Cmendinë (ose kurth)

by

nga Dritan Mesuli

Gjurmë gishtash,
vagullt,
të heshtuna,
si murgj gjuhpreme e dëshira të ngërdheshuna,
l’varen djersët
në gotën e kërbulun të së shtunës.

Tjetërkund pulson gjithçkaja!!!

Njerëz që ikin,
Njerëz që mbetën,
Njerëz, dashnorë moskokçarës.
Njerëz,moskokçarës të dashuruar
në lojë fjalësh të së djelës që sa shkon e afrohet,
Njerëz që harrohen kafeneve,
Njerëz nëpër stacione kalimtare,
si në pritje të shiut,
apo orës kur zhegu mpaket
lodhun djepave të durimit.

Dhamb’ për dhamb koha me kohën,
vorbull pëshpërimash
hardallue pamshirë
mbi shoje këpucësh që veç ikin,
si një funeral në kërkim të nji të dekuni!!!

Tjetërkund pulson gjithçkaja!!!

Mpaket e shtuna ritualisht,
djersinë pakuptim,
si kriminel pa shpëtim,
si luleuji
tue kërkue lagshtinën në zvarrje pa kushte
në asfaltet e orës 19-30.

Njerëz që ikin,
Njerëz që bajnë dietë në ditën e Zojës së bekueme,
me prehnin e pushtuem nga trillet,
yje që ranë e banë hi
pemët në miniaturë me rrajet lidhe nyje,
rrjetë frymëxane,
në ballkonin përballë.

E shtuna dhe heshtja-dy maca të nevrikosuna,
pasqyra të njana-tjetrës,
që rrehen nga përthyemja e saktë e nevojës,
për me kenë
si gjithçkaja që pulson tjetërkund.

…krejt natyrshëm e paqëllim,
vetëm pse asht nata e Zojës së Bekueme!!!

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: