Jam nga Tirana, bëj Wake Up, jam shumë superior

by


Lek Plepi  ( L.P )   është një djalë që këndon. Këndon këngë – sipas meje – shumë të shëmtuara me tekste qesharake, po kjo s’ka rëndësi.  Kush të dojë mund ta dëgjoje, ti pëlqejë a te mos ti pëlqeje, punët e tija. S’është më mire a më keq se sa dhjetëra këngëtare të tjerë shqiptarë.

Pa ndonjë arsye të veçantë, në Facebook ka plasur fenomeni L.P. Qindra grupe fansash, profile të rrema etj etj. Se FB duhet edhe për këtë, për të klikuar lidhje idiote e për të bërë humor. E lëmë revolucionin për një moment, le të qeshim të gjithë së bashku. Një fenomen pak ironik a tallës, po sidoqoftë një fenomen interesant. Një fenomen sipas meje racist, bërë nga njerëz që ndihen superior. Nga të njëjtët njerëz që thonë “malok” me përçmim, që trajtojnë kamerierin keq. Nga ata që nuk e dinë që prindërit e gjyshërit e tyre ishin tamam kështu, a që vetëm duke u tallur mund ta mposhtin frikën e tyre.
Pastaj L.P mberrin në Top Channel, në një emision që quhet Wake Up drejtuar nga dy çuna.  Ndoshta faqja më e turpshme e këtij televizioni. Profesionalizmi i tipave të Wake Up është i njëjti me ata tipat që pas grushtit të shtetit të 98 dilnin në TVSH e bërtisnin.

Dy drejtuesit marrin përsipër të tallen me L.P ndërsa ky nuk e kupton.  E përçmojnë me superioritetin që mund të kenë vetëm ata njerëz bota e të cilëve fillon e mbaron te Blloku. Njësoj sikur të ishim në klasë të pare e talleshim me fëmijën me të varfër a më të shkurtër. Por këto gjera nuk bëhen më mbasi mbush 10 vjeç. Nëse drejton një emision që shikohet nga mijëra spektatorë, s’mund të japësh një mesazh të tille. Thjesht nuk mundesh. E jo, mesazhi nuk është që L.P është injorant. Mesazhi është INJORANT JENI JU QE PO E INTERVISTONI. Ja ta bej edhe bold.

L.P mundohet të përgjigjet sinqerisht. Deri diku bën edhe humor, si mund të bëjë me miq në ndonjë bar. Por është i sinqertë. Në një moment krijon edhe dhembshuri. E pyesin  “ Nëse Obama është president, Berisha është kryeministër…çfarë do të bëjë L.P?” E L.P të përgjigjet pa ju dridhur syri “ Ëndrra ime është të jetoj me muzike sepse më jep jetë, nuk dua të jetoj pa të.” E morrët vesh çuna? Lëreni FB, lëreni çdo gjë e përkuluni.

Intervista vazhdon kështu, me dy drejtuesit që mundohen të tregojnë se sa i prapambetur është L.P. Ky nuk e di se çfarë do të thotë guardarobë, nuk ka berber personal ( skandal, e merrni vesh ça ndodh apo jo , ky s’ka as berber personal ) edhe nuk e di se çfarë është MTV-ja. E duhet të paguajë për këto mungesa, duhet të masakrohet para  publikut të mirë shqiptar.

Nuk është e drejtë. Është si të shikosh dy boksier profesionist që luftojnë me një foshnje të sapolindur. E kur mendojnë se kanë fituar kërcejnë të gëzuar e shkojnë për të marre trofeun. Por nuk kanë fituar. Sepse, si thotë kënga e L.P këtu “ S’është me koha si dikur / e ke vështire me i thënë kujt burrë!

27 Responses to “Jam nga Tirana, bëj Wake Up, jam shumë superior”

  1. loer kume Says:

    hahaha, pse lek plepi qenka person real? hahahah….
    e di si eshte puna mik? nese ke te tille mendje te dalesh aty, duhet ti dalesh zot vetes, nese si del zot vetes, do tallen me ty.
    nese ekane tallur e ka merituar, une se dija qe egzistonte. c do ai rrush deti qe del aty e flet kodra pas bregu? c te mbjellesh do te korresh. sipas kendveshtrimit te artikullit tani te nxjerrim tere dementet aty e ti respektojme? po jo ore, po te talli ledioni dhe eno, atehere e meriton shumefish te kryqezohesh ne kryqin e hidhur te televizionit.
    te iki te pravaje icajk kakaine… mua personalisht nuk me prek asnje lloj teli kjo “histori e trishtuar” e lek plepit. eshte estrade cdo histori e tij…
    e lereni mos u merrni me te se ai eshte shume i kenaqur me s amarr vesh.

  2. Kaçi Says:

    bravo cuna,pjes e shoqnis jeni,smund thjesht smund te sjlleni ma mire,
    ndoshta empatia ose cdo emocion sban per ju,jo sban do t’ishte dobsi.sa xheloz po m’bani,sa tfort jeni,jetoni te nji shoqni legene te e cila ja keni vu vedit detyre mu ba krylegenat e ma ca po shof kekeni tu ja dal.
    PS i lumt autorit,se fatkeqsisht ai smund te bahet kurr krylegen si ju

  3. xhibi Says:

    S’e kisha haberin kush ishte ky Lek Plepi e kush jane keta qe bejne kete emisionin…me bere te shikoj videon e intervistes dhe nje pjese te kenges qe ke vene ne link.

    Nga ana vizuale, kontrapunkt interesanti; ai cuni me uniforme kamarieri (papjon, etj.) dhe me floke te ngjyera bjonde perballe Lekes ne studio me pamjen e vet.

    Blloku qe permend, si mendesi, ja vlen te diskutohet me vete, eshte nje fare bunkerizimi modern, i.e. te miret brenda e te keqinjte jashte tij, ose ne gojen e atij plakut tek ai filmi per dasmen greke, ka dy lloj njerezish ne bote, ata qe jane bllokista dhe ata qe kur ngrihen ne mengjes thone “o zot pse s’pata dhe une fatin te isha bllokist”

    Apo duhet thene bllokullerist?😀

  4. elton Says:

    Leka qenka real?!!! Sa per emisionin, ata te dy jane gjigantet e tv. Sinqerisht, duke patur parasysh rolin idiotizues te tv, keta jane madheshtore. Gjithnje m’a kane shpifur te dy keta roberit me r-te e zbutura, leshrat me fije dhe arrogancen e tipit “proud to be gay” te qitur pa pike elegance nga topi.

  5. desaparacidos Says:

    Loer, s’jam dakord. Epo hajde pra, te kapim plaken qe shet majdanoz te Zogu i Zi, fa fusim ne Shqip e ta pyesim se çfare mendon per Paris Hilton. E le te qeshim te gjithe kur te pergjigjet. Ca eshte ky? Televizion jo, humor jo e jo. Tallje trapi me veten tende, ja ça eshte.

    Xhibo, as une se kisha idene kush e çfare ishte, me kaluan linkun. Mua kjo me duket shume e poshter, shume bastarde. A eshte normale? Po po me, edhe normale mund te jete se edhe ketyre aq ua pret mendja. Por nje ndjenje irritimi, zemerimi qe kam ndje duke pa kete se fsheh dot. Ka ca gjera qe NUK DUHEN BERE. Kjo eshte njera prej tyre.

    Kaçi, rrofsh.

    Elton, s’me duken masheshtor, por s’me duken as ndryshe nga ata qe bejne portokalli, qe nuk kuptojne ndryshimin midis Talljes e Humorit, e qe s’kane ndjenja si emtatia, respekti, deshira per te kuptuar a ne fund te fundit, njerezimin, thjesht NJEREZIMIN.

  6. M.L Says:

    Ne boten e qyteteruar injoranca trajtohet ose lihet menjane. Ndersa ne Shqiperi kultivohet. Kultivohet ne politike, kultivohet ne art, ne media, ne boten e spektaklit, me pak fjale eshte kudo. Por injoranca ndahet ne dy lloje: injoranca akt…ive dhe ajo pasive. Ne linkun qe ke servirur fatmiresisht i veme re te dyja, por ajo qe nuk vihet re me sy te lire eshte se ku qendron njera e ku tjetra. Dhe cila prej ketyre dy lloj injorancash eshte me e rrezikshme (hap paranteze: injoranca gjithmone eshte e rrezikshme. Mbyll parantezen). Pa diskutim qe injoranca aktive eshte me e rrezikshmja ne kete dhe te gjitha rastet, pasi eshte nje injorance e kultivuar nga karakteri.Keto raste vihen re tek njerezit qe i kane mundesite dhe kushtet optimale per tu edukuar, kulturuar apo me shqip per te nxene dije… apo me fshatce akoma (pasi ashtu si Lek Plepi edhe une jam fshatar e bir fshatari) me mbush kaplloqen. Ne linkun qe na ke servirur, ashtu sic e thashe edhe me siper, vihen re dy llojet e injorances. Lek Plepi ne kete rast eshte padiskutim injorant i formes pasive, pasi sic mund ta keni vene re eshte nje fakir qe i eshte dashur te futet ne pune qe ne moshe te vogel per te nxjerre buken e gojes dhe nuk eshte faji i tij pse eshte medioker ne nje fushe, apo fusha te tjera te rrafshit intelektual, ku nuk ka pasur mundesi te levroje. Nga ana tjeter, per cudine e atyre qe nuk e kane vene re, qendron krenare dhe pompoze injoranca aktive e dy “gazetareve” te TCH. Faktet tregojne perdite qe keta te dy, edhe pse nje jete ne televizion nuk kane arritur te mesojne asgje. Edhe pse gjithe jeten duart e tyre do te jene te buta si ato te zonjushave aristokrate franceze, te dala nga romanet e Balzakut, ata nuk do te shkojne dot me larg se Daniele Steel. Edhe pse te sigurte nen fustanin e ngrohte te mamit, ata nuk do te mund te qullosin dot me shume se nje interviste mediokre me Lek Plepin. . . Lek Plepi eshte thjeshte nje fasade mes mijera fasadash te lokaliteteve rurale, por keta dy gazetare, ashti si mijera artiste, politikane, njerez te medias e te botes se spektaklit jane eliksiri i injorances se vertete dhe shembulli i perditshem i jetes sone metropolitane.

  7. eklipsi Says:

    Komenti, i M.L, mesiper meriton te beje pjese tek artikulli (ndoshta ne fund si shtese e tij, pasi meriton te lexohet)! Shpjegon thjesht dhe bukur pa “njeanshmeri” momentin historik qe po jetojme…

    desaparacidos, me duket se ti po kerkon “umiltà, humilis”… “nder”, “urtesi”, “trimeri” tek Shqiptaret… keto po kerkoj dhe une po shume rralle po i gjej…

  8. squarepusher Says:

    Duhet te kete parime te etikes (presupozoj) televizive qe nuk e lejojne kete gje. E ka hapur kete rruge A. Cani para disa vitesh me te gjithe skizo-paranojaket e mundshem, e vazhdon Ledioni me Enon

  9. squarepusher Says:

    p.s. 100% dakord me komentin e M.L-se

  10. l Says:

    edhe 1 here…. postim medioker. me mendime mediokre te psedo intelektualeve qe mastubohen me njeri tjetrin

  11. Alket Bushi Says:

    Une pajtohem me Darienin dhe me “zemerimin” e tij. Ceshtja ne fjale ngjan me konceptin e “budallaqes\it se fshatit” (ne popullorçe te gegnishtes quhet “çude babulja”, nga ku ka marre emrin me shume siguri grupi “Cute babulja”). Neper fshatra dikur (por dhe sot) ishte dikush qe konsideroheshe si “budallai i fshatit” dhe te gjithe qeshnin e talleshin me te, nje si tip palaçoje i pakultivuar per skene, psikologjikisht them se ishte “koshi i plehrave” ku njerezit perpiqeshin te benin katarsis duke hedhur aty “papastertite” e tyre. Sigurisht duhet t’i perkasesh nje niveli teper te ulet social apo mendor te kesh nevoje per kete, te argetohesh me kete, ta bazosh superioritetin tend tek krahasimi me diçka teper te ulet. Njeriu fisnik ka gjithnje tendencen te krahasohet me me te miren, vetem tek krahasimi me te mund ta mbeshtese ai ndjenjen e superioritetit te tij. Megjithate te mos harrojme se ka nga ata (kryesisht qe merren me politike) qe e shfrytezojne me se miri kete palaçollekun ne dukje, ne menyre qe populli, duke u tallur me te, harron rrezikshmerine e tij e keshtu ai perveteson gjithnje e me shume pushten nen rrogozen e budallallekut popullor. Populli kenaqet me gjithe shpirt kur i sheh sunduesit e ti te ngjashem me te, qe eshte e mundur te tallesh me ta, gjithe lideret e popullit e dine mire kete: qe trashamanesia ne dukje eshte nje arme e forte per te fituar zemrat e “kafsheve te kopese”, pershembull kete e ka kuptuar mjaft mire Sali Berisha dhe ka 20 vjet qe ia del duke mbajtur masken e palaços…

  12. Post Spleen Says:

    Pupupu, u shkrine fare keta dy rruspijet duke fol per modelet e flokeve te ketij aksidentit natyror me pasoja te parikuperueshme. Maskarade e felliqur fare

  13. loer kume Says:

    ti nis icik me rradhe, se ka plot per te folur.
    portokalli 80% te skeceve i merr nga zelig. nese zelig nuk dine dallimin midis talljes dhe shakase, atehere as ne se dime. mendoj qe show biz italian eshte disa dhjetravjecare me i kultivuar se ne.
    plaka qe shet majdanoz nuk ka asnje pretendim te dale te morning show a ca eshte ai emisioni. nese shkon dhe e pyet per paris hilton, atehere nje nje plehre e ndyre qe po tallesh me dike te pafajshem. aty je ne variantin qe po tall cute babulen e fshatit dhe je vertet pa shtylle kurizore.
    leka ku plepi shkurrja a ku di une, do te dale mo vella, do te beje show, e ka me qejf, do te pozoje, te kendoje, te krijoje audience, e ajo bote eshte e eger. po dole aty, do te te rrjepin te gjalle nese nuk je i afte te mbrohesh. qofte dhe ledioni me enon qe shpeshhere u lexoj nje injorance te theksuar kulturore.
    arjan cani nuk duhet te ngaterrohet kurre me keta te dy se eshte nje njeri (po ta shohesh pak me gjere se roli ne zone e lire) shume inteligjent. ka disa momente serioze (shume pak) kur arjan cani tregon fytyren e tij te vertete, dhe aty kupton qe gjithe zone e lire eshte nje lule e bukur e sajuar nga ai per truallin ku eshte mbjelle, eshte lulja me e bukur qe mund te dale nga tere sintezat e ketij plehu.
    dhe t evijme te detaji i lezetshem, blloku. per mua eshte nje koncept i krijuar me shume nga ata qe se frekuentojne bllokun. nese ka nje reaksion ndaj dickaje, atehere ajo dicka do behet serioze ne qenesine e vet. blloku eshte nje zone ne qender te tiranes qe eshte lehtesisht e prekshme, e qe per pasoje ne interes te tere dynjase te zhvillohet ne ate drejtim qe eshte zhvilluar. ne bllok ka gjithfaresoj lloj ambientesh ku ti mund te hapesh syte ne bythet e dynjase qe jane zhveshur me pordhe, ose mund te shijosh syte e embel te dikujt me te njejtin aproach me ty. zgjedh e merr. ka per te tere. ka skuta ku pihet birre ne shoqeri njerezish interesante, ka dhe lokale ku te duket vetja i mjere nese s di c detaj ka perdor galiano te linja e fundit vjeshte dimer. tani, te stigmatizosh bllokun se aty dalin adoleshentet qe kane qejf te bejne gili vili, mua me duket e tepert. ne cdo vend te dynjase ka nje hapesire qe i eshte dedikuar aktivitetit pseudomondan rinor. por JO! ketu s duhet! e pse jo pyes une? mos valle e duam tere boten njesoj? nese s te pelqen fundja, futja vrapit diku tjeter, tirana eshte plot me cepa. po sdqofte ju them, kush do e hedhe gurin i pari ndaj bllokut?
    mos krijoni keshtu konceptesh, se gjithcka eshte ok. nuk me duket se ndonjeri nga komentuesit ketu ka moshen per ta cilesuar bllokun vend tangarlleku, se secili ketu del per terezi te tij. dhe secili nga ne sorrollatet ne hapesiren e gjere per te tere te quajtur bllok.

  14. xhibi Says:

    Mua kjo me duket shume e poshter, shume bastarde. A eshte normale? Po po me, edhe normale mund te jete se edhe ketyre aq ua pret mendja. Por nje ndjenje irritimi, zemerimi qe kam ndje duke pa kete se fsheh dot. Ka ca gjera qe NUK DUHEN BERE. Kjo eshte njera prej tyre.

    Darien, po ja vrite mendjen, pse te duket ty e poshter dhe e papranueshme kjo qe bejne keta cunat me papjon dhe me floke te ngjyera, me ate cunin me dialekt verior dhe me bluze me rombe?

    Dhe me kryesorja, pse e bejne ate gje keta cunat dhe pse funksionon kjo skeme tallese si e tille?

    Funksionon pasi se pari merret e mireqene (nga ata cunat e atij emisionit dhe nga shume spektatore te tyre) qe te qenit nga fshati dhe/ose nga veriu jane ne vetvete dicka per tu tallur, ashtu si te qenit nga qyteti/Tirana jane dicka per tu krenuar.

    Pra te kesh lindur ne qytet, mundesisht ne Tirane, merret per vlere, dhe te kesh lindur ne fshat, e sidomos ne fshat ne veri, merret ne vetvete si ves, si dicka negative, dicka per tu tallur. Mjafton ta shikosh kete dukuri tek femijet ne Tirane (qofte ata me origjine nga fshati apo nga qyteti) qe ta kuptosh sa apriori merret kjo gje, dhe njeheresh sa potent eshte ne statusin shoqeror (sipas tyre) ky faktor, te qenit ose prejardhja nga fshati/qyteti/veriu.

    Keto gjera pra merren dhe trajtohen aprirori si te tilla, nga nje mase e madhe njerzish, ndaj funksionon kjo skeme, se kemi ne kete rast nje fshatar + malok qe nuk e ka per turp te flase me dialektin e tij dhe te shpalose ato qe jane rendom tipare te qindra mijera njerzve qe jetojne ne fshat apo ne veri, apo ne fshatrat veriore, plus ne kete rast deshiren e tij per tu bere protagonist me muziken e tij etj.

    Kjo perben gjithe brumin, kolonat e kesaj estrade ne syte e ketyre cunave te emisionit dhe nje mase te madhe (mbase shumices derrmuese) te audiences se tyre. Ndryshe nese do kishim te benim me nje cun nga tirana me te njejtin nivel dhe rendomtesi si te Lekes, kjo s’do perbente skeme hilariteti per ta, as ndonje habi qe pse ky perdor Facebook dhe kendon.

    Persa pranohet nga ata pra qe te qenit fshatar dhe/ose malok eshte dicka negative (dhe njeheresh bashke me kete pranohen dhe stereotipet ne mendjen e tyre se si sillet, por dhe si duhet te sillet nje fshatar/malok), tallja me maloket dhe fshataret nuk perben shkelje etike per ta, as vrarje ndergjegjie, ndaj dhe ata jane po aq te shpenguar ne talljen e tyre me Lek Plepin sa ai eshte ne shpalosjen e qenies se vet, nje fshatar ordiner nga veriu.

    Ne kete pike ata cunat e atij emisionit mbase do habiteshin njesoj me shkrimin tend sa habitesh ti me injorancen dhe perversitetin e tyre. Per ta injoranti dhe sharlatani je ti, ti je ai qe je ndryshe, pakica, ti qe mendon se ata s’paskan te drejte te tallen me nje fshatar a malok, dhe qe e shikon kete gje si dicka te papranueshme.

    Per ta, katundarlleku dhe maloklleku eshte dicka me te cilen jo vetem mund te tallesh, por dhe mbase dicka me te cilen duhet te tallesh, duhet ta vesh ne dukje, ne mos dicka qe duhet kuruar per tu zhdukur, sic luftohen e kurohen pucrat e lekures, te cilat me raste mund te duyshohet se mund te shkaktojne dhe kancer.

  15. el Says:

    Kemi ndonje institucion kritike apo parandalimi te ketyre gjerave? JO
    Dakort qe rrime ketu e komentojme, duket si gam-gami i rradhes, sa nga ju qe komentuat per kete ndodhi e shikojne kete emision? un se kam par ndonjehere, mbase sepse nuk shikoj tv aq heret, max mund te ndez muzike po jo tv pa hap syte.
    Mos e shihni me, kjo do ishte nje nga format, ajo qe ndjek un, tv shqiptare u kam vene X me kohe, aq me shume te ndjek emisione pa asnje pike interesi!
    Kush mund te duroje nje emision pa asnje vlere te drejtuar nga dy “byca” sic jane kta kodoshet e tv qe sdihet kujt i kan ber nje “uner the table” qe jane aty?
    WTF!!!!!

    See Ya in other posts!

  16. loer kume Says:

    serish, ketu nuk duhet te ngaterrojme antipatine per dy prezantuesit, me situaten dhe ngjarjen lek plepi. une e kam pas ndjekur dikur wake up, se dilnin here pas here te ftuar interesante, por duke pare nivelin e diskutimit te ketyre, tani nuk me behet me faktikisht. shoh me qejf te madh aerobine e mengjesit te tvsh e jua rekomandoj.
    tani qe u sqaruam, cdo diskutim mbi lek plepin i metutjeshem do duket se eshte tendence transgresioni neokomunist i tipit “te qellojme te paret sa s kane ardhur te tjeret se pastaj behet konfuzion e s ka problem se pergjegjsia shperndahet”😉

  17. Xixellonja Says:

    E para, te marresh seriozisht ca thone 2 tipa qe konsiderojne Justin Bieber nje fenomen duhet te te presi krahet qe ne fillim dhe sic u tha me lart me mire mos i shohesh fare, lavdi qe ekziston telekomanda. E dyta nuk di ju po une s’harroj kurre qe ne nje vend ku i verberi, shurdhi, i paralizuari, handikapati ose cdo njeri jo i persosur (sikur ta shihnin veten me mire ne pasyre te gjithe s’do ish keq) etj tallen, keqtrajtohen sikur te ishin nen kercenimin nazist nuk me duket ndonje risi e madhe eshte vec pasqyra e realitetit shqiptar sic do ta quante ndonje gazetar i zoti si keta me lart.

    Duke mos komentuar te ftuarin e rradhes (Lek Plepi) qe s’me duket as me shume as me pak se sa te ftuarit e tjere qe shihen rendom neper Tv shqiptare perfshire ketu emisionet e te gjithave llojeve po pyesja veten si do shpalosin aftesite e tyre intervistuese keta 2 perfaqesues te denje te gjinise mashkullore, te bukur, inteligjente e qytetare me njerez tip Noizy apo ai tjetri qe s’po me vjen emri. Keta 2 ‘yje’ te muzikes shqiptare, per kulturen qe i karakterizon do i kishin bere ca formalitete. Jo si ai Plepi i shkrete qe mundohet dhe ti pergjigjet.

    ps. dikush ti thote atij biondit qe fakti qe imiton D.Beckham nuk e ben ate D.Beckham e ben vec nje dipendent te parrukierit te ketij te fundit.

    ps.1 ndersa atij tjetrit me syze qe ka diference te madhe kur lexon lajmet si papagall ne gjysme erresire dhe te tregosh qe ke 2 neurone ne koke ndersa dialogon me te tjeret.

    Dhe e fundit fare, ajri i Tiranes, bllokut apo cfaredo lloj metri katror i asaj zone nuk te ben qytetar, sic thonin romaket e lashte.

  18. Film Says:

    Nuk e di ju, po une kam ndjekur cdo seri te Top Gear…dhe ky tipi eshte bere per te treguar legjenda sic ben Jeremy Clarkson me The Stig…

  19. irdi Says:

    keq e mire, tpakten ai mundohet te beje dicka ne jete.

  20. desaparacidos Says:

    Per L : te fshiva komentet e tjere fyes, te lashe vetem kete. Shiko, ti thua ” postim medioker masturbues ” etj etj. Mund te jete. Por s’thua asgje per temen ne vetvete, ça mendon ti. Kjo do ishte me e mirepritur.

    Post, miredita!🙂

    Loer : Zelig & co. s’jane dhjetera vite me te kulturuar se ne, jane ne te nje nivel, bij te te njejtit vullgaritet.

    Jam dakord pastaj per pjesen mbi A.C e, nese preferon, edhe per Bllokun nese zbresim ne detaj. Por nuk zbresim ne detaj. Edhe gjate komunizmit nuk eshte se te gjitha ata qe banonin ne Bllok ishin te gjithe drejtues a ishin te gjithe kriminel, por sot kujtohet pak a shume si te atille.

    Xhibi, e kutpoj ca thua e jam mese dakord. Po, ndoshta do habiteshin a nuk do kuptonin. E megjithate, dikush duhet ta thoje, te filloje ta thoje te pakten. Nuk eshte e mundur qe te jetojme gjithmone vetem brenda kufirit te nje kulture ( ? ) dominuese. E nuk jetojme sepse une njoh mire shume miq qe se kane problem qe jane nga fshati. E kjo duhet thene. Ndoshta eshte pak, s’ndryshon asgje etj etj, por duhet thene.

    Xix : une them se duhet ta marrim seriozisht. Jo qe ta ndryshojme a te pretendojme kush e di se çfare, por thjesht per ta ditur. Kaq.

  21. unica Says:

    Ledioni-Leka
    leka-ledioni. tek po i rrotulloja me mendje, nuk eshte se gjej ndonje ndryshim te madh mes tyre, leka eshte i pari i katundit te vet e lediucka i i fundit i hiearkise mediatike shqiptare.
    Loer, dakordohem me ty🙂

  22. xhibi Says:

    E megjithate, dikush duhet ta thoje

    Plotesisht dakort Darien. Kudos qe e the ti nga ana jote (did your part)!

  23. aurel Says:

    duke e pare fenomenin nga kend veshtrimi i rrolit qe ka medja ne shoqeri;

    atehere, neper mjet L.P ata prezanduesit kan effenduar tegjith njerezit qe ndihen si Lek Plepi, pra tegjith njerezit e thjesht

    por ne Shqiperi si duket akoma eshte ai mentaliteti qe i forti ja fut te butit. nese un to isha ne vend te Plepit, un do dilja nga ai ambjent

    dhe c’shte me ironike, evetmja arsuje qe Plepi eshte thirrur ne ate emisjon, eshte fall “fansave” qe ka. Pra ne nje menyr TCH e beri kete intervist sepse ka nje “interes” nga publiku,

    por ne fund, mesazhi i TCH eshte “tegjith ju fshataret jeni injorant” – ne gje qe TCH nuk ka te drejt ta bej

  24. Man on The Moon Says:

  25. xhibi Says:

    Ky Kastro me kete Benadrenaline qenkan gallate. Will the real Lek Plepi please stand up – i bie kjo pune.

    Keshu bisedash ka zakonisht ky emisioni? Se kam degjuar qe eshte dhe i ndjekur.

    Bottom line, it sucks living in Albania. Imagjino te degjosh kshu idiotesirash nate per nate.

  26. Man on The Moon Says:

    Edhe G Bani ka bere nje kenge te afert…j’ua keshilloj.

  27. G-Bani : as OTR as TBA « Tirana Calling Says:

    […] mia, ndërkohë që shihja një presantues bjond në një program mëngjesi të TCH në youtube, po për këtë kemi folur më parë . Ndërsa Lek Plepi … thjeshtë egsiston. Tani, çfare t’ju them unë për Tirana Calling, […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: