Shakaja

by

“Inner Feelings”, Lee Herrman


Shkëputur nga romani “Shakaja”  Milan Kundera, i përkthyer në shqip nga Mirela Kumbaro.

Flitet shumë për dashurinnë në vështrim të parë, jam i ndërgjegjshëm se është dashuria që e krijon legjendën për veten, për të mistifikuar më pas fillimet e saj; kësisoj nuk do të nxitohesha e të pohoja se këtu ishte fjala për një dashuri të tillë; por kishte një lloj parashikimi: thelbin e Luçisë ose – që të jem sa më i saktë – thelbin e asaj që u bë më vonë Luçia për mua, unë e kisha kuptuar, ndier, e kisha parë në çast e menjëherë: Lucia më kishte sjellë vetveten, siç sillen të vërtetat e zbuluara.
E vështroja, vëzhgoja permanentin e saj fshatarak që ia thërmonte kokën në një masë pa formë kacurrelash, i këqyrja pallton e vogël ngjyrë gështenjë, të mjerë, të rrjepur dhe shumë të shkurtër; i vështroja fytyrën me një bukuri të fshehur dhe që e fshehte bukur; ndjeja tek ajo vajzë e re qetësinë, thjeshtësinë e modestinë, ndjeva se kisha nevojë pikërisht për ato ndjenja; atëherë m’u duk se mjaftonte që t’i afrohesha, t’i flisja dhe( pak a shumë ) në çastin kur ajo do të më vështronte në sy, do të buzëqeshte sikur të kishte parë papritmas të vëllanë që kishte vite pa e takuar. Atëherë Luçia ngriti kokën; vështroi orën e qytetit (kjo lëvizje është regjistruar përgjithmonë në kujtesën time; lëvizja e vajzës që nuk mban orë dore dhe që automatikisht, ulet përgjithmonë përballë një ore muri ). U ngrit nga stoli dhe mori për nga kinemaja; doja t’i afrohesha; nuk më mungonte guximi, por papritur fjalët më ikën; sigurisht që kraharori ndjente shumë gjëra, por koka mbeti pa një rrokje; e ndoqa vajzën deri te kontrolli prej ku shihej salla e zbrazët. Ia mbërritën disa vetë e u dyndën drejt sportelit; nxitova para tyre dhe mora një biletë për filmin e urryer.

Filmi mbaroi, dritat u ndezën përsëri, ata pak spektatorë që ishin u ngritën. Edhe Luçia u ngrit, mori pallton që e mbante mbi gju dhe veshi njërën mëngë. Unë vura menjëherë kapën nga frika se mos ajo vinte re kokën time të qethur tullë dhe , pa thënë një fjalë , e ndihmova që të zbriste një shkallë. Ajo më hodhi një vështrim të shkurtër dhe nuk tha gjë, shumë shumë , përkuli fare lehtas kokën, por unë nuk e kuptova nëse e bëri për të më falenderuar apo ishte vetëm një lëvisje e pavullnetshme . Pastaj me hapa të vegjël ajo doli nga rradhët e karrigeve. Duke veshur shpejt e shpejt edhe unë kapotën ( që me siguri më rrinte shumë keq aq e gjatë sa ishte) ndoqa hapin e saj. S’kishim dalë ende jashtë kur i fola.
Dukej sikur dy orët që kisha kaluar pranë saj, duke menduar për të , më kishin futur në të njëjtat gjatësi vale: papritur dija t’i flisja, sikur ta njihja mirë; nuk e fillova bisedën me ndonjë shaka ose paradoks, sic e kisha zakon; isha krejt i natyrshëm, gjë që më habiti edhe mua, ngaqë në prani të vajzave, deri në atë kohë përdridhesha duke ndërruar maskat.
E pyeta ku banonte, me cfarë merrej, nëse shkonte shpesh në kinema. I thashë se punoja në minierë, ku puna më dërrmonte dhe se dilja shumë rrallë. Ajo tha që punonte në uzinë, se banonte në një konvikt për punëtoret e reja ku duhej të kthehej në orën njëmbëdhjetë, se shkonte shpesh në kinema, pasi mbrëmjet e vallëzimit nuk i pëlqenin. I thashë se mund ta shoqëroja me kënaqësi në kinema kur të kishte ndonjë mbrëmje tjetër të lirë. Ajo tha se ishte mësuar të shkonte vetëm. E pyeta nëse kjo i ndodhte ngaqë ishte e trishtuar në jetë. Ajo pohoi. I thashë se as unë nuk isha i lumtur.
Asgjë nuk i afron njerëzit aq shpejt ( ndonëse shpesh është një afrim i rremë) sa një bashkëbisedim i trishtë e melankolik; kjo atmosferë bashkëfajësie e paqme që vë në gjumë çdo lloj frike apo frenimi dhe që kuptohet si nga shpirtrat e hollë dhe nga vulgarët , përfaqson mënyrën më të lehtë për t’u afruar, por megjithatë shumë të rrallë: në të vërtetë duhet lënë menjanë “përpunimi mendor” që i bëjmë vetes, gjestet dhe mimikat e sajuara dhe të sillemi thjesht; nuk e di tani sesi ia dola (menjëherë pa u përgatitur), se si arrita aty dhe kush, unë që jam zvarritur gjithmonë si një i verbër pas fytyrave të mia të rreme; nuk di asgjë, por e ndjeja këtë si një dhunti të papritur, si një clirim të magjishëm.

Tags: , , , ,

12 Responses to “Shakaja”

  1. dana Says:

    une e dua shume Kunderen dhe eshte kenaqesi kur e gjej diku edhe ne shqip..(flm per postimin d🙂 ) gjithesesi Shakaja nuk me ka entuziazmuar aspak…nejse jane thjesht shije personale.

  2. d Says:

    🙂

  3. desaparacidos Says:

    What’s the point?

  4. yummania Says:

    me pelqen flm per sjelljen.

  5. d Says:

    Romanit i referohesh d ?

  6. desaparacidos Says:

    Jo, romanin se kam lexuar. I referohem kesaj pjese.

    Po, eshte e bukur edhe e shkruar shume mire. Por me duket sikur s’del gjekundi…

  7. d Says:

    E solla per menyren e trajtimit te situates, e shkruar mire plus nuk le pa ju qasur dhe trajtimit filozofik. Mbase mund te ishte pjese tjeter, po c’rendesi ka , kesaj rradhe i ra lapsi kesaj
    Kjo eshte pjesa e njohjes me Lusin, pjese qe sherben si lidhje mes se shkuares dhe te ardhmes se Ludovikut ne roman. Ti do te thuash pse nuk solle thelbin, shakane pershembull, ke te drejte, edhe pse nuk solla ate solla fillimin e nje pjese me shume hapesire ne Roman🙂

  8. d Says:

    radhe* – shkruhet gjithmone me “r”, rast i vecante te gramatika e shqipes ( e paskam shkruar gabim🙂 )

  9. xhibi Says:

    d, thuaj te drejten, kjo te beri qe ta sjellesh pikerisht kete pjese?

    Asgjë nuk i afron njerëzit aq shpejt ( ndonëse shpesh është një afrim i rremë) sa një bashkëbisedim i trishtë e melankolik…

    😛

  10. d Says:

    jo xhibi, me shume se aq🙂

  11. akaicanbe Says:

    Se kam kuptu hic

  12. ManiaDown Says:

    vertet shum e bukur… Komplimente per sitin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: