Grupet më të rendësishme…?

by

1979  – The Clash : London Calling

Album perfekt, “ the only band that matters” që i jep një far rrugë, dinjitet e politikë rrymës punk. Strummes & Jones, shpesh herë të nënvlerësuar muzikisht, meritojnë një emër afër Lennon – Mac apo Jagger – Richards.
The Guns of Bristol, Spanish bombs…Lost in the supermarket e shumë këngë të tjera, e bëjnë muzikën përsëri politike, impenjim social, pa hequr dore nga shpirti punk. Interesant pastaj kopertina, një homazh për Elvis Presley. Sepse familja ëhtë e rëndësishme e s’duhet harruar.

1978 – Kraftwek : Die Mensch-Maschine

Albumi i shtatë i Kraftwerk sipas meje është edhe ai me i ploti.  Këtu Kraftwerk mundohen të bëjnë pop duke u tallur me popin. E ja dalin mbarë.

KLF apo The Justified Ancients of Mu Mu apo The Timelords donin vetëm të talleshin me muzikën elektro-pop. Por loja u bë pak e madhe, patën një sukses që nuk donin e që nuk meritonin. Kështu që marrin 1 milion dollarë që kanë fituar ndërkohe edhe i djegin. Muzikë, antimuzikë, anti anti muzikë, quajeni si të doni.

2004 – Arcade Fire  : Funeral
AF nuk komentohen, vetëm dëgjohen.

1975 – Bruce Springsteen : Born To Run
Fillojmë direkt me anët negative : me shumë mundësi, ky albumi i ka hapur rrugën suksesit të grupeve të tipit Bon Jovi, Bryan Adams e gjëra te tilla. Por ideja fillestare nuk ishte kjo. Springsteen vizaton një lagje e një gjëndje amerikane. Vizaton mozaikun që është më perfekt te Nebraska, por me i prekshëm te Born to Run. E, duke i hedhur një sy U.K, ky album mund të quhej fare mire Bringing it all back home ( again )

Bonus : The Piper at the Gates of Dawn

Advertisements

11 Responses to “Grupet më të rendësishme…?”

  1. loer kume Says:

    heheh, prape dolem te idea ime, lista me 5 grupe eshte preferenciale, jo nje studim i secilit mbi 5 grupet qe ndryshuan muziken 😉

  2. desaparacidos Says:

    Po, normalisht preferenciale.

    Pres listen tende me kater grupe ( i pesti eshte Queen, e di )

  3. loer kume Says:

    hahahah…
    queen

    ….
    ….

    ….
    ….
    …..
    ….
    ….


    ….
    ….
    ….
    ….
    ….
    …..
    ….
    ….
    ….
    ….
    ….
    beatles\rolling stones
    nirvana
    metallica
    mozart

    :))))))))))))

  4. Harromsi Says:

    Ca i ke keta more?
    Kaq te rendesishem paskan qene sa i paskan shpetuar syrit e veshit shumices se degjuesve (nga ata qe nuhasin disi)
    AFAIK:
    me te rendesishmit jane (rend rastesor):
    – Bob Marley
    Kontribut shume i rendesishem ne muzike, ne te vetmin besim paqesor dhe ne stil jetese.
    – Metallica
    Fred Durst ka thene: “Thanks to Metallica for inventing Heavy Metal”
    – Elvis Presley
    Preferoj te besoj se Forrest Gump ja ka mesuar vertet levizjet atij tipit.
    – Jim Morrison
    Poezi apo muzike? FILOZOFI
    – Frank Sinatra
    Gangsteret jane gjithmone interesante, Frank ben perjashtim AI KA QENE FRANK.

    that’s all folks :p

  5. loer kume Says:

    edhe pse mendoj se 5 eshte nje numer rastesor i shpifur i dale nga high fidelity qe eshte nje liber zvarranik i shpifur edhe pse i shkruar ne nje pop fantastik, pranoj lojen e TC, dhe po i pergjigjem darienit dhe te tjereve tere gezim e me buze ne gaz.

    keto 5 grupe jane nje klasifikim i bandave qe jane rrjedhoje ose shkak i ndryshimeve te muzikes boterore. pa hyre neper analet e muzikes per te rremuar jo po ky grupi qe njof un ktu mceftaz eshte i mire shume se ashtu eshte nje muhabet qe e di une, jo po kjo banda eshte interesante se ka bere cicin te hyrja e autoritetit, u shtrydha te nxirrja nje 5ce shkaku ose pasoje. pra grupe simbol.

    1. Guns n Roses
    rrjedhoje e blues and hard rock. nje linearitet nga aerosmith e rolling stones, dhe impakt drejt e ne gjak te gjithe rinise se viteve 90, e s ka njeri ti hedhe poshte djemte e keqinj e te droguar e banden jeteshkurter guns n roses me gjithe antipatine e sjelljeve te tyre prej rockstaresh.
    mund te krahasoheshin fare mire me ac dc, po drogaxhinjte jane me poetike dhe me te gjere se ac dc. pra kane nje totale ndjenjash me shume se alkoolistet. ndaj, jo alkoolit, pro droges.

    2. Nirvana.Pearl Jam.
    nirvana i dhuruan miliona njerezve si nje shirit baruti qe kalon nga seatle deri ne japoni e perseri ne seatle, nje shperthim qe na shkundi trute dhe na futi ne depresion egzistencial ne adoleshencen tone njesoj si bene sartre dhe camus ne 40 50ten me letralexuesit.
    pearl jam akoma nuk e kane mare, dhe nuk do ta marin vendin qe meritojne ndonejehre ne panteonin muzikor, sepse jane krejtesisht jashte reklames dhe llafollogjive muzikore. jane nje bande me nje muzikalitet te rralle, qe ne sekonde e njeh, ose nese se njeh, te ben pershtypje menjehere. muzikaliteti origjinal i tyre mbetet te paken nga une per tu vleresuar duke i vene edhe pse pa lidhje shume organike ne te njejtin vend me nirvanat.

    3. doors
    nuk do kishte shume poezi bota muzikore,e nuk do kishte shume psiqike me ngjyra, nese rrethanat nuk do kishin sjelle te puqeshin bashke tralalate e doors. e kete vend ia rrembyen U2, sepse nuk do kishte U2 pa doors. nese i veme ne peshe, peshon me shume origjina se sa pasoja, echo e tyre ne kohen tone qe mund te jene U2.

    4. metallica
    sherr sherr sherr rikrijim i metalit shperthime nervi, cmenduri, thyerje, zjarr, shtyrje e trurit ne limite bishe, thirrje per instikte bazike, dhe serish embelsi dhe pluskim. nuk kane rivale. peshojne me shume se origjina.

    5. the beatles
    praktikisht cdo bande ka disa nota te tyre, nuk jane te preferuarit e mi, por jane nje gur i rende ne muziken boterore. per nga larmishmeria, dhe krijimi, nje note duhet te kishte marre emrin e tyre.

    kjo eshte lista e pese individeve me unike ne muziken boterore. pishtare te notes dhe pentagramit. nuk duan shpjegim mendoj une, sepse jam i sigurt qe nese grupet jane te diskutueshme, keta nuk kane diskutim, dhe as nenkuptim. jane ashiqare.

    michael jackson
    elvis prestley
    bob marley
    madonna
    mozart

    dhe keta jane nje 5ce krejtesisht per qejfin tim, e te askujt tjeter.

    shakira
    muse
    INXS
    marilyn manson
    fiona apple

    sigurisht ketu ne asnje klasifikim nuk jane perfshire ata. qe shumekush prej jush e dine qe perfaqsojne nje obsesion timin.
    QUEEN
    jane dhe do mbeten ne perjetesi nese studiojme evolucionin e muzikes deri ne ditet tona, sinteza e tere pop muzikes tokesore. pop, rock, opera, clasic, dance, stil kitare, stip perkusionesh, stil bassi, ze rock, ze pop, ze dance, ze bariton, duo qe kendon ne terce, perfektshmerisht harmonike ne te njejten mase me beatles etc etc.
    queen jane nje monument madheshtor, tere drite, nje everest i paarritshem, jane muzike e bardhe, qe nuk ka si te mos perqafohet nga tere njerezit ne bote, sepse ata kane shkruar kenge per te gjetur veten secili nga mbi 6 miliarde njerezit e tokes. mendoj se queen jane ne te njejtin rend me BACH, Wagner, Paganini, Mozart, Liszt e Chopen. jane rrjedhoje e tyre,me peshe te barabarte me ta. ndaj nuk mendoj s eduhet te bejne pjese ne nje klasifikim, se nese per Beatles duhet te kishim lajmeruar nje note, per Queen duhej te quanim Pentagramin.

    sidoqofte secili nga ne ketu ka mekatuar keqaz me te vetmin mekat qe kryen vertet njeriu ne verberine e tij arrogante.
    kemi GJYKUAR duke klasifikuar, duke lene pas emra qe te shtypin me peshen e tyre, e duke bere idhuj floriri te rreme e te papergjegjshem.

    shame on us! (une e qetesova ndergjegjen) 🙂
    viva la vida!

  6. Alket Bushi Says:

    (Jo domosdo me te rendesishmit, por me te miret sipas meje.)

    1. Pink floyd (Lavdi Apollonit!)
    2. The doors (Lavdi Dionisit!)
    3. Queen
    4. Deep purple
    5. Rolling stones
    6. Muse
    7. The beatles
    8. Radiohead
    9. Nirvana
    10. Metallica
    11. Led zeppelin
    12. System of a down
    13. Guns’n roses

    Perjashtojme nga klasifikimi muziken klasike. Ajo ha buke veç. I perket nje kohe rrethanat psiko-kulturore te se ciles jane te paperseritshme ne te pastajmen. Muzika arriti kullimin dhe sterhollimin me te madh qe eshte arritur deri me sot (e keqja kryesore e kesaj kundrejt kendshikimit te sotem eshte se kullimi sterilizon, ne sot jemi relativisht teper “te piste” me njohjen qe zoterojme mbi boten per ta ndjere ate muzike siç e ndjenin bashkekohesit e saj dhe per me teper duhet te kultivohesh per ta shijuar. Ne jo vetem e kemi “kafshuar mollen” tashme, por e kemi ngrene te gjithen me gjithe gem e fara). Epoka moderne, pra populiste deri ne neveri, nuk mund te mos linte shenje edhe tek muzika. Sot nuk eshte me aq privilegj te besh muzike, per arsye qe s’eshte vendi t’i rradhisim. Tashme “kutia e Pandores” eshte hapur ose me mire eshte thyer keqas.
    Po shfrytezoj rastin te shpreh mendimin tim qe perfshirja e njeriut tek muzika me vokalin dhe sidomos me fjalet eshte nje “blasfemi”, nje “perversitet” i njeriut per t’u bere pjese organike e asaj gjeje aq sublime siç eshte muzika (per te mos folur per muziken rep e cila do e kishte çuar Bethovenin ne vetvrasje. Kjo gje perforcon shprehjen popullore dhe cinike qe “bora eshte e bardhe, por e dhjesin qente”. Duhet pranuar se ky populli vetem tek cinizmi behet i çilter, thote ndonje gje te hajrit.) Por, per ta bere kete, duhet te “zbrese” muzika drejt njeriut, pasi njeriu nuk mund te “ngjitet” deri tek ajo. Por eshte kaq e natyrshme te ndodhe! Gjithsesi ky mbetet perceptim vetjak pa tendence imponimi.
    Epoka moderne ka perparesine ndaj muzikes klasike qe me lirite e fituara iu dha mundesia levrimit te muzikes le te themi “dionisiake”, apo muzikes “se keqe”, filli i se ciles ne pergjithesi ishte kepur prej shekujsh. Per t’i vene kapak ketij monologu po citoj kete shprehje te Pol Valery-t:
    “Mbi te gjitha lipset muzike!”

  7. loer kume Says:

    po pra po, por mozart ama s esht ejashte se ai ka qene rockstari i pare 🙂

  8. Alket Bushi Says:

    Hahahahaha ka mundesi!

  9. akaicanbe Says:

    Ka mundesi

  10. ManiaDown Says:

    per mua :
    1) Pink Floyd
    2) Led zeppeli
    3) Queen
    4) Guns n Roses
    5) Radiohead

  11. loer kume Says:

    nje ilustrim per femije.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: