Hapsirat boshe të mëndjes.

by

nga Le Nuc

Ej Jude! Mos ki frikë, mos i përkeqso gjërat.
Ke ardhur këtu për të kërkuar falje apo për të ringjallur të vdekurit?
Pra, kështu, mendon se mund të dallosh parajsën nga Ferri, qiejt blu nga dhibja?
Imagjino….ne jemi si dy shpirtra të humbur që notojnë në një vaskë peshqish, vit pas viti.Ti më ke dhënë asgjë. Eshtë gjithcka kam.

Ziggy, mendo!  Perëndia është një koncept e unë  nuk mund të ndjej asnjë kënaqësi:
Sipas teje, sa rrugë duhet të bëjë një njeri përpara se ta thërrasin njeri? Po, sa herë duhet të shikojë lart një njeri para se të shikojë qiellin? Përgjigja or mik është të frysh mbi erën.
C’ndjesi është, me qënë pa shtëpi, si një i panjohur, si një  gurë që rrotullohet ?
Ti je një rock star e këto gjëra nuk mund ti kuptosh.
Do të më thuash se duhen Lek, e di,  por kur nuk ke asgjë, nuk ke cfarë të humbasësh.
Ej Jude, imagjino, gjithcka cfarë jemi  është një tjetër tullë mbi murë dhe sa herë të ndjesh dhimbjen tërhiqu. Mos e mbaj botën mbi supe.
Zoti ka vdekur.
Cfarë duhet për të mbushur hapsirat boshe
Ku flsinim ?
Si do ti mbush vëndet e fundit?
Si do të mund ta mbaroj murin?

Po të kërkoj tepër Sgt. Pepper?

Imagjino sikur je në tren, në një stacion
me punëtorë plastiline dhe kollare që duken sikur janë prej xhami
Ja papritur dikush tek porta e levizshme
Vajza me sy  kaleidoskopi.

Lamtumirë qielli blu! Ripërsëris: Lamtumirë qielli blu!
Lamtumirë botë e egër! Po të lë sot. Lamtumirë! Lamtumirë!

2 Responses to “Hapsirat boshe të mëndjes.”

  1. Phoenix Says:

    Bukur Proto!

  2. Last man on earth Says:

    Bukur, edhe merimangat nga Marsi u ulen ne fushat me luleshtrydhe.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: