaluar, nxënësi i parë u largua pas gjashtë muajsh,kurse ,tani,sapo ka hyrë muaji i tretë.
-E di, e di
-Nè mos gaboj,edhe vjet, e para qè mposhti frikèn, ishte njè nène.
-Po, me 2 fèmije.Janè vèrtetè tè paparashikueshme.Sipas meje èshtè kèshtu sepse ato japin dashuri.
Morèn pozicionet e tyre anash grupit,tanimè i kompletuar edhe me mua.U futa nè rrethin e atyre qè kèrkonin dashurinè; nè veshtrimet ndèr sy dhe buzèqeshje.Nisèm ritualin e zakonshèm tè vallezimit nè rreth.Tè gjithè tè kapur pèrdore, tè gjithè qè buzèqeshnim duke u parè ndèr sy.Shihja cepin tim te sallès, ngaku merrja ngrohtèsinè e diellit dhe mendoja pritjet e mia.Mendoja sesi do tè ishte nèse nje ditè do prisja e nuk do tè vinte askush?!Do tè ishte njè pritje e pambarimtè,e zymtè,si errèsira e errèt e ditès kur nuk do tè kishte mè diell.

6 Responses to “Kur s’do të ketë më diell”

  1. tan Says:

    dor,kam arritur ta lexoj vetem njehere tregimin,por teknikisht e shoh ne lartesine e duhur,vershimi narrativ eshte ne koherence me qasjen e subjektit…por ky i fundit,d.m.th brendia…me shfaqet autosugjestionuese,me duket se me shume ke kujdes per te rrefyer nga pozitat e pervojes vetjake pa mundur t’i japesh forcen e duhur…qe gjetja t’rrembeje edhe lexuesin…perndryshe ky tregim perpos stimes se fshehur…(cfare me se shumti vjen nga lehtesia e te shkruarit)sepse terheqja ta zeme,e nje njeriu nga lufta e tij,nenkupto idealet,endrrat…te fut ne spirale dhe ngasje shpjeguese…kurse vajza-nene ketu percjell nje filozofi te thjeshte jetesore(cka ne shumice te rasteve eshte motiv i forte i jetes se nje gruaje)dhe keshtu nga nje hobi artistike(kercimi)ajo kalon ne nje kryeveper qe e rrit vet…qe e do…dhe qe e ben me te rendesishmen ne bote…nuk e di…do duhej te kishte nje intrige me impenjative,ne driten sensuale te ketij raporti(midis atij qe rrefen dhe vajzes)do duhej te kishte nje perthyerje me te forte me ngjan se je shkeputur nga befasia buxatiane e te rrefyerit ose une zgjodha te te shkruaj ne nje cast,kur mendoj se gjuha si materie letersie…duhet te shpenzohet per efekte qe jane me prane se perkryeres artistike…por me lart gjej pasazhe te bukura,fjala eshte brenda funksionit te saj.me gjithe teprimet,sipas meje,sepse ne nje proze me karakter social,asosacionet alla xhojsiane,jane ne kundervenie me thelbin e asaj cfare do te kumtosh…nuk e di mire…por kjo eshte vetem nje qoshe e perditesuar e te lexuarit…dhe une si lexues i perditshem mund edhe te gaboj…tungtung

  2. moza Says:

    nuk me terhoqi ne asnje pike.te uroj suksese ne tregime te tjera.

  3. doriani Says:

    Tani, si perhere i sterholluar dhe me pretendimet ” e duhura” ndaj letersise.
    persh. Moza.I ke thene vete te gjitha, nuk po shtoj gje tjeter:))
    flm dhe dite te kendshme

  4. xhibi Says:

    Dorian, shume i bukur tregimi, qasje shume interesante.

    Me trembi gjatesia e tregimit, por sapo fillova ta lexoj e kuptova qe do ta mbaroja me nje fryme.

    Urime dhe vazhdo ne kete rryme/zhaner.🙂

  5. Man on the Moon Says:

    Moza, pikat nuk terheqin, duhet te te terheqin fjalet!🙂

    Xhibi e Tani, pergezime per durimin e leximit. Personalisht ama, duhet t’jnu them qe s’ja dola dot mbare ta çoj deri ne fund. Kjo s’eshte kritike kunder Dritanit, por eshte pak e veshtire.

  6. doriani Says:

    persh.Xhibi.
    me vjen mire qe ke vene re qasjen dhe kundervenien e detajeve.Edhe une besoja tek kjo kollone per te trasmetuar “habine”.Eshte nje tregim qe realisht ka pak befasi dhe emocionet mund te jene te ngushta, te kanalizuara dhe ndonjehere mund te duket se vetem kostaton, qofte nje menyre mendimi, qofte nje tendence shoqerore.Duke patur parasysh keto qe thashe e kam shume te qarte se nuk eshte nje tregim i shkruar per “te gjithe”.Besoj se nje publik i profilizuar, nder te tjere, nuk do ta veleresonte,por e kam shkruar per ata njerez ku pasioni per letersine si percjellese emocionesh dhe tendenca per te zhbiruar ose soditur fenomene atipike shoqerore, qe akoma nuk kane te drejten e “nenshtetesise”, bashkejetojne lirshem.
    Sa per zhanrin, me duhet te them se nuk besoj te personifikohem ne kete gjeni tregimi.Mua me pelqen qe proza te kete poezine brenda saj,por ndonjehere ndonje perjashtim i tille,sa per te thyer rregullin, besoj se ben mire.Flm
    x Man on the moon
    nje flm te pergjysmuar:)) per durimin e pergjysmuar.))

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: